{"id":67210,"date":"2026-01-29T18:48:42","date_gmt":"2026-01-29T18:48:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/29\/anuela-e-ka-amanet-lush-osmanin-nga-veliaj-2-miliarde-leke-me-flamur-korrupsioni-per-karburant\/"},"modified":"2026-01-29T18:48:42","modified_gmt":"2026-01-29T18:48:42","slug":"anuela-e-ka-amanet-lush-osmanin-nga-veliaj-2-miliarde-leke-me-flamur-korrupsioni-per-karburant","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/29\/anuela-e-ka-amanet-lush-osmanin-nga-veliaj-2-miliarde-leke-me-flamur-korrupsioni-per-karburant\/","title":{"rendered":"Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliard\u00eb lek\u00eb me \u201cflamur\u201d korrupsioni p\u00ebr karburant"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e komanduar e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Anuela Ristani, punon me skem\u00ebn e korrupsionit q\u00eb i la trash\u00ebgim Erion Veliaj dhe me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt personazhe. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb biznesmeni Lush Osmani, i cili ka marr\u00eb me \u201ckoncesion\u201d t\u00eb pashpallur fondet e p\u00ebrvitshme t\u00eb disa prej drejtorive t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb. Ve\u00e7ojm\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Pastrimit dhe Gjelb\u00ebrimit, q\u00eb aktualisht drejtohet nga Liri Qoshi. Gjithsesi drejtor\u00ebt kan\u00eb ikur dhe kan\u00eb ardhur, por Lushi ka mbetur p\u00ebrfituesi i vet\u00ebm m\u00eb i madh fondeve.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, Anuela Osmani i ka dh\u00ebn\u00eb drit\u00eb jeshile tenderit me objekt \u201cLoti 1 \u2013 Blerje Gazoil 10 ppm\u201d. Fondi Limit i caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb furnizim \u00ebsht\u00eb 197 905 989,00 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Tenderi u njoftua m\u00eb 27 n\u00ebntor 2025, nd\u00ebrsa data e fundit p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumenteve \u00ebsht\u00eb vendosur m\u00eb 29 dhjetor 2025. Goditja e fundvitit! N\u00eb k\u00ebt\u00eb tender duket se fituesi \u00ebsht\u00eb i paracaktuar, pavar\u00ebsisht se ka pasur nj\u00eb procedur\u00eb me 3 pjes\u00ebmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe ja \u00e7far\u00eb ka ndodhur! \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e klasifikon tenderin Open Data Albania.<\/p>\n\n<p>Procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb sinjalizon riskun e korrupsionit.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, korrupsioni n\u00eb k\u00ebt\u00eb prokurim ka \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb justifikohet vet\u00ebm nga urdhrat e paligjsh\u00ebm dhe porosit\u00eb nga lart.<\/p>\n\n<p>Bashkimi i operator\u00ebve \u201cO L S I\u201d shpk &amp;\u201cRESULI \u2013 ER\u201d sh.a ka propozuar ta b\u00ebj\u00eb furnizimin me ofert\u00ebn 169,665,681.13 \u00a0lek\u00eb pa TVSH. Por ky pjes\u00ebmarr\u00ebs, megjith\u00ebse e ka ofert\u00ebn mbi 160 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se fituesi, \u00ebsht\u00eb skualifikuar.<\/p>\n<p>Dat\u00ebn e shpalljes s\u00eb fituesit m\u00eb 21 janar 2026, ishte Lush Osmani q\u00eb u thirr p\u00ebr t\u00eb firmosur kontrat\u00ebn. Sipas kritereve t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb fituesit, duhet t\u00eb fitonte oferta ekonomikisht m\u00eb e favorshme bazuar n\u00eb \u00e7mim, por \u201cSHPRESA \u2013 AL\u201d shpk fitoi me ofert\u00ebn 185,117,100 lek\u00eb pa TVSH. K\u00ebshtu, p\u00ebrve\u00e7 \u00e7mimit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb karburantit, taksapaguesi kryeqytetas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim paguan edhe \u201ctaks\u00ebn\u201d e korrupsionit.<\/p>\n<p>Kjo kompani, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e meriton tenderin p\u00ebr ofert\u00ebn e lart\u00eb, por nuk ka ka as licenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb tregtuar karburant.<\/p>\n<p>Drejtorja Liri Qoshi ka shpallur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb fituesin edhe t\u00eb lotit num\u00ebr 2, ku s\u00ebrish fitues doli kompania Shpresa Al, e Lush Osmanit. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr procedur\u00ebn \u201cblerje benzin\u00eb\u201d, ku firma e Osmanit ofroi nj\u00eb norm\u00eb t\u00eb fitimit t\u00eb shprehur n\u00eb vler\u00eb absolute 24.8 lek\u00eb\/lit\u00ebr. T\u00eb nj\u00ebjta firma mor\u00ebn pjes\u00eb edhe n\u00eb lotin II.<\/p>\n<p><strong>Historia e err\u00ebt e tenderave ku Erion Veliaj favorizon Lush Osmanin<\/strong><\/p>\n<p>E nj\u00ebjta procedur\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb vitin 2023 dhe \u00ebsht\u00eb fituar nga firma Shpresa AL. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Pastrim Gjelb\u00ebrimi finalizoi tenderin \u201cfurnizim me l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse p\u00ebr automjete diesel\u201d me marr\u00ebveshje kuad\u00ebr me afat 36 muaj.<\/p>\n<p>Fondi limit ishte 172 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb tender mori pjes\u00eb vet\u00ebm \u201cSHPRESA-AL\u201d sh.p.k. Kjo firm\u00eb e fitoi k\u00ebt\u00eb tender me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb, 172 milion\u00eb lek\u00eb, duke marr\u00eb 100 % t\u00eb fondit limit.<\/p>\n<p>Lush Osmani ka marr\u00eb edhe tenderin e benzin\u00ebs. Kjo procedur\u00eb e vitit 2023 u fitua s\u00ebrish me 100 % t\u00eb fondit limit nga firma Shpresa Al, me dyshimin se ishte e paracaktuar. Ishte e vetme n\u00eb gar\u00eb dhe mori \u00e7do qindark\u00eb t\u00eb akorduar. Vlera e akorduar nga Pastrim Gjelb\u00ebrimi ishte 27.900.000 lek\u00eb dhe Shpresa Al ofroi po 27.900.000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb 3 mars 2022, kompania \u201cShpresa Al\u201d shpk mori tenderin e karburanteve 397 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra pa TVSH nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Pastrimit dhe Gjelb\u00ebrimit.<\/p>\n<p>Por historia e err\u00ebt e prokurimeve t\u00eb kompanis\u00eb fillojn\u00eb me ardhjen e Veliaj n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. N\u00eb periudh\u00ebn 2016-2017 kompania e Lush Osmanit ka marr\u00eb disa tendera vet\u00ebm p\u00ebr karburantet me procedur\u00eb me negocim pa shpallje duke ngritur dyshime t\u00eb forta p\u00ebr korrupsion dhe klienteliz\u00ebm, sipas Open Data.<\/p>\n<p>Konkretisht n\u00eb 1 shkurt 2017 kompania \u201cShpresa Al\u201d shpk ka fituar tenderin me procedur\u00eb me negocim, pa shpallje paraprake me vler\u00eb 120 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra me TVSH, n\u00eb 18 Mars 2017 fiton tenderin me vler\u00eb 240 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra me TVSH me procedur\u00eb me negocim, pa shpallje paraprake t\u00eb njoftimit dhe p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb 15 dhjetor 2017 fiton tenderin me vler\u00eb 365 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra me TVSH me procedur\u00eb me negocim, pa shpallje paraprake nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme nr.1 e Pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Qytetit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb tre tenderat oferta fituese \u00ebsht\u00eb sa fondi limit dhe n\u00eb shumic\u00ebn e atyre q\u00eb ka fituar kompania \u201cShpresa Al\u201d shpk, informacionet jan\u00eb t\u00eb pakta. P\u00ebr disa tendera dim\u00eb vet\u00ebm marzhin e fitimit t\u00eb kompanis\u00eb, p\u00ebr disa vet\u00ebm fondin limit, se sa \u00ebsht\u00eb oferta fituese, sa litra karburant do t\u00eb ket\u00eb drejtoria n\u00eb dispozicion \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb zbulohet nga t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb faqen e Open Data.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vitin 2016 \u201cShpresa Al\u201d shpk ka q\u00ebn\u00eb fituese e 3 tenderave pa patur konkurrenc\u00eb sepse dy tendera i ka marr\u00eb me procedur\u00eb me negocim pa njoftim nd\u00ebrsa tek tjetri jan\u00eb skualifikuar pjes\u00ebmarr\u00ebsit duke ngelur e vlefshme vet\u00ebm oferta e k\u00ebsaj t\u00eb fundit.<\/p>\n\n<p>Dyshimet p\u00ebr korrupsion lidhen me arsye nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet si munges\u00eb konkurrence, skualifikim operator\u00ebsh p\u00ebrve\u00e7 fituesit, procedur\u00eb me negocim pa shpallje dhe s\u00eb fundmi shtes\u00eb kontrate pa p\u00ebrfunduar faza e par\u00eb e kontrat\u00ebs. Shembull \u00ebsht\u00eb rikonstruksioni i rrug\u00ebs s\u00eb fshatit \u00c7ekrez\u00eb nga \u201cShpresa Al\u201d, nj\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb u ka kushtuar banor\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs rreth 530 mij\u00eb euro. Dyshimet me tenderin lidhen me faktin se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shtesa e kontrat\u00ebs pa p\u00ebrfunduar faza e par\u00eb e kontrat\u00ebs duke kapur maksimumin e shtes\u00ebs, 20% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb rastet kur nuk ka shpjegime p\u00ebr shtes\u00ebn e kontrat\u00ebs por ka nj\u00eb shtes\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb kontrate, kontrata konsiderohet me risk p\u00ebr abuzim me paran\u00eb publike. Vlera shtes\u00eb prej 20% nuk i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar konkurrimit por thjesht nj\u00eb vler\u00ebsimi nga institucioni.<\/p>\n<p>Drejtorit\u00eb e Erion Veliaj hartojn\u00eb kritere t\u00eb cilat i p\u00ebrshtaten vet\u00ebm k\u00ebsaj kompanie duke shmangur operator\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmendim k\u00ebtu tenderin e shpallur n\u00eb 8 mars 2022 p\u00ebr blerjen e bordurave provizore p\u00ebr varre me vler\u00eb 113 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra pa TVSH, ku \u00ebsht\u00eb shpallur automatikisht fituese \u201cShpresa Al\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb konkurrent\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb 5 vitet e fundit Lush Osmani ka marr\u00eb nga shteti rreth 200 tender\u00eb me vler\u00eb 2 950 843 378,72 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm informacione p\u00ebr disa tendera, sepse t\u00eb tjera ka p\u00ebr pronarin e kompanis\u00eb Lush Osmani.<\/p>\n<p>N\u00eb 25 tetor t\u00eb 2019, Policia e Durr\u00ebsit shpalli n\u00eb k\u00ebrkim me urdh\u00ebr t\u00eb prokuroris\u00eb\u00a0 pronarin e kompanis\u00eb \u2018Shpresa Al\u201d, Lush Osmani, i dyshuar si organizator dhe p\u00ebrfitues i skem\u00ebs s\u00eb tjet\u00ebrsimit t\u00eb 68 mij\u00eb metrave katror tok\u00eb shtet\u00ebrore pran\u00eb Kepit t\u00eb Rodonit.<\/p>\n<p>Osmani u shpall n\u00eb k\u00ebrkim policor si i dyshuar edhe p\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00eb godine n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korruptive si pjes\u00eb e nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal dhe disa jav\u00eb m\u00eb pas, pronari i \u201cShpresa Al\u201d, Lush Osmani u vet\u00ebdor\u00ebzua n\u00eb Policin\u00eb e Durr\u00ebsit. Prokuroria k\u00ebrkoi izolimin e tij, por m\u00eb pas, k\u00ebrkoi mas\u00ebn \u201cDetyrim paraqitje\u201d, teksa kundrejt garancis\u00eb pasurore, Gjykata e Durr\u00ebsit i ka dh\u00ebn\u00eb mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cDetyrim paraqitje\u201d.<\/p>\n<p>Pra, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skem\u00eb korrupsioni e Erion Veliajt e marr\u00eb n\u00ebn patronazh nga Anuela Ristani (me komandim nga Rama) q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb SPAK, sapo t\u2019i vij\u00eb radha.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<br \/>\nKy artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/anuela-e-ka-amanet-lush-osmanin-nga-veliaj-2-miliarde-leke-me-flamur-korrupsioni-per-karburant\/\">Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliard\u00eb lek\u00eb me \u201cflamur\u201d korrupsioni p\u00ebr karburant<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e komanduar e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Anuela Ristani, punon me skem\u00ebn e korrupsionit q\u00eb i la trash\u00ebgim Erion Veliaj dhe me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt personazhe. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb biznesmeni Lush Osmani, i cili ka marr\u00eb me \u201ckoncesion\u201d t\u00eb pashpallur fondet e p\u00ebrvitshme t\u00eb disa prej drejtorive t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb. Ve\u00e7ojm\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Pastrimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67210","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67210","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67210"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67210\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67210"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67210"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67210"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}