{"id":67445,"date":"2026-01-30T17:48:34","date_gmt":"2026-01-30T17:48:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/30\/kur-thashethemeve-u-vishet-petku-i-skandalit-mbrojtje-per-gjyqtaren-irena-gjoka\/"},"modified":"2026-01-30T17:48:34","modified_gmt":"2026-01-30T17:48:34","slug":"kur-thashethemeve-u-vishet-petku-i-skandalit-mbrojtje-per-gjyqtaren-irena-gjoka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/30\/kur-thashethemeve-u-vishet-petku-i-skandalit-mbrojtje-per-gjyqtaren-irena-gjoka\/","title":{"rendered":"Kur thashethemeve u vishet petku i \u2018skandalit\u2019, mbrojtje p\u00ebr gjyqtaren Irena Gjoka"},"content":{"rendered":"<p>Nga Av.Edmond Petraj<\/p>\n<p>Por nga m\u00ebnyra se si shpifja, dizinformimi dhe urrejtja politike po shiten si \u201cfakte\u201d.<\/p>\n<p>Jam i shokuar se si p\u00ebrflitet se nj\u00eb procedim penal qenka regjistruar n\u00eb shtetin grek, kur nuk ekziston asnj\u00eb regjistrim zyrtar.<\/p>\n<p>Jam i shokuar se si flitet p\u00ebr vendime penale imagjinare, p\u00ebr arrestime q\u00eb nuk kan\u00eb ndodhur kurr\u00eb, p\u00ebr sekuestrime pasaportash, gjurm\u00eb gishtash, d\u00ebnime e d\u00ebbime q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb n\u00eb asnj\u00eb akt zyrtar.<\/p>\n<p>Jam i shokuar se si pretendohet se jan\u00eb asgj\u00ebsuar prova t\u00eb nj\u00eb dosjeje penale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk provohet ekzistenca e vet\u00eb dosjes.<\/p>\n<p>Jam i shokuar se si p\u00ebrflitet arrestimi i nj\u00eb gjyqtareje dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, pa asnj\u00eb vendim, pa asnj\u00eb njoftim zyrtar, pa asnj\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Dhe mbi t\u00eb gjitha, jam i shokuar se si k\u00ebto g\u00ebnjeshtra p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb media, duke u kthyer n\u00eb \u201ct\u00eb v\u00ebrteta\u201d vet\u00ebm sepse thuhen shum\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb:<\/p>\n<p>Gjyqtarja Irena Gjoka nuk ka asnj\u00eb procedim penal t\u00eb regjistruar n\u00eb Greqi,<\/p>\n<p>nuk ka asnj\u00eb vendim penal ndaj saj apo familjar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u00c7do gj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb thashethem i q\u00ebllimsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb kritik\u00eb ndaj nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb goditje politike dhe etnike, e koordinuar, me qendra t\u00eb njohura n\u00eb Janin\u00eb, Tiran\u00eb dhe Himar\u00eb, ku p\u00ebr vite me radh\u00eb jan\u00eb kultivuar narrativa antishqiptare dhe jan\u00eb rekrutuar individ\u00eb p\u00ebr t\u00eb prodhuar kaos dhe p\u00ebr\u00e7arje.<\/p>\n<p>Sepse ajo gjykoi dhe d\u00ebnoi Belerin.<\/p>\n<p>Sepse u tregua se ligji shqiptar nuk p\u00ebrkulet p\u00ebrball\u00eb presionit etnik dhe politik.<\/p>\n<p>Sepse ishte m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb shpallej \u201ckok\u00eb turku\u201d sesa t\u00eb pranohej se drejt\u00ebsia funksionoi.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb po ndodh nuk ka lidhje as me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, as me integritetin profesional t\u00eb nj\u00eb gjyqtareje.<\/p>\n<p>Ka lidhje me frik\u00ebn e disa klaneve antishqiptare, q\u00eb reforma n\u00eb drejt\u00ebsi \u2013 me gjith\u00eb problemet e saj \u2013 po prek interesa reale.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb perfekte.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb reform\u00eb e re nuk \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Por ajo nuk rr\u00ebzohet duke lin\u00e7uar gjyqtar\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm mbi baz\u00eb shpifjesh.<\/p>\n<p>Irena Gjoka nuk \u00ebsht\u00eb simbol i d\u00ebshtimit, por sh\u00ebnjest\u00ebr e nj\u00eb sulmi.<\/p>\n<p>Dhe sulmi ndaj saj \u00ebsht\u00eb sulm ndaj shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, ndaj integrimit europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ndaj dinjitetit institucional shqiptar.<\/p>\n<p>Mjaft me \u201cburime anonime\u201d q\u00eb prodhojn\u00eb helm.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt gjykohen me ligj, jo me thashetheme.<\/p>\n<p>Vendimet kund\u00ebrshtohen me mjete ligjore, jo me shpifje.<\/p>\n<p>Irena Gjoka dhe familja e saj duhet t\u00eb mbrohen nga ky endemiz\u00ebm kolektiv i urrejtjes, sepse sot \u00ebsht\u00eb ajo nes\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb \u00e7do gjyqtar q\u00eb guxon t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Irena Gjoka nuk ka kryer asnj\u00eb shkelje ligjore.<\/p>\n<p>\u00c7do pretendim q\u00eb qarkullon n\u00eb media p\u00ebr arrestime, sekuestrime ose vendime penale ndaj saj \u00ebsht\u00eb i rrem\u00eb, dhe synon t\u00eb sulmoj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e gjyqtar\u00ebve dhe imazhin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sulmet e tilla jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me Kushtetut\u00ebn, ligjin p\u00ebr gjyqtar\u00ebt, Kodin e Procedur\u00ebs Penale dhe rregulloret e KEDNJ.<\/p>\n<p>Irena Gjoka dhe familja e saj duhet t\u00eb mbrohen nga fushata e dizinformimit dhe lin\u00e7imit publik. Mb\u00ebshtetja jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht morale, por e mb\u00ebshtetur fuqimisht nga ligji.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia nuk mbrohet duke heshtur.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia mbrohet duke th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Foto\u2026 Nj\u00eb nga dokumentet e dosjes ku e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb n\u00eb drit\u00eb t\u00eb diellit<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Av.Edmond Petraj Por nga m\u00ebnyra se si shpifja, dizinformimi dhe urrejtja politike po shiten si \u201cfakte\u201d. Jam i shokuar se si p\u00ebrflitet se nj\u00eb procedim penal qenka regjistruar n\u00eb shtetin grek, kur nuk ekziston asnj\u00eb regjistrim zyrtar. Jam i shokuar se si flitet p\u00ebr vendime penale imagjinare, p\u00ebr arrestime q\u00eb nuk kan\u00eb ndodhur kurr\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67445","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67445","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67445"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67445\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67445"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67445"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67445"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}