{"id":67169,"date":"2026-01-29T14:37:06","date_gmt":"2026-01-29T14:37:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/29\/the-telegraph-nje-biznes-si-ai-i-ivanka-trump-ne-shqiperi\/"},"modified":"2026-01-29T14:37:06","modified_gmt":"2026-01-29T14:37:06","slug":"the-telegraph-nje-biznes-si-ai-i-ivanka-trump-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/29\/the-telegraph-nje-biznes-si-ai-i-ivanka-trump-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"The Telegraph: Nj\u00eb biznes si ai i Ivanka Trump n\u00eb Shqip\u00ebri\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri investimet e lidhura me familjen Trump dhe bizneset e Jared Kushner n\u00eb bregdetin shqiptar trajtohen kryesisht si \u201clajme pozitive\u201d, si \u201carritje diplomatike\u201d apo si \u201cngritje lart e imazhit t\u00eb vendit\u201d, jasht\u00eb kufijve narrativa \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr. Mediat m\u00eb prestigjioze per\u00ebndimore, p\u00ebrfshir\u00eb The Telegraph n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, i raportojn\u00eb k\u00ebto marr\u00ebveshje n\u00eb nj\u00eb k\u00ebnd tjet\u00ebr, dyshues, duke ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr transparenc\u00ebn, konfliktin e interesit dhe lidhjet politike q\u00eb i shoq\u00ebrojn\u00eb marr\u00ebveshjet e biznesit.<\/p>\n<p>N\u00eb raportimet e tyre, marr\u00ebveshjet p\u00ebr ishullin e Sazanit, planet p\u00ebr Zv\u00ebrnecin shoq\u00ebrohen me faktin se n\u00eb mes \u00ebsht\u00eb afrimiteti i hapur mes kryeministrit Edi Rama dhe \u00e7iftin Jared Kushner dhe Ivanka Trump, q\u00eb lexohet si pjes\u00eb e nj\u00eb panorame m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb interesash, ku biznesi dhe politika ecin krah p\u00ebr krah.<\/p>\n<p>Ironikisht, nd\u00ebrsa n\u00eb mediat per\u00ebndimore ky model biznesi analizohet me skepticiz\u00ebm dhe ndonj\u00ebher\u00eb edhe shqet\u00ebsim, n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb z\u00ebrat mediatik\u00eb apo politik\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb llogari p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po ndodh, t\u00eb ngren\u00eb dyshime apo t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb transparenc\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si po jepen territore, statuse \u201cstrategjike\u201d dhe privilegje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Jo m\u00eb kot, n\u00eb shkrimin e m\u00ebposht\u00ebm nga The Telegraph \u00ebsht\u00eb zgjedhur t\u00eb citohet vet\u00ebm deputeti Redi Mu\u00e7i, p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb partie t\u00eb vog\u00ebl si L\u00ebvizja Bashk\u00eb n\u00eb parlament, pasi pjesa tjet\u00ebr e atyre q\u00eb konsiderohen z\u00ebra publik\u00eb preferojn\u00eb heshtjen. M\u00eb posht\u00eb shkrimi i Robert Mendick, gazetar i The Telegraph p\u00ebr biznesin e familjes Trump n\u00eb Shqip\u00ebri me titullin origjinal: <strong>\u201cSi po fiton Ivanka Trump me \u201cArtin e Marr\u00ebveshjes\u201d<\/strong><\/p>\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb kur Donald Trump po t\u00ebrhiqej nga tentativa e tij p\u00ebr t\u00eb aneksuar Groenland\u00ebn, nj\u00eb mij\u00eb milje m\u00eb larg, Ivanka Trump po i tregonte t\u00eb atit se si b\u00ebhet realisht di\u00e7ka e till\u00eb: duke kapur nj\u00eb ishull p\u00ebr veten e saj.<\/p>\n<p>Zonja Trump dhe bashk\u00ebshorti i saj, Jared Kushner, k\u00ebshilltar jozyrtar i presidentit, kan\u00eb siguruar nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar Sazanin, nj\u00eb nga ishujt e fundit t\u00eb pabanuar n\u00eb Mesdhe, n\u00eb nj\u00eb resort turistik luksoz t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa presidenti Trump llogaritet se ka fituar t\u00eb pakt\u00ebn 1.4 miliard\u00eb dollar\u00eb vitin e kaluar, sipas nj\u00eb analize t\u00eb Ne\u00eb York Times, as vajza dhe dh\u00ebndri i tij nuk po ecin keq me financat. Marr\u00ebveshja shqiptare, e negociuar gjat\u00eb periudh\u00ebs kur Trump nuk ishte ende n\u00eb detyr\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shembull i pasurimit t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Ivanka Trump, 44 vje\u00e7e, ishte n\u00eb humor t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn e kaluar, teksa kortezhi i saj hyri n\u00eb qytetin turistik shqiptar t\u00eb Orikumit, e shoq\u00ebruar nga Edi Rama, kryeministri i vendit prej shum\u00eb vitesh.<\/p>\n<p>Zonja Trump u pa me nj\u00eb buz\u00ebqeshje t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb, elegante si gjithmon\u00eb, e veshur me nj\u00eb pallto t\u00eb gjat\u00eb ngjyr\u00eb deveje, taka t\u00eb larta dhe duke mbajtur nj\u00eb \u00e7ant\u00eb dizajneri.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb Ivanka Trump buz\u00ebqeshte. N\u00eb fakt, k\u00ebshtu do t\u00eb ishte duke qeshur rrug\u00ebs drejt bank\u00ebs, sipas shembullit t\u00eb librit t\u00eb babait t\u00eb saj, shkruar n\u00eb vitin 1987, \u201cArti i Marr\u00ebveshjes\u201d.<\/p>\n<p>Edi Rama dhe Ivanka Trump duke dal\u00eb nga restoranti n\u00eb Vlor\u00eb<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e arritur, p\u00ebrmes mjetit investues t\u00eb Kushner, Atlantic Incubation Partners LLC, vler\u00ebsohet rreth 1 miliard paund ose <strong>1.4 miliard\u00eb dollar\u00eb.<\/strong> Ky mjet investimi \u00ebsht\u00eb i lidhur me Affinity Partners, nj\u00eb fond privat investimesh i krijuar nga Kushner disa muaj pasi vjehrri i tij humbi pushtetin n\u00eb vitin 2020. Fondi t\u00ebrhoqi miliarda dollar\u00eb, pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb cilave nga <strong>nj\u00eb fond sovran saudit<\/strong>.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshjet e Kushner kan\u00eb shkaktuar habi, ashtu si edhe ato t\u00eb dy djemve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb presidentit, Eric dhe Donald Junior, t\u00eb cil\u00ebt drejtojn\u00eb Trump Organization, t\u00eb dy si z\u00ebvend\u00ebspresident\u00eb ekzekutiv\u00eb, duke mbik\u00ebqyrur perandorin\u00eb e pasurive t\u00eb paluajtshme, hoteleve dhe fushave t\u00eb golfit t\u00eb t\u00eb atit, si edhe duke nisur iniciativa fitimprur\u00ebse n\u00eb kriptomonedha q\u00eb kan\u00eb gjeneruar qindra milion\u00eb dollar\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb par\u00eb t\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Trump.<\/p>\n<p>Por pak \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr instinktin e Ivanka Trump p\u00ebr biznes. Vizita e saj n\u00eb Shqip\u00ebri jav\u00ebn e kaluar hedh pak m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb mbi aktivitetet e saj p\u00ebr gjenerimin e fitimeve.<\/p>\n<p>Ambiciet e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit nuk ndalen vet\u00ebm te nj\u00eb ishull shqiptar. Ivanka Trump ka hedhur syt\u00eb edhe mbi Zv\u00ebrnecin, nj\u00eb tjet\u00ebr ishull i lidhur me tok\u00ebn nga nj\u00eb ur\u00eb druri rreth 400 metra e gjat\u00eb, ku ndodhen nj\u00eb manastir dhe nj\u00eb fshat i vog\u00ebl piktoresk.<\/p>\n<p>Harta e Zv\u00ebrnecit, ku mendohet se Ivanka Trump do t\u00eb kryej\u00eb investimin e saj<\/p>\n<p>Edhe pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bregdetit aty pran\u00eb, nj\u00eb nga segmentet e fundit t\u00eb paprekura t\u00eb Mesdheut, thuhet se jan\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr \u00e7iftin.<\/p>\n<p>Ivanka Trump, n\u00ebn\u00eb e tre f\u00ebmij\u00ebve, kaloi tre dit\u00eb jav\u00ebn e kaluar n\u00eb Shqip\u00ebri, dikur shteti m\u00eb i izoluar komunist n\u00eb Europ\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb transformuar gjat\u00eb 13 viteve t\u00eb drejtimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Socialist n\u00eb let\u00ebr, Rama e kupton sa e zgjuar \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh af\u00ebr me vajz\u00ebn dhe dh\u00ebndrin e presidentit amerikan.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja q\u00eb Ivanka Trump dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb sukses t\u00eb madh p\u00ebr Ram\u00ebn. \u201cNa duhet super luksi si\u00e7 i duhet uj\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs\u201d, ka deklaruar ai, duke p\u00ebrqafuar vizionin Kushner\u2013Trump.<\/p>\n<p>Komiteti shqiptar p\u00ebr Investime Strategjike, q\u00eb drejtohet nga Rama si kryeminist\u00ebr, i dha drit\u00ebn jeshile zhvillimit t\u00eb ishullit t\u00eb Sazanit m\u00eb 30 dhjetor 2024, <strong>disa jav\u00eb pasi Trump fitoi zgjedhjet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb<\/strong> dhe tre jav\u00eb para se t\u00eb merrte zyrtarisht detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Komiteti pranoi nd\u00ebrtimin e nj\u00eb resorti luksoz me hotel dhe vila private n\u00eb ishullin q\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb baz\u00eb ushtarake sekrete p\u00ebr n\u00ebndet\u00ebse. Marr\u00ebveshja pritet t\u00eb krijoj\u00eb rreth 1.000 vende pune dhe ta shnd\u00ebrroj\u00eb ishullin, i cili nuk ka uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb parajs\u00eb turistike luksoze.<\/p>\n<p>Atlantic Incubation Partners regjistroi mark\u00ebn \u201cSazan\u201d n\u00eb tetor 2024 p\u00ebr nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb mallrash dhe sh\u00ebrbimesh, p\u00ebrfshir\u00eb parfume, peshqir\u00eb, veshje plazhi dhe klube nate.<\/p>\n<p>Resorti turistik qe\u0308 do te\u0308 nde\u0308rtohet ne\u0308 Sazan<br \/>\nPamjet n\u00eb 3D si do t\u00eb duken vilat e Sazanit<\/p>\n<p>Vendimi me shkrim i komitetit parashikon q\u00eb korporata shtet\u00ebrore shqiptare e investimeve t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb \u201centitet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ligjor\u201d me kompanin\u00eb Kushner\u2013Trump p\u00ebr t\u00eb realizuar punimet masive nd\u00ebrtimore.<\/p>\n<p>Deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs kan\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr marr\u00ebveshjen dhe kan\u00eb shprehur shqet\u00ebsime p\u00ebr munges\u00ebn e transparenc\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse biznese t\u00eb tjera kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb konkurrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Redi Mu\u00e7i, deputet nga L\u00ebvizja Bashk\u00eb, nj\u00eb parti e majt\u00eb opozitare, deklaroi: \u201cProcesi i shnd\u00ebrrimit t\u00eb ishullit t\u00eb Sazanit n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb ku do t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb resort luksoz ka qen\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me shum\u00eb raste t\u00eb tjera, ku t\u00eb ashtuquajturit \u2018investitor\u00eb strategjik\u00eb\u2019 jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur personalisht nga kryeministri Edi Rama, p\u00ebrmes marr\u00ebveshjeve t\u00eb mbyllura, larg \u00e7do mbik\u00ebqyrjeje publike.\u201d<\/p>\n<p>Edhe ambientalist\u00ebt jan\u00eb t\u00eb tronditur. Jav\u00ebn e kaluar, 41 organizata i d\u00ebrguan Ram\u00ebs nj\u00eb let\u00ebr proteste duke k\u00ebrkuar pezullimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr Sazanin.<\/p>\n<p>Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i EcoAlbania, tha se plani \u00ebsht\u00eb \u201ckrejt\u00ebsisht i papranuesh\u00ebm\u201d, pasi zhvillimet n\u00eb Sazan dhe Zv\u00ebrnec ndodhen n\u00eb zona q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb natyrore t\u00eb vendit dhe kan\u00eb status ligjor t\u00eb mbrojtur p\u00ebr shkak t\u00eb vlerave t\u00eb tyre unike ekologjike.<\/p>\n<p>Model n\u00eb 3D i vilave n\u00eb Sazan<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshjet n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime edhe n\u00eb Uashington. Nj\u00eb tjet\u00ebr projekt i ngjash\u00ebm \u00ebsht\u00eb planifikuar n\u00eb Serbi, s\u00ebrish p\u00ebrmes Atlantic Incubation Partners, ku qeveria serbe ka r\u00ebn\u00eb dakord n\u00eb vitin 2024 p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb rizhvilluar ish-shtabin e forcave t\u00eb armatosura n\u00eb Beograd, t\u00eb bombarduar nga NATO n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja, e n\u00ebnshkruar n\u00eb shkurt 2024, u b\u00eb publike vet\u00ebm n\u00eb n\u00ebntor nga nj\u00eb revist\u00eb investigative n\u00eb Serbi. Kushner planifikon ta shnd\u00ebrroj\u00eb zon\u00ebn n\u00eb nj\u00eb kompleks hotelesh me nj\u00eb muze kushtuar \u201cviktimave t\u00eb agresionit t\u00eb NATO-s\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Forbes, pasuria e Kushner dhe Ivanka Trump vler\u00ebsohet rreth 1.1 miliard\u00eb dollar\u00eb, duke i b\u00ebr\u00eb ata \u00e7iftin e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb familjes Trump, pas vet\u00eb presidentit.<\/p>\n<p>\u00c7ifti Kushner-Trump, llogariten se kan\u00eb nj\u00eb pasuri 1.1 miliard dollar\u00eb<\/p>\n<p>Kushner i ka futur duart n\u00eb disa pun\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht, duke punuar si k\u00ebshilltar jozyrtar i vjehrrit t\u00eb tij dhe si njeriu i besuar i Trump p\u00ebr \u201crregullimin e paqes bot\u00ebrore\u201d. N\u00ebse ia del me planet p\u00ebr Gaz\u00ebn apo me diskutimet me Vladimir Putinin, ai shpreson t\u2019i dhuroj\u00eb Trumpit at\u00eb q\u00eb ai e d\u00ebshiron m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka k\u00ebto koh\u00eb: nj\u00eb \u00e7mim Nobel p\u00ebr Paqen.<\/p>\n<p>N\u00eb Davos, nd\u00ebrsa bashk\u00ebshortja e tij shijonte bukurit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, Kushner ishte duke prezantuar \u201cmasterplanin\u201d p\u00ebr shnd\u00ebrrimin e Gaz\u00ebs n\u00eb nj\u00eb resort turistik me 180 kulla buz\u00eb detit.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, ai zhvilloi nj\u00eb takim ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me Putinin n\u00eb Kremlin p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje n\u00eb Ukrain\u00eb, i shoq\u00ebruar nga Steve \u00ebitkoff, nj\u00eb tjet\u00ebr investitor i pasurive t\u00eb paluajtshme dhe i d\u00ebrguar special i Trump n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb jan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr nj\u00eb konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi, t\u00eb amplifikuara kryesisht nga demokrat\u00ebt amerikan\u00eb, por edhe disa z\u00ebra kritik\u00eb brenda administrat\u00ebs Trump. Nj\u00eb burim i af\u00ebrt tha: \u201cKjo ka krijuar nj\u00eb far\u00eb parehatie. Por Jared ka bot\u00ebn e tij t\u00eb biznesit dhe ka t\u00eb drejt\u00eb ta nd\u00ebrtoj\u00eb at\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Gjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Trump, Kushner ishte k\u00ebshilltar zyrtar i lart\u00eb, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga vaksinat kund\u00ebr Covid-19 deri te reforma n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb penale, si edhe arkitekt i Marr\u00ebveshjeve t\u00eb Abrahamit q\u00eb normalizuan marr\u00ebdh\u00ebniet mes Izraelit dhe disa vendeve arabe, p\u00ebrfshir\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.<\/p>\n<p>Jared Kushner dhe Ivanka Trump ishin k\u00ebshilltar\u00eb t\u00eb Donald Trump n\u00eb mandatin e tij t\u00eb par\u00eb<\/p>\n<p>Pak pas humbjes s\u00eb Trump n\u00eb 2020, Kushner krijoi Affinity Partners, me baz\u00eb pran\u00eb Miamit, duke menaxhuar 3 miliard\u00eb dollar\u00eb fonde, p\u00ebrfshir\u00eb 2 miliard\u00eb nga fondi publik saudit. Deri n\u00eb vitin 2024, Affinity kishte p\u00ebrfituar 157 milion\u00eb dollar\u00eb tarifa menaxhimi.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e Kushner nuk shohin problem n\u00eb konfliktet e mundshme. Ata thon\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb i b\u00ebn gj\u00ebrat t\u00eb ndodhin, qoft\u00eb kur rind\u00ebrton Gaz\u00ebn sipas vizionit t\u00eb vjehrrit t\u00eb tij, qoft\u00eb kur nd\u00ebrton resorte n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cJared \u00ebsht\u00eb nj\u00eb negociator i shk\u00eblqyer\u201d, tha nj\u00eb mik. \u201cAi e di \u00e7far\u00eb do dhe shkon drejt saj. Nuk flet budallall\u00ebqe, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qet\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebher\u00eb konfuz\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, Ivanka Trump dhe Edi Rama diskutuan planet p\u00ebr zhvillimin e bregdetit gjat\u00eb nj\u00eb dreke n\u00eb resortin luksoz Bojo.<\/p>\n<p>Rama mund t\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb Davos, ku pritej t\u00eb prezantohej si an\u00ebtar i Bordit t\u00eb Paqes t\u00eb Trump, por zgjodhi t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cDuhej t\u00eb zgjidhja: t\u00eb p\u00ebrgjigjesha p\u00ebr babain apo t\u00eb mir\u00ebprisja vajz\u00ebn k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe zgjodha vajz\u00ebn\u201d, tha Rama n\u00eb Kuvend, duke shtuar: \u201cDhe sigurisht e zgjodha vajz\u00ebn me lejen e babait.\u201d<\/p>\n<p>Ivanka Trump, e konvertuar n\u00eb judaiz\u00ebm n\u00eb vitin 2009, para se t\u00eb martohehj me Kushner, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nip i nj\u00eb t\u00eb mbijetuari t\u00eb Holokaustit, k\u00ebrkoi nj\u00eb vakt kosher (i gatuar sipas rregullave judaike). Kuzhinieri Henri Fejzulla tha se kishte vet\u00ebm pak or\u00eb paralajm\u00ebrim para se t\u00eb vinte i gjith\u00eb grupi.<\/p>\n<p>Ivanka Trump n\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>\u201cMenuja u p\u00ebrgatit sipas nj\u00eb metode speciale, metoda kosher\u201d, tha ai. \u201cNa njoftuan rreth mesdit\u00ebs. M\u00eb her\u00ebt, dikush nga stafi i Ivanka Trump erdhi dhe na tha se mishi ishte i ndaluar, skuqja ishte e ndaluar dhe en\u00ebt duhej t\u00eb ishin absolutisht t\u00eb pastra. Na k\u00ebrkuan t\u00eb ishim n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb disiplin\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebrkuan nj\u00eb sallat\u00eb jeshile me perime vendase, makarona paccheri t\u00eb ziera dhe t\u00eb marinuara me borzilok dhe vaj ulliri. Ishin receta t\u00eb thjeshta, sepse skuqja ishte e ndaluar, po ashtu edhe filetot e peshkut me perime. Ishte e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb metod\u00ebs s\u00eb gatimit, por me produkte t\u00eb thjeshta dhe natyrale.\u201d<\/p>\n<p>Zonja Trump kishte qen\u00eb nj\u00eb mysafire ideale. \u201cNga salla e ngr\u00ebnies m\u00eb than\u00eb se gjith\u00e7ka ishte shum\u00eb e mir\u00eb. Ivanka ishte e thjesht\u00eb, shum\u00eb modeste,\u201d tha shefi i kuzhin\u00ebs m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Zonja Trump duket se e kishte shijuar qart\u00eb q\u00ebndrimin e saj. \u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb magjike!\u201d shkroi ajo n\u00eb Instagram, duke e shoq\u00ebruar postimin me nj\u00eb foto t\u00eb gjurm\u00ebve t\u00eb k\u00ebmb\u00ebve n\u00eb r\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7onin drejt uj\u00ebrave ende t\u00eb ngrohta t\u00eb Mesdheut n\u00eb dim\u00ebr.<\/p>\n<p>Me zotin Trump n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, duket se nuk ka asgj\u00eb q\u00eb mund ta ndal\u00eb zotin Kushner dhe zonj\u00ebn Trump n\u00eb tre vitet e ardhshme dhe m\u00eb tej. Me nuhatjen e tij p\u00ebr biznes dhe sharmin e saj, \u00e7ifti ka gjasa t\u00eb pushtoj\u00eb bot\u00ebn.\/ The Telegraph, p\u00ebrshtati Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/29\/the-telegraph-nje-biznes-si-ai-i-ivanka-trump-ne-shqiperi\/\">The Telegraph: Nj\u00eb biznes si ai i Ivanka Trump n\u00eb Shqip\u00ebri\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri investimet e lidhura me familjen Trump dhe bizneset e Jared Kushner n\u00eb bregdetin shqiptar trajtohen kryesisht si \u201clajme pozitive\u201d, si \u201carritje diplomatike\u201d apo si \u201cngritje lart e imazhit t\u00eb vendit\u201d, jasht\u00eb kufijve narrativa \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr. Mediat m\u00eb prestigjioze per\u00ebndimore, p\u00ebrfshir\u00eb The Telegraph n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, i raportojn\u00eb k\u00ebto marr\u00ebveshje n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":67170,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67169","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67169","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67169"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67169\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67170"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67169"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67169"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67169"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}