{"id":67224,"date":"2026-01-29T19:47:36","date_gmt":"2026-01-29T19:47:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/29\/birn-agjenda-nderkombetare-e-rames-synon-kapitalin-e-brendshem-politik\/"},"modified":"2026-01-29T19:47:36","modified_gmt":"2026-01-29T19:47:36","slug":"birn-agjenda-nderkombetare-e-rames-synon-kapitalin-e-brendshem-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/29\/birn-agjenda-nderkombetare-e-rames-synon-kapitalin-e-brendshem-politik\/","title":{"rendered":"BIRN: Agjenda nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Ram\u00ebs synon \u201ckapitalin e brendsh\u00ebm\u201d politik"},"content":{"rendered":"<p><span><strong>Nga Blerina Gjoka\/<\/strong> M\u00eb 26 janar, kryeministri <strong>Edi Rama<\/strong> u prit me duartrokitje n\u00eb Knesset, parlamenti i Izraelit, ku zhvilloi nj\u00eb takim 2-ditor n\u00eb fillim t\u00eb jav\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cEnde nuk jam plot\u00ebsisht i sigurt q\u00eb ndodhem v\u00ebrtet\u00eb duke q\u00ebndruar pik\u00ebrisht mbi dyshemen\u00eb n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e mia, dyshemeja prej ku mysafir\u00ebt m\u00eb t\u00eb nderuar t\u00eb k\u00ebtij Shteti i jan\u00eb drejtuar k\u00ebsaj Dhome. Dhe ndon\u00ebse modestia nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb virtyti im m\u00eb i pal\u00ebkundsh\u00ebm, m\u00eb duhet ta them q\u00eb e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besoj se e meritoj nj\u00eb vler\u00ebsim kaq t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm,\u201d<\/em> tha Rama n\u00eb nisje t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Por ulja e tij n\u00eb krah t\u00eb kryeministrit izraelit <strong>Benjamin Netanyahu<\/strong>, p\u00ebr t\u00eb cilin Gjykata Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka l\u00ebshuar nj\u00eb urdh\u00ebr arrest p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit n\u00eb n\u00ebntor p\u00ebr mij\u00ebra viktima civile n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs gjat\u00eb vitit q\u00eb shkoi, u prit me p\u00ebshtjellim dhe rezerva n\u00eb Tiran\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb protest\u00eb qytetar\u00ebsh kund\u00ebr vizit\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs me sloganin <em>\u201cJo n\u00eb emrin tim\u201d<\/em> u shp\u00ebrnda nga policia t\u00eb premten para Kryeministris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb krahun opozitar vizita u p\u00ebrcoll kryesisht me heshtje.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>LEXO EDHE: <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/28\/andi-bushati-haraci-i-nderimit-ne-keneset\/\">Andi Bushati: Hara\u00e7i i \u201cnderimit\u201d n\u00eb Keneset<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>I vetmi reagim erdhi nga kryetari i \u201cL\u00ebvizja Bashk\u00eb\u201d, <strong>Arlind Qori<\/strong>, i cili e cil\u00ebsoi vizit\u00ebn si tregues i nj\u00eb munges\u00eb dinjiteti p\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb, e cila ka ratifikuar traktatin e Rom\u00ebs dhe njeh juridiksionin e Gjykat\u00ebs Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNj\u00eb shtet nuk ka vet\u00ebm interesa, ka edhe dinjitet dhe reputacion n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe kur humb dinjitetin dhe reputacionin, nuk e ke p\u00ebr gj\u00eb pastaj t\u00eb shkel\u00ebsh edhe interesat komb\u00ebtare, si\u00e7 kjo qeveri ka b\u00ebr\u00eb vitet e fundit,\u201d<\/em> deklaroi Qori p\u00ebr ndjek\u00ebsit e tij n\u00eb rrjetet sociale.<\/span><\/p>\n<p><span>Vizita e Ram\u00ebs n\u00eb Izrael shkaktoi reagime t\u00eb p\u00ebrziera edhe mes ekspert\u00ebve t\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cil\u00ebt e shohin axhend\u00ebn e tij nd\u00ebrkomb\u00ebtare si p\u00ebrpjekje p\u00ebr personalizimin e diplomacis\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur p\u00ebrballet me probleme n\u00eb sht\u00ebpi.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cVizita shtet\u00ebrore n\u00eb Izrael pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb vjen si p\u00ebrforcim i tez\u00ebs s\u00eb diplomacis\u00eb personale n\u00eb kurriz t\u00eb asaj institucionale dhe t\u00eb mir\u00ebplanifikuar,\u201d<\/em> thot\u00eb <strong>Ilir Kalemaj<\/strong>, lektor i Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas tij, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kryeministri Netanjahu po p\u00ebrballet me akuza penale nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe ka po ashtu n\u00eb proces \u00e7\u00ebshtje penale per korrupsion brenda Izraelit, m\u00eb serioze do t\u00eb ishte nj\u00eb vizit\u00eb e Presidentit Begaj ose vizita e Ram\u00ebs t\u00eb shtyhej p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cPor duket se z.Rama jo vet\u00ebm e ka pranuar me k\u00ebnaq\u00ebsi ftes\u00ebn, por po mundohet t\u2019a reklamoj\u00eb pritjen me protokoll shtet\u00ebror n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn me propagandistike t\u00eb mundshme,\u201d<\/em> shtoi ai.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Arben \u00c7ejku<\/strong>, ish-ambasador dhe drejtor i Qendr\u00ebs p\u00ebr Qeverisje t\u00eb Mir\u00eb, e vler\u00ebson vizit\u00ebn e Ram\u00ebs n\u00eb Izrael n\u00eb kontekstin e asaj q\u00eb i lidh dy vendet dhe \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb shprehje vler\u00ebsimi dhe mir\u00ebnjohjeje p\u00ebr rolin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, t\u00eb cil\u00ebt mbrojt\u00ebn hebrenjt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cZhvillimi i k\u00ebsaj vizite n\u00eb dit\u00ebn e p\u00ebrkujtimit t\u00eb Holokausit, pati nj\u00eb kuptim dhe dimension t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit, ajo q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb paraardh\u00ebsit tan\u00eb dekada m\u00eb par\u00eb, duke mbrojtur hebrenjt\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb na b\u00ebn krenar\u00eb dhe duhet t\u00eb b\u00ebhet e ditur n\u00eb bot\u00eb \u2013 nj\u00eb histori e till\u00eb lart\u00ebson trash\u00ebgimin\u00eb ton\u00eb shpirt\u00ebrore dhe humanitare,\u201c<\/em> tha \u00c7ejku.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga ana tjet\u00ebr, ai vler\u00ebson se \u00e7do hap n\u00eb diplomaci nuk duhet t\u00eb jet\u00eb personal dhe i pakonsultuar.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cN\u00eb sfondin e zhvillimeve n\u00eb Izrael, n\u00eb Gaza, n\u00eb Europ\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb si dhe n\u00eb kontekstin e disa specifikave t\u00eb tjera t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve tona rajonale, mendoj se duhet nj\u00eb konsultim m\u00eb gjithp\u00ebrfshir\u00ebs me faktor\u00ebt vendas n\u00eb Tiran\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb \u00e7do hap, t\u00eb studiohet n\u00eb thell\u00ebsi dhe, mbi t\u00eb gjitha t\u00eb kemi nj\u00eb q\u00ebndrim afatgjat\u00eb n\u00eb politik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb jashtme,\u201c<\/em> theksoi ai.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Diplomaci personale n\u00eb koh\u00eb krize<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb nisje t\u00eb sesionit t\u00eb ri parlamentar, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb miratoi me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar nj\u00eb projektligj t\u00eb dor\u00ebzuar nga grupi parlamentar socialist q\u00eb pranonte an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Kryeministri Edi Rama, n\u00eb Kart\u00ebn e Bordit t\u00eb Paqes, nj\u00eb nism\u00eb e presidentit amerikan <strong>Donald Trump<\/strong> me nj\u00eb tekst model marr\u00ebveshje bashk\u00ebngjitur q\u00eb Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb ka shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha shtetet e ftuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb t\u00eb re nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>LEXO EDHE:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/27\/vizita-e-rames-ne-izrael-dhe-llogarite-per-mbijetese-politike\/\">Vizita e Ram\u00ebs n\u00eb Izrael dhe llogarit\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb politike<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Edhe pse votoi pro, opozita kontestoi procedur\u00ebn e ratifikimit e cila u b\u00eb pa u firmosur m\u00eb par\u00eb marr\u00ebveshja dhe personalizimin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb bord me emrin e Ram\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas Kalemajt, diplomacia shtet\u00ebrore e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt diplomaci e personalizuar nga Rama gjat\u00eb gjith\u00eb qeverisjes s\u00eb tij dhe kjo gj\u00eb ndodhi edhe me vendimin p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nism\u00ebn p\u00ebr \u201cBordin e Paqes\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNatyrisht, ftesa nuk \u00ebsht\u00eb personale se aty p\u00ebrfaq\u00ebsohen shtetet dhe jo individ\u00ebt dhe tentativa p\u00ebr ta personalizuar n\u00eb maksimum duke v\u00ebn\u00eb dhe emrin e kryeministrit n\u00eb projektligj \u00ebsht\u00eb e pad\u00ebgjuar n\u00eb analet e diplomacis\u00eb dhe ligjv\u00ebnies dhe duket se synon p\u00ebrftimin e kapitalit t\u00eb brendsh\u00ebm politik sesa rolin dhe pesh\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb skakier\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare,\u201d<\/em> thot\u00eb ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Kalemaj e sheh k\u00ebt\u00eb akt si nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u2019iu fshehur skandaleve t\u00eb korrupsionit me t\u00eb cil\u00ebt po p\u00ebrballet qeveria \u201cRama\u201d brenda vendit, t\u00eb tilla si marrja e pandehur e numrit 2 t\u00eb qeveris\u00eb, <strong>Belinda Balluku<\/strong> apo akuzat p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb strukturuar kriminal n\u00eb krye t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, AKSHI.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjat\u00eb 12 viteve n\u00eb qeverisje Rama i ka kushtuar nj\u00eb energji t\u00eb madhe diplomacis\u00eb, duke shfryt\u00ebzuar \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb atje ku ndodhte nj\u00eb ngjarje apo nj\u00eb aktivitet nd\u00ebrkomb\u00ebtar ose duke mund\u00ebsuar zhvillimin e samiteve europiane n\u00eb Tiran\u00eb, pavar\u00ebsisht pesh\u00ebs reale q\u00eb ka nj\u00eb vend i vog\u00ebl si Shqip\u00ebria n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe, Rama vendosi t\u00eb luante dhe rolin e ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm, pasi ish presidenti Ilir Meta refuzoi dekretimin e propozuar prej tij si minist\u00ebr, nd\u00ebrsa para pak dit\u00ebsh sulmoi Ministrin\u00eb e Jashtme p\u00ebr paaft\u00ebsi.<\/span><\/p>\n<p><span>Ekspert\u00ebt e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare e shohin k\u00ebt\u00eb sjellje si nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrdorur diplomacin\u00eb p\u00ebr kredenciale personale dhe shfryt\u00ebzimin e k\u00ebtij imazhi si diplomat p\u00ebr konsum t\u00eb brendsh\u00ebm politik.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKjo i ka sjell\u00eb atij vet\u00eb nj\u00eb ekspozim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, marketing gjeopolitik dhe mb\u00ebshtetje q\u00eb e ka shitur p\u00ebr kapital t\u00eb brendsh\u00ebm politik, por pak ka arritur t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb politika e jashtme dhe diplomacia e Shqip\u00ebris\u00eb,\u201d<\/em> tha Kalemaj, nd\u00ebrsa vler\u00ebson se brandi personal i kryeministrit nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb brandim pozitiv t\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p><span>Edhe p\u00ebr Arben \u00c7ejkun, politika e jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb prej shum\u00eb vitesh ka shfaqur tendencat e nj\u00eb \u201cmonopolizimi kryeministror\u201c, i cili ka anashkaluar rolin e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme, t\u00eb Komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Parlamentit dhe Presidentit, kjo dhe si pasoj\u00eb e ndryshimeve q\u00eb u b\u00ebn\u00eb n\u00eb ligjin p\u00ebr \u201cSh\u00ebrbimin e Jasht\u00ebm\u201c q\u00eb e orientuan indirekt gjith\u00eb politik\u00ebn e jashtme tek fuqia p\u00ebrfaq\u00ebsuese e Kryeministrit.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cDuke p\u00ebrdorur diplomacin\u00eb personale, Rama ka arritur disa suksese dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij dhe sidomos n\u00eb ngritjen e profilit t\u00eb tij si lider,\u201c<\/em> tha \u00c7ejku, duke e cil\u00ebsuar Ram\u00ebn si nj\u00eb nga rastet e pak\u00ebta t\u00eb <em>\u201cnj\u00eb angazhimi entuziast\u201c<\/em> t\u00eb nj\u00eb kryeministri n\u00eb diplomaci.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga ana tjet\u00ebr, \u00c7ejku beson se an\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bordin e Paqes t\u00eb inicuar nga Trump \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e q\u00ebndrimit natyral t\u00eb shqiptar\u00ebve si proamerikan\u00eb. Por ai parashikon q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rol minimal n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb dhe Rama nuk do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb madh personal.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cLidhur me p\u00ebrfitimet personale dhe politike nga pjesmarrja n\u00eb k\u00ebt\u00eb Bord, mendoj se ato, edhe n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb tilla, do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme, sepse n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, qytetar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb qeverisen mir\u00eb, t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb drejt\u00ebsi dhe t\u00eb realizohet objektivi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE,\u201c<\/em> thot\u00eb ai.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00c7ejku beson gjithashtu se problemet e brendshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb fshihen nga politika e jashtme dhe se fokusi i brendsh\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb s\u00ebrish tek drejt\u00ebsia dhe rezultatet e saj.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cN\u00eb fund t\u00eb fundit, pavar\u00ebsisht sukseseve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme apo t\u00eb asaj q\u00eb e cil\u00ebsuam si \u2018diplomacia personale\u2018 dhe lobimi i fuqish\u00ebm pran\u00eb qendrave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare si Uashingtoni, Brukseli, Izraeli, Tuqia etj., problemet e brendshme, zhvillimet q\u00eb lidhen me p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrgjigja m\u00eb reale p\u00ebr \u00e7do premtim q\u00eb b\u00ebjm\u00eb jasht\u00eb,\u201c<\/em> p\u00ebrfundoi ai. <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2026\/01\/29\/agjenda-nderkombetare-e-rames-synon-kapitalin-e-brendshem-politik\/\">Reporter.al<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/29\/birn-agjenda-nderkombetare-e-rames-synon-kapitalin-e-brendshem-politik\/\">BIRN: Agjenda nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Ram\u00ebs synon \u201ckapitalin e brendsh\u00ebm\u201d politik<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Blerina Gjoka\/ M\u00eb 26 janar, kryeministri Edi Rama u prit me duartrokitje n\u00eb Knesset, parlamenti i Izraelit, ku zhvilloi nj\u00eb takim 2-ditor n\u00eb fillim t\u00eb jav\u00ebs. \u201cEnde nuk jam plot\u00ebsisht i sigurt q\u00eb ndodhem v\u00ebrtet\u00eb duke q\u00ebndruar pik\u00ebrisht mbi dyshemen\u00eb n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e mia, dyshemeja prej ku mysafir\u00ebt m\u00eb t\u00eb nderuar t\u00eb k\u00ebtij Shteti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67224","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67224","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67224"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67224\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67224"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67224"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67224"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}