{"id":66934,"date":"2026-01-28T12:48:31","date_gmt":"2026-01-28T12:48:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/28\/vrasja-e-azem-hajdarit-ilir-meta-tregon-per-here-te-pare-mbi-ngjarjet-e-12-14-shtatorit-nese-nano-do-te-dorehiqej\/"},"modified":"2026-01-28T12:48:31","modified_gmt":"2026-01-28T12:48:31","slug":"vrasja-e-azem-hajdarit-ilir-meta-tregon-per-here-te-pare-mbi-ngjarjet-e-12-14-shtatorit-nese-nano-do-te-dorehiqej","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/28\/vrasja-e-azem-hajdarit-ilir-meta-tregon-per-here-te-pare-mbi-ngjarjet-e-12-14-shtatorit-nese-nano-do-te-dorehiqej\/","title":{"rendered":"Vrasja e Azem Hajdarit: Ilir Meta tregon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi ngjarjet e 12-14 Shtatorit: N\u00ebse Nano do t\u00eb dor\u00ebhiqej\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Ish-presidenti Ilir Meta, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim lidhur me \u00e7\u00ebshtjet e ndodhura n\u00eb 12 shtator dhe 14 shtator t\u00eb 1998.<\/p>\n<p>Meta ka kujtuar dy ngjarje q\u00eb sipas tij nuk duhet t\u00eb ndodhnin. N\u00eb q\u00ebndrimin e tij Meta thot\u00eb se vrasja e Azem Hajdarit ishte nj\u00eb ngjarje e paralajm\u00ebruar dhe se duhet t\u00eb ishte parandaluar.<\/p>\n<p>\u201cVrasja e tij nuk ishte produkt i nj\u00eb konflikti \u201ctropojan\u00ebsh\u201d, por e q\u00ebndisur me kujdes nga duar t\u00eb padukshme dhe mjesht\u00ebrore q\u00eb shfryt\u00ebzuan persona t\u00eb caktuar, p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat e tyre\u201d, shprehet Meta.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Meta thekson se paraditen e 13 shtatorit \u201cshp\u00ebrtheu nj\u00eb llav\u00eb revolte e militant\u00ebve t\u00eb PD drejt Kryeministris\u00eb dhe se n\u00eb mbr\u00ebmje kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm Fatos Nano b\u00ebri nj\u00eb mbledhje n\u00eb zyr\u00ebn e tij, ku b\u00ebri edhe vler\u00ebsimin e rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb lart\u00eb t\u00eb situat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>REAGIMI I MET\u00cbS:<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhi m\u00eb 12 Shtator, por edhe m\u00eb 14 Shtator 1998. Ndodh\u00ebn dy ngjarje q\u00eb nuk duhej t\u00eb ndodhnin, por t\u00eb kusht\u00ebzuara nga nj\u00ebra-tjetra (shkak-pasoj\u00eb), vrasja e Azem Hajdarit ishte nj\u00eb ngjarje e paralajm\u00ebruar q\u00eb duhej t\u00eb ishte parandaluar. Vrasja e tij nuk ishte produkt i nj\u00eb konflikti \u201ctropojan\u00ebsh\u201d, por e q\u00ebndisur me kujdes nga duar t\u00eb padukshme dhe mjesht\u00ebrore q\u00eb shfryt\u00ebzuan persona t\u00eb caktuar, p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat e tyre. M\u00eb duhet t\u00eb theksoj, se personi m\u00eb i painteresuar t\u00eb ndodhte nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, ishte Fatos Nano.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrmasat e k\u00ebsaj vrasje, vendi ku ndodhi, mosndalimi i automjeteve dhe fakti se disa prej tyre ishin drejtues policie, vetvetiu do t\u00eb b\u00ebnin si p\u00ebrgjegj\u00ebs politik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vrasje, Kryeministrin dhe jo Ministrin e Brendsh\u00ebm q\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb figur\u00eb teknike nga nj\u00eb parti aleate. Por, midis 12 dhe 14 Shtatorit q\u00ebndron 13 Shtatori, i cili ishte i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u2019i lidhur dy ngjarjet. Paraditen e 13 Shtatorit, shp\u00ebrthen nj\u00eb llav\u00eb revolte e militant\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike drejt Kryeministris\u00eb, duke paralajm\u00ebruar k\u00ebshtu \u201ctsunamin\u201d p\u00ebr dit\u00ebn tjet\u00ebr. N\u00eb mbr\u00ebmje, Kryeministri Nano, na b\u00ebri nj\u00eb mbledhje n\u00eb zyr\u00ebn e tij, ku merrnin pjes\u00eb disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb dhe t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Pasi b\u00ebri nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb lart\u00eb t\u00eb situat\u00ebs dhe potencialit t\u00eb paparashikuesh\u00ebm e destabilizues p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen, ai na njohu me nj\u00eb takim q\u00eb kishte patur me dy nga ambasador\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Presidenc\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn. Nj\u00eb prej tyre i kishte sugjeruar t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen me q\u00ebllim \u00e7\u2019tensionimin e situat\u00ebs, pasi ngjarja e ndodhur ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDakord, \u2013 u kishte th\u00ebn\u00eb Nano, \u201cpo kujt t\u2019ja le Qeverin\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>Kur Fatosi p\u00ebrmendi nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb i kishin sugjeruar, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mezi prisnin t\u2019i zinin vendin, brof\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe than\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, e k\u00ebshtu Nano iu bind k\u00ebtij q\u00ebndrimi. Se cili ishte emri nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, se n\u00eb \u00e7do rast do ishte Partia Socialiste q\u00eb do t\u00eb zgjidhte Kryeministrin pasues. Por u humb nj\u00eb mund\u00ebsi e madhe p\u00ebr t\u00eb shmangur 14 Shtatorin e pasojat e tij dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte p\u00ebrgjegj\u00ebsia e t\u00eb gjith\u00eb ne at\u00eb mbr\u00ebmje, q\u00eb nuk gjykuam m\u00eb thell\u00eb dhe nuk parashikuam pasojat. Do t\u00eb kishte qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr vendin, por edhe vet\u00eb Nanon, q\u00eb t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen at\u00eb mbr\u00ebmje dhe jo disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Kur un\u00eb u b\u00ebra Kryeminist\u00ebr nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, n\u00eb Tetor 1999, \u00e7\u00ebshtja Hajdari ishte \u201cpatatja m\u00eb e nxeht\u00eb\u201d q\u00eb k\u00ebrkonte drejtim. Interesi dhe presioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ishte i fort\u00eb dhe konstant. Po k\u00ebshtu edhe presioni i brendsh\u00ebm nga opozita. Menj\u00ebher\u00eb b\u00ebra takim me Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe grupin e pes\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes Hajdari q\u00eb drejtohej nga Haxhi Giu, n\u00ebse un\u00eb nuk gaboj. Q\u00ebllimi i takimit ishte nxitja e tyre p\u00ebr zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb c\u00ebshtjes dhe sa m\u00eb shpejt, pasi \u00e7\u00ebshtja Hajdari ishte nj\u00eb kosto shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr shtetin dhe Qeverin\u00eb socialiste. Po k\u00ebshtu, d\u00ebgjova t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e tyre pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb edhe ato personale. Interesante \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb nga Prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes, p\u00ebrmes nj\u00eb k\u00ebshilltarit tim, m\u00eb k\u00ebrkoi nj\u00eb takim konfidencial. Gjat\u00eb takimit ai m\u00eb b\u00ebri nj\u00eb pyetje t\u00eb \u00e7uditshme, se a e kisha seriozisht k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes apo thjesht se ashtu m\u00eb duhej t\u00eb flisja.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb u bind se sa e domosdoshme ishte zbardhja e shpejt\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes, pasi po vriteshin disa nga autor\u00ebt dhe d\u00ebshmitar\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nis\u00ebn t\u00eb shpikeshin disa skandale kund\u00ebr Ministrit t\u00eb Mbrojtjes, Hajdaraga dhe Ministrit t\u00eb Financave, Anastas Angjeli, q\u00eb njiheshin si miqt\u00eb e mi t\u00eb af\u00ebrt n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Madje arrit\u00ebn deri atje sa t\u00eb nxirrnin nj\u00eb gjeneral n\u00eb media, me uniform\u00eb, t\u00eb sulmonte Ministrin. E gjitha ishte nj\u00eb presion i orkestruar kund\u00ebr meje, q\u00eb t\u00eb mos shtyja p\u00ebrpara hetimet p\u00ebr vrasjen e Hajdarit. At\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjigjia ime ishte ballore, n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb Qeveris\u00eb, t\u00eb hapur p\u00ebr mediat, ku deklarova se ne do t\u00eb gjejm\u00eb jo vet\u00ebm vras\u00ebsit e Azem Hajdarit, por edhe vras\u00ebsit e vras\u00ebsve t\u00eb tij. M\u00eb von\u00eb u informova p\u00ebr vendndodhjen e Jaho Salihit, nj\u00eb prej t\u00eb akuzuarve kryesor\u00eb.<\/p>\n<p>U dhash\u00eb ultimatum personave p\u00ebrgjegj\u00ebs, se n\u00ebse atij i ndodhte gj\u00eb dhe brenda 48 or\u00ebsh nuk i dor\u00ebzohej drejt\u00ebsis\u00eb, do t\u2019i b\u00ebja p\u00ebrgjegj\u00ebs publikisht. Fatmir\u00ebsisht, nuk pati surpriza dhe arrestimi, le t\u00eb themi, shkoi sipas parashikimit. Ky ishte moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr mbylljen e \u00e7\u00ebshtjes Hajdari, por edhe p\u00ebr t\u00eb shkarkuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb 12 Shtator dhe q\u00eb duhej t\u00eb ishte parandaluar. Q\u00ebllimi i k\u00ebtij shkrimi \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb disa t\u00eb v\u00ebrteta, sot n\u00eb koh\u00ebn e g\u00ebnjeshtrave, por mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr t\u00eb theksuar se edhe 12 Shtatori e 14 Shtatori 1998, por edhe 21 Janari 2011, mund dhe duhej t\u00eb parandaloheshin. Dhe meq\u00ebn\u00ebse fjala gjeopolitik\u00eb k\u00ebto koh\u00eb mbizot\u00ebron, nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se n\u00eb fund t\u00eb vitit 2010, kishte nisur edhe Pranvera Arabe.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/vrasja-e-azem-hajdarit-ilir-meta-tregon-per-here-te-pare-mbi-ngjarjet-e-12-14-shtatorit-nese-nano-do-te-dorehiqej\/\">Vrasja e Azem Hajdarit: Ilir Meta tregon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi ngjarjet e 12-14 Shtatorit: N\u00ebse Nano do t\u00eb dor\u00ebhiqej\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-presidenti Ilir Meta, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim lidhur me \u00e7\u00ebshtjet e ndodhura n\u00eb 12 shtator dhe 14 shtator t\u00eb 1998. Meta ka kujtuar dy ngjarje q\u00eb sipas tij nuk duhet t\u00eb ndodhnin. N\u00eb q\u00ebndrimin e tij Meta thot\u00eb se vrasja e Azem Hajdarit ishte nj\u00eb ngjarje e paralajm\u00ebruar dhe se duhet t\u00eb ishte parandaluar. \u201cVrasja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66934","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66934","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66934"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66934\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66934"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66934"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66934"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}