{"id":67754,"date":"2026-02-01T11:13:22","date_gmt":"2026-02-01T11:13:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/01\/qeverine-rama-e-rrezoi-balluku\/"},"modified":"2026-02-01T11:13:22","modified_gmt":"2026-02-01T11:13:22","slug":"qeverine-rama-e-rrezoi-balluku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/01\/qeverine-rama-e-rrezoi-balluku\/","title":{"rendered":"Qeverin\u00eb Rama e rr\u00ebzoi Balluku"},"content":{"rendered":"<p><span>Pafuqaia e opozit\u00ebs p\u00ebrball\u00eb pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs shpesh nuk na l\u00eb t\u00eb shohim se qeveria e tij ka r\u00ebn\u00eb tashm\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn moralisht. Natyrisht q\u00eb si pasoj\u00eb e konjukturave politike, e kapjes s\u00eb shtetit nga Rama dhe e opozit\u00ebs nga familja Berisha, ai mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. Ama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeverisje e vdekur, pa frym\u00eb politike, pa nj\u00eb motiv, fabul apo moral politik p\u00ebrtej inercis\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar pasurimin vetjak n\u00eb pushtet.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo q\u00eb e vrau qeverin\u00eb Rama nuk ishte opozita e vjet\u00ebr apo e re, por vendimi i tij p\u00ebr ta mbrojtuar Ballukun politkisht, pavar\u00ebsisht skandalit q\u00eb prodhuan hetimet e saj nga SPAK. Ky vendim hodhi n\u00eb er\u00eb t\u00eb gjitha fabulat politike t\u00eb Ram\u00ebs, q\u00eb nga ajo e t\u00eb keqes m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe e integrimit n\u00eb BE, deri tek lufta anti-korrupsion n\u00ebp\u00ebrmjet drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb pavarur.<\/span><\/p>\n<p><span>Debati legal mbi ndarjen e pushteteve apo mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e provave dhe hetimeve t\u00eb SPAK-ut nuk mundi t\u00eb fsheh\u00eb kalb\u00ebzimin e pushtetit Rama q\u00eb nxorri n\u00eb pah skandali Balluku. Ishte nj\u00eb kalb\u00ebzim q\u00eb nuhatej dhe denoncohej prej koh\u00ebsh nga qytetar\u00ebt dhe mediat kritike.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/28\/pretekstet-si-po-i-djeg-ps-afatet-per-te-shpetuar-belinda-ballukun-nga-prangat\/\">Pretekstet\/ Si po i djeg PS afatet p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Belinda Ballukun nga prangat<\/a><\/p>\n<p><span>Ama banaliteti i kapjes s\u00eb shtetit n\u00eb whatssapp sipas mides\u00eb personale dhe i dhunimit t\u00eb rregullave elementare t\u00eb konkurrenc\u00ebs q\u00eb nxorri n\u00eb pah skandali Balluku la pa goj\u00eb edhe ata q\u00eb mendonin se socialist\u00ebt vidhnin si specialist\u00eb me stil dhe jo si \u201cordiner\u00ebt berishist\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Skandali Balluku tregoi se n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Edi Ram\u00ebs nuk qeveriset as me shtet, as me administrat\u00eb publike dhe aq m\u00eb pak me ligj, por me grupe t\u00eb strukturuara p\u00ebr ta ndar\u00eb paran\u00eb publike si t\u00eb ishte pla\u00e7k\u00eb private.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Numri i madh i tenderave t\u00eb dyshimt\u00eb n\u00eb rastin e ministres Balluku, numri i lart\u00eb i zyrtar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb to dhe vet\u00eb posti tejet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i saj na detyrojn\u00eb t\u00eb konkludojm\u00eb se nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb rast t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, apo me nj\u00eb moll\u00eb t\u00eb prishur, por me vet\u00eb llogjik\u00ebn e ushtrimit t\u00eb pushtetit Rama.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo u konfirmua edhe nga vet\u00eb kryeministri i cili haptas pranoi se e kish t\u00eb pamundur t\u00eb qeveriste pa Ballukun. Ajo q\u00eb mbrojti Rama n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebrball\u00eb SPAK-ut nuk ishte as posti i zv.kryeminstrit dhe as kufiri mes drejt\u00ebsis\u00eb dhe ekzekutivit, por Belinda Balluku si person.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Q\u00eb halli i kryeministrit ishte personal shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se institucional del qart\u00eb nga fakti se n\u00eb t\u00eb gjitha rastet e tjera kur SPAK ka arrestuar zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pushtetit, q\u00eb nga kryebashkiaku deri tek ministra dhe zv.kryeministra, Rama ka heshtur p\u00ebr mos t\u00eb penguar luft\u00ebn anti-korrupsion t\u00eb SPAK-ut.<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/09\/kronologjia-23-ditet-qe-e-kthyen-ramen-ne-ushtar-te-ballukut\/\">Kronologjia\/ Dit\u00ebt q\u00eb e kthyen Ram\u00ebn n\u00eb ushtar t\u00eb Ballukut<\/a><\/p>\n<p><span>I vetmi ndryshim mes Ballukut dhe rasteve t\u00eb tjera nuk \u00ebsht\u00eb institucional por personal, af\u00ebrsia e saj me kryeministrin Rama, dhe funksioni i saj si dora e tij e djatht\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye Rama hodhi n\u00eb er\u00eb jo vet\u00ebm standartin politik q\u00eb ai kish vendosur m\u00eb par\u00eb n\u00eb raport me drejt\u00ebsin\u00eb por edhe standartin politik e vendosur nga qeverit\u00eb e m\u00ebpar\u00ebshme ku zv.kryeministrat n\u00ebn hetim dor\u00ebhiqeshin nga pozicioni i tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>Standarti politik i Ram\u00ebs n\u00eb rastin e skanadalit Balluku ra shum\u00eb posht\u00eb nivelit t\u00eb\u00a0 berishizmit, q\u00eb ai vazhdimisht e p\u00ebrdor si kut legjitimimi. Ndaj qeverisjes aktuale i ka r\u00ebn\u00eb edhe fabula e t\u00eb keqes m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. As Berisha nuk e justifikon m\u00eb dot pushtetin e Ram\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Kalb\u00ebzimi i qeverisjes aktuale ka marr\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb tilla sa nuk mund t\u00eb fshihet dot as pas persekutimit nga armiku institucial SPAK dhe aq m\u00eb pak p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb kufome politike si Berisha.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Mbajtja n\u00eb detyr\u00eb e Ballukut pa asnj\u00eb shpjegim apo justifikim p\u00ebr qytetar\u00ebt pas asaj q\u00eb u shfaq n\u00eb media v\u00ebrtetoi se molla e kalbur nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtimi por standarti i pushtetit aktual q\u00eb ushtrohet si profesion privat. Balluku \u00ebsht\u00eb vet\u00eb modeli i qeverisjes Rama ndaj ai e ka t\u00eb pamundur ta l\u00ebshoj\u00eb at\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb bie edhe e gjith\u00eb fabula e futjes n\u00eb Bashkimin Evropian dhe e evropianizmit dhe modernizimit t\u00eb shtetit shqiptar. Ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb m\u00eb af\u00ebr BE-s\u00eb se sot, \u00ebsht\u00eb po aq e v\u00ebrtet\u00eb se n\u00eb hisorin\u00eb moderne t\u00eb shtetit shqiptar kurr\u00eb nuk kemi pasur nj\u00eb administrat\u00eb publike m\u00eb t\u00eb kalbur se sot.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb imagjinosh nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr, qoft\u00eb n\u00eb komuniz\u00ebm, qoft\u00eb n\u00eb tranzicion, kur qeverisja \u00ebsht\u00eb ushtruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq voluntariste, duke injoruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq t\u00ebr\u00ebsore ligjet, procedurat, parimet dhe kanalet e administrat\u00ebs publike. Ylli polar i pothuajse \u00e7do zyrtari t\u00eb lart\u00eb publik sot \u00ebsht\u00eb thjesht dhe vet\u00ebm pasurimi personal.<\/span><\/p>\n<p><span><a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/07\/piruetat-si-po-e-zvarit-rama-dorezimin-e-ballukut\/\">Piruetat\/ Si po e zvarit Rama dor\u00ebzimin e Ballukut<\/a>\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Reduktimi i administrat\u00ebs publike n\u00eb nj\u00eb grup whatsapp-i n\u00eb funksion t\u00eb egos, vizionit dhe interesave t\u00eb kryeministrit Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga atentatet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shtetit shqiptar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb e ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe qeverit\u00eb e Berish\u00ebs.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Kapja totale e shtetit p\u00ebr interesat personale dhe jo publike q\u00eb ka prodhur kjo lloj qeverisje e b\u00ebn krejt t\u00eb pakuptimt\u00eb antar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb antar\u00ebsim fasad\u00eb q\u00eb do sh\u00ebrbej\u00eb thjesht p\u00ebr ti veshur nj\u00eb kostum evropian Ram\u00ebs dhe Ballukut q\u00eb t\u00eb fsheh\u00eb kalb\u00ebzimin e tyre politik.<\/span><\/p>\n<p><span>Prandaj sot shqiptar\u00ebt p\u00ebrballen me nj\u00eb qeverisje t\u00eb vdekur, pa frym\u00eb, pa asnj\u00eb ideal dhe pa asnj\u00eb fabul politike q\u00eb e legjitimon ekzistenc\u00ebn e saj. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeverisje diktatoriale sepse i mungon fryma, legjitimiteti politik dhe mb\u00ebshtetja e thell\u00eb popullore q\u00eb duhet p\u00ebr t\u00eb imponuar nj\u00eb diktatur\u00eb. \u00cbsht\u00eb thjesht nj\u00eb qeverisje e degraduar ku secili e ushtron pushtetin p\u00ebr veten, duke fillluar nga kryeministri Rama.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Shkruar enkas per \u00a9Lapsi.al nga <\/span><span>Blendi Kajsiu<\/span><\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span><strong>\u00a0<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/01\/blendi-kajsiu-qeverine-rama-e-rrezoi-balluku\/\">Qeverin\u00eb Rama e rr\u00ebzoi Balluku<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pafuqaia e opozit\u00ebs p\u00ebrball\u00eb pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs shpesh nuk na l\u00eb t\u00eb shohim se qeveria e tij ka r\u00ebn\u00eb tashm\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn moralisht. Natyrisht q\u00eb si pasoj\u00eb e konjukturave politike, e kapjes s\u00eb shtetit nga Rama dhe e opozit\u00ebs nga familja Berisha, ai mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. Ama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeverisje e vdekur, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67754","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67754","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67754"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67754\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67754"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67754"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67754"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}