{"id":67575,"date":"2026-01-31T13:48:28","date_gmt":"2026-01-31T13:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/31\/shteti-po-deshton-grate-e-dhunuara-pa-mbeshtetje\/"},"modified":"2026-01-31T13:48:28","modified_gmt":"2026-01-31T13:48:28","slug":"shteti-po-deshton-grate-e-dhunuara-pa-mbeshtetje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/31\/shteti-po-deshton-grate-e-dhunuara-pa-mbeshtetje\/","title":{"rendered":"Shteti po d\u00ebshton grat\u00eb e dhunuara pa mb\u00ebshtetje \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Partia e Lirise p\u00ebrmes zv\/sekretares s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Brunilda Haxhiu, denoncoi se mbrojtja e grave shqiptare nga dhuna nuk duhet t\u00eb ndalet vet\u00ebm n\u00eb nd\u00ebshkimin e keqtrajtuesit, por edhe n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb ekonomike dhe sociale q\u00eb gruaja t\u2019ia dal\u00eb e vetme. Kjo mb\u00ebshtetje thot\u00eb Haxhiu \u2013 duhet garantuar nga shteti.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka ligje per denimin e dhunes ndaj gruas, por ato nuk funksionojn\u00eb n\u00eb praktik\u00eb. Urdhrat e mbrojtjes shpesh nuk zbatohen, nd\u00ebrsa institucionet reagojn\u00eb me vones\u00eb, edhe kur rreziku \u00ebsht\u00eb i qarte.<\/p>\n<p>Policia, sh\u00ebrbimet sociale, prokuroria dhe bashkit\u00eb nuk veprojn\u00eb si zinxhir i koordinuar. Raste t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhune jan\u00eb trajtuar si \u201ckonflikte familjare\u201d, duke minimizuar rrezikun real p\u00ebr jet\u00ebn e grave. Streh\u00ebzat p\u00ebr grat\u00eb e dhunuara jan\u00eb t\u00eb pakta, t\u00eb n\u00ebnfinancuara dhe t\u00eb mb\u00ebshtetura kryesisht nga donator\u00eb, jo nga buxheti i shtetit. Mb\u00ebshtetja ekonomike p\u00ebr grat\u00eb q\u00eb largohen nga dhuna \u00ebsht\u00eb pothuajse inekzistente.<\/p>\n<p>Proceset jan\u00eb t\u00eb ngadalta, masat shpesh t\u00eb buta dhe nd\u00ebshkimi jo proporcional me rrezikun. N\u00eb disa raste, dhunuesit jan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb lir\u00eb, duke u kthyer n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr viktimat. Politikat shtet\u00ebrore fokusohen te reagimi, jo te parandalimi. Nuk ka programe serioze edukuese n\u00eb shkolla, komunitete dhe media p\u00ebr t\u00eb luftuar kultur\u00ebn e dhun\u00ebs dhe kontrollit ndaj grave.<\/p>\n<p>Shum\u00eb gra q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb dhunshme p\u00ebr shkak t\u00eb varf\u00ebris\u00eb, munges\u00ebs s\u00eb strehimit dhe pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar jetes\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Dhuna brenda familjes nuk duhet t\u00eb shihet e shk\u00ebputur nga realiteti shoq\u00ebror dhe ekonomik n\u00eb t\u00eb cilin jetojm\u00eb. Dhuna eshte pasoj\u00eb e nj\u00eb shoq\u00ebrie n\u00ebn presion t\u00eb vazhduesh\u00ebm, e familjeve t\u00eb l\u00ebna pa mbeshtetje , e nj\u00eb jete q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e pasigurt se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Sot kemi familje shum\u00eb t\u00eb varfra. Prind\u00ebr t\u00eb papun\u00eb ose t\u00eb keqpaguar. Prind\u00ebr q\u00eb punojn\u00eb me orare t\u00eb zgjatura dhe s\u00ebrish nuk arrijn\u00eb t\u00eb mbyllin muajin. Sot familjet e reja nuk arrijn\u00eb dot t\u00eb blejn\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi. Me rrogat q\u00eb marrin, kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur. Jetojn\u00eb me ankth, me borxhe, me pasiguri p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Ky stres i p\u00ebrditsh\u00ebm, kjo ndjenj\u00eb pafuqie dhe frike,qe i jep varferia, grumbullohet dhe shpesh shp\u00ebrthen n\u00eb form\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe: dhun\u00eb brenda familjes. N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb kriminalizuar, ku modeli q\u00eb jep shteti shpesh \u00ebsht\u00eb modeli i forc\u00ebs, i pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb, i arroganc\u00ebs, dhuna normalizohet.<\/p>\n<p>Dhuna nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm brenda mureve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Ate e shohim shpesh n\u00eb institucione shtet\u00ebrore, ne konflikte mes femijeve ne shkolla. Ne rruge. Jeta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e pasigurt, me e dhunshme dhe kjo ka nje marredhenie dinamike familje- shoqeri.<\/p>\n<p>Statistikat jan\u00eb alarmante. \u00a0Nj\u00eb n\u00eb pes\u00eb gra n\u00eb Shqip\u00ebri ka p\u00ebrjetuar dhun\u00eb fizike ose seksuale gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj. Vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vit,\u00a0 denoncohen mbi nj\u00eb mij\u00eb raste dhune n\u00eb familje. Dhe ne e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb se shifrat reale jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se ato qe denoncohen.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se dhuna ne familje nuk eshte nje problem i vecuar por eshte strukturor. dhuna ndaj grave nuk mund t\u00eb trajtohet vet\u00ebm me masa nd\u00ebshkuese. Po, nd\u00ebshkimi \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm. \u00a0Por nuk mjafton.P\u00ebrpara se t\u00eb nd\u00ebshkojm\u00eb, duhet t\u00eb pyesim veten: \u00e7far\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ta mbrojtur familjen, p\u00ebr ta sh\u00ebndoshur at\u00eb, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb garanci jetese?<\/p>\n<p>Nj\u00eb grua e fort\u00eb financiarisht,\u00a0 e realizuar n\u00eb profesionin e saj, e edukuar p\u00ebr t\u00eb jetuar me dinjitet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua m\u00eb e pavarur dhe m\u00eb e aft\u00eb t\u00eb reagoj\u00eb ndaj dhun\u00ebs. Var\u00ebsia ekonomike nxit nenshtrimin e gruas ndaj dhunes. \u00a0Nj\u00eb grua pa t\u00eb ardhura, pa streh\u00eb, pa mb\u00ebshtetje, \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb zgjedh\u00eb mes dhun\u00ebs dhe mbijetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky eshte kurthi social ne te cilin gjendet sot shume gra. Dhuna nuk \u00ebsht\u00eb fenomen privat, ku shteti nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb.<\/p>\n<p>Shteti \u00ebsht\u00eb drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebrgjegj\u00ebs: p\u00ebr garantimin e kushteve bazike t\u00eb mir\u00ebqenies brenda familjes, p\u00ebr arsimin dhe sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb,\u00a0 p\u00ebr mb\u00ebshtetjen financiare t\u00eb prind\u00ebrimit, p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e menj\u00ebhershme kur ka dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grua e dhunuar nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sht\u00ebpi me dhunuesin, pasi e ka denoncuar at\u00eb. Nuk mund t\u00eb jetoj\u00eb me 100 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb muaj; Nuk mund t\u00eb mbijetoj\u00eb pa streh\u00eb, pa ndihm\u00eb reale, pa mbrojtje efektive. Megjithat\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb situata e nje gruaje te dhunuar ne Shqiperi. Shum\u00eb gra, pasi ndahen nga burrat dhunues, gjenden n\u00eb det t\u00eb hapur. T\u00eb paragjykuara nga shoq\u00ebria.<\/p>\n<p>T\u00eb braktisura nga familja. T\u00eb pamb\u00ebshtetura nga shteti. Ato kan\u00eb f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur. \u00a0Dhe askush nuk pyet si ia dalin?Me \u00e7far\u00eb jetojn\u00eb? \u00a0Ku strehohen? Kur urdhri mbrojtjejes vonon,kur streha sociale nuk ekziston, kur nuk ka ndihme te mjaftueshme financiare eshte deshtim i shtetit, jo rezultat i paaftesise se grave per tia dale.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia e Lirise p\u00ebrmes zv\/sekretares s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Brunilda Haxhiu, denoncoi se mbrojtja e grave shqiptare nga dhuna nuk duhet t\u00eb ndalet vet\u00ebm n\u00eb nd\u00ebshkimin e keqtrajtuesit, por edhe n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb ekonomike dhe sociale q\u00eb gruaja t\u2019ia dal\u00eb e vetme. Kjo mb\u00ebshtetje thot\u00eb Haxhiu \u2013 duhet garantuar nga shteti. Reagimi i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb Shqip\u00ebria ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67575","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67575","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67575"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67575\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67575"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67575"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67575"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}