{"id":67063,"date":"2026-01-29T06:37:20","date_gmt":"2026-01-29T06:37:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/29\/bllokada-e-kufijve-godet-bizneset-kosovare-dhe-rrit-friken-per-cmime-me-te-larta\/"},"modified":"2026-01-29T06:37:20","modified_gmt":"2026-01-29T06:37:20","slug":"bllokada-e-kufijve-godet-bizneset-kosovare-dhe-rrit-friken-per-cmime-me-te-larta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/29\/bllokada-e-kufijve-godet-bizneset-kosovare-dhe-rrit-friken-per-cmime-me-te-larta\/","title":{"rendered":"Bllokada e kufijve godet bizneset kosovare dhe rrit frik\u00ebn p\u00ebr \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta"},"content":{"rendered":"<p>Kompania kosovare \u201cRelux\u201d, e cila prodhon ngjyra dhe fasada, po p\u00ebrjeton pasoja t\u00eb menj\u00ebhershme nga bllokimi i pikave kufitare mes disa vendeve t\u00eb rajonit dhe t\u00eb BE-s\u00eb: produktet e saj p\u00ebr n\u00eb Britani t\u00eb Madhe nuk kan\u00eb mundur t\u00eb nisen sipas planit.<\/p>\n<p>Drejtuesi i kompanis\u00eb, Ramiz Gashi, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb eksportues i rregullt dhe, sipas marr\u00ebveshjes, prodhimet do t\u00eb duhej t\u00eb arrinin n\u00eb destinacion brenda k\u00ebsaj jave. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, kontrata rrezikon t\u00eb shkelet, t\u00eb rinegociohet ose t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb fare.<\/p>\n<p>\u201cNe mund ta humbim k\u00ebt\u00eb bler\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb potencialisht m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi q\u00eb kemi\u201d, thot\u00eb Gashi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebron se vonesat mund t\u2019i d\u00ebmtojn\u00eb edhe kontratat me partner\u00ebt tjer\u00eb \u2013 n\u00eb Gjermani dhe n\u00eb Kroaci \u2013 duke rrezikuar k\u00ebshtu investimet e b\u00ebra me kredi bankare q\u00eb duhet t\u00eb shlyhen brenda afateve t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>Transportues nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi bllokuan q\u00eb nga mesdita e 26 janarit disa pika kufitare, duke ndalur qarkullimin e mallrave drejt zon\u00ebs Schengen t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Protesta e tyre \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr sistemit t\u00eb ri t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr kontrollin e hyrje-daljeve, i njohur si EES.<\/p>\n<p>Ky sistem parasheh q\u00eb shtetasit jasht\u00eb Schengenit t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb maksimumi 90 dit\u00eb brenda 180 dit\u00ebsh, por, sipas transportuesve protestues, kjo periudh\u00eb nuk mjafton \u2013 sidomos p\u00ebr ata q\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb vende m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta \u2013 ndaj edhe shkakton humbje ekonomike dhe rrezik p\u00ebr d\u00ebbime.<\/p>\n<p>Ata k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb kompanit\u00eb e transportit t\u00eb p\u00ebrjashtohen nga ky rregull dhe paralajm\u00ebrojn\u00eb se bllokada do t\u00eb zgjas\u00eb shtat\u00eb dit\u00eb, n\u00ebse brenda k\u00ebsaj periudhe nuk gjendet nj\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>Kosova nuk merr pjes\u00eb n\u00eb protest\u00eb, por ndien pasojat e saj, pasi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb importit dhe eksportit e realizon p\u00ebrmes transiteve n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto vende.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, edhe shofer\u00ebt kosovar\u00eb i prek nj\u00ebsoj sistemi EES.<\/p>\n<p>Rasti i kompanis\u00eb \u201cKalaja Epox\u201d n\u00eb Shtime tregon pasojat e bllokad\u00ebs edhe n\u00eb import.<\/p>\n<p>Ruzhdi Rexhaj nga kjo kompani thot\u00eb se porosia e rr\u00ebshirave epokside nga nj\u00eb kompani austriake, tashm\u00eb e paguar dhe e ngarkuar, mund t\u00eb vonohet ose t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb t\u2019u themi klient\u00ebve? U kemi th\u00ebn\u00eb tashm\u00eb se malli i porositur, ngarkohet m\u00eb 27 janar dhe vjen deri n\u00eb fund t\u00eb jav\u00ebs. Tani, nuk e dim\u00eb se kur do t\u00eb arrij\u00eb k\u00ebtu, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kemi edhe projekte q\u00eb i kemi filluar, duke shpresuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb material\u201d, thot\u00eb Rexhaj p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u00e7do vones\u00eb e d\u00ebmton edhe reputacionin e kompanis\u00eb dhe mund t\u00eb sjell\u00eb gjoba sipas kontratave.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb adresuar situat\u00ebn, Dhoma e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb e Kosov\u00ebs iu drejtua me nj\u00eb let\u00ebr presidentes s\u00eb Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke paralajm\u00ebruar se protesta nj\u00ebjavore mund t\u00eb shkaktoj\u00eb pasoja t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr kompanit\u00eb kosovare \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb rrezikimin e kontratave me partner\u00ebt evropian\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtori i k\u00ebsaj ode, Kushtrim Ahmeti, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se, sa m\u00eb gjat\u00eb t\u00eb zgjas\u00eb bllokada, aq m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb d\u00ebmi p\u00ebr kompanit\u00eb.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebron se vonesat dhe pengesat n\u00eb transit nuk godasin vet\u00ebm bizneset q\u00eb eksportojn\u00eb dhe importojn\u00eb, por mund t\u00eb pasqyrohen edhe te konsumator\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 mund t\u00eb ket\u00eb ndikim edhe n\u00eb \u00e7mimet e produkteve n\u00eb Kosov\u00eb, sepse rritet k\u00ebrkesa p\u00ebr to\u201d, shton Ahmeti.<\/p>\n<p>Sipas tij, importi enorm i mallrave n\u00ebnkupton edhe importimin e krizave.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00ebdo q\u00eb ndodh n\u00eb vendet prej ku importon, automatikisht ka ndikim. Kjo \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht problematike\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb importuese e gati t\u00eb gjitha produkteve \u2013 nga ushqimi deri te materiali nd\u00ebrtimor e tekstili.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Dogan\u00ebs, importet e vitit t\u00eb kaluar kap\u00ebn vler\u00ebn e mbi 7 miliard\u00eb eurove, nd\u00ebrsa eksportet ishin rreth 942 milion\u00eb euro \u2013 nj\u00eb bilanc q\u00eb e b\u00ebn vendin t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj \u00e7do pengese n\u00eb transit.<\/p>\n<p>Nisur nga kjo, edhe njoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike, Berim Ramosaj, profesor n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, thot\u00eb se bllokada n\u00eb kufij krijon presion t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb tregun vendor.<\/p>\n<p>\u201cReflekton keq n\u00eb ekonomi, e reflekton edhe te konsumator\u00ebt, sepse ka gjasa t\u00eb rriten \u00e7mimet\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Me var\u00ebsin\u00eb e madhe nga importi, Kosova ka p\u00ebrjetuar edhe m\u00eb her\u00ebt pasojat e krizave t\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shembujt m\u00eb t\u00eb theksuar ishte viti 2022, kur inflacioni arriti n\u00eb rreth 14 p\u00ebr qind, si pasoj\u00eb e \u00e7rregullimeve n\u00eb zinxhirin global t\u00eb furnizimeve \u2013 fillimisht nga pandemia COVID-19 dhe m\u00eb pas nga lufta n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet q\u00eb pasuan, inflacioni sh\u00ebnoi trend r\u00ebnieje, por gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar u rikthye s\u00ebrish n\u00eb rritje, duke reflektuar presionet e vazhdueshme n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00e7mimet e prodhimit n\u00eb vend, n\u00eb periudh\u00ebn janar-shtator 2025, krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2024, u rrit\u00ebn p\u00ebr 5.5 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e ekonomis\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb se asnj\u00eb vend \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kosov\u00ebn \u2013 nuk mund t\u00eb shmang\u00eb plot\u00ebsisht importin e produkteve t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas tyre, niveli i lart\u00eb i var\u00ebsis\u00eb nga importi e b\u00ebn vendin ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj krizave t\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>Ramosaj thot\u00eb se Kosova, si vend i vog\u00ebl me bilanc t\u00eb dob\u00ebt tregtar dhe me nivel t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb integrimit evropian, do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb konsumuese e krizave sesa faktor q\u00eb i prodhon ato.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi aq vend i vog\u00ebl sa nuk jemi n\u00eb gjendje t\u00eb eksportojm\u00eb kriza, por gjithmon\u00eb t\u2019i marrim faturat e t\u00eb tjer\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb natyra e pozicionit ton\u00eb \u2013 qoft\u00eb n\u00eb aspektin e zhvillimit ekonomik, politik apo t\u00eb raporteve q\u00eb kemi me vendet e Bashkimit Evropian\u201d, thot\u00eb Ramosaj.<\/p>\n<p>Sipas tij, ky realitet duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si sinjal p\u00ebr institucionet e vendit q\u00eb t\u2019i intensifikojn\u00eb p\u00ebrpjekjet drejt integrimit evropian dhe krijimit t\u00eb politikave m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme ekonomike.<\/p>\n<p>Ai thekson se p\u00ebr t\u00eb zbutur ndikimin e krizave t\u00eb importuara, nevojiten mekanizma t\u00eb planifikuar mir\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk e d\u00ebmtojn\u00eb ekonomin\u00eb e tregut t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai, po ashtu, p\u00ebrmend se shum\u00eb vende kan\u00eb gjetur forma p\u00ebr t\u00eb mbrojtur prodhimin vendor, investitor\u00ebt dhe konsumator\u00ebt, qoft\u00eb p\u00ebrmes masave doganore, tarifore apo subvencioneve.<\/p>\n<p>\u201cNe ende nuk i kemi k\u00ebto politika t\u00eb rregulluara mir\u00eb\u201d, vler\u00ebson ai.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, edhe Kushtrim Ahmeti, nga Dhoma e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, thekson se Qeveria duhet t\u00eb shqyrtoj\u00eb masa konkrete p\u00ebr mbrojtjen e konsumator\u00ebve dhe t\u00eb prodhuesve vendor\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, nj\u00eb nga opsionet mund t\u00eb jet\u00eb pezullimi i p\u00ebrkohsh\u00ebm i Tatimit mbi Vler\u00ebn e Shtuar (TVSH) p\u00ebr produktet esenciale dhe t\u00eb konsumit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai thekson se institucionet duhet ta stimulojn\u00eb edhe prodhimin vendor t\u00eb k\u00ebtyre produkteve.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkesa vendore p\u00ebr produktet esenciale, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr \u00e7do qytetar, do t\u00eb duhej t\u00eb mbulohej t\u00eb pakt\u00ebn 50 p\u00ebr qind nga prodhimi vendor\u201d, thot\u00eb ai, duke shtuar se prodhuesit kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb strategji t\u00eb qart\u00eb mb\u00ebshtetjeje, p\u00ebrmes granteve p\u00ebr teknologji, investime dhe mbrojtje t\u00eb produkteve t\u00eb tyre n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb kontaktoi Qeverin\u00eb n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e bllokimit t\u00eb kufijve qysh m\u00eb 26 janar, por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste, ajo ka ndar\u00eb subvencione p\u00ebr prodhuesit, por ato nuk kan\u00eb arritur t\u00eb gjenerojn\u00eb rritje dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb prodhimit vendor.<\/p>\n<p>BE-ja njoftoi se po punon p\u00ebr leht\u00ebsime q\u00eb do t\u2019u mund\u00ebsonin shofer\u00ebve t\u00eb kamion\u00ebve dhe disa profesionist\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00ebndrime m\u00eb t\u00eb gjata n\u00eb Zon\u00ebn Schengen.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb vendim i till\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitonin direkt edhe qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u2026sepse, kompanit\u00eb detyrohen q\u00eb \u00e7do tre muaj t\u00eb pun\u00ebsojn\u00eb shofer\u00eb t\u00eb rinj\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Lulzim Rafuna, kryetar i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/29\/bllokada-e-kufijve-godet-bizneset-kosovare-dhe-rrit-friken-per-cmime-me-te-larta\/\">Bllokada e kufijve godet bizneset kosovare dhe rrit frik\u00ebn p\u00ebr \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kompania kosovare \u201cRelux\u201d, e cila prodhon ngjyra dhe fasada, po p\u00ebrjeton pasoja t\u00eb menj\u00ebhershme nga bllokimi i pikave kufitare mes disa vendeve t\u00eb rajonit dhe t\u00eb BE-s\u00eb: produktet e saj p\u00ebr n\u00eb Britani t\u00eb Madhe nuk kan\u00eb mundur t\u00eb nisen sipas planit. Drejtuesi i kompanis\u00eb, Ramiz Gashi, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67063","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67063","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67063"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67063\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67063"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67063"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67063"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}