{"id":67658,"date":"2026-01-31T19:48:26","date_gmt":"2026-01-31T19:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/31\/carlo-bollino-trafiku-po-e-ben-tiranen-te-pajetueshme-por-kush-merret-me-te\/"},"modified":"2026-01-31T19:48:26","modified_gmt":"2026-01-31T19:48:26","slug":"carlo-bollino-trafiku-po-e-ben-tiranen-te-pajetueshme-por-kush-merret-me-te","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/31\/carlo-bollino-trafiku-po-e-ben-tiranen-te-pajetueshme-por-kush-merret-me-te\/","title":{"rendered":"Carlo Bollino: Trafiku po e b\u00ebn Tiran\u00ebn t\u00eb pajetueshme, por kush merret me t\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Trafiku i automjeteve po e b\u00ebn Tiran\u00ebn  t\u00eb pajetueshme. Duket si nj\u00eb paradoks i historis\u00eb, n\u00ebse mendojm\u00eb se vet\u00ebm 35 vite m\u00eb par\u00eb ky ishte kryeqyteti evropian me numrin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb makinave n\u00eb qarkullim. Sot, p\u00ebrkundrazi, rrug\u00ebt jan\u00eb kthyer n\u00eb ferr, dhe zemra e k\u00ebtij ferri \u00ebsht\u00eb Tirana. Fenomeni ekziston prej vitesh, por n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet me kalimin e koh\u00ebs, p\u00ebrkeq\u00ebsohet, paralelisht me rritjen e popullsis\u00eb dhe me ardhjen e vazhdueshme t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb rinj n\u00eb kryeqytet, ardhje q\u00eb projekti i Rilindjes Urbane, p\u00ebrmes p\u00ebrmir\u00ebsimit estetik, do t\u00eb duhej ta kishte zbutur. Vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb i regjistruar 35% i t\u00eb gjitha automjeteve q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sot trafiku nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim urban, por nj\u00eb emergjenc\u00eb komb\u00ebtare. Aq serioze saq\u00eb n\u00eb ndryshimet e fundit t\u00eb Kodit Penal \u00ebsht\u00eb parashikuar edhe deri n\u00eb nj\u00eb vit burg p\u00ebr parkimin n\u00eb rresht t\u00eb dyt\u00eb. Por parkimet e paligjshme jan\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut. Problemi i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb se askush nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<br \/>\nKush merret me trafikun n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend? Ministria e Transporteve dhe Infrastruktur\u00ebs? Ajo duket m\u00eb e z\u00ebn\u00eb me tendera dhe inaugurime sesa me strategji afatgjata. Autoriteti Rrugor? Edhe aty, tenderat jan\u00eb prioriteti kryesor. Bashkia? Rrug\u00ebt i dekoron gjat\u00eb festave dhe i pastron gjat\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb vitit, por me trafikun nuk merret. Policia rrugore? Ajo b\u00ebn vet\u00ebm gjoba. Po at\u00ebher\u00eb, kush e mendon dhe kush merret me k\u00ebt\u00eb makth t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm p\u00ebr qindra mij\u00ebra qytetar\u00eb dhe turist\u00eb? Dhe si mund t\u00eb shmanget q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb merren pak me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por pa u koordinuar mes tyre?<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb thuhet se problemi nuk \u00ebsht\u00eb trajtuar, por \u00ebsht\u00eb zgjidhja ajo q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjetur. Le t\u00eb marrim Unaz\u00ebn e Madhe, simbolin e investimeve t\u00eb m\u00ebdha dhe rezultateve t\u00eb vogla. Jan\u00eb shpenzuar dhjet\u00ebra milion\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb infrastruktur\u00eb q\u00eb funksionon vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr. Brenda unaz\u00ebs trafiku ec\u00ebn, por sapo tenton t\u00eb hysh n\u00eb qytet, gjith\u00e7ka paralizohet. Projektuesit dhe financuesit kan\u00eb harruar t\u00eb p\u00ebrshtatin rrug\u00ebt lidh\u00ebse midis unaz\u00ebs dhe qytetit dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, n\u00eb \u00e7do dalje krijohen radh\u00eb kilometrike me pritje t\u00eb pafundme. Jo vet\u00ebm sepse rrug\u00ebt lidh\u00ebse jan\u00eb t\u00eb ngushta, por sepse ato p\u00ebrfundojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb kryq\u00ebzime ku bashkohen rrug\u00eb t\u00eb tjera, duke krijuar nyje trafiku q\u00eb askush nuk arrin t\u2019i zgjidh\u00eb. \u00cbsht\u00eb si t\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs dhe t\u00eb harrosh t\u00eb nd\u00ebrtosh edhe tubacionet q\u00eb \u00e7ojn\u00eb ujin n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi. \u00c7far\u00eb kuptimi ka?<br \/>\nI nj\u00ebjti problem p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb rrug\u00ebn drejt aeroportit, ose p\u00ebrgjat\u00eb superstrad\u00ebs Tiran\u00eb\u2013Durr\u00ebs, ku situata r\u00ebndohet edhe m\u00eb shum\u00eb nga punimet e zgjerimit. Por edhe kur k\u00ebto punime t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb, gjendja nuk do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet ndjesh\u00ebm p\u00ebr aq koh\u00eb sa rrug\u00ebt e hyrjes n\u00eb qytet mbeten ato q\u00eb jan\u00eb sot: t\u00eb ngushta dhe t\u00eb bllokuara nga kryq\u00ebzime. Problem identik p\u00ebrgjat\u00eb shum\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb vendit: investime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb rrug\u00ebt kryesore, asnj\u00eb investim n\u00eb rrug\u00ebt e hyrjes n\u00eb qytete.<\/p>\n<p>Pasi me ne fund futesh n\u00eb Tirane, p\u00ebrfundon n\u00eb Unaz\u00ebn e Vog\u00ebl. Dhe k\u00ebtu nis makthi i semafor\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt ndryshojn\u00eb ngjyr\u00eb \u00e7do 30 sekonda ose me pak: n\u00eb or\u00ebt e pikut, arrijn\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb vet\u00ebm dy-tre makina p\u00ebr \u00e7do drit\u00eb jeshile, para se t\u00eb ndizet s\u00ebrish e kuqja. N\u00eb qytetet e m\u00ebdha, koh\u00ebzgjatja e semafor\u00ebve studiohet me kujdes ekstrem nga komisione ekspert\u00ebsh, pas analizash t\u00eb gjata dhe studimesh t\u00eb detajuara; n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrkundrazi, duket se \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00eb dor\u00eb t\u00eb rast\u00ebsis\u00eb. Nuk shihet asnj\u00eb logjik\u00eb dhe asnj\u00eb studim pas atyre semafor\u00ebve q\u00eb ndizen dhe fiken pa asnj\u00eb kriter. Megjithat\u00eb, ata jan\u00eb t\u00eb bukur dhe modern\u00eb, dhe duket se \u00ebsht\u00eb kujdesur vet\u00ebm ana estetike: sikur t\u00eb ishin m\u00eb pak t\u00eb bukur, por m\u00eb inteligjent\u00eb (dhe t\u00eb programuar me kriter), ne automobilist\u00ebt do t\u00eb ishim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur.<\/p>\n<p>Dhe kur semafor\u00ebt nuk mjaftojn\u00eb, nd\u00ebrhyjn\u00eb polic\u00ebt p\u00ebr ta komplikuar edhe m\u00eb shum\u00eb trafikun. \u00cbsht\u00eb e dhimbshme t\u2019u ngarkosh fajin agjent\u00ebve, q\u00eb jan\u00eb hallka e fundit e nj\u00eb zinxhiri p\u00ebrgjegj\u00ebsish t\u00eb tjera, por nuk kuptohet as n\u00ebse dikush i ka trajnuar se si menaxhohet trafiku. Ata tundin shkopin sikur po vrasin mushkonja dhe fishk\u00ebllejn\u00eb pa pushim, sikur kjo t\u00eb mjaftonte p\u00ebr t\u00eb zhbllokuar nj\u00eb trafik t\u00eb ngjeshur. N\u00ebse pas tyre ka nj\u00eb radh\u00eb t\u00eb pafund makinash n\u00eb pritje, ata fishk\u00ebllejn\u00eb drejt korsis\u00eb bosh. Dhe kur m\u00eb n\u00eb fund lejojn\u00eb makinat t\u00eb l\u00ebvizin, pas 30 sekondash ndryshojn\u00eb mendje dhe i bllokojn\u00eb s\u00ebrish. Pa folur pastaj p\u00ebr rastet kur, papritur dhe pa asnj\u00eb paralajm\u00ebrim, bllokojn\u00eb hyrjen e nj\u00eb rruge duke vendosur motorin p\u00ebr s\u00eb gjati p\u00ebr t\u00eb devijuar qarkullimin n\u00eb nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr! N\u00eb cilin qytet evropian trafiku ndryshon drejtim sipas humorit t\u00eb momentit t\u00eb nj\u00eb polici?<\/p>\n<p>Projekte t\u00eb gabuara dhe t\u00eb paplota, semafor\u00eb \u201cbudallenj\u201d, polic\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgatitur. Dhe pastaj, p\u00ebr ta p\u00ebrkeq\u00ebsuar m\u00eb tej trafikun, jemi edhe ne automobilist\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt edhe n\u00eb timon tregojm\u00eb munges\u00eb totale disipline, duke filluar nga ideja absurde p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar gjithmon\u00eb n\u00eb korsin\u00eb e parakalimit, duke besuar q\u00eb korsia e djatht\u00eb t\u00eb ishte e rezervuar vet\u00ebm p\u00ebr budallenj. Nj\u00eb marr\u00ebzi q\u00eb jasht\u00eb Tiran\u00ebs ngadal\u00ebson trafikun dhe q\u00eb n\u00eb qytet shnd\u00ebrrohet n\u00eb parkime t\u00eb ndaluara, parkime n\u00eb rresht t\u00eb dyt\u00eb, madje edhe ndalesa n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs vet\u00ebm sepse kemi par\u00eb nj\u00eb mik q\u00eb kalon n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe vendosim t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb bised\u00eb nga dritarja e hapur, nd\u00ebrsa ata q\u00eb jan\u00eb pas nesh le t\u00eb presin. Parkimet n\u00eb rresht t\u00eb dyt\u00eb jan\u00eb n\u00eb fakt jo vet\u00ebm pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb disiplin\u00ebs s\u00eb shofer\u00ebve, por edhe e munges\u00ebs kronike t\u00eb parkimeve publike: pak hap\u00ebsira q\u00eb ekzistojn\u00eb jan\u00eb privatizuar nga bashkia n\u00eb favor t\u00eb dyqaneve, bankave, siguracioneve, kafeneve, restoranteve dhe madje edhe t\u00eb disa banor\u00ebve t\u00eb pasur pallatesh. Hap\u00ebsira t\u00eb tjera jan\u00eb z\u00ebn\u00eb nga korsit\u00eb e bi\u00e7ikletave, tashm\u00eb m\u00eb t\u00eb gjera se korsit\u00eb p\u00ebr makinat, edhe pse mbeten pothuajse gjithmon\u00eb bosh. Pse duam t\u00eb imitojm\u00eb modelin e rrug\u00ebve holandeze (ku t\u00eb gjith\u00eb l\u00ebvizin me bi\u00e7iklet\u00eb), pa pasur numrin e tyre t\u00eb \u00e7iklist\u00ebve? T\u2019i jap\u00ebsh hap\u00ebsir\u00eb bi\u00e7ikletave kur ka pak makina ka kuptim, por t\u2019u heq\u00ebsh hap\u00ebsir\u00eb makinave pa pasur bi\u00e7ikleta \u00ebsht\u00eb marr\u00ebzi.<\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnimi me burg p\u00ebr parkimin n\u00eb rresht t\u00eb dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb uji n\u00eb nj\u00eb oqean problemesh. Trafiku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb emergjenc\u00eb absolute, e destinuar t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohet me ardhjen e sezonit turistik, dhe q\u00eb sjell me vete jo vet\u00ebm ndotje m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb qytetit, por edhe nj\u00eb kosto e llahtarshme n\u00eb koh\u00eb t\u00eb humbur. N\u00ebse qeveria ka llogaritur me k\u00ebnaq\u00ebsi sa or\u00eb pritjeje u jan\u00eb kursyer shqiptar\u00ebve n\u00eb sportelet publike fal\u00eb sh\u00ebrbimeve digjitale t\u00eb E-Albania, a \u00ebsht\u00eb pyetur ndonj\u00ebher\u00eb se sa or\u00eb humbasin ata duke q\u00ebndruar n\u00eb radh\u00eb n\u00eb trafik? Pse ministrat nuk provojn\u00eb t\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb pa eskorta, pa sirena, pa rrug\u00eb t\u00eb hapura artificialisht? Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb do ta kuptonin v\u00ebrtet se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb fjala \u201cferr\u201d. Dhe ndoshta edhe opozita do t\u00eb b\u00ebnte mir\u00eb t\u00eb dilte nga retorika e skandaleve (shpesh her\u00eb) imagjinare dhe t\u00eb merrej me nj\u00eb problem real, konkret, q\u00eb prek p\u00ebrdit\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve. Ndoshta, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, do t\u00eb kishte nj\u00eb kauz\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb popullore p\u00ebr t\u00eb protestuar, pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb shpik\u00eb shpifje kund\u00ebr askujt.\/Shqiptarja <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Trafiku i automjeteve po e b\u00ebn Tiran\u00ebn t\u00eb pajetueshme. Duket si nj\u00eb paradoks i historis\u00eb, n\u00ebse mendojm\u00eb se vet\u00ebm 35 vite m\u00eb par\u00eb ky ishte kryeqyteti evropian me numrin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb makinave n\u00eb qarkullim. Sot, p\u00ebrkundrazi, rrug\u00ebt jan\u00eb kthyer n\u00eb ferr, dhe zemra e k\u00ebtij ferri \u00ebsht\u00eb Tirana. Fenomeni ekziston prej vitesh, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67658","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67658","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67658"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67658\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67658"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67658"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67658"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}