{"id":66852,"date":"2026-01-27T21:48:25","date_gmt":"2026-01-27T21:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/27\/kodit-penal-ne-kuvend-ministri-dekriminalizojme-shpifjen-per-gazetaret-pd-terhiqeni-po-veproni-ne-fshehtesi-2\/"},"modified":"2026-01-27T21:48:25","modified_gmt":"2026-01-27T21:48:25","slug":"kodit-penal-ne-kuvend-ministri-dekriminalizojme-shpifjen-per-gazetaret-pd-terhiqeni-po-veproni-ne-fshehtesi-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/27\/kodit-penal-ne-kuvend-ministri-dekriminalizojme-shpifjen-per-gazetaret-pd-terhiqeni-po-veproni-ne-fshehtesi-2\/","title":{"rendered":"Kodit Penal n\u00eb Kuvend\/ Ministri: Dekriminalizojm\u00eb shpifjen p\u00ebr gazetar\u00ebt, PD: T\u00ebrhiqeni, po veproni n\u00eb fsheht\u00ebsi!"},"content":{"rendered":"<p>Kan\u00eb nisur n\u00eb Kuvend diskutimet p\u00ebr projektligjin \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr. 7895, dat\u00eb 27.01.1995 \u2018Kodi Penal i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u2019, i ndryshuar.<\/p>\n<p>Lamallari sqaroi se ndryshimet e propozuara vijn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb integrimit europian t\u00eb vendit, duke afruar m\u00eb tej legjislacionin shqiptar me at\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian, me q\u00ebllim p\u00ebrputhjen p\u00ebr aq sa \u00ebsht\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>Dy ndryshimet e propozuara m\u00eb t\u00eb debatuara n\u00eb opinionin publik dhe qarqet mediatike jan\u00eb ashp\u00ebrsimi i sanksionit penal p\u00ebr parkimin dysh dhe dekriminalizimin e shpifjes p\u00ebr gazetar\u00ebt, duke i dh\u00ebn\u00eb imunitet vet\u00ebm k\u00ebtyre t\u00eb fundit nga procedimi penal p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shpifjes. K\u00ebt\u00eb ndryshim, Lamallari e cil\u00ebsoi nj\u00eb shembull t\u00eb diskriminimit pozitiv q\u00eb shteti shqiptar ka ndaj medias, nd\u00ebrsa theksoi se parkimi dysh do t\u00eb trajtohet si vep\u00ebr penale vet\u00ebm n\u00eb raste kur kjo shkelje pengon qarkullimin e autoambulancave, zjarrfik\u00ebsve apo operacionet e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Ligjv\u00ebn\u00ebsit e Partis\u00eb Demokratike than\u00eb se mazhoranca po synon t\u00eb miratoj\u00eb ndryshimet n\u00eb Kodin Penal me shpejt\u00ebsi dhe n\u00eb fsheht\u00ebsi. N\u00eb vazhd\u00ebn e k\u00ebtyre pretendimeve, kreu i grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike k\u00ebrkoi shtyrjen e miratimit t\u00eb draftit.<\/p>\n<p>Kryetar, ju k\u00ebrkoj ta t\u00ebrhiqni dhe ta shqyrtoni edhe nj\u00ebher\u00eb, q\u00eb kur t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Kuvend t\u00eb mos ket\u00eb deputet\u00eb q\u00eb t\u00eb mos din\u00eb \u00e7far\u00eb ndryshimesh keni sjell\u00eb\u201d, \u2013 tha Bardhi.<\/p>\n<p>Ministri Lamallari u p\u00ebrgjigj duke th\u00ebn\u00eb se ndryshimet e propozuara p\u00ebr Kodin Penal kan\u00eb marr\u00eb \u201cbekimin\u201d e Brukselit, pas konsultimit t\u00eb autoriteteve shqiptare me Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Me ndryshimet q\u00eb PS ka d\u00ebrguar n\u00eb Kuvend dekriminalizohet pjes\u00ebrisht shpifja, vet\u00ebm p\u00ebr gazetar\u00ebt. Socialist\u00ebt jan\u00eb kund\u00ebr propozimit t\u00eb PD-s\u00eb q\u00eb t\u00eb hiqet shpifja si vep\u00ebr penale p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Ligji shoq\u00ebrohet me masa mbrojt\u00ebse p\u00ebr sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve, duke d\u00ebnuar ata q\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb apo dhunojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb profesionit.<\/p>\n<p>Deputetja demokrate, Jorida Tabaku thot\u00eb se qeveria e ka p\u00ebrdorur ligjin penal si mjet presioni.<\/p>\n<p>Tabaku u shpreh se duhen shfuqizuar nenet 119 dhe 120 t\u00eb Kodit Penal, pasi sipas saj,\u00a0shpifja dhe fyerja nuk mund t\u00eb jen\u00eb vepra penale.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari, prej disa muajsh s\u00eb bashku me nj\u00eb grup shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb ekspert\u00ebsh, gazetar\u00ebsh, jurist\u00ebsh, aktivist\u00ebsh, kemi punuar p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Kuvend nj\u00eb amendim p\u00ebr Kodin Penal. Kjo \u00ebsht\u00eb nism\u00eb q\u00eb ne si PD e propozojm\u00eb jo thjesht p\u00ebr rregullim burokratik, por sepse k\u00ebmbanat e alarmit p\u00ebr median n\u00eb Shqip\u00ebri, bien aq fort saq\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb mbyllur vesh\u00ebt nga zhurma e propagand\u00ebs s\u00eb pushtetit, nuk e d\u00ebgjojn\u00eb. Realiteti i medias nuk \u00ebsht\u00eb kaq roz\u00eb sa u prezantua k\u00ebtu. Kujtesa \u00ebsht\u00eb shpesh armiku m\u00eb i madh i k\u00ebsaj qeverie. N\u00eb vitin 2004, Shqip\u00ebria r\u00ebnditej n\u00eb vendin e 34 n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e medias. N\u00eb vitin 2014, Shqip\u00ebria ishte ne vendin 85, sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin e 99. Ky \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnim, certifikim nd\u00ebrkomb\u00ebtar i kapjes s\u00eb medias nga interesat e pushtetit.. Analiza b\u00ebhet m\u00eb e zymt\u00eb kur shohim edhe indeksin e demokracis\u00eb. Shqip\u00ebria klasifikohej si autokraci elektorale. Sot ligji penal p\u00ebrdoret si presion, e p\u00ebrdorni si mjet presioni politik. Vet\u00ebm n\u00eb 2024, jan\u00eb sh\u00ebnuar 45 incidente t\u00eb r\u00ebnda ndaj gazetar\u00ebve. K\u00ebto tregues targetojn\u00eb kryesisht gazetare gra.\u00a0Nuk ka integrim europian me gazetar\u00eb q\u00eb rrin\u00eb n\u00ebp\u00ebr gjykata p\u00ebr shkrimet e tyre. Ligji penal nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb mbrojtur reputacionet e politikan\u00ebve. Propozimi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, i drejt\u00eb, europian, e ndar\u00eb n\u00eb dy shtylla. Shtylla e par\u00eb \u00ebsht\u00eb liria, k\u00ebrkojm\u00eb shfuqizimin e neneve 119 dhe 120 t\u00eb Kodit Penal, shpifja dhe fyerja nuk mund t\u00eb jen\u00eb vepra penale. Sigurisht q\u00eb n\u00ebse dikush ka ankes\u00eb,e mbron me ligjin civil, por\u00a0pranga dhe qelia nuk mund t\u00eb jen\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr fjal\u00ebn e lir\u00eb. Kush prek nj\u00eb gazetar duhet t\u00eb d\u00ebnohet nj\u00ebsoj, gazetari \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbyes publik. \u00a0Ky amendament nuk ka absolutisht asgj\u00eb politike. Ky \u00ebsht\u00eb ligj q\u00eb duhet ta bashkoj\u00eb k\u00ebt\u00eb parlament. Sot, kemi zgjedhje t\u00eb qart\u00eb para vetes, mund t\u00eb votohet kund\u00ebr, ose t\u00eb mbahet Shqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb. Me ligjin q\u00eb ka sjell\u00eb qeveria shqiptare dhe ndryshimet n\u00eb kod, asnj\u00eb gazetar nuk do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb. Un\u00eb shpresoj q\u00eb koleg\u00ebt t\u2019i th\u00ebrrasin arsyes s\u00eb tyre.\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Ndryshimet n\u00eb Kodin Penal parashikojn\u00eb edhe burg deri n\u00eb 1 vit p\u00ebr ata q\u00eb parkojn\u00eb dysh. Po ashtu do t\u00eb ashp\u00ebrsohen d\u00ebnimet p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm e zjarrv\u00ebnie.<\/p>\n<p>Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Besfort Lamallari, prezantoi n\u00eb Kuvend projektligjin \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr. 7895, dat\u00eb 27.01.1995 \u201cKodi Penal i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar.<\/p>\n<p>Lamallari sqaroi se ndryshimet vijn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb integrimit europian t\u00eb vendit, duke afruar m\u00eb tej legjislacionin shqiptar me at\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian, me q\u00ebllim p\u00ebrputhjen p\u00ebr aq sa \u00ebsht\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>Dy ndryshimet e propozuara m\u00eb t\u00eb debatuara n\u00eb opinionin publik dhe qarqet mediatike \u00ebsht\u00eb ashp\u00ebrsimi i sanksionit penal p\u00ebr parkimin dysh dhe dekriminalizimin e shpifjes p\u00ebr gazetar\u00ebt, duke i dh\u00ebn\u00eb imunitet vet\u00ebm k\u00ebtyre t\u00eb fundit nga procedimi penal p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shpifjes. K\u00ebt\u00eb ndryshim, Lamallari e cil\u00ebsoi nj\u00eb shembull t\u00eb\u00a0diskriminimit pozitiv q\u00eb shteti shqiptar ka ndaj medias, nd\u00ebrsa theksoi se parkimi dysh do t\u00eb trajtohet si vep\u00ebr penale\u00a0vet\u00ebm n\u00eb raste kur kjo shkelje pengon qarkullimin e autoambulancave, zjarrfik\u00ebsve apo operacionet e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fokus t\u00eb k\u00ebsaj pakete jan\u00eb detyrimet q\u00eb ka Shqip\u00ebria n\u00eb p\u00ebrafrim me 7 akte ky\u00e7e t\u00eb aktit legjislativ europian, n\u00eb kuadrin e kapitullit 24 t\u00eb negociatave q\u00eb kemi me Komisionin dhe vendet an\u00ebtare. Kjo paket\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb politik\u00eb penale m\u00eb t\u00eb qart\u00eb, m\u00eb koherente, m\u00eb europiane, e bazuar mbi analiza konkrete. N\u00eb thelb, paketa konsiston n\u00eb nj\u00eb kontribut dhe hap t\u00eb matur n\u00eb drejtim t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe sundimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shtyllat kryesore t\u00eb k\u00ebsaj pakete \u00ebsht\u00eb nevoja p\u00ebr t\u00eb adresuar disa nga pikat e nd\u00ebrmjetme t\u00eb identifikuara n\u00eb pozicionin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Komisionit Europian. Kodi Penal p\u00ebrfarohet me 7 direktiva t\u00eb Komisionit Europian, q\u00eb lidhen me pastrimin e parave, trafikun e drog\u00ebs, trafikun e qenieve njer\u00ebzore, sigurin\u00eb e BE-s\u00eb. Kjo ka qen\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt me ekspert\u00ebt europian\u00eb. K\u00ebto nuk jan\u00eb ndryshime formale, ato forcojn\u00eb realisht kapacitetet e shtetit shqiptar p\u00ebr t\u00eb ndjekur krimin e organizuar dhe krimin kufitar.<\/p>\n<p>V\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb i \u00ebsht\u00eb kushtuar mbrojtjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe grupeve vulnerab\u00ebl, rriten d\u00ebnimet p\u00ebr abuzimet seksuale. Nga ana tjet\u00ebr zgjerohen edhe afatet e parashkrimit p\u00ebr k\u00ebto vepra me ndjeshm\u00ebri shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e matur dhe e dometh\u00ebn\u00ebse b\u00ebhet edhe n\u00eb nj\u00eb fenomen t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb parkimi n\u00eb rresht t\u00eb dyt\u00eb, q\u00eb trajtohet si vep\u00ebr penale vet\u00ebm n\u00eb ato raste kur pengohet seriozisht qarkullimi i ambulancave, zjarrfik\u00ebsve dhe policin\u00eb e shtetit q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb operacione t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare ka marr\u00eb nj\u00eb angazhim q\u00eb nuk ka ndodhur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb: p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb shteti shqiptar shkon me nj\u00eb nism\u00eb shum\u00eb serioze n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe nj\u00eb vendimi m\u00eb demokrat q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson pun\u00ebn e gazetar\u00ebve, pa i vendosur ata para presionit p\u00ebr procesim penal, sidomos p\u00ebr akuzat q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr shpifje; nuk mund t\u00eb ket\u00eb kurrsesi ndjekje penale p\u00ebr ta. Krahas dekriminalizimit t\u00eb shpifjes p\u00ebr gazetar\u00ebt, kemi shkuar m\u00eb tej duke garantuar mbrojtje specifike p\u00ebr ta\u201d,- tha Lamallari nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kodit-penal-ne-kuvend-ministri-dekriminalizojme-shpifjen-per-gazetaret-pd-terhiqeni-po-veproni-ne-fshehtesi\/\">Kodit Penal n\u00eb Kuvend\/ Ministri: Dekriminalizojm\u00eb shpifjen p\u00ebr gazetar\u00ebt, PD: T\u00ebrhiqeni, po veproni n\u00eb fsheht\u00ebsi!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kan\u00eb nisur n\u00eb Kuvend diskutimet p\u00ebr projektligjin \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr. 7895, dat\u00eb 27.01.1995 \u2018Kodi Penal i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u2019, i ndryshuar. Lamallari sqaroi se ndryshimet e propozuara vijn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb integrimit europian t\u00eb vendit, duke afruar m\u00eb tej legjislacionin shqiptar me at\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian, me q\u00ebllim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66852","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66852","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66852"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66852\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66852"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66852"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66852"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}