{"id":67602,"date":"2026-01-31T15:48:22","date_gmt":"2026-01-31T15:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/31\/degradimi-i-rrugeve-te-durresit-nga-korrupsioni-kryebashkiakja-sako-shpall-armik-shiun\/"},"modified":"2026-01-31T15:48:22","modified_gmt":"2026-01-31T15:48:22","slug":"degradimi-i-rrugeve-te-durresit-nga-korrupsioni-kryebashkiakja-sako-shpall-armik-shiun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/31\/degradimi-i-rrugeve-te-durresit-nga-korrupsioni-kryebashkiakja-sako-shpall-armik-shiun\/","title":{"rendered":"Degradimi i rrug\u00ebve t\u00eb Durr\u00ebsit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Pas p\u00ebrmbytjeve t\u00eb fillimit t\u00eb vitit n\u00eb qytetin bregdetar u raportuan d\u00ebmtime serioze n\u00eb disa segmente rrugore, nd\u00ebrsa Bashkia e Durr\u00ebsit, n\u00eb postime publike, e paraqiti situat\u00ebn si pasoj\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb reshjeve t\u00eb shiut.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<p><em>\u201cRruga e Currilave \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar si pasoj\u00eb e reshjeve t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit\u201d, <\/em>shkroi Bashkia e Durr\u00ebsit n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale m\u00eb 10 janar. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin postim, institucioni b\u00ebri t\u00eb ditur se ishin nd\u00ebrmarr\u00eb masa p\u00ebr rikthimin e situat\u00ebs n\u00eb normalitet.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><em>\u201cEkipet kan\u00eb nisur pun\u00ebn p\u00ebr rikthimin e rrug\u00ebs n\u00eb gjendjen e m\u00ebparshme brenda pak dit\u00ebsh\u201d,<\/em>\u00a0shkroi bashkia kat\u00ebr dit\u00eb pasi qyteti ishte p\u00ebrmbytur, duke e shoq\u00ebruar postimin edhe me disa foto nga terreni, ku dukej qart\u00eb asfalti i rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryetarja e Bashkis\u00eb Emiriana Sako, duke insektuar rrug\u00ebn e d\u00ebmtuar n\u00eb Currila. Foto: Bashkia Durr\u00ebs<\/p>\n<p>N\u00eb komunikimin zyrtar, reshjet u paraqit\u00ebn si shkaku i d\u00ebmtimit. Por, sipas ekspert\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtimit, ekziston nj\u00eb dallim i qart\u00eb mes p\u00ebrmbytjes s\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb nj\u00eb rruge dhe d\u00ebmtimit strukturor t\u00eb saj, pasi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve ekzistojn\u00eb standarde t\u00eb miratuara teknike q\u00eb, n\u00ebse respektohen, garantojn\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri edhe n\u00eb kushte reshjesh intensive.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00ebse respektohen standardet teknike t\u00eb nd\u00ebrtimit, nuk ka arsye pse rrug\u00ebt t\u00eb prishen nga reshjet e shiut apo p\u00ebrmbytjet afatshkurtra\u201d<\/em>,\u00a0u shpreh Romeo Nazarko, inxhinier nd\u00ebrtimi, p\u00ebr Median Amfora.<\/p>\n<p>Raste t\u00eb ngjashme jan\u00eb raportuar edhe n\u00eb zona t\u00eb tjera t\u00eb qytetit gjat\u00eb dhe pas reshjeve, ku segmente rrugore dhe investime publike jan\u00eb d\u00ebmtuar pak koh\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve, duke ngritur pik\u00ebpyetje mbi cil\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrtimit dhe respektimin e standardeve teknike.<\/p>\n<p>N\u00eb zon\u00ebn e Plazhit t\u00eb Madh, sh\u00ebtitorja bregdetare u d\u00ebmtua vet\u00ebm disa muaj pas p\u00ebrfundimit t\u00eb nj\u00eb investimi me vler\u00eb miliona euro, nd\u00ebrsa n\u00eb lagjen nr. 8 nj\u00eb rrug\u00eb e asfaltuar n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit u degradua pas reshjeve t\u00eb janarit.<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb reaguan n\u00eb rrjete sociale, duke publikuar pamje dhe video nga rrug\u00eb t\u00eb sapo asfaltuara q\u00eb u d\u00ebmtuan pas p\u00ebrmbytjeve. K\u00ebto episode treguan se p\u00ebrmbytja nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb ngjarje natyrore, por edhe nj\u00eb test p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e infrastruktur\u00ebs urbane t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Eksperti thekson se rastet kur shfaqen \u00e7arje, gropa apo shk\u00ebputje t\u00eb shtresave t\u00eb asfaltit lidhen kryesisht me probleme gjat\u00eb procesit t\u00eb nd\u00ebrtimit, si mungesa e shtresave sipas projektit, ngjeshja e pamjaftueshme e tabanit p\u00ebrpara asfaltimit, trash\u00ebsia e asfaltit n\u00ebn parametrat teknik\u00eb ose nd\u00ebrtimi mbi taban problematik pa studime gjeologjike t\u00eb plota.<\/p>\n<p><em>\u201cD\u00ebmtimet ndodhin kur mungojn\u00eb shtresat e duhura, nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ngjeshja sipas rregullave ose rruga nd\u00ebrtohet mbi taban problematik pa studime gjeologjike\u201d,\u00a0<\/em>shpjegoi Nazarko.<\/p>\n<p>Sipas tij, rastet kur nj\u00eb rrug\u00eb e re d\u00ebmtohet pak dit\u00eb ose jav\u00eb pas shtrimit t\u00eb asfaltit tregojn\u00eb probleme serioze n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e punimeve, dhe jo ndikimin e shiut si shkak kryesor.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00ebse nj\u00eb rrug\u00eb e re d\u00ebmtohet menj\u00ebher\u00eb pas shtrimit, kjo tregon probleme n\u00eb nd\u00ebrtim, si uj\u00ebra n\u00ebntok\u00ebsore t\u00eb patrajtuara ose anashkalim t\u00eb rregullave t\u00eb shtres\u00ebzimit dhe ngjeshjes\u201d,<\/em>\u00a0theksoi ai.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb Durr\u00ebs e shohin problematik\u00ebn p\u00ebrtej faktor\u00ebve natyror\u00eb. Abdulla Deliallisi, p\u00ebrfaq\u00ebsues i shoqat\u00ebs \u201cDurr\u00ebsi Autokton\u201d, theksoi se qyteti nuk ka kushte natyrore q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pashmangshme p\u00ebrmbytjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, duke qen\u00eb se nuk p\u00ebrshkohet nga lumenj.<\/p>\n<p><em>\u201cDurr\u00ebsi nuk ka lum dhe nuk ka arsye natyrore pse t\u00eb p\u00ebrmbytet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\u201d<\/em>,\u00a0tha ai p\u00ebr Median Amfora.<\/p>\n<p>Sipas Deliallisit, p\u00ebrmbytjet dhe pasojat e tyre lidhen me projektimin, zbatimin dhe mir\u00ebmbajtjen e infrastruktur\u00ebs urbane, p\u00ebr t\u00eb cilat duhet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale.<\/p>\n<p><em>\u201cProblemi lidhet me projektimin, zbatimin dhe mir\u00ebmbajtjen e infrastruktur\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat duhet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi\u201d,\u00a0<\/em>shtoi ai.<\/p>\n<p>Edhe t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare mbi reshjet e shiut sugjerojn\u00eb se problemet infrastrukturore nuk lidhen vet\u00ebm me intensitetin e reshjeve. Sipas Institutit t\u00eb Gjeoshkencave, m\u00eb 11 shtator jan\u00eb regjistruar 24.8 mm reshje, m\u00eb 29 janar po t\u00eb vitit t\u00eb kaluar 70.5 mm, nd\u00ebrsa m\u00eb 6 janar t\u00eb k\u00ebtij viti 98.0 mm. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna tregojn\u00eb se p\u00ebrmbytje dhe probleme infrastrukturore jan\u00eb sh\u00ebnuar edhe n\u00eb dit\u00eb me reshje mesatare, duke e zhvendosur fokusin te kapaciteti i sistemit t\u00eb kullimit dhe q\u00ebndrueshm\u00ebria e infrastruktur\u00ebs urbane.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem, sipas ekspert\u00ebve, lidhet me praktikat e asfaltimit mbi asfalt ekzistues, pa p\u00ebrgatitjen e duhur t\u00eb sip\u00ebrfaqes dhe pa respektuar trash\u00ebsin\u00eb minimale teknike, \u00e7ka e b\u00ebn d\u00ebmtimin t\u00eb pashmangsh\u00ebm.<\/p>\n<p><em>\u201cKur asfalti i ri hidhet mbi asfalt ekzistues pa u g\u00ebrryer dhe pastruar sip\u00ebrfaqja, ose kur trash\u00ebsia \u00ebsht\u00eb n\u00ebn 4 centimetra, d\u00ebmtimi \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm\u201d,<\/em>\u00a0theksoi Nazarko.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria civile thekson se kostoja reale e k\u00ebtyre d\u00ebmtimeve bie mbi qytetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt paguajn\u00eb si p\u00ebr riparimet publike, ashtu edhe p\u00ebr d\u00ebmet n\u00eb banesa dhe biznese private.<\/p>\n<p><em>\u201cD\u00ebmet do t\u00eb paguhen nga taksat e qytetar\u00ebve, nd\u00ebrsa njer\u00ebzit p\u00ebrballen me pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme\u201d, <\/em>p\u00ebrfundoi Deliallisi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, shpjegimet publike q\u00eb ia atribuojn\u00eb d\u00ebmtimin e rrug\u00ebve reshjeve t\u00eb shiut nuk pasqyrojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb realitetin. P\u00ebrmbytja mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb fenomen natyror, por d\u00ebmtimi i rrug\u00ebve lidhet drejtp\u00ebrdrejt me m\u00ebnyr\u00ebn se si infrastruktura \u00ebsht\u00eb projektuar, nd\u00ebrtuar dhe mir\u00ebmbajtur.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas p\u00ebrmbytjeve t\u00eb fillimit t\u00eb vitit n\u00eb qytetin bregdetar u raportuan d\u00ebmtime serioze n\u00eb disa segmente rrugore, nd\u00ebrsa Bashkia e Durr\u00ebsit, n\u00eb postime publike, e paraqiti situat\u00ebn si pasoj\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb reshjeve t\u00eb shiut. \u201cRruga e Currilave \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar si pasoj\u00eb e reshjeve t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit\u201d, shkroi Bashkia e Durr\u00ebsit n\u00eb nj\u00eb postim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67602","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67602","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67602"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67602\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67602"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67602"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67602"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}