{"id":67237,"date":"2026-01-29T20:48:23","date_gmt":"2026-01-29T20:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/29\/ndryshimet-ne-kod-nuk-i-shpetojne-shpifesit-profesioniste-nga-gjyqet-penale\/"},"modified":"2026-01-29T20:48:23","modified_gmt":"2026-01-29T20:48:23","slug":"ndryshimet-ne-kod-nuk-i-shpetojne-shpifesit-profesioniste-nga-gjyqet-penale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/29\/ndryshimet-ne-kod-nuk-i-shpetojne-shpifesit-profesioniste-nga-gjyqet-penale\/","title":{"rendered":"Ndryshimet n\u00eb Kod nuk i shp\u00ebtojn\u00eb shpif\u00ebsit profesionist\u00eb nga gjyqet penale"},"content":{"rendered":"<p>Nga Carlo Bollino<\/p>\n<p>Parlamenti ka miratuar dit\u00ebt e fundit nj\u00eb ndryshim n\u00eb Kodin Penal q\u00eb, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, i mbron gazetar\u00ebt nga ndjekja penale p\u00ebr shpifje. Shpifja, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri (ashtu si n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Bashkimit Evropian), \u00ebsht\u00eb krim i parashikuar si n\u00eb Kodin Civil ashtu edhe n\u00eb Kodin Penal. Kodi Penal nuk parashikon arrest p\u00ebr shpif\u00ebsit, por vet\u00ebm gjob\u00eb, e cila gjithsesi mund t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb 3 milion\u00eb lek\u00eb (t\u00eb rinj). Kodi civil parashikon vet\u00ebm nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim. Me p\u00ebrhapjen e rrjeteve sociale, shpifja \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb krim me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe, por n\u00eb Shqip\u00ebri ajo \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e p\u00ebrhapur, pasi p\u00ebrve\u00e7 ushtris\u00eb s\u00eb \u201chejtersave\u201d online (shpesh anonim\u00eb), n\u00eb shum\u00eb raste i bashkohen edhe gazetar\u00eb q\u00eb shkruajn\u00eb n\u00eb mediat tradicionale. I nxitur nga Bashkimi Evropian, Parlamenti shqiptar ka vendosur ta depenalizoje k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr vet\u00ebm p\u00ebr gazetar\u00ebt, nj\u00eb vendim delikat i marr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit.<\/p>\n<p>Ndryshimi i miratuar ngre disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb dua t\u2019i theksoj, pas mbi 40 vitesh p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb profesionin e gazetarit, t\u00eb ushtruar n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, dhe sidomos si viktim\u00eb tashm\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se tridhjet\u00eb vitesh e shpifjeve me origjin\u00eb politike t\u00eb p\u00ebsuara k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr shkak t\u00eb profesionit tim.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, e kund\u00ebrshtoj kategorikisht iden\u00eb se shpifja dhe liria e informacionit jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb, apo se jan\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb lidhura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. N\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta: liria e informacionit \u00ebsht\u00eb viktima kryesore e shpifjes, sepse gazetari i v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, e cila shpesh \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u gjetur dhe edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u publikuar, nd\u00ebrsa shpifja \u00ebsht\u00eb shpesh nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e q\u00ebllimshme, q\u00eb qarkullon shum\u00eb m\u00eb lirsh\u00ebm. N\u00eb media, pra, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb publikohen shpifje sesa t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb se ndryshimi i futur n\u00eb Kodin Penal mbron vet\u00ebm figur\u00ebn e \u201cgazetarit\u201d, e cila n\u00eb Shqip\u00ebri nuk rregullohet nga asnj\u00eb ligj dhe as nuk identifikohet nga ndonj\u00eb regjist\u00ebr apo urdh\u00ebr profesional, si\u00e7 ndodh p\u00ebr profesione t\u00eb tjera, p\u00ebr shembull avokat\u00ebt apo mjek\u00ebt. K\u00ebtu, n\u00eb fakt, \u00e7dokush mund t\u00eb fshihet pas etiket\u00ebs \u201cgazetar\u201d, edhe gjobaxhinj vulgar\u00eb apo ish-funksionar\u00eb partie, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb nj\u00eb vend liberal nuk do t\u00eb kishin asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me profesionin e gazetarit. Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb fotoreporter i njohur italian (Fabrizio Corona) u d\u00ebnua n\u00eb Itali p\u00ebr t\u00eb hequr nga faqja e tij n\u00eb YouTube disa video shpif\u00ebse, pik\u00ebrisht me argumentin se, duke mos qen\u00eb gazetar i regjistruar n\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr profesional, ai nuk po ushtronte asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr informim. Si do t\u00eb munden gjyqtar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb dallojn\u00eb nj\u00eb gazetar t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shqiptar nga nj\u00eb shpif\u00ebs i maskuar si gazetar?<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, duhet th\u00ebn\u00eb se ndryshimi i futur n\u00eb Kodin Penal nuk i shp\u00ebton t\u00eb gjith\u00eb shpif\u00ebsit. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga ky \u201cimunitet\u201d, gazetari duhet t\u00eb provoj\u00eb dy gj\u00ebra q\u00eb shpif\u00ebsit profesionist\u00eb (ndryshe nga gazetar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb) nuk i b\u00ebjn\u00eb kurr\u00eb:<\/p>\n<p>Shpif\u00ebsit q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb si profesion (dhe pak r\u00ebnd\u00ebsi ka n\u00ebse jan\u00eb apo jo t\u00eb maskuar si gazetar\u00eb), p\u00ebrkundrazi, sillen sakt\u00ebsisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt dhe, n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn time t\u00eb gjat\u00eb si viktim\u00eb e shpifjeve n\u00eb Shqip\u00ebri, i njoh shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shpif\u00ebsit profesionist\u00eb, gazetar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb publikojn\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb, p\u00ebrpiqen t\u00eb verifikojn\u00eb bazueshm\u00ebrin\u00eb e saj, tentojn\u00eb t\u00eb interpretojn\u00eb sakt\u00eb dokumentet, k\u00ebrkojn\u00eb versionin e viktim\u00ebs, distancohen nga deklaratat n\u00eb dukje shpif\u00ebse t\u00eb politikan\u00ebve dhe, n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtrimi, e marrin at\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb dhe e publikojn\u00eb. Ndryshimi i ri i Kodit Penal, pra, mbron vet\u00ebm gazetar\u00ebt \u201cn\u00eb mir\u00ebbesim\u201d, t\u00eb cil\u00ebt, duke u sjell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte, edhe n\u00ebse gabojn\u00eb duke publikuar lajme t\u00eb pasakta, d\u00ebshmojn\u00eb se q\u00ebllimi i tyre ishte vet\u00ebm informimi, pa ndonj\u00eb q\u00ebllim tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, fyerjet me t\u00eb cilat zakonisht gazetar\u00ebt e rrem\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb shpifjet e tyre nuk do t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb asnj\u00eb imunitet: Kodi Penal (neni 119) nuk \u00ebsht\u00eb ndryshuar dhe fyerja vazhdon t\u00eb mbetet vep\u00ebr penale p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, me nj\u00eb d\u00ebnim q\u00eb mund t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb 3 milion\u00eb lek\u00eb (t\u00eb rinj). Pik\u00ebrisht sjellja kriminale (pra e d\u00ebnueshme nga Kodi Penal) e profesionist\u00ebve t\u00eb shpifjes e ka shtyr\u00eb Sali Berish\u00ebn dhe klanin e tij politik t\u2019i mbrojn\u00eb ata, duke tentuar n\u00eb Parlament t\u00eb depenalizoje jo vet\u00ebm shpifjen, por edhe fyerjen pa vendosur asnj\u00eb kusht, t\u00eb dyja mjete q\u00eb Berisha dhe partia e tij i p\u00ebrdorin bashk\u00eb me \u201dgazetar\u00eb t\u00eb familjes\u201d prej dekadash si arm\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme politike.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, ka edhe nj\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019u sqaruar: a do t\u00eb mjaftonte procesi civil p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga shpifja dhe fyerja? P\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb JO. Dhe jo sepse Kodi Civil nuk i parashikon fyerjen dhe shpifjen si shkelje, por sepse drejt\u00ebsia civile \u00ebsht\u00eb aq e ngadalt\u00eb dhe e bllokuar nga mungesa kronike e gjyqtar\u00ebve, saq\u00eb nj\u00eb proces zgjat zakonisht shum\u00eb vite. Dhe n\u00eb pritje t\u00eb vendimit, shpif\u00ebsit profesionist\u00eb, sapo marrin vesh se jan\u00eb paditur, i p\u00ebrdorin ato vite pritjeje p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb, duke u hedhur n\u00eb shpifje dhe fyerje t\u00eb tjera, pa i l\u00ebn\u00eb viktim\u00ebs asnj\u00eb mbrojtje.<\/p>\n<p>Ndryshimet n\u00eb Kodin Penal p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pra nj\u00eb hap p\u00ebrpara t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb drejt legjislacionit evropian, i cili ofron mbrojtje m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr gazetar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb dhe nuk u jep asnj\u00eb avantazh shpif\u00ebsve profesionist\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, do t\u00eb nevojitej edhe d\u00ebnimi me burg, d\u00ebnim q\u00eb jo rast\u00ebsisht Sali Berisha arriti ta heq\u00eb nga Kodi Penal 14 vite m\u00eb par\u00eb. Nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb synonte t\u2019u dhuronte nj\u00eb imunitet t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kriminel\u00ebt e partis\u00eb nga p\u00ebrdorimi i shpifjes dhe fyerjes kund\u00ebr qytetar\u00ebve dhe kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb.\/Shqiptarja<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Carlo Bollino Parlamenti ka miratuar dit\u00ebt e fundit nj\u00eb ndryshim n\u00eb Kodin Penal q\u00eb, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, i mbron gazetar\u00ebt nga ndjekja penale p\u00ebr shpifje. Shpifja, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri (ashtu si n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Bashkimit Evropian), \u00ebsht\u00eb krim i parashikuar si n\u00eb Kodin Civil ashtu edhe n\u00eb Kodin Penal. Kodi Penal nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67237","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67237","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67237"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67237\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67237"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67237"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67237"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}