{"id":66999,"date":"2026-01-28T17:48:24","date_gmt":"2026-01-28T17:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/28\/meta-per-vrasjen-e-azem-hajdarit-mund-te-parandalohej-fatos-nano-nuk-donte-te-ndodhte\/"},"modified":"2026-01-28T17:48:24","modified_gmt":"2026-01-28T17:48:24","slug":"meta-per-vrasjen-e-azem-hajdarit-mund-te-parandalohej-fatos-nano-nuk-donte-te-ndodhte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/28\/meta-per-vrasjen-e-azem-hajdarit-mund-te-parandalohej-fatos-nano-nuk-donte-te-ndodhte\/","title":{"rendered":"Meta p\u00ebr vrasjen e Azem Hajdarit: Mund t\u00eb parandalohej, Fatos Nano nuk donte t\u00eb ndodhte\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Ilir Meta pretendon se i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb presion q\u00eb t\u00eb mos zbardhte vrasjen e Azem Hajdarit, 28 vite m\u00eb par\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjetet sociale, Meta thot\u00eb se ngjarja mund t\u00eb ishte parandaluar. Sipas Met\u00ebs, vrasja e Hajdarit ishte politike, por personi m\u00eb i painteresuar sipas tij, ishte Fatos Nano. <\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhi m\u00eb 12 Shtator, por edhe m\u00eb 14 Shtator 1998. <\/p>\n<p>Ndodh\u00ebn dy ngjarje q\u00eb nuk duhej t\u00eb ndodhnin, por t\u00eb kusht\u00ebzuara nga nj\u00ebra-tjetra (shkak-pasoj\u00eb), vrasja e Azem Hajdarit ishte nj\u00eb ngjarje e paralajm\u00ebruar q\u00eb duhej t\u00eb ishte parandaluar. <\/p>\n<p>Vrasja e tij nuk ishte produkt i nj\u00eb konflikti \u201ctropojan\u00ebsh\u201d, por e q\u00ebndisur me kujdes nga duar t\u00eb padukshme dhe mjesht\u00ebrore q\u00eb shfryt\u00ebzuan persona t\u00eb caktuar, p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat e tyre. <\/p>\n<p>M\u00eb duhet t\u00eb theksoj, se personi m\u00eb i painteresuar t\u00eb ndodhte nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, ishte Fatos Nano. <\/p>\n<p>Por p\u00ebrmasat e k\u00ebsaj vrasje, vendi ku ndodhi, mosndalimi i automjeteve dhe fakti se disa prej tyre ishin drejtues policie, vetvetiu do t\u00eb b\u00ebnin si p\u00ebrgjegj\u00ebs politik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vrasje, Kryeministrin dhe jo Ministrin e Brendsh\u00ebm q\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb figur\u00eb teknike nga nj\u00eb parti aleate. <\/p>\n<p>Por, midis 12 dhe 14 Shtatorit q\u00ebndron 13 Shtatori, i cili ishte i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u2019i lidhur dy ngjarjet. <\/p>\n<p>Paraditen e 13 Shtatorit, shp\u00ebrthen nj\u00eb llav\u00eb revolte e militant\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike drejt Kryeministris\u00eb, duke paralajm\u00ebruar k\u00ebshtu \u201ctsunamin\u201d p\u00ebr dit\u00ebn tjet\u00ebr. <\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmje, Kryeministri Nano, na b\u00ebri nj\u00eb mbledhje n\u00eb zyr\u00ebn e tij, ku merrnin pjes\u00eb disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb dhe t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Socialiste. <\/p>\n<p>Pasi b\u00ebri nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb lart\u00eb t\u00eb situat\u00ebs dhe potencialit t\u00eb paparashikuesh\u00ebm e destabilizues p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen, ai na njohu me nj\u00eb takim q\u00eb kishte patur me dy nga ambasador\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Presidenc\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn. <\/p>\n<p>Nj\u00eb prej tyre i kishte sugjeruar t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen me q\u00ebllim \u00e7\u2019tensionimin e situat\u00ebs, pasi ngjarja e ndodhur ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. <\/p>\n<p>\u201cDakord, \u2013 u kishte th\u00ebn\u00eb Nano, \u201cpo kujt t\u2019ja le Qeverin\u00eb?\u201d <\/p>\n<p>Kur Fatosi p\u00ebrmendi nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb i kishin sugjeruar, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mezi prisnin t\u2019i zinin vendin, brof\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe than\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, e k\u00ebshtu Nano iu bind k\u00ebtij q\u00ebndrimi. <\/p>\n<p>Se cili ishte emri nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, se n\u00eb \u00e7do rast do ishte Partia Socialiste q\u00eb do t\u00eb zgjidhte Kryeministrin pasues. <\/p>\n<p>Por u humb nj\u00eb mund\u00ebsi e madhe p\u00ebr t\u00eb shmangur 14 Shtatorin e pasojat e tij dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte p\u00ebrgjegj\u00ebsia e t\u00eb gjith\u00eb ne at\u00eb mbr\u00ebmje, q\u00eb nuk gjykuam m\u00eb thell\u00eb dhe nuk parashikuam pasojat. <\/p>\n<p>Do t\u00eb kishte qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr vendin, por edhe vet\u00eb Nanon, q\u00eb t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen at\u00eb mbr\u00ebmje dhe jo disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb. T\u00eb vazhdojm\u00eb me \u00e7\u00ebshtjen Hajdari. <\/p>\n<p>Kur un\u00eb u b\u00ebra Kryeminist\u00ebr nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, n\u00eb Tetor 1999, \u00e7\u00ebshtja Hajdari ishte \u201cpatatja m\u00eb e nxeht\u00eb\u201d q\u00eb k\u00ebrkonte drejtim. Interesi dhe presioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ishte i fort\u00eb dhe konstant. Po k\u00ebshtu edhe presioni i brendsh\u00ebm nga opozita. <\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb b\u00ebra takim me Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe grupin e pes\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes Hajdari q\u00eb drejtohej nga Haxhi Giu, n\u00ebse un\u00eb nuk gaboj. <\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i takimit ishte nxitja e tyre p\u00ebr zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe sa m\u00eb shpejt, pasi \u00e7\u00ebshtja Hajdari ishte nj\u00eb kosto shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr shtetin dhe Qeverin\u00eb socialiste. <\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, d\u00ebgjova t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e tyre pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb edhe ato personale. Interesante \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb nga Prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes, p\u00ebrmes nj\u00eb k\u00ebshilltarit tim, m\u00eb k\u00ebrkoi nj\u00eb takim konfidencial. Gjat\u00eb takimit ai m\u00eb b\u00ebri nj\u00eb pyetje t\u00eb \u00e7uditshme, se a e kisha seriozisht k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes apo thjesht se ashtu m\u00eb duhej t\u00eb flisja. <\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb u bind se sa e domosdoshme ishte zbardhja e shpejt\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes, pasi po vriteshin disa nga autor\u00ebt dhe d\u00ebshmitar\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes. <\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nis\u00ebn t\u00eb shpikeshin disa skandale kund\u00ebr Ministrit t\u00eb Mbrojtjes, Hajdaraga dhe Ministrit t\u00eb Financave, Anastas Angjeli, q\u00eb njiheshin si miqt\u00eb e mi t\u00eb af\u00ebrt n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Madje arrit\u00ebn deri atje sa t\u00eb nxirrnin nj\u00eb gjeneral n\u00eb media, me uniform\u00eb, t\u00eb sulmonte Ministrin. E gjitha ishte nj\u00eb presion i orkestruar kund\u00ebr meje, q\u00eb t\u00eb mos shtyja p\u00ebrpara hetimet p\u00ebr vrasjen e Hajdarit. <\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjigjia ime ishte ballore, n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb Qeveris\u00eb, t\u00eb hapur p\u00ebr mediat, ku deklarova se ne do t\u00eb gjejm\u00eb jo vet\u00ebm vras\u00ebsit e Azem Hajdarit, por edhe vras\u00ebsit e vras\u00ebsve t\u00eb tij. <\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb u informova p\u00ebr vendndodhjen e Jaho Salihit, nj\u00eb prej t\u00eb akuzuarve kryesor\u00eb. <\/p>\n<p>U dhash\u00eb ultimatum personave p\u00ebrgjegj\u00ebs, se n\u00ebse atij i ndodhte gj\u00eb dhe brenda 48 or\u00ebsh nuk i dor\u00ebzohej drejt\u00ebsis\u00eb, do t\u2019i b\u00ebja p\u00ebrgjegj\u00ebs publikisht. Fatmir\u00ebsisht, nuk pati surpriza dhe arrestimi, le t\u00eb themi, shkoi sipas parashikimit. Ky ishte moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr mbylljen e \u00e7\u00ebshtjes Hajdari, por edhe p\u00ebr t\u00eb shkarkuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb 12 Shtator dhe q\u00eb duhej t\u00eb ishte parandaluar. <\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i k\u00ebtij shkrimi \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb disa t\u00eb v\u00ebrteta, sot n\u00eb koh\u00ebn e g\u00ebnjeshtrave, por mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr t\u00eb theksuar se edhe 12 Shtatori e 14 Shtatori 1998, por edhe 21 Janari 2011, mund dhe duhej t\u00eb parandaloheshin. <\/p>\n<p>Dhe meq\u00ebn\u00ebse fjala gjeopolitik\u00eb k\u00ebto koh\u00eb mbizot\u00ebron, nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se n\u00eb fund t\u00eb vitit 2010, kishte nisur edhe Pranvera Arabe\u201d-shkruan Meta. <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ilir Meta pretendon se i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb presion q\u00eb t\u00eb mos zbardhte vrasjen e Azem Hajdarit, 28 vite m\u00eb par\u00eb. N\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjetet sociale, Meta thot\u00eb se ngjarja mund t\u00eb ishte parandaluar. Sipas Met\u00ebs, vrasja e Hajdarit ishte politike, por personi m\u00eb i painteresuar sipas tij, ishte Fatos Nano. \u201cT\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66999","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66999","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66999"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66999\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66999"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66999"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66999"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}