{"id":67046,"date":"2026-01-28T20:09:55","date_gmt":"2026-01-28T20:09:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/28\/zbulohet-letra-e-kadarese-per-george-bush-ne-1991-ne-kosove-po-pergatitet-m%ce%b1s%ce%b1ker\/"},"modified":"2026-01-28T20:09:55","modified_gmt":"2026-01-28T20:09:55","slug":"zbulohet-letra-e-kadarese-per-george-bush-ne-1991-ne-kosove-po-pergatitet-m%ce%b1s%ce%b1ker","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/28\/zbulohet-letra-e-kadarese-per-george-bush-ne-1991-ne-kosove-po-pergatitet-m%ce%b1s%ce%b1ker\/","title":{"rendered":"Zbulohet letra e Kadares\u00eb p\u00ebr George Bush n\u00eb 1991: N\u00eb Kosov\u00eb po p\u00ebrgatitet m\u03b1s\u03b1k\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p><span>N\u00eb 90-vjetorin e lindjes s\u00eb gjeniut t\u00eb letrave shqipe, Ismail Kadare, n\u00eb ceremonin\u00eb e zhvilluar nga Ministra p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme \u00ebsht\u00eb zbuluar edhe nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb shkrimtari i ka d\u00ebrguar Presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, George Bush n\u00eb vitin 1991.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb let\u00ebr Kadare shtron pyetjen n\u00ebse populli shqiptar ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sht\u00ebpi, duke iu referuar Kosov\u00ebs. Ai thot\u00eb se mjetet demokratike q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb zgjidhje paq\u00ebsore dhe diplomatike, ekzistojn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cNdon\u00ebse nuk do t\u00eb doja ta mbyllja k\u00ebt\u00eb let\u00ebr me di\u00e7ka t\u00eb zymt\u00eb, s\u2019mund t\u00eb rri pa ju th\u00ebn\u00eb se shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr ndihm\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs: nj\u00eb masak\u00ebr e p\u00ebrgjakshme po p\u00ebrgatitet kund\u00ebr tyre. Shpresoj, Zoti President i SHBA, se ju do t\u00eb b\u00ebni gjith\u00e7ka, p\u00ebr t\u00eb ndaluar k\u00ebt\u00eb krim t\u00eb paralajm\u00ebruar, tashm\u00eb, nga shum\u00eb drejtime\u201d, shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera Kadare.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>LETRA E PLOTE<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Zoti President,<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Dy vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 1989, kur jo vet\u00ebm n\u00eb vendin tim por n\u00eb gjith\u00eb perandorin\u00eb e Lindjes, diktatura komuniste ishte ende n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, me mikun tim, laureatin e \u00e7mimit Nobel t\u00eb paqes, Elia Weisel, ju kam d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb let\u00ebr si ajo, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste d\u00ebnoheshe me vdekje, megjithat\u00eb un\u00eb e ndjeva p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019ju drejtohesha juve, pres\u00eddentit t\u00eb shtetit m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm demokratik t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebr t\u2019ju k\u00ebrkuar ndjes\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit shqiptar, p\u00ebr q\u00ebndrimin armiq\u00ebsor q\u00eb mbante qeveria komuniste shqiptare ndaj SHBA.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Ju shkruaja, midis t\u00eb tjerash, n\u00eb at\u00eb let\u00ebr se populli shqiptar, n\u00eb kund\u00ebrshtim me sunduesit komunist\u00eb, kishte ndjenja t\u00eb thella mir\u00ebnjohjeje p\u00ebr SHBA dhe ju lutesha Juve, q\u00eb pa ia v\u00ebn\u00eb veshin fyerjeve t\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb vazhdonit t\u00eb ndihmonit k\u00ebt\u00eb popull martir, si at\u00eb q\u00eb vuante brenda kufijve t\u00eb shtetit, si gysm\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb tij, q\u00eb vuante n\u00eb Jugosllavi.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Dhe ja, pa u mbushur dy vjet, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet amerikano-shqiptare ndodhi e pabesueshmja. Kur Sekretari i Shtet\u0131t, Baker, u prit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb madh\u00ebshtore n\u00eb Tiran\u00eb, isha i lumtur t\u00eb v\u00ebrtetoheshin fjal\u00ebt q\u00eb ju kisha shkruar m\u00eb 1989, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mund t\u00eb ting\u00ebllonin si fantazi shkrimtari, se SHBA do t\u00eb ket\u00eb te populli shqiptar, nj\u00eb mik t\u00eb zjarrt\u00eb e t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm. Nga ana e tyre, shqiptar\u00ebt t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga ato lidhje t\u00eb mbrapshta n\u00eb t\u00eb c\u00edlat i \u00e7uan komunist\u00ebt, jan\u00eb sot m\u00eb t\u00eb etur se kurr\u00eb p\u00ebr miq\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Zoti President, sot kur nj\u00eb pjes\u00eb e bot\u00ebs, e sidomos ajo pjes\u00eb q\u00eb posa \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga e kaluara komuniste, po p\u00ebrp\u00eblitet e s\u2019gjen dot qet\u00ebsi, njer\u00ebzimi mbar\u00eb p\u00ebrcjell me adhurim p\u00ebrpjekjet tuaja \ufb01snike p\u00ebr rregullimin e saj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kahje, jo vet\u00ebm si shkrimtar e qytetar shqiptar, por edhe si njeri q\u00eb d\u00ebshiron nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer, ju drejtohem Juve, burrit t\u00eb shtetit me t\u00eb cilin e ardhmja e bot\u00ebs ka nj\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>P\u00ebr shum\u00eb dekada, nj\u00eb pjes\u00eb e bot\u00ebs n\u00eb aksionet e saj politike e diplomatike, p\u00ebrball\u00eb problemeve t\u00eb m\u00ebdha ka qen\u00eb shpesh her\u00eb e paralizuar prej dogmave dhe tabuve. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb stabiliteti e qet\u00ebsie false, k\u00ebto dogma shpalleshin t\u00eb shenjta e t\u00eb pandryshueshme, pa\u00e7ka se kombe e popuj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, t\u00eb rr\u00ebzuar prej fatit, nj\u00eblloj si titan\u00ebt e dikursh\u00ebm, vuanin e r\u00ebnkonin prej tyre.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Tani \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr cilindo, se ajo qet\u00ebsi dhe stabilitet, q\u00eb p\u00ebrligjej nga formulat gjoja t\u00eb shenjta, nuk ka qen\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb harmoni e g\u00ebnjesht\u00ebrt. Nuk do t\u00eb zgjatem p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb ju i dini m\u00eb mir\u00eb se kushdo dhe, prej t\u00eb cilave jeni shqet\u00ebsuar si rrall\u00eb kush. Do t\u00eb d\u00ebshiroja vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq edhe nj\u00eb her\u00eb v\u00ebmendjen tuaj, Zoti President, p\u00ebr popullin me fatin m\u00eb tragj\u00edk, t\u00eb krejt kontinentit evropian: shqiptar\u00ebt.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Ky \u00ebsht\u00eb i vetmi popull n\u00eb historin\u00eb e Europ\u00ebs, q\u00eb pas dy mij\u00eb vjet\u00ebve jet\u00eb u nda m\u00eb dysh, q\u00eb n\u00eb \ufb01llim t\u00eb shekullit t\u00eb XX-t\u00eb prej Fuqive t\u00eb M\u00ebdha. Ky \u00ebsht\u00eb i vetmi komb, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull u shtyp prej dy d\u00edktaturave m\u00eb t\u00eb egra, q\u00eb ka njohur bota: diktatur\u00ebs s\u00eb komunist\u00ebve shqiptar\u00eb dhe diktatur\u00ebs s\u00eb komunist\u00ebve serb\u00eb.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Ky gjymtim e kjo shtypje dy\ufb01she, e ka lodhur dhe e ka d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb k\u00ebt\u00eb komb. Tani, gjysma e tij, ajo q\u00eb jeton brenda kufijve t\u00eb shtetit shq\u00edptar, \u00ebsht\u00eb duke e \ufb01tuar m\u00eb n\u00eb fund lirin\u00eb. Por gjysma tjet\u00ebr, ajo q\u00eb ende ndodhet n\u00ebn komunist\u00ebt serb\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb zi dhe n\u00eb mjerim.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Zoti President i SHBA! Mendoj se \u00ebsht\u00eb e palejueshme dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb gjitha ligjet e natyr\u00ebs, t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs universale dhe t\u00eb Zotit, q\u00eb ky komb t\u00eb vazhdoj\u00eb e t\u00eb jet\u00eb i d\u00ebnuar k\u00ebshtu.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Dhurata q\u00eb iu b\u00eb terrorist\u00ebve serb\u00eb q\u00eb vran\u00eb m\u00eb 1914 n\u00eb Sarajev\u00eb, duk\u00ebn Ferdinand t\u00eb Austro-Hungaris\u00eb, duke u dh\u00ebn\u00eb si shp\u00ebrblim gjysm\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga krimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit. Sa m\u00eb shpejt q\u00eb bota e qytet\u00ebruar ta \u00e7liroj\u00eb veten e saj nga ky krim, aq m\u00eb mir\u00eb do t\u00eb jet\u00eb.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Kur ju shkruaj k\u00ebto \ufb01al\u00eb, un\u00eb nuk mendoj kurr\u00eb, q\u00eb paqja dhe mir\u00ebkuptimi i sot\u00ebm i arritur me aq mundime, t\u00eb rrezikohen p\u00ebr shkak t\u00eb shqiptar\u00ebve. As nuk parashtroj k\u00ebrkesa p\u00ebr veprime t\u00eb ngutshme, brutale ose sensacionale.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Ajo q\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb shtroj para jush \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr nj\u00eb ndryshim parimor n\u00eb q\u00ebndrimin ndaj popullit shqiptar. N\u00eb mbarim t\u00eb k\u00ebtij shekulli, p\u00ebrpara shqiptar\u00ebve po ngrihet shansi historik, shansi q\u00eb t\u00eb korrigjohet faji q\u00eb u b\u00eb ndaj tyre n\u00eb \ufb01llim t\u00eb shekull\u00edt.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>A do t\u00eb pranohet prej bot\u00ebs s\u00eb sotme t\u00eb qytet\u00ebruar e drejta e k\u00ebtij populli, q\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb bashk\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sht\u00ebpi, si t\u00eb gjith\u00eb kombet apo do t\u2019i mohohet kjo e drejt\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tabuve ose t\u00eb gjumit t\u00eb qet\u00eb t\u00eb dikujt?<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>N\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb vizionin e Europ\u00ebs s\u00eb nes\u00ebrme pranohet kjo ide, mendoj se edhe mjetet demokratike p\u00ebr zgjedhjen e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore, diplomatike, njer\u00ebzore, pa dhimbje e gjak p\u00ebr k\u00ebrrk\u00ebnd, mund t\u00eb gjenden.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>E tmerrshme \u00ebsht\u00eb se gjer m\u00eb sot kjo ide nuk \u00ebsht\u00eb pranuar. Por n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e trium\ufb01t t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njer\u00edut, triumf n\u00eb t\u00eb cil\u00edn SHBA kan\u00eb nj\u00eb vend nderi, t\u00eb mos pranosh nj\u00eb ide t\u00eb till\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb pajtohesh me t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Me nj\u00eb krim t\u00eb till\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegje, bota e lir\u00eb s\u2019mund t\u00eb \ufb02ej\u00eb e qet\u00eb. Ndon\u00ebse nuk do t\u00eb doja ta mbyllja k\u00ebt\u00eb let\u00ebr me di\u00e7ka t\u00eb zymt\u00eb, s\u2019mund t\u00eb rri pa ju th\u00ebn\u00eb se shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr ndihm\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs: nj\u00eb masak\u00ebr e p\u00ebrgjakshme po p\u00ebrgatitet kund\u00ebr tyre.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Shpresoj, Zoti President i SHBA, se ju do t\u00eb b\u00ebni gjith\u00e7ka, p\u00ebr t\u00eb ndaluar k\u00ebt\u00eb krim t\u00eb paralajm\u00ebruar, tashm\u00eb, nga shum\u00eb drejtime.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Duke ju falenderuar edhe nj\u00eb her\u00eb, ju personalisht dhe shtetin tuaj t\u00eb madh, p\u00ebr v\u00ebmendjen ndaj popullit tim, shpresoj Zoti President, se midis pun\u00ebve dhe problemeve tuaja t\u00eb shumta, do t\u00eb vazhdoni t\u00eb interesoheni p\u00ebr fatin e popullit tim martir.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span><em>Pranoni, Zoti President, shprehjen e respektit tim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb.<\/em> \/TCH<\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/28\/zbulohet-letra-e-kadarese-per-george-bush-ne-1991-ne-kosove-po-pergatitet-m%CE%B1s%CE%B1ker\/\">Zbulohet letra e Kadares\u00eb p\u00ebr George Bush n\u00eb 1991: N\u00eb Kosov\u00eb po p\u00ebrgatitet m\u03b1s\u03b1k\u00ebr<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 90-vjetorin e lindjes s\u00eb gjeniut t\u00eb letrave shqipe, Ismail Kadare, n\u00eb ceremonin\u00eb e zhvilluar nga Ministra p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme \u00ebsht\u00eb zbuluar edhe nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb shkrimtari i ka d\u00ebrguar Presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, George Bush n\u00eb vitin 1991. N\u00eb let\u00ebr Kadare shtron pyetjen n\u00ebse populli shqiptar ka t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67046","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67046","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67046"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67046\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67046"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67046"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67046"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}