{"id":66847,"date":"2026-01-27T19:57:04","date_gmt":"2026-01-27T19:57:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/27\/i-mbijetuari-i-holokaustit-ne-na-dehumanizuan\/"},"modified":"2026-01-27T19:57:04","modified_gmt":"2026-01-27T19:57:04","slug":"i-mbijetuari-i-holokaustit-ne-na-dehumanizuan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/27\/i-mbijetuari-i-holokaustit-ne-na-dehumanizuan\/","title":{"rendered":"I mbijetuari i Holokaustit: \u201cNe na dehumanizuan\u201d"},"content":{"rendered":"<p><span>Leon Weintraub edhe sot e kujton shum\u00eb mir\u00eb at\u00eb dit\u00eb, kur nazist\u00ebt m\u00eb 9 shtator 1939 marshuan n\u00eb qytetin e tij Lozh n\u00eb Poloni: \u201cErdh\u00ebn kolona q\u00eb dukej sikur nuk kishin t\u00eb mbaruar me ushtar\u00eb t\u00eb rinj shtatlart\u00eb e t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm t\u00eb veshur me uniformat ngjyr\u00eb jeshile t\u00eb Wehrmachtit. Kur mendoj tingullin e trokitjes s\u00eb \u00e7izmeve n\u00eb kalldr\u00ebm m\u00eb rr\u00ebnqethet trupi edhe sot\u201d, tregon ai p\u00ebr DW. \u201cAta rrezatonin aq shum\u00eb pushtet. Ata mund t\u00eb shkat\u00ebrronin gjith\u00e7ka q\u00eb u pengonte rrug\u00ebn.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Asokohe ai ishte 13 vje\u00e7 dhe as q\u00eb ia merrte mendja, se \u00e7far\u00eb mizorie do t\u00eb p\u00ebrjetonte. Bashk\u00eb me motrat dhe n\u00ebn\u00ebn e tij, q\u00eb menaxhonte nj\u00eb lavanteri, ai jetonte n\u00eb nj\u00eb lagje t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb qytetit. Babai i kishte vdekur, kur ai kishte qen\u00eb nj\u00eb vje\u00e7 e gjysm\u00eb. Familja e vog\u00ebl qendronte e lidhur fort. Leoni ishte nj\u00eb djal\u00eb inteligjent. \u201cLibrat dhe filmat ishin p\u00ebr mua si nj\u00eb dritare, prej nga shihja bot\u00ebn\u201d, thot\u00eb ai. Fal\u00eb nj\u00eb burse ai arrin t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb gjimnaz.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>I izoluar n\u00eb geto<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Por ai nuk mundi ta vazhdoj\u00eb rrug\u00ebn e shkoll\u00ebs. N\u00eb shkurt 1940 ai dhe familja e tij zhvendosen me detyrim n\u00eb geton Litzmannstadt- k\u00ebt\u00eb em\u00ebr i kishin v\u00ebn\u00eb gjerman\u00ebt qytetit Lozh. Rreth 160.000 hebreje dhe hebrenj u vendos\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb geto, kush tentonte t\u00eb arratisej e q\u00ebllonin. Njer\u00ebzit i fut\u00ebn n\u00eb pun\u00eb t\u00eb detyruar. Leoni punonte n\u00eb nj\u00eb punishte elektriku n\u00eb sektorin e metaleve. K\u00ebshilli hebre u pati th\u00ebn\u00eb, se kush qe i dobish\u00ebm p\u00ebr nazist\u00ebt kishte shanse m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. (K\u00ebshillat hebreje ishin vendosur prej nacionalsocialist\u00ebve n\u00eb territoret e pushtuara p\u00ebr t\u00eb administruar bashk\u00ebsin\u00eb hebreje dhe p\u00ebr t\u00eb vepruar si nd\u00ebrmjet\u00ebsues midis tyre dhe pushtuesve gjerman\u00eb. Sh\u00ebn. red.)<\/span><\/p>\n<p>Poloni Getoja Litzmannstadt 1943 | Leja e pun\u00ebs e Leon Weintraub-it<\/p>\n<p><span>Por n\u00eb geto shum\u00eb vet\u00eb gjet\u00ebn vdekjen prej epidemive dhe uris\u00eb.\u201dFjala uri ka nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb vokabularin e trurit tim\u201d, thot\u00eb Weintraub. Sot uri mund t\u00eb thuash, kur nuk ke ngr\u00ebn\u00eb drek\u00eb, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt uri, \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb oreks i shtuar. Un\u00eb kam vuajtur pes\u00eb vjet, shtat\u00eb muaj dhe tri jav\u00eb, me nj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb vet\u00ebm, nga uria. Nuk mund t\u00eb flija nga dhimbja e presionit n\u00eb stomak dhe po me k\u00ebt\u00eb dhimbje ngrihesha n\u00eb m\u00ebngjes. I vetmi mendim q\u00eb kisha ishte, se si t\u00eb gjeja di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, q\u00eb t\u00eb mbushja stomakun.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Transporti n\u00eb Auzhvic-Birkenau<\/span><br \/>\n<span>N\u00eb ver\u00ebn e vitit 1944 getoja shp\u00ebrb\u00ebhet. Presidenti i qeveris\u00eb rajonale, Friedrich \u00dcbelh\u00f6he, m\u00eb 1939 u kishte d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr krer\u00ebve nazist\u00eb, ku shkruante: \u201cKrijimi i getos vet\u00ebkuptohet q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mas\u00eb e p\u00ebrkohshme. Se kur dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre do t\u00eb spastrohet getoja e hebrenjve n\u00eb Lozh, k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ia rezervoj vetes p\u00ebr ta vendosur. Q\u00ebllimi final duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb \u00e7do rast, q\u00eb ne ta djegim plot\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb \u00e7iban murtaje.\u201d<\/span><\/p>\n<p>Poloni Lozh 1940 | Nj\u00eb polic dhe nj\u00eb ushtar duke shoq\u00ebruar nj\u00eb karvan njer\u00ebzish<\/p>\n<p><span>Banoreve dhe banor\u00ebve t\u00eb getos u premtohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb cinike, se do t\u2019i d\u00ebrgonin diku tjet\u00ebr, ku mund t\u00eb punonin p\u00ebr \u201ct\u00eb mir\u00ebn e Rajhut t\u00eb Tret\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Leon Weintraub, ashtu si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, deportohet n\u00eb kampin e shfarosjes Auzhvic-Birkenau. Kjo ishte thjesht nj\u00eb geto tjet\u00ebr, pretendonin nazist\u00ebt. \u201cPor pastaj erdhi nj\u00eb tren mallrash, m\u00eb shum\u00eb i destinuar p\u00ebr transportin e bag\u00ebtive se sa p\u00ebr njer\u00ebz\u201d, tregon ai. \u201cNe na ngjesh\u00ebn n\u00ebp\u00ebr vagon\u00eb, aq ngusht\u00eb, se mund t\u00eb qendronim vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Dyert u mbyll\u00ebn me shul, nuk kishte ushqim e as uj\u00eb. Binte nata, zbardhte dita, e p\u00ebrs\u00ebri vinte nata.\u201d Era e kov\u00ebs p\u00ebr nevojat personale kut\u00ebrbonte.<\/span><\/p>\n<p><span>Dikur dyert u hap\u00ebn, dikush ul\u00ebriti: \u201cDilni, dilni.\u201d Ai ende nuk e kishte t\u00eb qart\u00eb, se ku i kishin sjell\u00eb nazist\u00ebt njer\u00ebzit\u201d, tregon Weintraub. Ai i kishte thirrur n\u00ebn\u00ebs: \u201cShihemi aty brenda.\u201d Por shpejt e kuptoi, se ata nuk kishin mb\u00ebrritur n\u00eb nj\u00eb geto tjet\u00ebr. Ai pa, se telat me gjemba q\u00eb rrethonin zon\u00ebn ishin me elektricitet. N\u00eb t\u00eb ashtuquajturin \u201cSeleksionim\u201d p\u00ebrpara binarit fam\u00ebkeq 18 vje\u00e7ari pa p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit n\u00ebn\u00ebn e tij. SS-vendosnin, se kush lejohej t\u00eb jetonte dhe kush jo: \u201cGishti i madh drejtuar djathtas, n\u00ebnkuptonte i paaft\u00eb p\u00ebr pun\u00eb, gishti i madh drejtuar majtas, shtyrje e vdekjes\u201d, thot\u00eb Weintraub. N\u00ebna e tij vdes po at\u00eb dit\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e gazit.<\/span><\/p>\n<p>Polen Lozh 1941 | Grup filmimi i Wehrmacht-it duke xhiruar nj\u00eb film propagande n\u00eb geto. SS-vendosnin, se kush lejohej t\u00eb jetonte dhe kush jo.<\/p>\n<p><span>P\u00ebr 18-vje\u00e7arin Leon nisi kalvari i vuajtjes. \u201cFilloi procedura e dehumanizimit\u201d, kujton ai. Njer\u00ebzit u zhvesh\u00ebn, i fut\u00ebn n\u00eb dush, iu pren\u00eb flok\u00ebt dhe u dezinfektuan. \u201cNa zhvesh\u00ebn nga gjith\u00e7ka e vullnetit njer\u00ebzor. Ata na drejtonin dhe ne s\u2019na mbeti gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb zbatonim urdh\u00ebrat.\u201d<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Duke i shp\u00ebtuar dhom\u00ebs s\u00eb gazit<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Kur Leon Weintraub mendon Auzhvicin, atij i kujtohet s\u00eb pari era e mishit t\u00eb djegur. Por at\u00ebher\u00eb, ai nuk e kishte iden\u00eb, q\u00eb tymi i zi nga oxhaqet e larta, vinte prej njer\u00ebzve t\u00eb djegur. Ai ndihej i vetmuar, nuk njihte ask\u00ebnd. \u201cPor un\u00eb u mbylla n\u00eb vetvehte, nj\u00eb qendrim vet\u00ebmbrojt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb e keqja t\u00eb hynte brenda meje. N\u00eb rast t\u00eb kund\u00ebrt nuk do ta kisha p\u00ebrballuar.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Ai mbijetoi fare rast\u00ebsisht prej kampit t\u00eb shfarrosjes. T\u00eb burgosurit e rinj t\u00eb bllokut 10, ku ai qe strehuar, drejtoria e kampit i kishte planifikuar p\u00ebr n\u00eb dhom\u00ebn e gazit. N\u00eb nj\u00eb \u00e7ast kur aty pran\u00eb nuk ndodhej asnj\u00eb roje, Weintraub u p\u00ebrzie me nj\u00eb grup t\u00eb burgosurish t\u00eb zhveshur, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb d\u00ebrgoheshin n\u00eb kampin Gro\u00df-Rosen. Atyre u ishte vendosur numri me tatuazh. \u201cPor kur na d\u00ebrguan n\u00eb dhomat e veshjes, pata fat, sepse nuk m\u00eb kontrolluan, n\u00eb rast t\u00eb kund\u00ebrt do t\u00eb m\u00eb kishin vrar\u00eb.\u201d<\/span><\/p>\n<p>Leon Weintraub duke mbajtur fjalim n\u00eb ish-kampin e p\u00ebrqendrimit Flossenurg<\/p>\n<p><span>Fotografia e fundit, q\u00eb ai merr me vehte nga Auzhvici, \u00ebsht\u00eb kufoma e nj\u00eb gruaje, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e varur n\u00eb gardhin me elektricitet. Ajo kishte b\u00ebr\u00eb vet\u00ebvrasje.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Martirizimi dhe arratisja<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Stacionet e t\u00eb riut Leon jan\u00eb kampi i p\u00ebrqendrimit Gro\u00df-Rosen, Flossenburg dhe Natzveiler-Struthof. Imazhet e mizorive jan\u00eb ngulur thell\u00eb n\u00eb memorjen e tij: Godtije brutale arbitrarisht, q\u00eb u jepen t\u00eb burgosurve duke kaluar, posht\u00ebrime dhe varje e t\u00eb burgosurve. \u201cSa her\u00eb q\u00eb vij n\u00eb Flossenburg, m\u00eb dridhen k\u00ebmb\u00ebt\u201d, tregon ai p\u00ebr DW. \u201cUn\u00eb shtangem p\u00ebr pak sekonda, sepse e shoh s\u00ebrish vehten n\u00eb dim\u00ebr, n\u00eb k\u00ebt\u00eb er\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb. E gjith\u00eb turma e njer\u00ebzve l\u00ebviz n\u00eb sheshin e apelit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb imazh apokaliptik.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Pak para fundit t\u00eb luft\u00ebs Leon Weintraub me t\u00eb burgosur t\u00eb tjer\u00eb i hipin n\u00eb nj\u00eb tren, q\u00eb do ta zhysnin n\u00eb liqenin Bodensee. Por kjo nuk ndodhi: Lokomotiva u q\u00ebllua nga nj\u00eb bombardues francez, treni ndaloi, Leoni arriti t\u00eb arratiset. Dikur ai u gjend p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb ushtari francez dhe e kuptoi, q\u00eb ky qe fundi i martirizimit t\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ai ishte 19 vje\u00e7 dhe peshonte vet\u00ebm 35 kg. dhe i s\u00ebmur\u00eb nga ethet e tifos. Ai jeton, por vuan p\u00ebr familjen e humbur \u2013 derisa rast\u00ebsisht m\u00ebson, q\u00eb tri motrat e tij kan\u00eb mbijetuar n\u00eb kampin e p\u00ebrqendrimit Bergen-Belzen. \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb moment u b\u00ebra njeri. Ky ishte fillimi i rrug\u00ebs s\u00eb kthimit n\u00eb jet\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Vazhdimi i jet\u00ebs dhe ruajtja e kujtes\u00ebs<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Leon Weintraub vendos t\u00eb b\u00ebhet gjinekolog: \u201cN\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, sepse un\u00eb kam qen\u00eb shum\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb kontakt me s\u00ebmundjen dhe vdekjen. Un\u00eb desha t\u00eb ndihmoj jet\u00eb t\u00eb reja.\u201d Qeveria ushtarake britanike i siguron atij m\u00eb 1946 nj\u00eb vend studimi n\u00eb G\u00f6ttingen \u2013 pik\u00ebrisht n\u00eb Gjermani, vendi i dorasve. Si mjek ai e di: \u201cIdeologjia nacionalsocialiste e racave nuk ka asnj\u00eb baz\u00eb shkencore. Indet jan\u00eb tek t\u00eb gjith\u00eb njesoj pavar\u00ebsisht nga ngjyra e l\u00ebkur\u00ebs.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>M\u00eb 1950 ai kthehet n\u00eb atdhe. M\u00eb 1969 emigron n\u00eb Suedi, pasi n\u00eb Poloni po p\u00ebrhapej gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb antisemitizmi. Ai fillon t\u00eb angazhohet kund\u00ebr harres\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb tij dhe miliona viktimave t\u00eb pafajshme. Zbehja e kujtes\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si t\u2019ua rr\u00ebmbesh jet\u00ebn p\u00ebr s\u00eb dyti viktimave, t\u00ebrheq v\u00ebmendjen Weintraub.<\/span><\/p>\n<p><span>Ndaj ai e ka p\u00ebrjet\u00ebsuar veten si hologram. \u201cNuk ka kaluar ende nj\u00eb epok\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb rinj sot nuk e din\u00eb m\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Holokausti\u201d, thot\u00eb ai. \u201cEsht\u00eb e terrshme, q\u00eb ka njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt sot p\u00ebrs\u00ebri b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr progroma dhe njer\u00ebzit kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb dalin n\u00eb rrug\u00eb me kippa.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Por Leon Weintraub \u00ebsht\u00eb edhe optimist: \u201cJam i bindur, q\u00eb dikur do t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb arsyeja njer\u00ebzore, dhe q\u00eb njer\u00ebzimi do ta kuptoj\u00eb, se ka ardhur koha q\u00eb t\u2019u jepet fund akuzave dhe armiq\u00ebsive t\u00eb nd\u00ebrsjellta e q\u00eb bashkarisht duhet nd\u00ebrtuar e ardhmja paq\u00ebsore.\u201d\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Bised\u00ebn e zhvilloi Matthias Hummelsiep. \/<a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/i-mbijetuari-i-holokaustit-ne-na-dehumanizuan\/a-75669394\">DW<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/27\/i-mbijetuari-i-holokaustit-ne-na-dehumanizuan\/\">I mbijetuari i Holokaustit: \u201cNe na dehumanizuan\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Leon Weintraub edhe sot e kujton shum\u00eb mir\u00eb at\u00eb dit\u00eb, kur nazist\u00ebt m\u00eb 9 shtator 1939 marshuan n\u00eb qytetin e tij Lozh n\u00eb Poloni: \u201cErdh\u00ebn kolona q\u00eb dukej sikur nuk kishin t\u00eb mbaruar me ushtar\u00eb t\u00eb rinj shtatlart\u00eb e t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm t\u00eb veshur me uniformat ngjyr\u00eb jeshile t\u00eb Wehrmachtit. Kur mendoj tingullin e trokitjes s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":66848,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66847","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66847","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66847"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66847\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66848"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66847"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66847"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66847"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}