{"id":67439,"date":"2026-01-30T17:48:29","date_gmt":"2026-01-30T17:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/30\/beu-i-belshit-arif-tafani-puqet-me-giovanni-pascale-n-e-peqinit-1-miliard-leke-per-personazhin-e-dosjes-se-ballukut\/"},"modified":"2026-01-30T17:48:29","modified_gmt":"2026-01-30T17:48:29","slug":"beu-i-belshit-arif-tafani-puqet-me-giovanni-pascale-n-e-peqinit-1-miliard-leke-per-personazhin-e-dosjes-se-ballukut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/30\/beu-i-belshit-arif-tafani-puqet-me-giovanni-pascale-n-e-peqinit-1-miliard-leke-per-personazhin-e-dosjes-se-ballukut\/","title":{"rendered":"Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lek\u00eb p\u00ebr personazhin e dosjes s\u00eb Ballukut \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shtet ku kryeministri lufton me SPAK-un p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nga arrestimi z\u00ebvend\u00ebsen e tij, \u00ebsht\u00eb e shpjegueshme situata ku zyrtar\u00ebt e tenderave t\u00eb mos ken\u00eb respekt p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. Nj\u00eb autoritet prej tyre \u00ebsht\u00eb edhe \u201cBeu\u201d Belshit, Arif Tafani. Me firm\u00ebn e tij ia jep tenderin 1.1 miliard lek\u00eb nj\u00eb kompanie nd\u00ebrtimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK n\u00eb dosjen e Belinda Ballukut p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Dhe shqet\u00ebsimi yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr munges\u00ebn e etik\u00ebs dhe t\u00eb shkujdesjes n\u00eb zbatimin e rregullave dhe ligjeve antikorrupsion! Ky tender ka fakte q\u00eb ul\u00ebrijn\u00eb se fituesi \u00ebsht\u00eb i paracaktuar.<\/p>\n<p><strong>Tenderi me \u201cflamur\u201d korrupsioni<\/strong><\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues perve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e p\u00ebrshkruan tenderin Open Data Albania. P\u00ebr t\u00eb treguar riskun e korrupsionit, procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d.<\/p>\n\n<p>M\u00eb konkretisht, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin e Bashkis\u00eb Belsh me objekt \u201cRikonstruksion, i disa rrug\u00ebve t\u00eb brendshme t\u00eb Bashkis\u00eb Belsh, Faza III\u201d. Prokurimi i financuar nga buxheti i bashkis\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7elur m\u00eb 2 dhjetor 2025 dhe \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 5 janar 2026.<\/p>\n<p>Fondi Limit caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb 113 802 153,00 lek\u00eb pa TVSH dhe si\u00e7 do ta shohim nga ofertat \u00ebsht\u00eb shum\u00eb lart mesatares s\u00eb tregut p\u00ebr k\u00ebto punime dhe \u00e7mimet e materialeve.<\/p>\n<p>Nuk po flasim p\u00ebr autostrad\u00eb, por p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb fshati me gjat\u00ebsia totale 5.6 km me gjer\u00ebsi q\u00eb nuk i kalon 2.5 metra. Pa ndri\u00e7im, trotuare apo gjelb\u00ebrim.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>P\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00ebn kompanis\u00eb \u201cEUROTEOREMA PEQIN \u201d, me pronar italianin Giovanni Pascale, \u00a0\u201cBeu\u201d i Belshit skualifikoi 22 kompani mes t\u00eb cilave t\u00eb gjitha ofertat q\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe ekonomike.<\/p>\n<p>Kompania e Giovanni Pascale e kishte ofert\u00ebn 73 365 325.67 leke pa TVSH. Po kjo nuk ishte vlera m\u00eb e ul\u00ebt e ofruar, sepse kishte kompani t\u00eb tjera q\u00eb kishin propozime m\u00eb ekonomike.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr shembull: Operatori ekonomik \u201cSHKELQIMI 07\u201d prezantoi ofert\u00ebn 70,700,741.17 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kompania \u201c2 N\u201d shpk kishte ofert\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, 65,692,648 lek\u00eb pa TVSH. N\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel \u00ebsht\u00eb edhe oferta e kompanis\u00eb \u201cERGI\u201d shpk me vler\u00eb 67,889,602.05 lek\u00eb pa TVSH. Edhe propozimi i bashkimit t\u00eb firmave \u201cFLED\u201d Shpk &amp; \u201cS.M.O Union\u201d shpk me vler\u00eb 69 796 924,53 lek\u00eb pa TVSH \u00ebsht\u00eb m\u00eb i leverdish\u00ebm se sa kompania italiane.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u201cL.T.E CONSTRUCTION\u201d shpk e kishte ofert\u00ebn 65,982,791 lek\u00eb pa TVSH. Nj\u00eb propozim ekonomik vjen edhe nga \u201cSALILLARI\u201d shpk me vler\u00ebn 70 500 000 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Por \u201cShendelli\u201d shpk befason me propozimin q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me \u00e7mimin 60,440,307 leke pa TVSH.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto oferta u hodh\u00ebn n\u00eb kosh nga \u201cBeu\u201d i Belshit, i cili m\u00eb 26 janar 2026 shpalli fituese kompanin\u00eb e Giovanni Pascale-t.<\/p>\n\n<p><strong>Firma e Giovanni Pascale n\u00eb dosjen e SPAK p\u00ebr Ballukun<\/strong><\/p>\n<p>Hetimet e SPAK kan\u00eb gjetur t\u00eb dh\u00ebna se edhe tender i Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe Loti IV \u00ebsht\u00eb diktuar nga Belinda Balluku dhe \u00ebsht\u00eb i paracaktuar. Ndaj saj \u00ebsht\u00eb ngritur pik\u00ebrisht akuza e re gjithashtu p\u00ebr shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera p\u00ebr rastin e Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>Kriteret p\u00ebr tenderin e lotit 4 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe dyshohet sipas SPAK t\u00eb jen\u00eb vendosur specifikisht p\u00ebr t\u00eb favorizuar kompanit\u00eb e nd\u00ebrtimit \u201cEuroteorema Peqin\u201d, \u201cPevlaku\u201d dhe \u201cNOVA Construction\u201d.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender, dhe 6 lotet e tjera po t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe n\u00eb Tiran\u00eb, z\u00ebvend\u00ebskryeministrja dhe ministrja e Infrastruktur\u00ebs, Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb person n\u00ebn hetim.\u00a0 Loti 4, u p\u00ebrmend p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga SPAK-u kur ndaj Ballukut u vendos masa e pezullimit nga detyra.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, ajo dyshohet t\u00eb ket\u00eb \u201cndjekur dhe orientuar n\u00eb vijim\u00ebsi procedur\u00ebn e k\u00ebtij prokurimi publik t\u00eb zhvilluar nga institucioni n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrgatitore, zhvillimit t\u00eb procedur\u00ebs, dor\u00ebzimit dhe vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave\u201d dhe se s\u00eb bashku me drejtorin e ARRSH dhe an\u00ebtar\u00ebt e Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Prokurimit \u201ckan\u00eb paracaktuar fituesin\u201d.<\/p>\n<p>Kompania \u201cEuroteorema\u201d, nj\u00eb nga 3 operator\u00ebt q\u00eb fituan gar\u00ebn te Unaza e Madhe, rezulton se ka marr\u00eb shum\u00eb tender\u00eb edhe n\u00eb koh\u00ebn e qeverisjes s\u00eb Berish\u00ebs, kur merrte konsulenca juridike nga Argita Berisha. Nd\u00ebrsa \u201cNova Construction \u2013 2012\u201d sh.p.k \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Ilir Shtufit, i cili \u00ebsht\u00eb ortak i nj\u00eb kuote n\u00eb mas\u00ebn e 91% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb kapitalit t\u00eb k\u00ebsaj kompanie dhe i lidhur ngusht\u00eb me familjen Berisha. Po ashtu, pronari i \u201cPE-VLA-KU\u201d shpk ka pronar Vladimir Pjet\u00ebrgjokajn, njeri i af\u00ebrt me Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>Dosja q\u00eb SPAK ka d\u00ebrguar s\u00eb bashku me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr arrestimin e Ballukut, ofron element\u00eb t\u00eb rinj, se si Ilir Shtufi u b\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr fituesit e gar\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u201cPrite pak Ilir Shtufin e Nova dhe b\u00ebja t\u00eb qart\u00eb q\u00eb shkon me EUT-n\u00eb dhe mos ta shoh n\u00eb vend tjet\u00ebr. Pun\u00ebt i ke me Gimin thuaj jo me mua\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh q\u00eb Balluku i d\u00ebrgon n\u00eb telefon vart\u00ebsit t\u00eb saj, kreut t\u00eb ARRSH-s\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Evis Berberi. Me k\u00ebt\u00eb komunikim t\u00eb dat\u00ebs 10 shtator 2021, vet\u00ebm pak jav\u00eb para se t\u00eb shpallej fituesi, ministrja e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Belinda Balluku jo vet\u00ebm q\u00eb sipas SPAK e paracaktonte fituesin e tenderit t\u00eb lotit 4 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe, por i impononte edhe ortakun biznesmenit Ilir Shtufi.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak minuta pas urdhrit t\u00eb ministres, kreu i ARRSH at\u00ebher\u00eb komunikon me biznesmenin Shtufi dhe menj\u00ebher\u00eb ia konfirmon eprores se porosia u \u00e7ua n\u00eb vend, duke i \u00e7uar k\u00ebt\u00eb mesazh: \u201cE takova, ok\u201d.<\/p>\n<p>Tenderi p\u00ebr Lotin IV t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe u hap m\u00eb 16 gusht t\u00eb vitit 2021, fituesi u shpall m\u00eb 6 tetor dhe kontrata u lidh m\u00eb 21 n\u00ebntor 2021.<\/p>\n<p>Biznesmeni Ilir Shtufi, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje p\u00ebr rastin n\u00eb fillim t\u00eb muajit dhjetor t\u00eb k\u00ebtij viti. Sipas dosjes s\u00eb SPAK-ut, ai ka deklaruar nd\u00ebr t\u00eb tjera se \u201cstafi i tij kishte hyr\u00eb n\u00eb diskutime dhe me inxhnier\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb \u2018Euroteorema Peqin\u2019, por p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie kishin k\u00ebrkuar maxhoranc\u00ebn e punimeve dhe ai nuk ishte entuziast p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, kur ende nuk ishte vendosur bashk\u00ebpunimi me shoq\u00ebrin\u00eb \u2018Euroteorema Peqin\u2019, \u00ebsht\u00eb njoftuar nga inxhinieri i shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb tij \u2018Nova construction\u2019, q\u00eb t\u00eb takonte Evis Berberin, i cili e kishte k\u00ebrkuar disa her\u00eb p\u00ebr ta takuar. Ai deklaron se duke qen\u00eb se Evis Berberi ishte titullari i autoritetit kontraktor n\u00eb tenderin q\u00eb shoq\u00ebria e tij donte t\u00eb konkurronte, e ka takuar at\u00eb. Pas k\u00ebtij takimi me Evis Berberin, ka vendosur p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me shoq\u00ebrin\u00eb \u2018Euroteorema Peqin\u201d.<\/p>\n\n<p>N\u00eb vitin 2021, ish-drejtori Evis Berberi firmosi fituesin e tenderit t\u00eb lotit 4 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe t\u00eb Tiran\u00ebs. Sipas dokumenteve, fituesi i lotit 4 ishte nj\u00eb bashkim operator\u00ebsh \u201cEUROTEOREMA PEQIN\u201d &amp; \u201cPE-VLA-KU\u201d dhe \u201cNOVA Construction 2012\u201d.<\/p>\n<p>Fondi Limit ishte 2 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja (20 milion\u00eb euro). Fituesi ofruan 1.991.017.847 lek\u00eb (20 milion\u00eb euro), ose shum\u00eb af\u00ebr fondit limit, teksa n\u00eb gar\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka pasur oferta deri n\u00eb 4 milion\u00eb euro m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Por nuk ka fund korrupsioni! Kontrata e Lotit IV \u00ebsht\u00eb modifikuar dhe i jan\u00eb shtuar edhe 1.5 milion\u00eb euro.<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu, pas m\u00eb shum\u00eb se 10 vitesh dhe mbi 400 milion\u00eb eurove t\u00eb investuara, u dhan\u00eb t\u00eb tjera para shtes\u00eb, pavar\u00ebsisht se Balluku dhe Rama b\u00ebn nj\u00eb ceremoni t\u00eb hapjes s\u00eb k\u00ebtij aksi.<\/p>\n<p><strong>\u201cBeu\u201d i Belshit ha gjith\u00eb parat\u00eb e bashkis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Tafani \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrdoroj\u00eb buxhetin e bashkis\u00eb Belsh n\u00eb favor t\u00eb biznesmen\u00ebve q\u00eb u jep tendera pa gar\u00eb. D\u00ebmet e shkaktuara jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e disa raporteve t\u00eb auditimeve t\u00eb KLSH. Gjithsesi, Tafani \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb prej disa mandatesh. Ai \u00ebsht\u00eb zgjedhur kryetar i Bashkis\u00eb Belsh n\u00eb vitin 2000, 2003 dhe 2007. Kryetari u rr\u00ebzua nga votuesit n\u00eb vitin 2011, kur ata zgjodh\u00ebn nj\u00eb kryebashkiak demokrat, Asqeri Kuqjan. N\u00eb vitin 2015, Tafani u rikthye si kandidat dhe fitoi s\u00ebrish. Ai u em\u00ebrua kryebashkiak n\u00eb 2019, pasi opozita nuk mori pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe n\u00eb maj t\u00eb vitit 2023 fitoi mandatin e gjasht\u00eb. K\u00ebshtu vazhdon t\u00eb abuzoj\u00eb me detyr\u00ebn dhe t\u00eb pasurohet.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshortja e Tafanit, Eli \u00ebsht\u00eb drejtoresh\u00eb pran\u00eb kopshtit nr. 1 n\u00eb Elbasan, nd\u00ebrsa e bija Alessia Tafani punon pran\u00eb Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit me n\u00eb krye Dritan Agollin, nj\u00eb nga drejtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb lakuar p\u00ebr afera korruptive.<\/p>\n<p>Alessia \u00ebsht\u00eb pun\u00ebsuar pran\u00eb FSHZH si arkitekte, fal\u00eb lidhjeve t\u00eb babait, qysh kur ishte vet\u00ebm 20 vje\u00e7e. E gjith\u00eb familja i shijon tashm\u00eb t\u00eb mirat e pun\u00ebs n\u00eb administrat\u00eb!<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><br \/><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb shtet ku kryeministri lufton me SPAK-un p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nga arrestimi z\u00ebvend\u00ebsen e tij, \u00ebsht\u00eb e shpjegueshme situata ku zyrtar\u00ebt e tenderave t\u00eb mos ken\u00eb respekt p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. Nj\u00eb autoritet prej tyre \u00ebsht\u00eb edhe \u201cBeu\u201d Belshit, Arif Tafani. Me firm\u00ebn e tij ia jep tenderin 1.1 miliard lek\u00eb nj\u00eb kompanie nd\u00ebrtimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67439","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67439","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67439"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67439\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67439"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67439"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67439"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}