{"id":67042,"date":"2026-01-28T20:48:25","date_gmt":"2026-01-28T20:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/28\/pse-po-sulmohet-edi-rama-prej-disa-shqiptareve-per-viziten-ne-izrael\/"},"modified":"2026-01-28T20:48:25","modified_gmt":"2026-01-28T20:48:25","slug":"pse-po-sulmohet-edi-rama-prej-disa-shqiptareve-per-viziten-ne-izrael","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/28\/pse-po-sulmohet-edi-rama-prej-disa-shqiptareve-per-viziten-ne-izrael\/","title":{"rendered":"Pse po sulmohet Edi Rama prej disa shqiptar\u00ebve p\u00ebr vizit\u00ebn n\u00eb Izrael?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Berat Buzhala<\/p>\n<p>Turqia, Egjipti, Emiratet, Katari, Bahreini, Iraku, Jordania, Arabia Saudite, bashk\u00eb edhe me 22 shtete, jan\u00eb pajtuar n\u00eb muajin tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar q\u00eb Hamasi duhet t\u00eb zhduket si forc\u00eb e armatosur, kurse nj\u00eb num\u00ebr jo i vog\u00ebl i ekstremist\u00ebve shqiptar\u00eb iu jan\u00eb turrur kryeministrit Edi Rama, q\u00eb e k\u00ebrkoi k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb fjalimin e tij n\u00eb Knesset, duke i injoruar krimet e Izraelit.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl numri i shqiptar\u00ebve q\u00eb m\u00eb shum\u00eb preokupohen me problemin e Palestin\u00ebs sesa me problemin e shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>Nejse, nuk e di sa prej jush e mbajn\u00eb mend Samitin p\u00ebr Paqen n\u00eb Gaza q\u00eb u mbajt n\u00eb Sharm El Sheikh t\u00eb Egjiptit, e i cili u bashk\u00ebdrejtua nga Presidenti i Egjiptit Fatah El Sisi, Presidenti i Amerik\u00ebs Donald Trump, Emiri i Katarit Tamim Bin Hamad Al Thani, si dhe Presidenti i Turqis\u00eb Erdogan.<\/p>\n<p>Irani, i cili n\u00eb vitin 2022 e ka sulmuar Shqip\u00ebrin\u00eb me sulme kibernetike, me dekada e ka financuar dhe e ka p\u00ebrdorur Hamasin p\u00ebr dy q\u00ebllime politike:<\/p>\n<p>N\u00ebse dikush mendon q\u00eb aleanca Hamas\u2013Iran ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj koalicioni me prapavij\u00eb fetare, e ka shum\u00eb gabim.<br \/>\nKoalicioni Hamas\u2013Iran \u00ebsht\u00eb koalicion i past\u00ebr politik, q\u00eb i sh\u00ebrben vet\u00ebm Iranit dhe krer\u00ebve t\u00eb Hamasit, por jo edhe palestinez\u00ebve. Q\u00eb nga viti 2006, kur Gaza sundohet nga Hamasi, jeta e palestinez\u00ebve vet\u00ebm ka ardhur duke u b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e pajetueshme.<\/p>\n<p>Palestinez\u00ebt jan\u00eb figura shahu dhe viktima t\u00eb implikimeve ideologjike dhe financiare, nga jasht\u00eb dhe nga brenda.<\/p>\n<p>Shumica e vendeve arabe, posa\u00e7\u00ebrisht Arabia Saudite, as nuk e kan\u00eb p\u00ebrkrahur, e as nuk e p\u00ebrkrahin Hamasin, por e p\u00ebrkrahin Fatahun. Hamasi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb faktor politik n\u00eb vitin 2006, kur i ka fituar zgjedhjet.<br \/>\nJav\u00ebt e para pas k\u00ebsaj fitoreje, Hamasi i ka vrar\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Fatahut n\u00eb Gaza.<\/p>\n<p>Pra, palestinez\u00ebt jan\u00eb t\u00eb cop\u00ebtuar politikisht nga brenda dhe nga jasht\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fajtor Izraeli, por jan\u00eb vet\u00eb.<br \/>\nQytetar\u00ebt e thjesht\u00eb palestinez\u00eb tash e dy dekada jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb zgjedhin mes nj\u00eb organizate terroriste dhe t\u00eb korruptuar si Hamasi dhe nj\u00eb organizate ultra t\u00eb korruptuar si Fatahu.<br \/>\nPasuria e Mahmud Abbasit t\u00eb Fatahut llogaritet disa miliarda, kurse krer\u00ebt e Hamasit jetojn\u00eb n\u00eb luksin e pafund t\u00eb Katarit.<\/p>\n<p>Faktori i tret\u00eb, pas Arabis\u00eb Saudite dhe Egjiptit n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe Iranit n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb Turqia. Turqia \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm me shumic\u00eb myslimane sunite q\u00eb e mb\u00ebshtet haptazi Hamasin.<br \/>\nSigurisht, as Turqia k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje nuk e ka sepse solidarizohet me vuajtjet e palestinez\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb fes\u00eb. Nuk e ka Erdogani k\u00ebt\u00eb hall.<\/p>\n<p>Turqia dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto vende q\u00eb po i p\u00ebrmend, aktivisht i luftojn\u00eb, i vrasin dhe i l\u00ebn\u00eb pa shtet kurd\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt gjithashtu jan\u00eb mysliman\u00eb dhe jan\u00eb sunit\u00eb, por q\u00eb p\u00ebr fatin e tyre t\u00eb keq jan\u00eb komb i vog\u00ebl dhe pa krah.<br \/>\nEdhe nuk u ka r\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb xhami me em\u00ebr n\u00eb territoret ku ata jetojn\u00eb.<br \/>\nApo jo?<\/p>\n<p>Sepse kauza kurde nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm \u201cseksi\u201d. Nuk \u00ebsht\u00eb as kauza jemenite. Nuk ka shum\u00eb publik t\u00eb interesuar, sepse edhe vras\u00ebsi edhe i vrari jan\u00eb mysliman\u00eb.<br \/>\nQ\u00eb t\u00eb apeloj\u00eb, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb sukses, vras\u00ebsi duhet t\u00eb jet\u00eb i nj\u00eb feje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kurd\u00ebt edhe po t\u2019i vras\u00ebsh t\u00eb gjith\u00eb, askush nuk ankohet, prandaj ata jetojn\u00eb n\u00eb kat\u00ebr-pes\u00eb shtete. Pse?<br \/>\nSepse palestinez\u00ebt jan\u00eb arab\u00eb dhe arab\u00eb ka shum\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Pra, gara m\u00eb e madhe mes kat\u00ebr-pes\u00eb fuqive kryesore n\u00eb bot\u00ebn islame \u00ebsht\u00eb kush po fiton terren politik m\u00eb s\u00eb shumti.<br \/>\nDhe terren politik fiton m\u00eb s\u00eb shumti kur paraqitesh si gardian i palestinez\u00ebve, sepse apriori e merr v\u00ebmendjen e qytetarit t\u00eb thjesht\u00eb nga Magrebi deri n\u00eb Gjirin Persik, e madje edhe n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, ku jetojn\u00eb shum\u00eb arab\u00eb t\u00eb krishter\u00eb q\u00eb jan\u00eb shp\u00ebrngulur nga Palestina pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, por q\u00eb kan\u00eb shum\u00eb vota. Po flas p\u00ebr Kilin, Kolumbin\u00eb dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Pra, a e keni pyetur ndonj\u00ebher\u00eb veten pse shtetet katolike t\u00eb pastra, posa\u00e7\u00ebrisht ato t\u00eb Amerik\u00ebs Latine, por edhe Spanja e Irlanda, jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb pro-palestineze sesa ato protestante ose ato m\u00eb sekulare?<br \/>\nSepse, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje votash dhe parash.<\/p>\n<p>Pra, Turqia dhe Irani e mb\u00ebshtesin Hamasin p\u00ebr dominanc\u00eb, vend<\/p>\n<p>Egjipti e din\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb loj\u00eb e jo parim.<br \/>\nI pak\u00ebnaqur dhe me plot rezerva p\u00ebr paqen e arritur n\u00eb Egjipt ka qen\u00eb edhe Rusia, e cila e ka p\u00ebrdorur Hamasin p\u00ebr ta shp\u00ebrqendruar v\u00ebmendjen e bot\u00ebs nga Ukraina, duke hapur nj\u00eb front t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim, gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit ishin palestinez\u00ebt e Gaz\u00ebs q\u00eb e kan\u00eb paguar \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, si me jet\u00eb njer\u00ebzish, ashtu edhe me cil\u00ebsi jete p\u00ebr ata q\u00eb ende jan\u00eb gjall\u00eb.<br \/>\nPalestinez\u00ebt e thjesht\u00eb kan\u00eb qen\u00eb d\u00ebm kolateral i loj\u00ebrave t\u00eb m\u00ebdha globale p\u00ebr dominanc\u00eb, dhe un\u00eb nuk e kuptoj pse Shqip\u00ebria dhe Edi Rama duhet t\u00eb vall\u00ebzojn\u00eb sipas instrumenteve muzikore t\u00eb shteteve t\u00eb tjera.<br \/>\nPse Shqip\u00ebria nuk guxon t\u00eb rreshtohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb sipas interesit t\u00eb saj?<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt as nuk jan\u00eb arab\u00eb, as turq, as pers\u00eb e as latin\u00eb. Feja nuk \u00ebsht\u00eb identiteti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i shqiptarit, sepse n\u00ebse do t\u00eb ishte feja, at\u00ebher\u00eb kurr\u00eb mes nesh nuk do t\u00eb ndaleshin luft\u00ebrat. Ne jemi shqiptar\u00eb sepse flasim shqip, dhe nuk jemi shqiptar\u00eb sepse jemi mysliman\u00eb apo t\u00eb krishter\u00eb.<br \/>\nKjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb trasuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjeniale nga rilindasit, para nj\u00ebqind e kusur vjet\u00ebsh.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Berat Buzhala Turqia, Egjipti, Emiratet, Katari, Bahreini, Iraku, Jordania, Arabia Saudite, bashk\u00eb edhe me 22 shtete, jan\u00eb pajtuar n\u00eb muajin tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar q\u00eb Hamasi duhet t\u00eb zhduket si forc\u00eb e armatosur, kurse nj\u00eb num\u00ebr jo i vog\u00ebl i ekstremist\u00ebve shqiptar\u00eb iu jan\u00eb turrur kryeministrit Edi Rama, q\u00eb e k\u00ebrkoi k\u00ebt\u00eb gj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67042","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67042","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67042"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67042\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67042"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67042"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67042"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}