{"id":66989,"date":"2026-01-28T16:48:37","date_gmt":"2026-01-28T16:48:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/28\/zani-i-7-liqeneve-ia-gjen-anen-edhe-evisit-te-qarkut-fier-710-mln-leke-dhe-7-muaj-vonese-rruga-per-pazaret-e-kryetares\/"},"modified":"2026-01-28T16:48:37","modified_gmt":"2026-01-28T16:48:37","slug":"zani-i-7-liqeneve-ia-gjen-anen-edhe-evisit-te-qarkut-fier-710-mln-leke-dhe-7-muaj-vonese-rruga-per-pazaret-e-kryetares","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/28\/zani-i-7-liqeneve-ia-gjen-anen-edhe-evisit-te-qarkut-fier-710-mln-leke-dhe-7-muaj-vonese-rruga-per-pazaret-e-kryetares\/","title":{"rendered":"\u201cZani i 7 liqeneve\u201d ia gjen an\u00ebn edhe Evisit t\u00eb Qarkut Fier, 710 MLN Lek\u00eb dhe 7 muaj vones\u00eb rruga p\u00ebr pazaret e kryetares"},"content":{"rendered":"<p>Ramazan Kalia ose \u201cZani i 7 liqeneve t\u00eb Lur\u00ebs\u201d ia ka gjetur an\u00ebn edhe Evisit. \u201cGruaja e hekurt\u201d Evis Sema u votua p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb vitin 2023 dhe qysh at\u00ebher\u00eb po b\u00ebn lek\u00ebt e brezit t\u00eb dyt\u00eb me tendera.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, me nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 19 janar 2026, pronari Kalia i \u201cLIQENI VII\u201d SHPK, me seli n\u00eb Shkozet, Durr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb njoftuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb finale nga kryetarja e K\u00ebshillit t\u00eb Qarkut Fier, t\u00eb paraqitet dhe t\u00eb firmos\u00eb kontrat\u00ebn 710 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e madhe mes pushtetit t\u00eb zonj\u00ebs Sema dhe n\u00ebnkryetarit t\u00eb KPP, Fiorent Zguro p\u00ebr t\u00eb vendosur fatet e k\u00ebsaj kontrate. Si rezultat tenderi q\u00eb nisi n\u00eb fllim t\u00eb ver\u00ebs po mbyllet n\u00eb fund t\u00eb dimrit, nd\u00ebrsa banor\u00ebt e Dar\u00ebzez\u00ebs presin rrug\u00ebn e premtuar.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u201cRikonstruksioni i rrug\u00ebs Qend\u00ebr Darzez\u00eb Bregdet, n\u00eb Lindje dhe n\u00eb Per\u00ebndim\u201d i nisur m\u00eb 10 qershor 2025. Projekti i rregullimit t\u00eb rrug\u00ebs me fond limit 71 816 474.80 lek\u00eb pa TVSH financohet nga buxheti i K\u00ebshillit t\u00eb Qarkut dhe i Bashkis\u00eb Fier.<\/p>\n\n<p>Po t\u00eb mos ishte \u201cZani i Liqeneve\u201d t\u00eb Lur\u00ebs, i njohur si protagonit i tenderave me fitues t\u00eb paracaktuar, rezultati do t\u00eb ishte ndryshe. Kjo p\u00ebr faktin se oferta e \u201cLiqeni VII\u201d nuk ishte as m\u00eb e ul\u00ebta as m\u00eb ekonomike, bazuar n\u00eb kosto, ashtu sic e parashikon ky lloj prokurimi.<\/p>\n<p>Konkretisht, n\u00eb mes t\u00eb 22 pjes\u00ebmarr\u00ebsve kishte oferta duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta s\u00eb sa ajo fituese. K\u00ebshtu,\u00a0 Bashkimi i Operator\u00ebve ekonomik \u201cBIBA-X\u201d SHPK &amp; \u201cBONUS\u201d Sh.p.k SHPK , propozon q\u00eb ta kryej\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me 44 881 999,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Po ashtu, Operatori ekonomik \u201c2 N\u201d SHPK ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn me vler\u00eb 45 000 000,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Operatori ekonomik \u201cNIKA\u201d SHPK ka prezantuar ofert\u00ebn ekonomike: 46 678 624,65 lek\u00eb pa TVSH. Edhe firma \u201cRAFIN COMPANY\u201d SHPK ka ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, 49 055 554,80 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel \u00ebsht\u00eb edhe oferta e \u201cNDERTIMI\u201d shpk me vler\u00eb 49 204 403,90 lek\u00eb pa TVSH. Pasi i ka skualifikuar konkurrent\u00ebt, komisioni i ngritur nga kryetarja Sema m\u00eb dat\u00eb 1 gusht 2025 vler\u00ebsoi si fitues operatorin ekonomik \u201cLIQENI VII\u201d SHPK me ofert\u00ebn 49 545 096,30 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Nga tabela duket qart\u00eb \u201ckryevepra\u201d me skualifikime q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej moll\u00eb sherri mes dy institucioneve K\u00ebshillit t\u00eb Qarkut dhe Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik (KPP).<\/p>\n<p><strong>\u201cBeteja\u201d mes Zanit dhe Shpres\u00ebs n\u00eb KPP<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00ebra nga kompanit\u00eb e skualifikuara, \u201cNika\u201d shpk me pronare Shpresa Nik\u00ebn, por q\u00eb ka pas njer\u00ebz t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb \u201cRilindjes\u201d, nuk ishte dakord me vendimin. P\u00ebr ta p\u00ebrmbysur verdiktin, Nika iu drejtua KPP-s\u00eb, ku ndihet m\u00eb e fuqishme.<\/p>\n<p>Ankesa e Nik\u00ebs \u00ebsht\u00eb regjistruar m\u00eb 3 korrik 2025 n\u00eb KPP, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe n\u00eb K\u00ebshillin e Qarkut Fier.<\/p>\n<p>N\u00eb denoncimin e Nik\u00ebs k\u00ebrkohej \u201cShfuqizimi i vendimit t\u0451 Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave mbi skualifikimin e ofert\u00ebs t\u00eb paraqitur nga operatori ekonomik \u201cNIKA\u201d SHPK\u201d. Sipas Nik\u00ebs, skualifikimi ishte i padrejt\u00eb dhe i pamb\u00ebshteur n\u00eb dokumentacionin e paraqitur.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 6 tetor 2025, KPP vendosi t\u00eb pranoj\u00eb ankes\u00ebn e Nik\u00ebs dhe t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb K\u00ebshillin e Qarkut Fier t\u00eb rivler\u00ebsoj\u00eb procedur\u00ebn.<\/p>\n\n<p>Por kryetarja Sema duhet t\u2019ia jepte kontrat\u00ebn patjet\u00ebr Ramazan Kalis\u00eb. Ky i fundit ka pasur mb\u00ebshtetje nga z\u00ebvend\u00ebskryeministrja Belinda Balluku, prandaj nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb Kalia po favorizohet n\u00eb Fier, ku ajo ishte shefe e shtabit elektoral t\u00eb PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Por duke qen\u00eb se njeriu i Ballukut n\u00eb krye t\u00eb KPP, Jonaid Myzyri \u00ebsht\u00eb shkarkuar me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK, Komisioni n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk reflekton menj\u00ebher\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte, K\u00ebshilli i Qarkut i shkruan KPP-s\u00eb se e ka zbatuar vendimin dhe po vazhdon me shpalljen e fituesit.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i informacionit t\u00eb d\u00ebrguar nga ana e autoritetit kontraktor K\u00ebshilli i Qarkut Fier si dhe raportit t\u00eb auditit n\u00eb sistemin e prokurimit elektronik, KPP konstaton se, \u00ebsht\u00eb kryer rivler\u00ebsimin e procedur\u00ebs n\u00eb sistemin e prokurimit elektronik, por nuk ka rivler\u00ebsuar OE \u201cNIKA\u201d Shpk n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimin e KPP-s\u00eb pasi statusi i k\u00ebtij ofertuesi vazhdon t\u00eb jet\u00eb i skualifikuar.<\/p>\n<p>Duke konstatuar k\u00ebt\u00eb \u201cmosbindje\u201d t\u00eb kryetares s\u00eb Fierit, n\u00ebnkryetari i KPP vendosi p\u00ebr \u201cMosheqje pezullimi\u201d t\u00eb tenderit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu m\u00eb 22 tetor 2025, K\u00ebshilli i Qarkut u urdh\u00ebrua nga KPP t\u00eb ndryshoj\u00eb statusi i k\u00ebtij ofertuesi nga \u201ci skualifikuar\u201d n\u00eb \u201ci kualifikuar\u201d.<\/p>\n\n<p>Pas disa korrespondencave, K\u00ebshilli i Qarkut Fier njofton se ka kryer rivler\u00ebsim t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit objekt ankimi, pasi ka kryer rivler\u00ebsim t\u00eb saj dhe e ka v\u00ebrtetuar me n\u00ebnshkrimin e procesverbalit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb hartuara nga KVO me nr. 821\/6 prot., t\u00eb dat\u00ebs 10 tetor 2025, duke l\u00ebn\u00eb edhe gjurm\u00eb n\u00eb sistemin e prokurimit elektronik ku evidentohet se, \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb rivleresim me dat\u00eb 10.10.2025 n\u00eb zbatim t\u00eb vendimit t\u00eb KPP.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu m\u00eb 31 tetor 2025, KPP i hapi drit\u00ebn jeshile kryetares Sema q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb procedur\u00ebn me Ramazan Kalin\u00eb.<\/p>\n\n<p>Por Nika nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar dhe e ka denoncuar s\u00ebrish K\u00ebshillin e Qarkut Fier n\u00eb KPP. M\u00eb 9 dhjetor 2025 komisioni ka vendosur s\u00ebrish n\u00eb favor t\u00eb Nik\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Sigurisht q\u00eb Sema nuk mund t\u00eb ta kthente pas Ramazanin. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb vonohej rruga se sa t\u00eb ndryshonte fituesi.<\/p>\n<p>Pasi u p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn korrespondencat mes dy institucioneve, m\u00eb 30 dhjetor 2025, KPP vendosi t\u00eb lejoj\u00eb kryetare Sem\u00ebn t\u00eb shpall\u00eb fituesin.<\/p>\n\n<p><strong>Zani i mbingarkuar me tendera qindra milion\u00eb lek\u00ebsh<\/strong><\/p>\n<p>Ramazan Kalia ose \u201cZani i 7 liqeneve t\u00eb Lur\u00ebs\u201d ia ka gjetur an\u00ebn Anuel\u00ebs s\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa me Eimirian\u00ebn e Bashkis\u00eb Durr\u00ebs jan\u00eb miq t\u00eb vjet\u00ebr tenderash! Por k\u00ebt\u00eb radh\u00eb pazari ka qen\u00eb me t\u00eb dyja nj\u00ebher\u00ebsh: Tender n\u00eb Durr\u00ebs dhe n\u00eb Tiran\u00eb brenda dit\u00ebs, n\u00eb favor t\u00eb kompanis\u00eb \u201cLIQENI VII\u201d shpk.<\/p>\n<p>Po si ka mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 18 shtator 2025, edhe n\u00eb Tiran\u00eb edhe n\u00eb Durr\u00ebs shpallet fitues i nj\u00ebjti biznesmen. Duket sikur nj\u00eb dor\u00eb nga lart i rregullon k\u00ebto pun\u00eb. Ky mbase \u00ebsht\u00eb kryeministri Rama, sepse Diella nuk ka nisur t\u00eb merret me tenderat.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb me objekt \u201cRikonstruksioni i rrug\u00ebs \u201dRamazan Shushku\u201d\u201d. Fondi Limit i miratuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb 31 116 063,00 lek\u00eb pa TVSH, nd\u00ebrsa si burim financimi jan\u00eb t\u00eb ardhurat e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr vitin 2025.<\/p>\n\n<p>N\u00eb tenderin e mbajtur m\u00eb 10 korrik 2025 merrnin pjes\u00eb 8 operator\u00eb ekonomik\u00eb dhe bashkime kompanish. Megjithat\u00eb pjes\u00ebmarrja e tyre \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr statistik\u00eb, sepse n\u00eb tender \u00ebsht\u00eb favorizuar haptazi firma \u201cLIQENI VII\u201d. Fillimisht jan\u00eb hequr nga rruga e Ramazanit dy ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta duke i skualifikuar. Nj\u00ebra nga kompanit\u00eb sipas komisionit t\u00eb Anuel\u00ebs, nuk p\u00ebrmbushte kriteret, nd\u00ebrsa tjetra ishte ofert\u00eb \u201canomalisht e ul\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>\u201cOferta e Bashkimit t\u00eb Operator\u00ebve Ekonomik \u201c2 N\u201d shpk &amp; \u201cBONUS\u201d sh.p.k \u00ebsht\u00eb me \u00e7mim Anomalisht t\u00eb Ul\u00ebt, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb bazuar ne ligjin 16\/2024 \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin 162\/2020 \u201cP\u00ebr prokurimin publik\u201d, neni 27, q\u00eb p\u00ebrcakton se: \u201cN\u00eb procedurat e prokurimit me vler\u00eb n\u00ebn kufijt\u00eb e lart\u00eb monetar\u00eb, autoritetet ose entet kontraktore refuzojn\u00eb pa k\u00ebrkuar shpjegime nj\u00eb ofert\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb konstatuar anomalisht e ul\u00ebt\u201d, \u00ebsht\u00eb e pavlefshme\u201d, citojm\u00eb vendimin e komisionit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve Bashkimi i Operator\u00ebve Ekonomik \u201c2 N\u201d shpk &amp; \u201cBONUS\u201d sh.p.k kishte ofert\u00ebn me vler\u00eb 20,200,000.00 lek\u00eb pa TVSH. Nd\u00ebrsa oferta fituese e Operatorit Ekonomik \u201cLIQENI VII\u201d \u00ebsht\u00eb 20,843,973.90 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Sipas ligjit, \u201coferta vler\u00ebsohet anomalisht e ul\u00ebt, n\u00ebse vlera e saj do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se 85% e mesatares s\u00eb ofertave t\u00eb vlefshme\u201d<\/p>\n<p>Nga makina llogarit\u00ebse nxor\u00ebm se mesatarja e ofertave te vlefshme \u00ebsht\u00eb 24,887,193.35 lek\u00eb dhe 85% e saj \u00ebsht\u00eb 21,154,113 lek\u00eb. Pra, edhe oferta e kompanis\u00eb \u201cLIQENI VII\u201d \u00ebsht\u00eb \u201canomalisht e ul\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem aritmetike q\u00eb Anuela e ka m\u00ebsuar qysh n\u00eb shkoll\u00ebn fillore, por i jan\u00eb err\u00ebsuar syt\u00eb nga pazari me Ramazanin. Kjo lajthitje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr auditimin e KLSH dhe p\u00ebr SPAK kur t\u00eb hetoj\u00eb kryesisht k\u00ebt\u00eb tender.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb Durr\u00ebs askush nuk i del para Ramazanit!<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tenderi tjet\u00ebr i firmosur m\u00eb 18 shtator 2025, \u00ebsht\u00eb \u00a0kryer n\u00eb zyrat e bashkis\u00eb Durr\u00ebs nga z\u00ebvend\u00ebskryetari, me urdh\u00ebr delegim t\u00eb Emiriana Sakos.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht po raportojm\u00eb tenderin e Bashkis\u00eb Durr\u00ebs me objekti \u201cSistemim K.U.B n\u00eb rrug\u00ebn \u201cTaulantia\u201d, Lagjja Nr.1\u201d. \u00cbsht\u00eb ajo rruga q\u00eb del gjithmon\u00eb kronikat e p\u00ebrmbytjeve kur bie shi. Sa tendera jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb nuk num\u00ebrohen! K\u00ebt\u00eb radh\u00eb Bashkia Durr\u00ebs ka vendosur t\u00eb hedh\u00eb p\u00ebr kanalizim fondin 36 476 292,00 lek\u00eb pa TVSH. Asnj\u00eb kompani nuk \u00ebsht\u00eb afruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb lek\u00ebsh, p\u00ebrve\u00e7 kompanis\u00eb \u201cLIQENI VII\u201d t\u00eb Ramazan Kalis\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo ndodh r\u00ebndom kur fituesi dihet se \u00ebsht\u00eb i paracaktuar. Open Data Albania e ka sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb tender me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, p\u00ebr t\u00eb treguar riskun e korrupsionit.<\/p>\n\n<p>K\u00ebto dy tendera mund t\u00eb jen\u00eb kompensim p\u00ebr nj\u00eb prokurim 1.2 miliard\u00eb lek\u00eb q\u00eb kryebashkiaku i Dibr\u00ebs, Rahim Spahiu ia kishte dh\u00ebn\u00eb Ramazan Kalis\u00eb, por Sadri Abazi me nipin e tij ia kan\u00eb bllokuar n\u00eb KPP. Ky ishte sh\u00ebrbimi i fundit p\u00ebr shefin e tij, para se t\u00eb shkarkohej ish-kryetari i KPP, Jonaid Myzyri. \u00a0Shpjegojm\u00eb se vendimi i KPP \u00ebsht\u00eb n\u00eb konflikt interesi t\u00eb ish-kryetarit Jonaid Myzyri, i cili deri n\u00eb vitin 2014 ka qen\u00eb vart\u00ebs i Abazit n\u00eb \u201cAlko Impex\u201d.<\/p>\n<p>Veprimet e KPP mund t\u00eb p\u00ebrmblidhen n\u00eb tri fjal\u00eb: Jepjani tenderin Abazit! N\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 28 maj 2025, Komisioni i Prokurimit Publik mori n\u00eb shqyrtim p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit me objekt \u201cRikonstruksion i shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are Demir Gashi, Bashkia Dib\u00ebr 2024\u201d. Kryetar Myzyri ishte i pak\u00ebnaqur nga moszbatimi i vendimit t\u00eb KKP i dat\u00ebs 29 prill 2025 p\u00ebr tenderin e zhvilluar me dat\u00eb 21 janar 2025 nga \u00a0Bashkia Dib\u00ebr.<\/p>\n<p>Ankimues \u00ebsht\u00eb biznesmeni Arb\u00ebr Abazi i cili \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb tender me kompanit\u00eb e tij \u201cAlko Impex Construction\u201d SHPK &amp; \u201cAlko-Impex General Construction\u201d SHPK.<\/p>\n<p>KPP e kishte pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e Abazit p\u00ebr shfuqizimin e vendimit t\u00eb Spahiut q\u00eb e kishte skualifikuar nga gara, Nd\u00ebrkoh\u00eb urdh\u00ebrohej Bashkia Dib\u00ebr \u201ct\u00eb rishikoj\u00eb arsyet e skualifikimit t\u00eb operatorit ekonomik BOE \u201cAlko Impex Construction\u201d &amp; \u201cAlko-Impex General Construcion\u201d SHPK dhe t\u00eb korrigjoj\u00eb shkeljet e konstatuara\u201d. Po ashtu u urdh\u00ebrua Autoriteti kontraktor t\u00eb anulonte procedur\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb prokurimit.<\/p>\n<p>Kur Spahiu e la jasht\u00eb gar\u00ebs p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb nipin e oligarkut Sadri Abazi, at\u00ebher\u00eb Myzyri nxori vendimin pasues q\u00eb bllokon tenderin e Bashkis\u00eb Dib\u00ebr.<\/p>\n\n<p>Ky tender do t\u00eb rishpallej s\u00ebrish dhe do t\u00eb mbahej n\u00eb dat\u00ebn 6 tetor 2025, ku do t\u00eb zhvillohej raundi i fundit mes dy oligark\u00ebve dibran\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto ngarkesa me lek\u00eb p\u00ebr \u201cLIQENI VII\u201d jan\u00eb paralelisht me tenderin e Qarkut Fier. Kryetarja Sema duket qart\u00eb se nuk ka verifikuar kriterin e kapacitetit teknik t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb Zanit q\u00eb i ka shp\u00ebrndar\u00eb mjetet dhe personelin n\u00eb kontrata t\u00eb tjera publike nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Por, nuk ka problem, banor\u00ebt e Dar\u00ebzez\u00ebs jan\u00eb t\u00eb duruar, edhe n\u00ebse kompanis\u00eb fituese nuk i del afati ose b\u00ebn pun\u00eb pa cil\u00ebsi!<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<br \/>\nKy artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/zani-i-7-liqeneve-ia-gjen-anen-edhe-evisit-te-qarkut-fier-710-mln-leke-dhe-7-muaj-vonese-rruga-per-pazaret-e-kryetares\/\">\u201cZani i 7 liqeneve\u201d ia gjen an\u00ebn edhe Evisit t\u00eb Qarkut Fier, 710 MLN Lek\u00eb dhe 7 muaj vones\u00eb rruga p\u00ebr pazaret e kryetares<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ramazan Kalia ose \u201cZani i 7 liqeneve t\u00eb Lur\u00ebs\u201d ia ka gjetur an\u00ebn edhe Evisit. \u201cGruaja e hekurt\u201d Evis Sema u votua p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb vitin 2023 dhe qysh at\u00ebher\u00eb po b\u00ebn lek\u00ebt e brezit t\u00eb dyt\u00eb me tendera. K\u00ebshtu, me nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 19 janar 2026, pronari Kalia i \u201cLIQENI [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66989","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66989","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66989"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66989\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66989"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66989"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66989"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}