{"id":67585,"date":"2026-01-31T13:48:33","date_gmt":"2026-01-31T13:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/31\/ilir-beqaj-leter-gjykates-kushtetuese-drejtesia-e-vonuar-humbet-funksionin-e-saj-2\/"},"modified":"2026-01-31T13:48:33","modified_gmt":"2026-01-31T13:48:33","slug":"ilir-beqaj-leter-gjykates-kushtetuese-drejtesia-e-vonuar-humbet-funksionin-e-saj-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/31\/ilir-beqaj-leter-gjykates-kushtetuese-drejtesia-e-vonuar-humbet-funksionin-e-saj-2\/","title":{"rendered":"Ilir Beqaj let\u00ebr Gjykat\u00ebs Kushtetuese: Drejt\u00ebsia e vonuar humbet funksionin e saj"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ilir Beqaj<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese!<\/p>\n<p>Po ju drejtohem publikisht pas njoftimit t\u00eb publikuar n\u00eb faqen web t\u00eb Gjykat\u00ebs m\u00eb 28 janar 2026, ku b\u00ebhet e ditur se \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebrkesa ime p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar vendimin e GJKKO t\u00eb dat\u00ebs 6 korrik 2024 mbi mas\u00ebn e sigurimit \u201carrest n\u00eb burg\u201d.<\/p>\n<p>Kjo padyshim m\u00eb b\u00ebn subjektiv dhe ju besoj edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye mund ta neglizhoni k\u00ebt\u00eb komunikim. E keni gati klishe\u00adn\u00eb q\u00eb vendimet e gjykat\u00ebs nuk komentohen.<\/p>\n<p>Por, meq\u00eb shqiptar\u00ebt fitojn\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb GJEDNJ (Strasburg), kjo ndodh sepse ja q\u00eb edhe ju jepkeni vendime t\u00eb padrejta.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike, si e jona, \u00e7dokush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shprehet lirsh\u00ebm kund\u00ebr padrejt\u00ebsive. Mjafton q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paqt\u00eb dhe etike.<\/p>\n<p>Ende nuk kam dijeni t\u00eb rezultatit t\u00eb votimit. Por rr\u00ebzimi i k\u00ebrkes\u00ebs tregon se kund\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebs sime kan\u00eb votuar t\u00eb pakt\u00ebn 4 gjyqtar\u00eb, por ndoshta kan\u00eb votuar en bloc t\u00eb tet\u00eb gjyqtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ky komunikim publik \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ata gjyqtar\u00eb q\u00eb kan\u00eb votuar rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs.<\/p>\n<p>Kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn tuaj t\u00eb nderuar m\u00eb 1 korrik 2025. Sipas njoftimit t\u00eb kahersh\u00ebm, seanca do t\u00eb zhvillohej n\u00eb dat\u00eb 23 dhjetor 2025, nd\u00ebrsa njoftimi i rr\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs u b\u00eb publik m\u00eb 28 janar 2026. Kaq mjafton p\u00ebr t\u00eb kuptuar se sa serioz\u00eb jeni n\u00eb trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb gjykoni. 7 muaj p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin e nj\u00eb mase sigurie. A ka kuptim q\u00eb t\u00eb jepni nj\u00eb vendim p\u00ebr nj\u00eb mas\u00eb sigurie 19 muaj nga dh\u00ebnia e vendimit t\u00eb par\u00eb? Nj\u00eb shqyrtim i till\u00eb i st\u00ebrzgjatur e humbet funksionin e tij si garanci efektive. \u00c7far\u00eb lloj drejt\u00ebsie qenka kjo? Kujt i duhet kjo lloj drejt\u00ebsie kaq e vonuar?<\/p>\n<p>P\u00ebr ju k\u00ebrkesat p\u00ebr rr\u00ebzim t\u00eb vendimeve t\u00eb masave t\u00eb sigurimit mund t\u00eb jen\u00eb \u201cbezdis\u00ebse\u201d, mund t\u00eb jen\u00eb \u201ct\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb\u201d krahasuar me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera shum\u00eb m\u00eb themelore p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs q\u00eb gjykoni, por kjo nuk duhet t\u2019ju \u00e7oj\u00eb n\u00eb vler\u00ebsime krahasimisht m\u00eb simpliste n\u00eb raste si ky i imi.<\/p>\n<p>M\u00eb 6 korrik 2024 GJKKO ka arsyetuar se, meq\u00eb veprat penale q\u00eb dyshohet se kam kryer si funksionar i lart\u00eb parashikojn\u00eb d\u00ebnim t\u00eb lart\u00eb, ekziston rreziku q\u00eb t\u00eb largohem nga Shqip\u00ebria. Edhe Apeli i GJKKO m\u00eb 7 gusht 2024 ka konfirmuar k\u00ebt\u00eb rrezik.<\/p>\n<p>Por vet\u00eb tekstet e arsyetimeve t\u00eb vendimeve t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe Apelit t\u00eb GJKKO, n\u00ebse lexohen, jan\u00eb kontradiktore me vendimet e po k\u00ebtyre gjykatave ndaj meje.<\/p>\n<p>Nga leximi i vendimeve q\u00eb un\u00eb kam k\u00ebrkuar t\u00eb rr\u00ebzoni rezulton:<\/p>\n<p>Funksionar i lart\u00eb<\/p>\n<p>Gjykatat (6 korrik dhe 7 gusht) kan\u00eb arsyetuar q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs se drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i SASPAC nuk \u00ebsht\u00eb funksionar i lart\u00eb as sipas Kushtetut\u00ebs (neni 135, pika 2) dhe as sipas KPrP (75\/a). Anipse SPAK ka hyr\u00eb n\u00eb vitin e shtat\u00eb t\u00eb funksionimit, ende nuk di se k\u00eb ka subjekt t\u00eb vetin. <\/p>\n<p>Korrupsioni pasiv<\/p>\n<p>Gjykatat (6 korrik dhe 7 gusht 2024) kan\u00eb arsyetuar q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs se dyshimet p\u00ebr korrupsion pasiv bazohen vet\u00ebm n\u00eb hamendje. Kan\u00eb ftuar organin e akuz\u00ebs p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme edhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar vler\u00ebn e dyshuar t\u00eb korrupsionit, sepse kjo lidhet edhe me kompetenc\u00ebn l\u00ebndore t\u00eb SPAK. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb vlere korrupsioni, sado minimale qoft\u00eb, akuza p\u00ebr korrupsion nuk ka ekzistuar q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs.<\/p>\n<p> Mashtrim me pasoja t\u00eb r\u00ebnda<\/p>\n<p>Se si kualifikohet pasoja e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb ligjin penal shqiptar e p\u00ebrcakton nj\u00eb vendim unifikues i GJL i vitit 2003. Por vet\u00eb ai vendim thot\u00eb se, bazuar n\u00eb \u201czhvillimin aktual t\u00eb vendit\u201d (pra t\u00eb vitit 2003), pasoj\u00eb e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7do vler\u00eb mbi 2 milion\u00eb lek\u00eb. Paga minimale n\u00eb shkall\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb rritur 5 her\u00eb nga 2003. A nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00ebher\u00eb vlera minimale e pasoj\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb 10 milion\u00eb lek\u00eb? Por kjo e rr\u00ebzon pasoj\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb. P\u00ebr koincidenc\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb para rr\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs ndaj meje, Kuvendi miratoi ndryshime n\u00eb Kodin Penal. Neni 143\/a\/8 flet p\u00ebr mashtrim ndaj interesave financiare t\u00eb BE-s\u00eb. Pra, vepra penale e dyshuar p\u00ebr mua sipas nenit 143 qenka e cil\u00ebsuar gabim. Mbrojtja ime nuk ka si ta dinte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb deri m\u00eb 30 tetor 2025, kur ka sjell\u00eb informacione tek ju. Por ju vet\u00eb duhet t\u00eb jeni t\u00eb interesuar p\u00ebr zhvillimin e ligjit penal n\u00eb Shqip\u00ebri. Neni 143\/a\/8 i Kodit Penal besoj se do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fuqi pas 2\u20133 jav\u00ebsh. Prandaj edhe akuza p\u00ebr mashtrim nuk ka ekzistuar q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs.<\/p>\n<p> Shkelje e barazis\u00eb n\u00eb tender<\/p>\n<p>Mjafton nj\u00eb vendim i GJK i vitit 2006 p\u00ebr t\u00eb provuar se akuza p\u00ebr shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tender \u00ebsht\u00eb e pabazuar q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs. Acquis i BE-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb burim i s\u00eb drejt\u00ebs penale n\u00eb Shqip\u00ebri. Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb ende shtet an\u00ebtar i BE-s\u00eb. Rregulloret e BE-s\u00eb q\u00eb pretendohet se kam shkelur nuk jan\u00eb ende ligj n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrsa i famshmi Udh\u00ebzuesi PRAG nuk \u00ebsht\u00eb ligj as n\u00eb BE, as n\u00eb Shqip\u00ebri. Ja pra q\u00eb edhe ky dyshim nuk ka ekzistuar q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse sa m\u00eb sip\u00ebr mund t\u00eb duket se i p\u00ebrket gjykimit t\u00eb themelit, un\u00eb nuk pajtohem.<\/p>\n<p>Nuk pajtohem sepse veprat penale t\u00eb dyshuara u vendos\u00ebn artificialisht n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr mas\u00eb sigurie. U rrit artificialisht d\u00ebnimi maksimal p\u00ebr t\u00eb ngritur alibin\u00eb e rrezikut t\u00eb largimit. \u00c7far\u00eb m\u00eb shtynte mua t\u00eb largohesha nga vendi? E kisha dhe e kam nj\u00eb procedim tjet\u00ebr penal p\u00ebr nj\u00eb fakt penal shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe kisha mas\u00ebn \u201cdetyrim paraqitje\u201d.<\/p>\n<p>Sipas procedur\u00ebs suaj, ne nuk kemi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohemi. Rregullat tuaja na pengojn\u00eb t\u00eb flasim vet\u00eb para jush. N\u00eb 7 muaj q\u00eb trajtoni \u00e7\u00ebshtjen nuk na jepni as 2 or\u00eb koh\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb flasim para jush. N\u00ebse do ta kisha pasur mund\u00ebsin\u00eb, sa parashtrova m\u00eb sip\u00ebr do t\u2019i kishit d\u00ebgjuar prej meje m\u00eb 23 dhjetor 2025. Edhe ndryshimet e pritshme n\u00eb Kodin Penal, sepse drafti me ndryshimet kishte dal\u00eb n\u00eb konsultim publik q\u00eb n\u00eb tetor 2025.<\/p>\n<p>E kam t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ket\u00eb arsyetimi i rr\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs. Shum\u00eb formalist do t\u00eb jet\u00eb. Arsyetim tipik i nj\u00eb gjykate fakti.<\/p>\n<p>Por ju, t\u00eb nderuar, nuk jeni shkalla e kat\u00ebrt e gjyq\u00ebsorit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ka vite q\u00eb jeni kthyer n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt gjykimi. Ka ndodhur dit\u00eb pas dite. E kan\u00eb sjell\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb ata an\u00ebtar\u00eb q\u00eb kan\u00eb ardhur nga gjyq\u00ebsori. Kan\u00eb sjell\u00eb frym\u00ebn proceduraliste, afatet e tejzgjatura t\u00eb gjykimit dhe arsyetimit.<\/p>\n<p>Prandaj ndoshta duhet ndaluar me ligj q\u00eb gjyqtar\u00ebt nga tre shkall\u00ebt e gjyq\u00ebsorit t\u00eb jen\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb GJK.<\/p>\n<p>Kjo jav\u00eb filloi me formalizimin e Korporat\u00ebs s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. T\u00eb h\u00ebn\u00ebn u b\u00eb mbledhja inauguruese e Korporat\u00ebs. N\u00eb at\u00eb mbledhje u nda edhe shqet\u00ebsimi p\u00ebr raportin e zhdrejt\u00eb midis t\u00eb paraburgosurve dhe t\u00eb burgosurve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk prisja pranim t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs sime thjesht dhe vet\u00ebm se i p\u00ebrkas k\u00ebtij raporti t\u00eb zhdrejt\u00eb. Por rr\u00ebzimi i palogjiksh\u00ebm i k\u00ebrkes\u00ebs sime \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e qart\u00eb se juve nuk ju ndjen fare p\u00ebr shqet\u00ebsimet e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs,<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk kam ndonj\u00eb interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr arsyetimin e vendimit.<\/p>\n<p>Por ju keni mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb silleni si gjykat\u00eb e ligjit. N\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb kujtdo q\u00eb ndeshet n\u00eb tre shkall\u00ebt e gjykimit me \u00e7\u00ebshtje si k\u00ebto q\u00eb ndesh\u00ebn n\u00eb rastin tim.<\/p>\n<p>Keni mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb vendosni korniz\u00ebn e funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb subjekt i SPAK.<\/p>\n<p>Keni mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoni pesh\u00ebn ligjore t\u00eb rregulloreve t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb vend an\u00ebtar i BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Keni mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb vendosni nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb i lejon gjykatave t\u00eb aktualizojn\u00eb vlera absolute monetare t\u00eb kahershme q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb shkall\u00eb t\u00eb posa\u00e7me d\u00ebmi penal.<\/p>\n<p>N\u00ebse jepni vler\u00ebsim p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, do t\u00eb ndikoni drejtp\u00ebrdrejt edhe n\u00eb uljen e \u00e7\u00ebshtjeve gjyq\u00ebsore, sepse do t\u00eb orientoni gjykatat n\u00eb vendimmarrje m\u00eb t\u00eb unifikuara.<\/p>\n<p>Shpresoj q\u00eb vendimi i arsyetuar t\u00eb jet\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e rolit tuaj: mbrojtje reale e liris\u00eb dhe e ligjshm\u00ebris\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir Beqaj T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese! Po ju drejtohem publikisht pas njoftimit t\u00eb publikuar n\u00eb faqen web t\u00eb Gjykat\u00ebs m\u00eb 28 janar 2026, ku b\u00ebhet e ditur se \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebrkesa ime p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar vendimin e GJKKO t\u00eb dat\u00ebs 6 korrik 2024 mbi mas\u00ebn e sigurimit \u201carrest n\u00eb burg\u201d. Kjo padyshim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67585","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67585","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67585"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67585\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67585"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67585"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67585"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}