{"id":67599,"date":"2026-01-31T13:56:26","date_gmt":"2026-01-31T13:56:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/31\/meta-per-arrestimin-ergys-agasi-koordinoi-rrembimin-tim\/"},"modified":"2026-01-31T13:56:26","modified_gmt":"2026-01-31T13:56:26","slug":"meta-per-arrestimin-ergys-agasi-koordinoi-rrembimin-tim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/31\/meta-per-arrestimin-ergys-agasi-koordinoi-rrembimin-tim\/","title":{"rendered":"Meta p\u00ebr arrestimin: Ergys Agasi koordinoi rr\u00ebmbimin tim"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjete social, ku akuzon Ergys Agasin, e shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nga SPAK p\u00ebr dosjen e AKSHI-t, q\u00ebndron pas m\u00ebnyr\u00ebs se si u b\u00eb arrestimi i tij, q\u00eb ai e cil\u00ebson si rr\u00ebmbim.<\/p>\n<p>Meta akuzon teksa thot\u00eb se SPAK dhe gjykata po provojn\u00eb se atij i \u00ebsht\u00eb komunikuar akuza nga policia gjyq\u00ebsore n\u00eb 14:16 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb videoja virale \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb or\u00ebn 12:18. Meta e zhvillon bised\u00eb n\u00eb form\u00eb dialogu, duke shpjeguar sipas tij rolin q\u00eb ka pasur Agasi n\u00eb arrestimin e tij dhe p\u00ebrfshirjen e agjent\u00ebve q\u00eb ishin t\u00eb maskuar.<\/p>\n<p>\u201cUrgjent, \u2013 u thot\u00eb Gysi, \u201cshkruani urdhrin e arrestit dhe \u00e7ojuani ta firmosin dhe silleni n\u00eb Drejtorin\u00eb e Tiran\u00ebs se kan\u00eb dy or\u00eb \u00e7unat me maska dhe jan\u00eb mbledhur mediat\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPo le t\u2019i heqin maskat po kan\u00eb vap\u00eb, \u2013 i thot\u00eb ai i BKH-s\u00eb, \u201cse na duhet pak koh\u00eb nga trafiku, sa t\u2019u marrim firm\u00ebn prokuror\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cO idiot, \u2013 i ul\u00ebret Gysi, \u201ct\u2019i v\u00ebrtet kujton se ata me maska jan\u00eb t\u00eb Forcave Speciale. Ata jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim dhe mezi i mblodha nga Durr\u00ebsi dhe Elbasani\u201d.<\/p>\n<p>Kur ata t\u00eb BKH-s\u00eb arrit\u00ebn te restoranti p\u00ebr t\u2019u \u00e7uar urdhrin, Prokuror Sotiri si m\u00eb skrupulozi e kapi gabimin dhe ua dy shefave.\u201d, thuhet n\u00eb dialogun e Met\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i plote:<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk kan\u00eb koh\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb Kushtetut\u00ebn dhe Konventat Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb n\u00eb legjislacionin ton\u00eb, dua t\u2019ua thjeshtoj kuptimin (perceptimin) se si funksionon shteti i s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb rastin Meta, q\u00eb nga dita e rr\u00ebmbimit publik t\u00eb 21 tetorit 2024 e deri tani.<\/p>\n<p>N\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs po ta thjeshtojm\u00eb piramid\u00ebn apo hierarkin\u00eb e funksionimit t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs sikur t\u00eb ishte nj\u00eb pallat me 4 kate (pa shtesa) normalisht n\u00eb katin e par\u00eb (bodrum) q\u00ebndrojn\u00eb bandit\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb katin e dyt\u00eb q\u00ebndron Policia (mbi bandit\u00ebt).<br \/>\nN\u00eb katin e tret\u00eb q\u00ebndron Prokuroria dhe SPAK-u.<br \/>\nN\u00eb katin e kat\u00ebrt q\u00ebndron Gjykata (mbi t\u00eb gjith\u00eb).<\/p>\n<p>N\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs nuk ka kate shtes\u00eb mbi katin e kat\u00ebrt (pra t\u00eb gjykatave).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb rastin Meta n\u00eb katin e kat\u00ebrt q\u00ebndrojn\u00eb bandit\u00ebt (Organizata Kriminale me specialitet rr\u00ebmbimin).<\/p>\n<p>N\u00eb katin e tret\u00eb \u00ebsht\u00eb Policia (Narkopolicia).<br \/>\nN\u00eb katin e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb Prokuroria (SPAK).<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb katin e kat\u00ebrt (bodrum) q\u00ebndron Gjykata.<\/p>\n<p>Sepse vet\u00eb Gjykata dhe SPAK-u na provojn\u00eb zyrtarisht se shtetasit Ilir Metaj i \u00ebsht\u00eb komunikuar akuza nga Policia Gjyq\u00ebsore (e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit) fiks n\u00eb or\u00ebn 14:16.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb video e b\u00ebr\u00eb virale n\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb ora 12:18.<\/p>\n<p>Pra bandit\u00ebt me maska, me arm\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, pa fytyra, pa emra dhe pa asnj\u00eb let\u00ebr me vete rr\u00ebmbejn\u00eb me dhun\u00eb dhe e fusin forc\u00ebrisht n\u00eb makin\u00ebn e tyre private ish-Presidentin e Republik\u00ebs, q\u00eb at\u00ebher\u00eb mbrohej ligj\u00ebrisht nga Garda e Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Fiks p\u00ebr 2 or\u00eb (pa 2 minuta) bandit\u00ebt i b\u00ebjn\u00eb xhiro rrug\u00ebve t\u00eb kryeqytetit ish-Presidentit me pranga n\u00eb duar p\u00ebr t\u2019ia dor\u00ebzuar policis\u00eb gjyq\u00ebsore, e vetmja e caktuar nga Gjykata p\u00ebr t\u00eb kryer ekzekutimin n\u00eb or\u00ebn 14:16.<\/p>\n<p>Nga zelli i tepruar p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer Policis\u00eb s\u00eb tyre, bandit\u00ebt u dor\u00ebzojn\u00eb edhe shoq\u00ebruesin e Z. Meta, qytetarin Artemis Peca, t\u00eb prangosur.<\/p>\n<p>\u201cNe ju tham\u00eb p\u00ebr nj\u00eb, \u2013 u than\u00eb polic\u00ebt, bandit\u00ebve, \u2013 \u201ce ju na keni sjell\u00eb dy\u201d.<br \/>\n\u201cNa falni, \u2013 u p\u00ebrgjigj\u00ebn bandit\u00ebt, \u201cpor k\u00ebta t\u00eb dy ngjanin shum\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, ndaj vendos\u00ebm t\u2019i prangosnim t\u00eb dy, q\u00eb t\u00eb ishim t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr porosin\u00eb tuaj\u201d.<\/p>\n<p>\u201cLirojeni k\u00ebt\u00eb tjetrin, \u2013 u than\u00eb polic\u00ebt, \u2013 \u201cse nuk na duhet dhe vazhdoni me list\u00ebn e rr\u00ebmbimeve t\u00eb tjera\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr nj\u00eb!\u201d, \u2013 brohorit\u00ebn bandit\u00ebt dhe i mor\u00ebn prangat nga duart e Artemisit p\u00ebr t\u2019ua vendosur sipas radh\u00ebs (s\u00eb Gysit), Gerondit, Danielit dhe plot t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 23 tetor 2024, gjykat\u00ebsi Erion \u00c7ela pyet tre prokuror\u00ebt (musk\u00ebtjer\u00ebt): \u201cSi \u00ebsht\u00eb kryer arrestimi i t\u00eb pandehurit, Ilir Metaj?\u201d<\/p>\n<p>Prokurori Kraja, me p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr arrestime n\u00eb t\u00eb dy epokat deklaroi: \u201cVet\u00ebm sipas ligjit Z. Gjykat\u00ebs!\u201d. Dy koleg\u00ebt e tij aprovuan me kok\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy g\u00ebnjen Z. Gjykat\u00ebs, \u2013 tha i pandehuri, \u201cdhe vendimi i firmosur nga vet\u00eb ju q\u00eb ekzekutimi i arrestimit tim t\u00eb b\u00ebhej vet\u00ebm nga Policia Gjyq\u00ebsore, BKH dhe SPAK-u \u00ebsht\u00eb shkelur r\u00ebnd\u00eb nga bandit\u00eb me maska\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrpritet seanca!\u201d, \u2013 thot\u00eb gjykat\u00ebsi dhe drejtohet p\u00ebr n\u00eb Dhom\u00ebn e K\u00ebshillimit (Komandimit) p\u00ebr t\u00eb \u201cpjekur\u201d vendimin.<\/p>\n<p>Rifillon seanca.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsi me solemnitet dhe kok\u00ebn ulur deklaron vendimin: \u201cGjykata pasi d\u00ebgjoi q\u00ebndrimin e prokuror\u00ebve dhe at\u00eb t\u00eb t\u00eb pandehurit, vendosi n\u00eb favor t\u00eb prokuror\u00ebve dhe e cil\u00ebson arrestimin plot\u00ebsisht t\u00eb ligjsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMbi \u00e7far\u00eb baze ligjore Z. Gjykat\u00ebs?\u201d, \u2013 reagoi i pandehuri.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb demokraci ekziston vet\u00ebm nj\u00eb ligj i pandehur dhe ai \u00ebsht\u00eb ligji i shumic\u00ebs. K\u00ebta jan\u00eb tre (prokuror\u00eb) dhe ti nj\u00eb (i pandehur)\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNdjes\u00eb Z. Gjykat\u00ebs, por reagova n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb duke besuar n\u00eb parrull\u00ebn pas jush se:<br \/>\nLigji \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn tjet\u00ebr, i pandehuri takon avokatin.<\/p>\n<p>\u201cOre avokat, q\u00eb treshi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se nj\u00ebshi e kuptova, por nuk kam kuptuar akoma si q\u00eblloi q\u00eb t\u00eb tre prokuror\u00ebt special kan\u00eb firmosur arrestimin tim mbi nj\u00eb ligj t\u00eb vitit 1998, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shfuqizuar n\u00eb vitin 2020. Si nuk e pa nj\u00ebri prej tyre gabimin?\u201d<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebgjo, \u2013 i thot\u00eb avokati, t\u00eb pandehurit, \u201cnuk ishte faji i tre prokuror\u00ebve, por i nj\u00ebfar\u00eb Gysi dhe Erion Veliaj, se ma than\u00eb miq nga BKH. Ky Gysi thon\u00eb q\u00eb koordinon k\u00ebto rr\u00ebmbimet midis t\u00eb kat\u00ebr kateve (pra bandit\u00ebve, policis\u00eb, SPAK-ut dhe gjykat\u00ebs). Ideja ishte q\u00eb nga rr\u00ebmbimi te dor\u00ebzimi t\u00eb zgjaste 20 minuta, por Gysi kujtonte se prokuror\u00ebt ishin n\u00eb zyr\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ata ishin n\u00eb periferi n\u00eb nj\u00eb drek\u00eb speciale, por rr\u00ebmbimi kishte ndodhur. K\u00ebshtu Gysi u thot\u00eb atyre t\u00eb BKH-s\u00eb b\u00ebni letrat tani se \u00e7do gj\u00eb me sukses\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPo prokuror\u00ebt nuk jan\u00eb k\u00ebtu, \u2013 i thon\u00eb ata t\u00eb BKH-s\u00eb, \u201cpor n\u00eb nj\u00eb lokal af\u00ebr Surrelit\u201d.<br \/>\n\u201cUrgjent, \u2013 u thot\u00eb Gysi, \u201cshkruani urdhrin e arrestit dhe \u00e7ojuani ta firmosin dhe silleni n\u00eb Drejtorin\u00eb e Tiran\u00ebs se kan\u00eb dy or\u00eb \u00e7unat me maska dhe jan\u00eb mbledhur mediat\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPo le t\u2019i heqin maskat po kan\u00eb vap\u00eb, \u2013 i thot\u00eb ai i BKH-s\u00eb, \u201cse na duhet pak koh\u00eb nga trafiku, sa t\u2019u marrim firm\u00ebn prokuror\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cO idiot, \u2013 i ul\u00ebret Gysi, \u201ct\u2019i v\u00ebrtet kujton se ata me maska jan\u00eb t\u00eb Forcave Speciale. Ata jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim dhe mezi i mblodha nga Durr\u00ebsi dhe Elbasani\u201d.<\/p>\n<p>Kur ata t\u00eb BKH-s\u00eb arrit\u00ebn te restoranti p\u00ebr t\u2019u \u00e7uar urdhrin, Prokuror Sotiri si m\u00eb skrupulozi e kapi gabimin dhe ua dy shefave.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u2019t\u00eb b\u00ebjm\u00eb?\u201d, \u2013 debatuan ata. \u201cTa firmosim k\u00ebshtu apo ta risjellim t\u00eb korrigjuar?\u201d<br \/>\nSotiri u thot\u00eb dy shefave: \u201cJu lutem ju vazhdoni drek\u00ebn se un\u00eb po shkoj vet\u00eb te zyra ta<br \/>\nrregulloj me dor\u00ebn time. Ju kam th\u00ebn\u00eb 100 her\u00eb se k\u00ebta t\u00eb BKH jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJe n\u00eb terezi ti?, \u2013 i thot\u00eb shefi n\u00eb fuqi. \u201cSa t\u00eb shkosh ti n\u00eb SPAK dhe t\u00eb kthehesh n\u00eb Surrel dhe pastaj sat \u00eb firmosim ne e t\u00eb shkoj\u00eb urdhri te Drejtoria e Policis\u00eb, do nja tre or\u00eb t\u00eb tjera nga trafiku. Ndaj ta firmosim k\u00ebshtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb shkelja e par\u00eb q\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Plus Kimetja sa m\u00eb \u00e7oi ftes\u00ebn p\u00ebr Dekorat\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDakord!, \u2013 thot\u00eb shefi i shfuqizuar se k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb ndoq\u00ebm edhe me Jamarb\u00ebrin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMeq\u00ebn\u00ebse Gysit nuk kishin \u00e7far\u00eb t\u2019i b\u00ebnin u betuan se po t\u00eb humbiste Sorosi zgjedhjet pas 2 jav\u00ebsh, k\u00ebt\u00eb vones\u00eb prej trafikut do e paguante Lali Eri\u201d, \u2013 e p\u00ebrmbylli rr\u00ebfimin avokati.<\/p>\n<p>\u201cTani e kuptova dhe fajin e Veliajt, \u2013 i thot\u00eb i pandehuri, avokatit.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/31\/meta-per-arrestimin-ergys-agasi-koordinoi-rrembimin-tim\/\">Meta p\u00ebr arrestimin: Ergys Agasi koordinoi rr\u00ebmbimin tim<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjete social, ku akuzon Ergys Agasin, e shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nga SPAK p\u00ebr dosjen e AKSHI-t, q\u00ebndron pas m\u00ebnyr\u00ebs se si u b\u00eb arrestimi i tij, q\u00eb ai e cil\u00ebson si rr\u00ebmbim. Meta akuzon teksa thot\u00eb se SPAK dhe gjykata po provojn\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67599","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67599","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67599"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67599\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67599"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67599"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67599"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}