{"id":67137,"date":"2026-01-29T12:48:20","date_gmt":"2026-01-29T12:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/29\/rama-ishte-gati-ti-shkrinte-plumb-ne-vesh-belindes-por-ajo-ka-genin-terrorist\/"},"modified":"2026-01-29T12:48:20","modified_gmt":"2026-01-29T12:48:20","slug":"rama-ishte-gati-ti-shkrinte-plumb-ne-vesh-belindes-por-ajo-ka-genin-terrorist","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/29\/rama-ishte-gati-ti-shkrinte-plumb-ne-vesh-belindes-por-ajo-ka-genin-terrorist\/","title":{"rendered":"Rama ishte gati t\u2019i \u2018shkrinte\u2019 plumb n\u00eb vesh Belind\u00ebs, por ajo ka genin terrorist \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha thot\u00eb se Edi Rama po t\u00ebrheq zvarr\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, ndaj ajo nuk po del me nj\u00eb vendim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00eb me gazetar\u00ebt, Sali Berisha deklaroi se n\u00eb dosjen e Belinda Ballukut n\u00eb \u00e7do tre reshta dy jan\u00eb p\u00ebr Ram\u00ebn, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye po bllokon, sipas tij, edhe drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Sali Berisha deklaroi se \u201cBelinda Balluku nuk b\u00ebhet kurban p\u00ebr Edi Ram\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Kryedemokrati ka paralajm\u00ebruar m\u00eb tej se nisur nga k\u00ebto afera, Partia Demokratike do t\u00eb organzoj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr protest\u00eb q\u00eb sipas tij do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e madhja q\u00eb ka njohur Tirana dhe Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong>\u00a0Tani do ta ndaj n\u00eb dy aspekte. \u00c7far\u00eb tregon ky proces. Tregon t\u00ebrheqjen zvarr\u00eb, se si Edi Rama t\u00ebrheq zvarr\u00eb dhe posht\u00ebron Gjykat\u00ebn Kushtetuese.\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia e par\u00eb e k\u00ebsaj q\u00eb po ndodh.<\/p>\n<p>Ajo mori p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb cil\u00ebn absolutisht nuk mund ta shqyrtonte pa kaluar n\u00eb Apel dhe Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Dhe ajo po me urdh\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs, ka caktuar deri m\u00eb tani 3 data dhe nuk e shqyrton dot, sepse Edi Rama e t\u00ebrheq zvarr\u00eb p\u00ebr turpin e saj.<\/p>\n<p>Edi Rama edhe nj\u00ebher\u00eb, po t\u00eb p\u00ebrdorja ca terma t\u00eb lasht\u00eb, do t\u00eb ishte i gatsh\u00ebm ti shkrinte dhe plumb n\u00eb vesh Lubi Ballukut, dhe ta hiqte qafe, po t\u00eb mos ishte se dosja e saj n\u00eb \u00e7do 3 rreshta, 2 jan\u00eb p\u00ebr Ram\u00ebn. K\u00ebtu e ka hallin Rama dhe e kan\u00eb kuptuar t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, se ky i kujton qytetar\u00ebt se jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk marrin vesh.<\/p>\n<p>E kan\u00eb kuptuar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb ata kan\u00eb hallin e vet, hallin e madh. Prandaj dhe qytetar\u00ebt e pat\u00eb se \u00e7\u2019ishte 24 Janari. Nuk dilte kush sa p\u00ebr Lubin\u00eb as te dera e sht\u00ebpis\u00eb, por e din\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb Edi Rama kryesori n\u00eb dosje dhe po bllokon drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb protesta dhe vet\u00ebm protesta \u00ebsht\u00eb rruga e vetme, shpresa e vetme q\u00eb shqiptar\u00ebt ti japin narkodiktatorit at\u00eb q\u00eb i dhan\u00eb dikur diktatur\u00ebs s\u00eb par\u00eb, apo at\u00eb q\u00eb i dha Bangladeshi, autokrates, at\u00eb q\u00eb i dha Nepali autokratit, ti japin Edi Ram\u00ebs shqiptar\u00ebt dhe sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb, posht\u00ebrim q\u00eb u b\u00ebn shqiptar\u00ebve. Q\u00eb un\u00eb ju vjedh, do t\u00eb ju vjedh, q\u00eb p\u00ebr mua ska drejt\u00ebsi, q\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese e marr si leck\u00eb zvarr\u00eb, e zvarris, dhe b\u00ebn ato q\u00eb i them. Q\u00eb k\u00ebtu ligjin e b\u00ebj un\u00eb dhe ligji e kushtetuta jan\u00eb let\u00ebr e vdekur.<\/p>\n<p>Prandaj dhe do flasin qytetar\u00ebt. \u00cbsht\u00eb koha e qytetar\u00ebve tani, nuk ka asnj\u00eb surprize. Ju them un\u00eb ju, nuk heq imunitetin e saj, sepse ajo ia ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p>E merrnit si shaka kur un\u00eb thosha q\u00eb ajo ka genin terrorist. Ka pasur gjyshin vras\u00ebs serial, po. Nuk shkon ajo kurban p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, mos kujto ti. Ajo e ka kryer krimin, por e ka kryer p\u00ebr Edi Ram\u00ebn. Ajo \u00ebsht\u00eb dorasi, por porosit\u00ebsi \u00ebsht\u00eb Edi Rama. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb moment q\u00eb vet\u00ebm populli mund ta zgjidh\u00eb dhe do ta zgjidh\u00eb populli, do ta populli.<\/p>\n<p>Do t\u00eb provoj\u00eb Edi Rama guximin e qytetar\u00ebve. Do t\u00eb provoj\u00eb Edi Rama se si guxon tu thot\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb ju kam vjedhur dhe do tu vjedh.<\/p>\n<p>Nuk kan\u00eb d\u00ebgjuar qytetar\u00ebt q\u00eb Geron Me\u00e7e ka denoncuar Linda Ram\u00ebn. Nuk ka ngel njeri q\u00eb nuk e din\u00eb ne. Se na merrej gjysma m\u00eb e mir\u00eb e tij, na merrej me tendera. Nd\u00ebrhynte p\u00ebr kunatin, p\u00ebr veten e vet se parat\u00eb i ndanin bashk\u00eb me t\u00eb. Dhe jan\u00eb qindra milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto do ti mbyll\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Jo. Qytetar\u00ebt nuk pranojn\u00eb ti mbylli dhe do flasin me t\u00eb, e do vazhdojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka patur asnj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, kurr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen, t\u00eb largohet menj\u00ebher\u00eb nga qeveria. T\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen dhe t\u00eb krijoj\u00eb qeveri teknike p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhje dhe t\u00eb mos bllokohet drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha thot\u00eb se Edi Rama po t\u00ebrheq zvarr\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, ndaj ajo nuk po del me nj\u00eb vendim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Belinda Ballukut. N\u00eb konferenc\u00eb me gazetar\u00ebt, Sali Berisha deklaroi se n\u00eb dosjen e Belinda Ballukut n\u00eb \u00e7do tre reshta dy jan\u00eb p\u00ebr Ram\u00ebn, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye po bllokon, sipas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67137","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67137","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67137"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67137\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67137"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67137"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67137"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}