{"id":67761,"date":"2026-02-01T12:48:34","date_gmt":"2026-02-01T12:48:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/01\/homazhet-ne-nder-te-aktorit-fitim-makashi-perlotet-djali-i-tij-redoni-me-duket-sikur-jam-ne-enderr-bulku-ishte-brilant-malkaj-njeri-ne-plote-kuptimin-e-fjales\/"},"modified":"2026-02-01T12:48:34","modified_gmt":"2026-02-01T12:48:34","slug":"homazhet-ne-nder-te-aktorit-fitim-makashi-perlotet-djali-i-tij-redoni-me-duket-sikur-jam-ne-enderr-bulku-ishte-brilant-malkaj-njeri-ne-plote-kuptimin-e-fjales","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/01\/homazhet-ne-nder-te-aktorit-fitim-makashi-perlotet-djali-i-tij-redoni-me-duket-sikur-jam-ne-enderr-bulku-ishte-brilant-malkaj-njeri-ne-plote-kuptimin-e-fjales\/","title":{"rendered":"Homazhet n\u00eb nder t\u00eb aktorit Fitim Makashi, p\u00ebrlotet djali i tij Redoni: M\u00eb duket sikur jam n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr! Bulku: Ishte brilant! Malkaj: Njeri n\u00eb plot\u00eb kuptimin e fjal\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Aktori Fitim Makashi \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb dit\u00ebn e djeshme nga jeta n\u00eb mosh\u00ebn 82-vje\u00e7are, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot n\u00eb teatrin \u2018ArTurbina\u2019 jan\u00eb mbajtur homazhet n\u00eb nderim t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb homazhe mor\u00ebn pjes\u00eb emra t\u00eb njohur t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb teatrit, kinematografis\u00eb, por edhe shok e miq t\u00eb artistit.<\/p>\n<p>I pranish\u00ebm ishte edhe djali i Fitimit, Redoni, i cili u p\u00ebrlot teksa foli p\u00ebr gazetar\u00ebt p\u00ebr ndarjen nga jeta t\u00eb t\u00eb atit.<\/p>\n<p>Redoni tha se ende i dukej si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr vdekja e t\u00eb atit, teksa shtoi se prania e miqve dhe t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb babait ja leht\u00ebsonte sadopak dhimbjen.<\/p>\n<p>Ai tregoi edhe nj\u00eb historik t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb t\u00eb atit mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, teksa tha se Fitimi ndihej m\u00eb mir\u00eb n\u00eb vendin e vet, mes miqve t\u00eb tij, pavar\u00ebsisht se shkoi n\u00eb SHBA p\u00ebr t\u00eb ndjekur \u00ebndrr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>\u201cNa ra k\u00ebshtu, si nj\u00eb\u2026. Dhe n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb po flasim bashk\u00eb m\u00eb duket si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Miqt\u00eb e kan\u00eb respektuar shum\u00eb babain dhe kjo ma heq pak at\u00eb dhimbjen. K\u00ebta kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb brez q\u00eb nuk kthehen m\u00eb. Sinqeriteti i tyre dhe shoq\u00ebria e tyre\u2026 Ai n\u00eb sht\u00ebpi fliste edhe p\u00ebr miqt\u00eb e tij, por edhe p\u00ebr miqt\u00eb e tij q\u00eb kishin shkuar para tij. Sado sado \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhimbje q\u00eb vet\u00ebm brenda e ndiejm\u00eb. U shk\u00ebput her\u00ebt nga teatri, sepse ndodh\u00ebn ato trazirat dhe n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ai, si n\u00ebna dhe babai, u detyruan t\u00eb iknin n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr 15 vite. Dhe sa her\u00eb i shihja q\u00eb ktheheshin nga ai vend, ktheheshin gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb plakur. Edhe i thoja q\u00eb t\u00eb rrinin n\u00eb Shqip\u00ebri, sepse k\u00ebtu i kishin shok\u00ebt e miqt\u00eb. Nuk ishte e leht\u00eb jeta jasht\u00eb. Gjithsesi sot kur shoh shok\u00ebt e tij, ma leht\u00ebson pak dhimbjen. Por \u00ebsht\u00eb dhimbje e pash\u00ebrueshme\u201d, tha mes t\u00eb tjerash Makashi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb homazhe mori pjes\u00eb edhe aktorja Rajmonda Bulku, e cila e p\u00ebrshkroi Fitim Makashin si nj\u00eb njeri me karakter, luftarak dhe brilant n\u00eb profesionin e tij.<\/p>\n<p>\u201cJu nuk e kuptoni sesa dhimbje, por dhimbje e bukur, sepse sa bukur ta kujtosh nj\u00eb njeri sesa shpirt t\u00eb madh kishte. Ashtu si\u00e7 kishte n\u00eb rolet e tij xheneroze, ashtu ishte edhe n\u00eb jet\u00eb. Nj\u00eb Fitim q\u00eb do ta kujtojm\u00eb gjithmon\u00eb. Gjithmon\u00eb luftoi q\u00eb n\u00eb ato ambientet e teatrit t\u00eb kishte nj\u00eb palest\u00ebr q\u00eb aktorit i duhej. Ishte edhe luftarak me heshtjen dhe men\u00e7urin\u00eb e tij. Pra nj\u00eb njeri i p\u00ebrkushtuar n\u00eb profesion, nj\u00eb partner i shk\u00eblqyer, shum\u00eb xheneroz. Aktor brilant i karaktereve t\u00eb ngrohta. Fitimi krijonte nj\u00eb karakter q\u00eb e mbaje mend, nuk e harroje\u201d, tha Bulku.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr aktorin Mehdi Malkaj, Fitim Makashi ishte nj\u00eb njeri n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs. Malkaj tha se m\u00eb shum\u00eb do e ndjenin artist\u00ebt munges\u00ebn e Fitim Makashit, sesa vet\u00eb familja e tij.<\/p>\n<p>\u201cIku nj\u00eb njeri q\u00eb n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs ishte njeri. Neve do ta ndjejm\u00eb m\u00eb shum\u00eb se familja dhimbjen e madhe q\u00eb ka familja\u201d, tha Malkaj.<\/p>\n<p>Fitim Makashi, babai i k\u00ebng\u00ebtarit Redon Makashi, u shua si pasoj\u00eb e nj\u00eb s\u00ebmundjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Ai vuante nga demenca dhe s\u00eb fundmi kishte kryer edhe nj\u00eb operacion q\u00eb i kishte p\u00ebrkeq\u00ebsuar gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aktori Fitim Makashi \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb dit\u00ebn e djeshme nga jeta n\u00eb mosh\u00ebn 82-vje\u00e7are, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot n\u00eb teatrin \u2018ArTurbina\u2019 jan\u00eb mbajtur homazhet n\u00eb nderim t\u00eb tij. N\u00eb homazhe mor\u00ebn pjes\u00eb emra t\u00eb njohur t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb teatrit, kinematografis\u00eb, por edhe shok e miq t\u00eb artistit. I pranish\u00ebm ishte edhe djali i Fitimit, Redoni, i cili [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67761","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67761","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67761"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67761\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67761"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67761"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67761"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}