{"id":66982,"date":"2026-01-28T14:46:44","date_gmt":"2026-01-28T14:46:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/28\/kujdes-dhjetera-faqe-mashtruese-ne-maqedonine-e-veriut-targetojne-lexuesit-shqiptare\/"},"modified":"2026-01-28T14:46:44","modified_gmt":"2026-01-28T14:46:44","slug":"kujdes-dhjetera-faqe-mashtruese-ne-maqedonine-e-veriut-targetojne-lexuesit-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/28\/kujdes-dhjetera-faqe-mashtruese-ne-maqedonine-e-veriut-targetojne-lexuesit-shqiptare\/","title":{"rendered":"Kujdes! Dhjet\u00ebra faqe mashtruese n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut targetojn\u00eb lexuesit shqiptar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Fenomeni i fabrikave t\u00eb \u2018lajmeve t\u00eb rreme\u2019 mori hov dhe u b\u00eb i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht n\u00eb vitin 2016, kur nj\u00eb qytet i vog\u00ebl n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb nga epiqendrat e prodhimit t\u00eb dezinformimit digjital gjat\u00eb zgjedhjeve presidenciale n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, t\u00eb rinj vendas zbuluan se mund t\u00eb gjeneronin fitime t\u00eb majme p\u00ebrmes Google AdSense, duke krijuar uebsajte me lajme t\u00eb trilluara dhe sensacionale, kryesisht pro Donald Trump, t\u00eb cilat u b\u00ebn\u00eb virale n\u00eb Facebook. Lajmet nuk kishin axhend\u00eb politike, por thjesht q\u00ebllim financiar.<\/p>\n<p>Episodi i vitit 2016 duket se ka l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb \u2018model biznesi\u2019 n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, q\u00eb edhe pse ka ndryshuar form\u00eb, vijon t\u00eb mbahet mbi lajmet e rreme apo titujt clickbait. BIRN gjeti mbi 25 faqe n\u00eb Facebook, me deg\u00ebzime n\u00eb YouTube dhe TikTok, t\u00eb cilat p\u00ebrdorin \u201cAffiliate Marketing Scams\u201d (mashtrimi i konsumatorit p\u00ebrmes nd\u00ebrmjet\u00ebsuesve) p\u00ebr t\u00eb shitur \u201cila\u00e7e\u201d apo mbledhur klikime, t\u00eb kontrolluara nga Maqedonia e Veriut. Pjesa m\u00eb e madhe e faqeve targetojn\u00eb lexues shqipfol\u00ebs, edhe pse disa prej tyre publikojn\u00eb n\u00eb anglisht.<\/p>\n<p>\u201cAffiliate Marketing Scams\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb e krimit kibernetik, ku mashtruesit abuzojn\u00eb me modelin legjitim t\u00eb marketingut p\u00ebr t\u00eb fituar para n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandershme. Analiza e detajuar e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb transparenc\u00ebs n\u00eb Facebook dhe kodit burimor t\u00eb faqeve zbulon nj\u00eb rrjet t\u00eb sofistikuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspert\u00eb t\u00eb siguris\u00eb kibernetike dhe t\u00eb masmedias, k\u00ebto struktura jan\u00eb mjaft t\u00eb rrezikshme; ato cenojn\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht privat\u00ebsin\u00eb e viktimave, portofolin, por edhe besimin e publikut ndaj mediave serioze.<\/p>\n<p>Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut \u2013 nj\u00eb organizat\u00eb mediatike q\u00eb promovon t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb internet, i tha BIRN se pasojat konkrete t\u00eb k\u00ebtyre platformave p\u00ebrfshinin degradimin e \u201cstandardit t\u00eb informacionit dhe rolit t\u00eb medias n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKur njer\u00ebzit e kuptojn\u00eb q\u00eb jan\u00eb mashtruar nga nj\u00eb faqe \u201cpatriotike\u201d, ata b\u00ebhen cinik\u00eb edhe ndaj mediave serioze,\u201d tha Jashari.<\/p>\n<p>Eksperti p\u00ebr sigurin\u00eb, Besmir Semanaj thot\u00eb se sasia e informacionit q\u00eb k\u00ebto faqe mbledhin \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebta server\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs analizojn\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale pajisjen, vendndodhjen, burimin e klikimit dhe sjelljen e vizitorit p\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrdorues real apo p\u00ebr nj\u00eb sistem kontrolli t\u00eb platformave,\u201d v\u00ebren ai.<\/p>\n<p>Rrjeti i mashtrimit<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN p\u00ebr rreth 25 faqe n\u00eb rrjetin social Facebook tregojn\u00eb se ky ekosistem dezinformues nuk \u00ebsht\u00eb sporadik. Ai menaxhohet nga nj\u00eb grup i strukturuar administrator\u00ebsh t\u00eb vendosur n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe n\u00eb disa raste me partner\u00eb n\u00eb Itali, Gjermani, Vietnam apo SHBA.<\/p>\n<p>Dy prej faqeve, \u201cMedia Shqiptare\u201d dhe \u201cLive News\u201d, shfaqin nj\u00eb model bashk\u00ebpunimi hibrid me dy administrator\u00eb n\u00eb Maqedoni dhe nj\u00eb n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Kjo struktur\u00eb sugjeron p\u00ebrdorimin e vendndodhjeve n\u00eb BE p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb besueshm\u00ebri faqes para algoritmeve t\u00eb Facebook-ut dhe rrjeteve t\u00eb reklamave, nd\u00ebrsa operacioni real kryhet nga Ballkani. Nd\u00ebrkoh\u00eb, tre faqe, klone t\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs me emrin \u201cUsa Story\u201d menaxhohen nga persona n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, Kosov\u00eb dhe SHBA. K\u00ebto faqe publikojn\u00eb kryesisht n\u00eb anglisht n\u00eb Facebook, por n\u00ebse ndjek linqet dhe g\u00ebrmon n\u00eb webfaqe, aty gjen edhe postime n\u00eb shqip n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtin model.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht emrit dhe gjuh\u00ebs kryesore, k\u00ebto faqe publikojn\u00eb materiale dhe i lidhin lexuesit me nj\u00eb grup prej 5-6 linqesh q\u00eb t\u00eb devijojn\u00eb n\u00eb faqe ku gjenden reklamat p\u00ebr ila\u00e7e. Bazuar n\u00eb lidhjet q\u00eb u ofrohen lexuesve p\u00ebr t\u00eb klikuar, faqet e identifikuara ndahen n\u00eb 3 grupe q\u00eb duket se veprojn\u00eb ve\u00e7 e ve\u00e7.<\/p>\n<p>Grupi i par\u00eb, q\u00eb n\u00eb Youtube publikon me emrin \u201cJet\u00eb &amp; Stil\u201d, p\u00ebrdor faqe si \u201cMergimi Shqiptar\u201d dhe \u201cGazeta Insajd\u201d p\u00ebr t\u00eb drejtuar audienc\u00ebn tek portali lifestories99.com dhe kanali YouTube me baz\u00eb n\u00eb Gjermani, n\u00ebn menaxhimin e 6-7 administrator\u00ebve.<\/p>\n<p>Grupi m\u00eb masiv, \u201cTimeforLon\u201d, mobilizon faqe t\u00eb shumta si Lajm24, Mesazhi dhe Gazeta Z\u00ebri p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb linqe t\u00eb miimall.com dhe bilgiliyor.com, si dhe kanalin e YouTube \u201cTimeforlon\u201d n\u00eb SHBA, duke angazhuar ekipe prej 4-8 personash p\u00ebr \u00e7do faqe, t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, grupi \u201cViral Stories\u201d operon p\u00ebrmes \u201cMedia Shqiptare\u201d p\u00ebr t\u00eb ushqyer viralsstories.com. Edhe faqet e k\u00ebtij grupi menaxhohen n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Analiza e kodit t\u00eb webfaqeve ku t\u00eb drejtojn\u00eb publikimet n\u00eb rrjetet sociale tregon se q\u00ebllimi final jan\u00eb linqet n\u00eb t\u00eb cilat shiten ila\u00e7e \u00e7udib\u00ebr\u00ebse me \u00e7mime oferte. Faqet ku drejtohet trafiku jan\u00eb mbushur me d\u00ebshmi t\u00eb rreme doktor\u00ebsh.<\/p>\n<p>P\u00ebrqendrimi i tyre n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, \u00ebsht\u00eb sipas Jasharit, pasoj\u00eb e eksperienc\u00ebs s\u00eb krijuar dhe e kompleksitetit t\u00eb rasteve, ku pavar\u00ebsisht legjislacionit penalizues p\u00ebr krimin kibernetik, ndjekja penale \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPra, vakumi ligjor k\u00ebtu shpesh nuk \u00ebsht\u00eb munges\u00eb totale e ligjeve, por nj\u00eb zon\u00eb e pambuluar, kur audienca dhe d\u00ebmi jan\u00eb jasht\u00eb vendit,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo situat\u00eb l\u00eb t\u00eb mjegullt se kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, duke krijuar nj\u00eb \u201cparajs\u00eb\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet.<\/p>\n<p>\u201cPra, \u201cparajsa\u201d nuk \u00ebsht\u00eb se k\u00ebtu gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb dhe pa rregulla. \u201cParajsa\u201d \u00ebsht\u00eb sepse ky kombinim, kosto e ul\u00ebt, p\u00ebrvoja e krijuar, rrjetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe zbatimi i v\u00ebshtir\u00eb i ligjeve, e b\u00ebjn\u00eb rrezikun relativisht t\u00eb ul\u00ebt, nd\u00ebrsa fitimin relativisht t\u00eb lart\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Sofistikimi teknik<\/p>\n<p>Faqet n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebrdorin thuajse t\u00eb nj\u00ebjtat imazhe dhe t\u00eb nj\u00ebjtat metoda. Kodi burimor i faqeve tregon pranin\u00eb e gjurmuesve agresiv\u00eb t\u00eb reklamave, si adstrktrk3.top, t\u00eb cil\u00ebt sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ridrejtuar p\u00ebrdoruesit ose p\u00ebr t\u00eb regjistruar klikime t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>Webfaqet p\u00ebrdorin kryesisht platform\u00ebn WordPress e kamufluar me nj\u00eb dizajn gjenerik t\u00eb nj\u00eb blogu dhe n\u00eb shumic\u00eb jan\u00eb aktive prej vet\u00ebm pak muajsh. Ky grup identifikohet si Portali Aurora dhe p\u00ebrdor kryesisht faqe Facebook q\u00eb duket sikur merren me informacion, p\u00ebrfshi kopjimin e titujve t\u00eb njohur si Koha Ditore.<\/p>\n<p>Eksperti i siguris\u00eb, Besmir Semanaj i tha BIRN se faqet edhe pse n\u00eb dukje t\u00eb thjeshta kan\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb sofistikimi, q\u00eb nga nj\u00eb an\u00eb synon t\u00eb mashtroj\u00eb platformat si Facebook p\u00ebr t\u00eb ndaluar bllokimin, dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, synon mashtrimin e individ\u00ebve q\u00eb bien pre e reklamave. \u201cKodi i rreziksh\u00ebm shpesh \u00ebsht\u00eb i integruar p\u00ebrmes plugin-eve t\u00eb modifikuara, skripteve JavaScript t\u00eb obfuskuara ose rregullave t\u00eb ridrejtimit n\u00eb server, t\u00eb cilat aktivizohen vet\u00ebm p\u00ebr segmente t\u00eb caktuara vizitor\u00ebsh\u201d, thot\u00eb Semanaj.<\/p>\n<p>Sipas tij, sofistikimi nuk q\u00ebndron te dizajni apo p\u00ebrmbajtja vizuale \u201cpor te aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb kontrolluar dhe manipuluar trafikun, p\u00ebr t\u00eb ndryshuar shpejt domenet dhe p\u00ebr t\u00eb fshehur sjelljen reale t\u00eb faqes nga platformat monitoruese\u201d.<\/p>\n<p>Semanaj thot\u00eb shp\u00ebrndarja e admin\u00ebve n\u00eb disa vende dhe p\u00ebrfshirja n\u00eb faqe e admin\u00ebve nga vende t\u00eb BE-s\u00eb sh\u00ebrben si nj\u00eb mekaniz\u00ebm maskimi teknik dhe operacional.<\/p>\n<p>\u201cDuke p\u00ebrdorur IP, llogari dhe akses nga vende t\u00eb ndryshme, rrjeti krijon p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb strukture legjitime nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Internacionalizimi \u00ebsht\u00eb edhe sipas Jasharit, nj\u00eb prej element\u00ebve q\u00eb u mund\u00ebson p\u00ebrfituesve pas k\u00ebtyre faqeve t\u00eb fshihen.<\/p>\n<p>\u201cKjo krijon mjegull: kur di\u00e7ka shkon keq, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuash shpejt kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, a \u00ebsht\u00eb kompania n\u00eb SHBA, operuesit n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, partner\u00ebt apo sh\u00ebrbimet nd\u00ebrmjet\u00ebse\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Faqe t\u00eb blera apo vjedhura<\/p>\n<p>Ky rrjet i identifikuar nuk investon n\u00eb prodhime mediatike dhe as n\u00eb rritjen e ndjek\u00ebsve p\u00ebrmes materialeve t\u00eb publikuara; ai ka investuar n\u00eb blerjen e audiencave t\u00eb gatshme apo ndryshim destinacioni t\u00eb faqeve t\u00eb krijuara m\u00eb her\u00ebt, kryesisht me motive fetare apo p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb meme.<\/p>\n<p>Faqja q\u00eb sot njihet si \u201cGazeta Z\u00ebri\u201d me 45,000 ndjek\u00ebs, e nisi jet\u00ebn n\u00eb vitin 2016 si \u201cMusliman Elhamdulilah\u201d. Pasi mblodhi mij\u00ebra besimtar\u00eb, ajo u transformua n\u00eb \u201cRamazani Muaji i Bekuar\u201d, m\u00eb pas n\u00eb \u201cVideo Interesante\u201d, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar sot si nj\u00eb portal lajmesh q\u00eb ushqen faqet e reklamave. E nj\u00ebjta histori \u00ebsht\u00eb pas faqes me emrin \u201cMesazhi\u201d.<\/p>\n<p>Personat pas k\u00ebtyre faqeve nuk kan\u00eb paragjykime fetare. Nj\u00eb nd\u00ebr faqet \u00ebsht\u00eb \u201cI Belong to Jesus\u201d; ajo publikon n\u00eb anglisht kryesisht \u201cdrama\u201d fiktive, shoq\u00ebruar me video t\u00eb prodhuara me inteligjenc\u00eb artificiale dhe, ironikisht, lajme t\u00eb rreme p\u00ebr zgjedhjet e vitit 2016 n\u00eb SHBA. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb raste t\u00eb tjera faqet jan\u00eb marr\u00eb apo rr\u00ebmbyer nga p\u00ebrdorues n\u00eb Azi. Faqja \u201cLive News\u201d u krijua fillimisht n\u00eb Bangladesh si nj\u00eb faqe shkolle, para se t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb mjet propagande p\u00ebr audienc\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Faqja \u201cLajm24\u201d me 77,000 ndjek\u00ebs e nisi rrug\u00ebtimin e saj duke mbajtur emrin e narko-trafikantit \u201cPablo Escobar\u201d, para se t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb burim \u201cinformacioni\u201d. Faqet kan\u00eb nd\u00ebrruar disa her\u00eb adresa URL ku vendosen reklamat.<\/p>\n<p>P\u00ebr Semanajn, kjo praktik\u00eb \u00ebsht\u00eb po ashtu pjes\u00eb e maskimit teknik.<\/p>\n<p>\u201cFaqet dhe llogarit\u00eb e quajtura \u201czombie\u201d zakonisht kan\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb m\u00ebparshme legjitime, si portale t\u00eb braktisura ose faqe t\u00eb krijuara fillimisht p\u00ebr q\u00ebllime krejt t\u00eb tjera, shpesh n\u00eb Azi,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Nga ana e tij, studiuesi Erlis \u00c7ela v\u00eb n\u00eb dukje se p\u00ebrdorimi i faqeve q\u00eb m\u00eb her\u00ebt kan\u00eb pasur p\u00ebrmbajtje legjitime e b\u00ebn mjaft m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb identifikimin nga lexuesi t\u00eb mashtrimit.<\/p>\n<p>\u201cNdjekja (e nj\u00eb faqeje) \u00ebsht\u00eb shpesh e lidhur me zakone dhe sjelljet q\u00eb ne si audienc\u00eb krijojm\u00eb n\u00eb raport me median dhe konsumin e informacionit dhe jo me verifikim si sjellje parandaluese ndaj dezinformimit,\u201d tha \u00c7ela.<\/p>\n<p>Sipas tij, njer\u00ebzit ndjekin nj\u00eb faqe dhe e besojn\u00eb at\u00eb edhe p\u00ebr shkak se e kan\u00eb ndjekur prej koh\u00ebsh, por kur ajo ndryshon em\u00ebr dhe zakon, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u dalluar nga nj\u00eb pjes\u00eb e audienc\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKur faqja e lajmeve ndryshon em\u00ebr dhe mision, nj\u00eb pjes\u00eb e audienc\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje ta dalloj\u00eb ndryshimin,\u201d tha \u00c7ela, duke shtuar se besimi transferohet gabimisht te kanali i informimit Facebook, Instagram apo t\u00eb tjer\u00eb kanale.<\/p>\n<p>Edhe Jashari e thekson k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo taktik\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb rrezikshmet, sepse e kthen besimin, sidomos besimin fetar ose patriotik, n\u00eb tok\u00eb t\u00eb pjellshme dhe infrastruktur\u00eb p\u00ebr manipulim. N\u00eb momentin q\u00eb nj\u00eb faqe e trash\u00ebguar me audienc\u00eb \u201ct\u00eb gatshme\u201d ndryshon pron\u00ebsi ose orientim, publiku nuk e kupton se po konsumon nj\u00eb produkt krejt tjet\u00ebr,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Facebook dhe Web, skema \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb edhe n\u00eb YouTube dhe TikTok p\u00ebr t\u00eb maksimizuar fitimet. P\u00ebr shembull, faqja \u201cMedia Shqiptare\u201d promovon kanalin @LEIDSSTORY, i cili num\u00ebron mbi 21 mij\u00eb abonent\u00eb dhe afro 10 milion\u00eb shikime me vendndodhje t\u00eb deklaruar n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. \/BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/28\/kujdes-dhjetera-faqe-mashtruese-ne-maqedonine-e-veriut-targetojne-lexuesit-shqiptare\/\">Kujdes! Dhjet\u00ebra faqe mashtruese n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut targetojn\u00eb lexuesit shqiptar\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fenomeni i fabrikave t\u00eb \u2018lajmeve t\u00eb rreme\u2019 mori hov dhe u b\u00eb i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht n\u00eb vitin 2016, kur nj\u00eb qytet i vog\u00ebl n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb nga epiqendrat e prodhimit t\u00eb dezinformimit digjital gjat\u00eb zgjedhjeve presidenciale n\u00eb SHBA. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, t\u00eb rinj vendas zbuluan se mund t\u00eb gjeneronin fitime [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66982","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66982","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66982"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66982\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66982"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66982"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66982"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}