{"id":67470,"date":"2026-01-30T19:49:18","date_gmt":"2026-01-30T19:49:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/30\/alibia-e-humbjes-pse-pd-nuk-tregon-si-e-do-ndarjen-territoriale\/"},"modified":"2026-01-30T19:49:18","modified_gmt":"2026-01-30T19:49:18","slug":"alibia-e-humbjes-pse-pd-nuk-tregon-si-e-do-ndarjen-territoriale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/30\/alibia-e-humbjes-pse-pd-nuk-tregon-si-e-do-ndarjen-territoriale\/","title":{"rendered":"Alibia e humbjes? Pse PD nuk tregon si e do ndarjen territoriale?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ylli Pata<\/p>\n<p>Reforma territoriale e vitit 2014 zhduku komunat dhe krijoi 61 bashki. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ata q\u00eb sot jan\u00eb nj\u00ebsi administrative, m\u00eb parara ishin nj\u00ebsi q\u00eb zgjihehdhin direkt me kryetar e k\u00ebshilla, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krijonin nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie n\u00eb territor.<\/p>\n<p>Realisht, komunat e vjetra krijonin nj\u00eb far\u00eb klientelimi dhe influence por gjithsesi ata nuk se p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb fuqi politike.<\/p>\n<p>Ja t\u00eb marrim Tiran\u00ebn. Partia Demokratike qan ikjen e komun\u00ebs s\u00eb Paskuqanit q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb me bashkin\u00eb e Kamz\u00ebs dhe komun\u00ebn e Kasharit q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb me Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Komuna e Paskuqanit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb serbrator historik i votave t\u00eb PD-s\u00eb, por n\u00eb zgjedhjet e fundit ka ndodhur e kund\u00ebrta. Paskuqani, p\u00ebrkat\u00ebsisht nj\u00ebsia administrative nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb bastion i PD-s\u00eb. Nd\u00ebrkaq, ish-komuna Kashar sot \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsia m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e Tiran\u00ebs elektorale. P\u00ebrkat\u00ebsisht nj\u00ebsia 14 \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhja  n\u00eb kryeqytet, pasi ka brenda saj dy nj\u00ebsi q\u00eb jan\u00eb fuqia e madhe demografike e kryeqytetit: Yzberishin dhe Astirin. Deri para pak vitesh nj\u00ebsia 5 dhe nj\u00ebsia 2 ishin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet n\u00eb zgjedhjet e Tiran\u00ebs. Nga viti 2021, Nj\u00ebsi 14 \u00ebsht\u00eb m\u00eb strategjikja. Prej 5 vitesh megjithat\u00eb, si Astiri,si Yzberishi, si Kashari, apo Yrsheku e M\u00ebzezi, kan\u00eb mbetur nj\u00eb bastion socialist, edhe pse demokrat\u00ebt kan\u00eb gjithashtu jo vet\u00ebm mb\u00ebshtet\u00ebs pore dhe struktura t\u00eb organizuara.<\/p>\n<p>N\u00ebse shikohet me kujdes ky zhvillim demografik e sheh qart\u00eb se nj\u00ebsia 14 nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb Komun\u00eb e Parisit e proletariatit. P\u00ebrkat\u00ebsisht nj\u00eb shumic\u00eb ardhje nga Jugu i vendit, shtres\u00eb e mesme, q\u00eb kan\u00eb votuar p\u00ebrgjith\u00ebsisht Partin\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Socialist\u00ebt, me nj\u00ebsin\u00eb Kasharin, e cila u nd\u00ebrtua e till\u00eb nga PD kur e promovoi at\u00eb komun\u00eb kan\u00eb arritur fuqin\u00eb strategjike n\u00eb kryqytet pasi mbaj\u00ebn primatin n\u00eb dy nj\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha; 5 dhe 14. PD apo e djathte k humbur dhe vendin e par\u00eb n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb 11 q\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht me 2 mij\u00eb vota, apo nj\u00ebsin\u00eb 8 e cila \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl dhe n\u00eb zgjedhjeparlamentare ndikon pak.<\/p>\n<p>N\u00eb Durr\u00ebs, ndarja e re territorial i ka prishur pun\u00eb PD-s\u00eb, pasi dikur kontrollonte Rrashbullin q\u00eb kontrollon plazhet e Shk\u00ebmbit t\u00eb Kavaj\u00ebs, Golemin me raste q\u00eb kontrollon bregreditn e tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Gjirin e Lalzit, ish-komuna e Ishmit ka qen\u00eb socialiste p\u00ebrgjith\u00ebsisht.<\/p>\n<p>N\u00eb Lezh\u00eb, PD ka pasur fuqi politike n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb vendore, ku fuqin\u00eb politike e ka asur n\u00eb tre ish-kominat e m\u00ebdha; Sh\u00ebnkoll, Balldren dhe Zejmen, por diferenca ka qen\u00eb gjithmon\u00eb jo e pa e ndryshueshme mes t\u00eb majt\u00ebs dhe s\u00eb djatht\u00ebs. Ndryshimin politik n\u00eb qark n\u00eb zgjedhjet parlamentare e ka b\u00ebr\u00eb pak Mir\u00ebit\u00eb por m\u00eb shum\u00eb Mamirrasi dhe Fush\u00ebkuqja q\u00eb jan\u00eb dy ish-komuna me popullsi m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bashkin\u00eb Kurbin.<\/p>\n<p>Harta e re territoriale nuk e ka prishur ekulibrin politik n\u00eb qark, madje edhe n\u00eb zgjedhjet e fundit, Megjithat\u00eb PD ka pasur humbje apo rrjedhje nga veriu n\u00eb jug, dhe k\u00ebt\u00eb ja ka v\u00ebn\u00eb ndarjes. Por sa q\u00ebndron? Le t\u00eb marrim p\u00ebr krahasim nj\u00ebsi bastion tt\u00eb PD-s\u00eb si bashkia Shkod\u00ebr p\u00ebrshembull q\u00eb n\u00eb 2023 i shkoi socialist\u00ebve me Benet Becin.<\/p>\n<p>Shkodra ka qen\u00eb realisht bastion i PD, por jo i gjith\u00eb teritori. Pasi Velipoja, ish-komuna e Rrethinave, Ana e Malit jan\u00eb bastione t\u00eb PS-s\u00eb. PD ka pasur fuqin\u00eb e saj n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs dhe n\u00eb Daj\u00e7 q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs. E cila ka brenda Bushatin, nj\u00eb basen demokrat t\u00eb fort\u00eb, Mjed\u00ebn gjith\u00ebshtu ish-bastion historic, La\u00e7in e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs q\u00eb nxori politikan Nar Ndok\u00ebn dhe zonat p\u00ebrreth. Sot E gjith\u00eb kjo zon\u00eb voton Tom Doshin ose PS-n\u00eb. N\u00eb fakt jo vet\u00ebm sot, pasi ka vite q\u00eb gjeopolitika ka ndryshuar. Dhe prej asaj kohe jan\u00eb zhvilluar disa zgjedhje lokale, t\u00eb cilat PD nuk se i ka dh\u00ebn\u00eb maksimumin e energjive opozitare q\u00eb vinin nga posht\u00eb, ose ka pasur nj\u00eb p\u00ebrplasje brenda llojit si\u00e7 ndodhi n\u00eb 2023 n\u00eb disa bashki. Ku Gaz Bardhi, at\u00ebher\u00eb sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i vul\u00ebs p\u00ebrkrahu kandidat\u00ebt e fotores duke sjell\u00eb probleme t m\u00ebdha, sidomos n\u00eb zona specifike, ku Vau i Dej\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra p\u00ebrshembull.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00ebse shihet me v\u00ebmendje ka bashki, ku opozita i trajton si lugat, n\u00ebse do t\u00eb kishte nj\u00eb motivim e mobilizim, mund t\u2019i fitonte. Si\u00e7 fitoi n\u00eb dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe Memaliajn, Puk\u00ebn, Mirdit\u00ebn, Fusharr\u00ebsin, thjesht sepse u kandiduan personazhe me d\u00ebshir\u00eb q\u00eb arrit\u00ebn aleanca lokale fituese. Gjeografia ka efektin e vet n\u00eb nj\u00eb konfigurim demografik t\u00eb konsoliduar, por sot q\u00eb doktori i solli t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb e Durr\u00ebs, gjepolitika elektorale shqiptaret \u00ebsht\u00eb m\u00eb e kontrolluar. Ndarja administrative \u00ebsht\u00eb thjeshte alibi, e p\u00ebr ta par\u00eb k\u00ebt\u00eb mjafton t\u00eb shikohen votat fshat m\u00eb fshat e lagje m\u00eb lagje n\u00eb qytet, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se e gjth\u00eb kjo fabul e nj\u00eb ndarje elektorale nuk mbahet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Loja \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb; PD ka humbur fuqin\u00eb e barazimit n\u00eb qarkun Tiran\u00eb, Durr\u00ebs dhe Elbasan. Mund t\u00eb kthehet kjo? Deri tani nuk ka ardhur ndonj\u00eb propozim!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Pata Reforma territoriale e vitit 2014 zhduku komunat dhe krijoi 61 bashki. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ata q\u00eb sot jan\u00eb nj\u00ebsi administrative, m\u00eb parara ishin nj\u00ebsi q\u00eb zgjihehdhin direkt me kryetar e k\u00ebshilla, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krijonin nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie n\u00eb territor. Realisht, komunat e vjetra krijonin nj\u00eb far\u00eb klientelimi dhe influence [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67470","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67470","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67470"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67470\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67470"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67470"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67470"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}