{"id":66844,"date":"2026-01-27T20:17:17","date_gmt":"2026-01-27T20:17:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/27\/si-u-arratis-altin-ndoci-heqja-e-prangave-dhe-ndryshimi-i-shefit-te-sigurise\/"},"modified":"2026-01-27T20:17:17","modified_gmt":"2026-01-27T20:17:17","slug":"si-u-arratis-altin-ndoci-heqja-e-prangave-dhe-ndryshimi-i-shefit-te-sigurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/27\/si-u-arratis-altin-ndoci-heqja-e-prangave-dhe-ndryshimi-i-shefit-te-sigurise\/","title":{"rendered":"Si u arratis Altin Ndoci\/ Heqja e prangave dhe ndryshimi i shefit t\u00eb siguris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><span>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d me autore Klodiana Lal\u00ebn, solli k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb t\u00eb reja nga dosja hetimore p\u00ebr Altin Ndocin, i cili u arratis n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spektakolare m\u00eb 13 janar, nga spitali rajonal i Durr\u00ebsit.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas dosjes hetimore, evidentohen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh t\u00eb kryera nga Institucioni i Paraburgimit n\u00eb Durr\u00ebs ndaj k\u00ebtij t\u00eb burgosuri, duke nisur nga daljet e tij q\u00eb nuk jan\u00eb pasqyruar n\u00eb asnj\u00eb komunikat\u00eb t\u00eb aktivitetit ditor t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve.\u00a0<\/span><span>Dhe po k\u00ebshtu n\u00eb asnj\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb informuar p\u00ebr k\u00ebto dalje, Sh\u00ebrbimi i Kontrollit t\u00eb Brendsh\u00ebm n\u00eb Sistemin e Burgjeve.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cM\u00eb dat\u00eb 13 Janar 2026, rreth or\u00ebs 08:30 infermieri Aulon Quku, i ka k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebses s\u00eb Sektorit Sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb IEVP Durr\u00ebs, mjekes Ylfete Sema, q\u00eb t\u00eb hartonte nj\u00eb rekomandim p\u00ebr 4 t\u00eb burgosur, q\u00eb sipas tij kishin shqet\u00ebsime sh\u00ebndet\u00ebsore me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb kryer ekzaminime t\u00eb specializuara n\u00eb Spitalin Rajonal Durr\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Por kjo shtetase nuk e ka vizituar Altin Ndocin, n\u00eb lidhje me shqet\u00ebsimet e tij sh\u00ebndet\u00ebsore, por \u00ebsht\u00eb mjaftuar vet\u00ebm me v\u00ebnien n\u00eb dijeni nga infermieri Aulon Quku i cili i ka b\u00ebr\u00eb me dije se i burgosuri Altin Ndoci ka dhimbje veshkash dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb planifikuar p\u00ebr vizit\u00eb me kirurgun n\u00eb spitalin e Durr\u00ebsit\u201d, thuhet n\u00eb dosjen hetimore.<\/span><\/p>\n<p><span>Por \u00e7far\u00eb ndodhi dit\u00ebn e arratisjes s\u00eb Altin Ndocit 38 -vje\u00e7, q\u00eb ndodhej n\u00eb paraburgim dhe i akomoduar n\u00eb burgun e Durr\u00ebsit q\u00eb nga data 20 Maj 2020 pasi ndaj tij n\u00eb baz\u00eb t\u00eb disa vendimeve ishte p\u00ebrcaktuar masa e arrestit me burg nga Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin Organizuar p\u00ebr disa vrasje t\u00eb kryera n\u00eb rrethana cil\u00ebsuese kund\u00ebr dy ose m\u00eb shum\u00eb personave si dhe grup i struktuar kriminal.<\/span><\/p>\n<p><span>Cil\u00ebt ishin or\u00ebt q\u00eb i paraprin\u00eb k\u00ebsaj arratisje?<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrse mjekja e cila duhet t\u00eb b\u00ebnte fillimisht konstatimin paraprak t\u00eb gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb Altin Ndocit, nuk e b\u00ebri nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb?\u00a0<\/span><span>Apo u anashkalua q\u00ebllimisht nga Kryeinfermieri Aulon Quku.\u00a0<\/span><span>Altin Ndoci q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj dite do t\u00eb shoq\u00ebrohej n\u00eb spitalin e Durr\u00ebsit p\u00ebr vizita mjek\u00ebsore bashk\u00eb me kat\u00ebr t\u00eb burgosur t\u00eb tjer\u00eb.\u00a0<\/span><span>Por nga ajo q\u00eb kuptohet \u00ebsht\u00eb se mjekja e Burgut t\u00eb Durr\u00ebsit nuk i ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb vizit\u00eb paraprake Altin Ndocit, p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar gjendjen e tij fillestare.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave hetimore, mjekja e burgut t\u00eb Durr\u00ebsit, Ylfete Sema, \u00ebsht\u00eb mjaftuar vet\u00ebm me plot\u00ebsimin e protokollit sh\u00ebndet\u00ebsor duke anashkaluar vizit\u00ebn te pacient\u00ebt q\u00eb kishin shqet\u00ebsime sh\u00ebndet\u00ebsore, midis tyre edhe Altin Ndoci.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo \u00ebsht\u00eb shkelja e par\u00eb q\u00eb i ka mund\u00ebsuar k\u00ebtij t\u00eb fundit v\u00ebnien n\u00eb jet\u00eb t\u00eb planit p\u00ebr arratisjen nga burgu, q\u00eb do t\u00eb pasonte n\u00eb or\u00ebt n\u00eb vazhdim, gjat\u00eb vizit\u00ebs q\u00eb ai presupozohej t\u00eb b\u00ebnte n\u00eb Spitalin e Durr\u00ebsit.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cMjekja Ylfete Sema, pasi ka plot\u00ebsuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr vizit\u00eb mjeksore me t\u00eb dh\u00ebnat e t\u00eb burgosurve, ia ka dh\u00ebn\u00eb at\u00eb kryeinfermierit Aulon Quku, ku i paraburgosuri Altin Ndoci, \u00ebsht\u00eb rekomanduar p\u00ebr konsult\u00eb me mjekun kirurg. Ky urdh\u00ebr i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar Shefit t\u00eb komanduar Policis\u00eb Destemon Pazaj.<\/span><\/p>\n<p><span>Por para dor\u00ebzimit t\u00eb urdh\u00ebrit tek shefi i policis\u00eb, Kryeinfermieri Aulon Quku ia ka d\u00ebrguar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb drejtorit t\u00eb burgut, i cili pasi e ka miratuar, ka ngarkuar si grup shoq\u00ebrimi punonj\u00ebsit e policis\u00eb Destemon Pazaj, Dorian Sara\u00e7i, Sali Ferrollari, Preg Marvataj dhe Fatjon Baci, me shofer Idajet \u00c7alama\u201d, thuhet n\u00eb dosjen hetimore.<\/span><\/p>\n<p><span>Edhe pse deri k\u00ebtu n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb \u00e7do gj\u00eb duket brenda normalitetit t\u00eb rutin\u00ebs s\u00eb rregullores s\u00eb nj\u00eb institucioni, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast atij t\u00eb nj\u00eb burgu, grupi hetues ka v\u00ebrejtur disa shkelje.<\/span><\/p>\n<p><span>Ose disa tolerime q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shkas m\u00eb tej p\u00ebrgatitjes s\u00eb skenarit t\u00eb largimit nga burgu t\u00eb Altin Ndocit.<\/span><\/p>\n<p><span>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe fakti q\u00eb ky i burgosur \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar me risk standard arratisje.<\/span><\/p>\n<p><span>Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ai nuk \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebr rrezikshm\u00ebrin\u00eb e tij shoq\u00ebrore, duke ulur k\u00ebshtu edhe parametrat e siguris\u00eb s\u00eb tij gjat\u00eb shoq\u00ebrimit nga ambientet e burgut, n\u00eb rastin konkret drejt Spitalit t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/span><\/p>\n<p><span>Ku Altin Ndoci kishte qen\u00eb disa her\u00eb n\u00eb muajt e fundit dhe tashm\u00eb kishte nj\u00eb ide m\u00eb t\u00eb qart\u00eb se si duhet t\u00eb vepronte n\u00eb planin e tij p\u00ebr t\u2019u arratisur.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cPolicia e Burgut ka hartuar edhe planin e masave, duke caktuar si grup shoq\u00ebrimi kat\u00ebr persona, si dhe ka k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebhet kontrolli i automjetit, rruga e l\u00ebvizjes, si dhe bashk\u00ebveprimi me komisariatin e policis\u00eb Durr\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Ku n\u00eb dosje gjendet dhe list\u00eb kontrolli i treguesve t\u00eb riskut m\u00eb dat\u00eb 4 Dhjetor 2025 p\u00ebr t\u00eb paraburgosurin Altin Ndoci, ku n\u00eb p\u00ebrfundim \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar me risk standard nga komisioni i vler\u00ebsimit n\u00eb IEVP Durr\u00ebs, konkretisht nga shefi i policis\u00eb, punonj\u00ebsi social, juristi, mjeku dhe drejtori i burgut, Indrit Cerloj.<\/span><\/p>\n<p><span>Pik\u00ebrisht pasi kan\u00eb kryer k\u00ebto procedura, n\u00eb thelb burokratike, por q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodhi m\u00eb pas, strukturat e burgut t\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb bashk\u00ebrendim me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, konkretisht sh\u00ebrbimi sh\u00ebndet\u00ebsor, policia e burgjeve, sektori social dhe ai ligjor, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe planifikimin e shoq\u00ebrimit p\u00ebr vizit\u00eb mjek\u00ebsore n\u00eb Spitalin Rajonal Durr\u00ebs, t\u00eb Altin Ndocit.<\/span><\/p>\n<p><span>Vizit\u00eb e cila do kryhej brenda dit\u00ebs ku automjeti q\u00eb do t\u00eb shoq\u00ebronte t\u00eb paraburgosurin do t\u00eb ndiqte t\u00eb nj\u00ebjtin itinerar si n\u00eb vajtje ashtu edhe n\u00eb kthim.<\/span><\/p>\n<p><span>L\u00ebvizje drejt Spitalit t\u00eb Durr\u00ebsit q\u00eb do b\u00ebhej me autoambulanc\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ku nuk dihet p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye nj\u00eb nga efektiv\u00ebt e tog\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebrimit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast shefi i komanduar i policis\u00eb s\u00eb burgut, Destemon Pazaj, \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar n\u00eb momentin e fundit.<\/span><\/p>\n<p><span>Ku i pari nd\u00ebr kat\u00ebr t\u00eb parabugosurit q\u00eb ishin planifikuar gjat\u00eb k\u00ebsaj dite p\u00ebr vizit\u00eb mjek\u00ebsore n\u00eb Spitalin e Durr\u00ebsit, ishte Altin Ndoci.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Dosja Hetimore<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Pasi jan\u00eb kryer t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto veprime, kryeinfermieri Aulon Quku ka komunikuar me Spitalin Rajonal Durr\u00ebs, me q\u00ebllim realizimin e vizitave ose konsultave.\u00a0<\/span><span>Ku p\u00ebr shoq\u00ebrimin e t\u00eb paraburgosurve Altin Ndoci dhe G.K. kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb planizuar p\u00ebr t\u2019i shoq\u00ebruar n\u00eb Spitalin e Durr\u00ebsit punonj\u00ebsit e policis\u00eb Destemon Pazaj, i cili m\u00eb tej \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga punonj\u00ebsi Aranit \u00c7ela, si dhe pes\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. L\u00ebvizje e cila \u00ebsht\u00eb kryer me furgonin autoambulanc\u00eb t\u00eb IEVP Durr\u00ebs i modelit Fiat me targa AB 141 OU.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Pra i pari q\u00eb u transpotua drejt Spitalit t\u00eb Durr\u00ebsit, ishte Altin Ndoci i cili kishte shfaqur probleme akute t\u00eb sh\u00ebndetit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb veshkave.\u00a0<\/span><span>Probleme t\u00eb cilat ai i ka shprehur edhe gjat\u00eb transportimit me autoambulanc\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Dosja Hetimore<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>I pari q\u00eb u transportua p\u00ebr n\u00eb ambientet e pavionit t\u00eb Infektivit n\u00eb Spitalin e Durr\u00ebsit, ishte i paraburgosuri Altin Ndoci. i cili edhe gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb po transportohej kishte shfaqur ankesa p\u00ebr dhimbje.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Por me t\u00eb zbritur nga autoambulanca, ajo q\u00eb grupi hetues ka evidentuar \u00ebsht\u00eb se grupi shoq\u00ebrues i ka hequr prangat Altin Ndocit.\u00a0<\/span><span>Duke e shoq\u00ebruar at\u00eb pa pranga drejt ambienteve t\u00eb brendshme t\u00eb spitalit.<\/span><\/p>\n<p><span>Urdh\u00ebr i cili nuk dihet se nga kush \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe p\u00ebrse u dha pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb grupi shoq\u00ebrues dhe Altin Ndoci kan\u00eb vazhduar rrug\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb drejt hyrjes s\u00eb spitalit.<\/span><\/p>\n<p><span>Altin Ndoci i cili n\u00eb vazhdim sikurse shikohet edhe nga konstatimet e grupit hetues, \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb momentin e fundit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e vet\u00ebm dy punonj\u00ebsve t\u00eb siguris\u00eb.\u00a0<\/span><span>Nga 5 t\u00eb till\u00eb q\u00eb ishin planifikuar n\u00eb fillim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrimin e tij.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Dosja Hetimore<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Pas daljes nga furgoni, t\u00eb paraburgosurit Altin Ndoci, i jan\u00eb hequr prangat dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrimi i tij n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr n\u00eb dhom\u00ebn e izolimit Nr. 7, n\u00eb katin e tret\u00eb t\u00eb Spitalit Rajonal. Dhom\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatur me zgar\u00eb hekuri p\u00ebr t\u00eb burgosurit.\u00a0<\/span><span>Shoq\u00ebrimi i tij fillimisht \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga grupi i siguris\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga; Dorjan Sara\u00e7i, Sali Ferrollari dhe Fatjon Baci.\u00a0<\/span><span>Dorian Sara\u00e7i i cili m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb larguar p\u00ebr n\u00eb drejtim t\u00eb urgjenc\u00ebs tek grupi tjet\u00ebr dhe m\u00eb tej \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb IEVP Durr\u00ebs, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb paraburgosurin Altin Ndoci, me punonj\u00ebsit e policis\u00eb Sali Ferrollari dhe Fatjon Baci.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb ky pik\u00ebrisht momenti, kur Altin Ndoci, tashm\u00eb i mbetur n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e vet\u00ebm dy prej punonj\u00ebsve t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb burgut, vendos t\u00eb arratiset.\u00a0<\/span><span>Fillimisht sipas planit, duke u shtirur vazhdimisht p\u00ebr dhimbje t\u00eb vazhdueshme n\u00eb zon\u00ebn e veshkave.\u00a0<\/span><span>Dhe duke k\u00ebrkuar her\u00eb pas here t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb tualet.\u00a0<\/span><span>Gj\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb miratuar.\u00a0<\/span><span>Por pasi ka par\u00eb se jan\u00eb pjekur kushtet p\u00ebr t\u2019u arratisur, ai ka nd\u00ebrrmarr\u00eb hapin final t\u00eb realizimit t\u00eb skenarit.\u00a0<\/span><span>At\u00eb t\u00eb largimit, duke goditur fillimisht nj\u00eb nga efektiv\u00ebt q\u00eb po e ruanin.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Dosja Hetimore<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Kryeinfermieri i IEVP-s\u00eb Aulon Quku ka komunikuar me doktorin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mjeku kardiolog n\u00eb Spitalin Rajonal Durr\u00ebs, ka rekomanduar fillimisht mjekim dhe rikontroll pas 2 or\u00ebsh.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Por gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb Altin Ndoci ka qen\u00eb duke pritur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb trajtimin mjek\u00ebsor, ai ka vazhduar t\u00eb ankohet shpeshher\u00eb p\u00ebr dhimbje t\u00eb veshkave dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai u ka k\u00ebrkuar punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb ta shoq\u00ebronin n\u00eb tualet.<\/span><\/p>\n<p><span>Gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ata e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb 4 her\u00eb. Por n\u00eb nj\u00eb moment sapo i kan\u00eb hapur zgar\u00ebn e hekurt p\u00ebr n\u00eb tualet, Altin Ndoci ka goditur me grusht n\u00eb mes t\u00eb kraharorit punonj\u00ebsin e policis\u00eb Fatjon Baci, i cili ka r\u00ebn\u00eb mbi kolegun e tij Sali Ferrollari dhe t\u00eb dy jan\u00eb rr\u00ebzuar p\u00ebrtok\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00c7do gj\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skenar filmi.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb ndjekje e cila rezulton e pasuksesshme nga ana e dy efektiv\u00ebve t\u00eb policis\u00eb t\u00eb cil\u00ebt shikojn\u00eb Altin Ndocin t\u00eb vrapoj\u00eb n\u00ebp\u00ebr koridoret e spitalit, drejt liris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Me nj\u00eb p\u00ebrgatitje atletike t\u00eb admirueshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb nga polic\u00ebt p\u00ebrpiqet m\u00eb kot ta tremb\u00eb duke q\u00eblluar me pistolet\u00eb n\u00eb tok\u00eb, pasi Altin Ndoci q\u00eb duket se i ka harruar tashm\u00eb dhimbjet n\u00eb veshka, \u00ebsht\u00eb i bindur p\u00ebr t\u00eb mos u ndalur n\u00eb turravrapin e tij drejt liris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn duke parakaluar at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ishte kordoni i siguris\u00eb, por q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mungoi.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Dosja Hetimore<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Pasi i paraburgosuri Altin Ndoci, goditi me grusht n\u00eb kraharor, efektivin Fatjon Baci, ai shihet teksa ik\u00ebn me vrap n\u00ebp\u00ebr korridor. Koh\u00eb gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs dy punonj\u00ebsit e policis\u00eb jan\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe kan\u00eb filluar t\u00eb vrapojn\u00eb pas tij.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Por n\u00eb nj\u00eb moment efektivi Fatjon Baci ka rr\u00ebshqitur n\u00ebp\u00ebr shkall\u00eb, dhe pasi \u00ebsht\u00eb ngritur p\u00ebrs\u00ebri, ka vazhduar ndjekjen deri tek dalja. Aty, sapo ka dal\u00eb tek dera kryesore ai ka nxjerr\u00eb arm\u00ebn e sh\u00ebrbimit dhe ka gjuajtur nj\u00eb her\u00eb n\u00eb tok\u00eb p\u00ebr ta trembur t\u00eb arratisurin dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb dor\u00ebzohet, por Altin Ndoci ka vazhduar t\u00eb largohet me vrap.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas d\u00ebshmis\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga dy polic\u00ebt q\u00eb ishin pjesa e mbetur e tog\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebrimit, pasi kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn kryesore ata kan\u00eb m\u00ebsuar nga banor\u00eb t\u00eb zon\u00ebs se Altin Ndoci kishte ikur n\u00eb drejtim t\u00eb kodr\u00ebs dhe se aty e kishte pritur nj\u00eb makin\u00eb e zez\u00eb me targ\u00eb AA 700 RS.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrsa Fatjon Baci, nj\u00eb nga efektiv\u00ebt e angazhuar p\u00ebr ruajtjen e Altin Ndocit, tha se ai u p\u00ebrpoq t\u00eb telefonoj\u00eb numrin 129, por askush nuk iu p\u00ebrgjigj.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrsa efektivi tjet\u00ebr Sali Ferrollari tha se menj\u00ebher\u00eb pas ngjarjes ai kontaktoi me Specialisten e Informacionit ne IEVP Durr\u00ebs shtetasen Violeta Uka.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cUn\u00eb kam 21 vite q\u00eb punoj n\u00eb burgje dhe aktualisht mbaj detyr\u00ebn e shefit t\u00eb siguris\u00eb dhe t\u00eb shoq\u00ebrimeve, ku vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb jam komanduar si shef policie, pasi shefi i policis\u00eb Afrim Zeqiraj \u00ebsht\u00eb me leje t\u00eb zakonshme. Detyra ime si shef i shoq\u00ebrimit dhe nd\u00ebrhyrjes \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb dinamik\u00ebn e l\u00ebvizjes s\u00eb t\u00eb burgosurve sipas dokumentacionit dhe destinacionit t\u00eb t\u00eb burgosurve t\u00eb paracaktuara n\u00eb urdhrat e udh\u00ebzimit t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe t\u00eb IEVP-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Altin Ndocin e njoh si t\u00eb d\u00ebnuar dhe n\u00eb dijenin\u00eb time \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar dhe m\u00eb par\u00eb p\u00ebr vizita mjek\u00ebsore ku \u00ebsht\u00eb ndjekur e nj\u00ebjta procedur\u00eb\u201d, m\u00ebsohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Destemon Pazaj, polici i burgjeve q\u00eb u z\u00ebvend\u00ebsua dit\u00ebn e arratisjes s\u00eb 38-vje\u00e7arit nga spitali rajonal i Durr\u00ebsit.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb emisionin \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d, u publikuan d\u00ebshmit\u00eb e personave p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr daljen nga ambientet e burgut dhe shoq\u00ebrimin e Altin Ndocit, n\u00eb spitalin rajonal t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas dosjes hetimore, Ylfete Sema, me funksion mjeke e sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb IEVP Durr\u00ebs, ajo ka l\u00ebshuar pa kryer planifikim, si dhe pa kryer vizit\u00eb mjek\u00ebsore, rekomandimin p\u00ebr pacientin Altin Ndoci vet\u00ebm me k\u00ebrkes\u00ebn e kryeinfermjerit Aulon Quku.<\/span><\/p>\n<p><span>Po k\u00ebshtu ky i fundit me funksion Kryeinfermier pran\u00eb sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb IEVP Durr\u00ebs, ka k\u00ebrkuar hartimin e rekomandimit p\u00ebr pacientin Altin Ndoci, nga ana e mjekes s\u00eb sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor, pa marr\u00eb takim me t\u00eb burgosurin, pa e vizituar at\u00eb, si dhe ka dor\u00ebzuar dorazi rekomandimin s\u00eb bashku me propozimin p\u00ebr shoq\u00ebrim n\u00eb spital p\u00ebr t\u00eb paraburgosurin Altin Ndoci, tek drejtori Indrit Cerloj, duke anashkaluar shefin e policis\u00eb s\u00eb burgut. Fakt q\u00eb provohet me deklarimin e mjekes Ylfete Sema dhe nga mosp\u00ebrputhjet e deklarimeve t\u00eb drejtorit Indrit Cerloj dhe shtetasit Aulon Quku p\u00ebr takimin e k\u00ebtyre t\u00eb fundit referuar pamjeve filmike.<\/span><\/p>\n<p><span>Por mesa duket k\u00ebto nuk jan\u00eb shkeljet e vetme t\u00eb Kryeinfermierit Aulon Quku.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjithmon\u00eb sipas gjetjeve t\u00eb grupit hetues.\u00a0<\/span><span>Pasi nd\u00ebrsa duhet t\u00eb kishte lajm\u00ebruar mjekun e planifikuar p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb spitalin e Durr\u00ebsit, ai nuk e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Duke ngritur shum\u00eb dyshime mbi veprimet apo edhe mosveprimet e tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Por ajo q\u00eb duket se e komplikon m\u00eb shum\u00eb pozit\u00ebn e tij dhe at\u00eb t\u00eb drejtorit t\u00eb burgut t\u00eb Durr\u00ebsit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Indrit Cerloj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb takim midis tyre m\u00ebngjesin e dit\u00ebs s\u00eb arratisjes s\u00eb Altin Ndocit, fillimisht jasht\u00eb dyerve t\u00eb k\u00ebtij institucioni.<\/span><\/p>\n<p><span>Dhe m\u00eb pas n\u00eb zyr\u00ebn e vet\u00eb drejtorit.<\/span><\/p>\n<p><span>Takim i dokumentuar edhe nga pamjet filmike. Q\u00eb fillimisht \u00ebsht\u00eb mohuar nga t\u00eb dy, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i ditur n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj edhe nga mjekja e burgut, Ylfete Sema.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Dosja Hetimore<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Gjat\u00eb kqyrjes s\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb institucionit kemi konstatuar nj\u00eb nd\u00ebrveprim t\u00eb dyshimt\u00eb midis Kryeinfermierit Aulon Quku dhe drejtorit Indrit Cerloj si dhe nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngusht\u00eb midis t\u00eb dyve.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Ku vihet re nj\u00eb neglizhenc\u00eb e theksuar e drejtuesit t\u00eb IEVP-s\u00eb Durr\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo q\u00eb konstatohet fillimisht \u00ebsht\u00eb se Kryeinfermieri Aulon Quku, nuk ka njoftuar para shoq\u00ebrimit t\u00eb t\u00eb burgosurit, mjekun e planifikuar p\u00ebr vizit\u00eb mjek\u00ebsore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb merreshin masat p\u00ebr kryerjen e vizit\u00ebs n\u00eb koh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Po k\u00ebshtu drejtuesi i IEVP Durr\u00ebs, Indrit Cerloj, referuar deklarimeve si dhe pamjeve filmike, ka kryer takime me Kryeinfermierin Aulon Quku n\u00eb ambientet e jashtme t\u00eb k\u00ebtij institucionit gjat\u00eb intervalit kohor 08:00-09:30, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mohuar nga t\u00eb dy.<\/span><\/p>\n<p><span>Si dhe gjat\u00eb k\u00ebtij intervali kohor jan\u00eb takuar edhe n\u00eb ambientet e zyr\u00ebs s\u00eb tij, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019u njohur me propozimin p\u00ebr shoq\u00ebrimin e t\u00eb paraburgosurit Altin Ndoci dhe miratimin tij, duke anashkaluar procedur\u00ebn standarde q\u00eb ndiqet n\u00eb rastet e shoq\u00ebrimit t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve p\u00ebr shoq\u00ebrim p\u00ebr vizit\u00eb mjek\u00ebsore.<\/span><\/p>\n<p><span>I pyetur nga grupi hetues, kryeinfermieri Aulon Quku mohoi \u00e7do p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb lidhje me ngjarjen.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cUn\u00eb quhem Aulon Quku dhe ushtroj detyr\u00ebn si Kryeinfermier prej 12 vitesh n\u00eb IEVP Durr\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>M\u00eb dat\u00eb 13 Janar 2026 un\u00eb jam paraqitur n\u00eb pun\u00eb rreth or\u00ebs 07:40 minuta, por duke qen\u00eb se zyra ime ishte e p\u00ebrmbytur shkova te Farmacia\u201d, thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e kryeinfermierit t\u00eb burgut.<\/span><\/p>\n<p><span>Pasi mora kontakt me infermieret, t\u00eb cilat dol\u00ebn nga sh\u00ebrbimi 24 or\u00ebsh, ato nuk m\u00eb komunikuan ndonj\u00eb problematik\u00eb urgjente. Rreth or\u00ebs 09:00, zyra e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb nxorri urdh\u00ebrin p\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebruar t\u00eb burgosurit n\u00eb spital.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe un\u00eb takova me shefen e sh\u00ebrbimit, Ylfete Sema, e cila m\u00eb dha rekomandimet p\u00ebr 3 pacient\u00eb t\u00eb burgosur nga t\u00eb cil\u00ebt 2 duhet t\u00eb shoq\u00ebroheshin n\u00eb ambientet e Spitalit Rajonal Durr\u00ebs p\u00ebr vizit\u00eb mjek\u00ebsore.<\/span><\/p>\n<p><span>Kryeinfermieri i Burgut t\u00eb Durr\u00ebsit tha m\u00eb tej se ai nuk pati asnj\u00eb kontakt me t\u00eb paraburgosurin Altin Ndoci.<\/span><\/p>\n<p><span>Madje as p\u00ebr t\u00eb par\u00eb gjendjen e tij sh\u00ebndet\u00ebsore. Pasi kjo nuk ishte kompetenca e tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai sqaroi edhe procedur\u00ebn q\u00eb ndiqet n\u00eb t\u00eb tilla raste p\u00ebr t\u00eb burgosurin, deri n\u00eb momentin kur ai d\u00ebrgohet p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb spital. Ku sipas tij \u00ebsht\u00eb mjekja ajo q\u00eb pasi merr kontakt me pacientin b\u00ebn edhe rekomandimin e tij p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb spital n\u00ebse e shikon t\u00eb arsyeshme.<\/span><\/p>\n<p><span>Propozim t\u00eb cilin m\u00eb pas ajo ia d\u00ebrgon drejtuesit t\u00eb IEVP Durr\u00ebs, dhe pasi hartohet urdh\u00ebri nga policia e burgjeve, n\u00ebnshkruhet nga tre persona respektivisht, drejtuesi, shefi i policis\u00eb dhe shefja e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Urdh\u00ebri q\u00eb m\u00eb tej i dor\u00ebzohet grupit q\u00eb kryen shoq\u00ebrimin.<\/span><\/p>\n<p><span>Pjes\u00eb e grupit t\u00eb shoq\u00ebrimit ku \u00ebsht\u00eb edhe vet\u00eb Kryeinfermieri, pasi duhet t\u00eb gjej\u00eb mjekun specialist per t\u00eb kryer vizit\u00ebn sipas rekomandimit t\u00eb mjekut t\u00eb IEVP Durr\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cM\u00eb dat\u00eb 13 Janar 2026, un\u00eb nuk pata asnj\u00eb kontakt n\u00eb ambientet e izolimit me shtetasin Altin Ndoci. Po k\u00ebshtu nuk e kam vizituar n\u00eb lidhje me shqet\u00ebsime sh\u00ebndet\u00ebsore, pasi nuk \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb ime funksionale t\u00eb vizitoj t\u00eb burgosurit.<\/span><\/p>\n<p><span>Po k\u00ebshtu nuk i kam k\u00ebrkuar shefes s\u00eb sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor, YIfete Sema, hartimin e rekomandimit p\u00ebr vizit\u00eb mjek\u00ebsore t\u00eb Altin Ndoci, por k\u00ebt\u00eb rekomandim ma ka dh\u00ebn\u00eb vet\u00eb mjekja.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjithashtu nuk jam takuar me drejtorin e IEVP, gjat\u00eb intervalit 08:00-09:45\u201d, thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e Aulon Qukut.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai vazhdon m\u00eb tej, n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij se, ka d\u00ebrguar propozimin e shefes s\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb lidhje me 4 t\u00eb burgosurit, nd\u00ebr to dhe Altin Ndoci, tek zyra e sekretaris\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e drejtuesit, por jo tek drejtuesi i institucionit.<\/span><\/p>\n<p><span>Por nd\u00ebrsa Kryeinfermieri Aulon Quku, tha se ishte mjekja Ylfete Sema, ajo q\u00eb kishte hartuar rekomandimin p\u00ebr vizit\u00ebn n\u00eb spital t\u00eb t\u00eb paraburgosurve, midis tyre dhe Altin Ndocit, shefja e sh\u00ebrbimit e mohoi nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj.<\/span><\/p>\n<p><span>Duke th\u00ebn\u00eb se ishte Aulon Quku, ai q\u00eb kishte k\u00ebrkuar hartimin e nj\u00eb rekomandimi p\u00ebr t\u00eb paraburgosurit.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cM\u00eb dat\u00eb 13 Janar 2026, un\u00eb jam paraqitur pran\u00eb IEVP Durr\u00ebs, n\u00eb or\u00ebn 8.00.<\/span><\/p>\n<p><span>Para or\u00ebs 9:00, mua m\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga Kryeinfermieri Aulon Quku hartimi i nj\u00eb rekomandimi p\u00ebr 3 t\u00eb burgosur, q\u00eb sipas tij kishin shqet\u00ebsime sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/span><\/p>\n<p><span>Un\u00eb kam plot\u00ebsuar urdh\u00ebrin me t\u00eb dh\u00ebnat e t\u00eb burgosurve dhe ia kam dh\u00ebn\u00eb Kryeinfermierit, i cili e ka d\u00ebrguar tek zyra e drejtorit p\u00ebr t\u2019u konsultuar se p\u00ebr cilin nga t\u00eb burgosurit do miratohet urdh\u00ebri p\u00ebr dalje, p\u00ebr vizit\u00eb mjek\u00ebsore. Rekomandimi i dat\u00ebs 13 Janar 2026 \u00ebsht\u00eb hartuar nga ana ime, por un\u00eb nuk e kam vizituar shtetasin Altin Ndoci\u201d, thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e mjekes Ylfete Sema.<\/span><\/p>\n<p><span>Po k\u00ebshtu, mjekja Ylfete Sema pranoi se n\u00eb lidhje me shqet\u00ebsimet q\u00eb kishte paraqitur Altin Ndoci, ajo ishte informuar nga vet\u00eb Kryeinfermieri Aulon Quku i cili e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se i paraburgosuri kishte probleme me veshkat.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cN\u00eb dijenin\u00eb time m\u00eb dat\u00eb 13 Janar 2026, i paraburgosuri Altin Ndoci nuk ka zbritur p\u00ebr vizit\u00eb tek dhoma e mjekut, por lidhur mbi shqet\u00ebsimet e tij jam v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni nga Kryeinfermieri Aulon Quku. N\u00eb lidhje me procedurat q\u00eb duhen t\u00eb ndiqen ato jan\u00eb; i burgosuri njofton n\u00ebp\u00ebrmjet punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb ose infermierit q\u00eb ndodhet 24 or\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim, n\u00eb lidhje me shqet\u00ebsimet sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/span><\/p>\n<p><span>Pas ankes\u00ebs ai vizitohet nga ana e mjek\u00ebve, por pas or\u00ebs 16:30, mund t\u00eb vizitohet nga infermieri i sh\u00ebrbimit.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb m\u00ebngjes vizitohet i burgosuri dhe pasi vler\u00ebsohet gjendja e tij sh\u00ebndet\u00ebsore ose i jepet trajtimi aty ose n\u00eb rastet kur duhet t\u00eb marr\u00eb trajtim n\u00eb spital, plot\u00ebsohet nj\u00eb urdh\u00ebr nga ana ime, n\u00eb t\u00eb cilin pasqyrohen t\u00eb dh\u00ebnat e t\u00eb burgosurit, duke u konsultuar me Kryeinfermierin Aulon Quku.<\/span><\/p>\n<p><span>M\u00eb pas urdh\u00ebri i d\u00ebrgohet shefit t\u00eb policis\u00eb. Por para dor\u00ebzimit t\u00eb urdh\u00ebrit tek shefi i policis\u00eb, kryeinfermieri ia d\u00ebrgon fillimisht urdh\u00ebrin drejtorit t\u00eb institucionit p\u00ebr ta vler\u00ebsuar.<\/span><\/p>\n<p><span>Pas miratimit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit, Kryeinfermieri e d\u00ebrgon tek shefi i policis\u00eb dhe m\u00eb pas ai komunikon me spitalin p\u00ebr realizimin e vizitave ose konsultave.<\/span><\/p>\n<p><span>Spitalin e njofton Aulon Quku me detyr\u00eb Kryeinfermier, i cili ka kontakt me punonj\u00ebsit e spitalit\u201d, thot\u00eb mjekja Ylfete Sema.<\/span><\/p>\n<p><span>Q\u00ebndrim mohues mbajti edhe drejtuesi i komanduar i burgut t\u00eb Durr\u00ebsit, Indrit Cerloj i cili u mjaftua n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara grupit hetues me faktin q\u00eb ai ka ndjekur vet\u00ebm procedur\u00ebn q\u00eb ndiqet n\u00eb t\u00eb tilla raste.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ashtu si edhe Aulon Quku, mohoi q\u00eb t\u00eb kishte pasur nj\u00eb takim me t\u00eb, n\u00eb zyr\u00ebn e tij, apo jasht\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cUn\u00eb jam me detyr\u00eb drejtor pran\u00eb IEVP Durr\u00ebs prej 2 muajsh. Dit\u00ebn e ngjarjes un\u00eb jam paraqitur n\u00eb zyr\u00eb n\u00eb or\u00ebn 8.00, ku kam q\u00ebndruar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb lidhje me shoq\u00ebrimin e t\u00eb paraburgusurit Altin Ndoci, un\u00eb kam n\u00ebnshkruar urdh\u00ebrin q\u00eb i bashk\u00eblidhet praktik\u00ebs me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs urdh\u00ebroj policin\u00eb p\u00ebr marrjen e masave p\u00ebr shoq\u00ebrimin e personave q\u00eb do dalin jasht\u00eb ambienteve t\u00eb IEVP Durr\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Urdh\u00ebrin p\u00ebr shoq\u00ebrimin e t\u00eb paraburgosurit Altin Ndoci ma ka vendosur n\u00eb dispozicion sekretari. Ajo q\u00eb dua t\u00eb theksoj \u00ebsht\u00eb se urdh\u00ebri p\u00ebrpilohet nga ana e Shefit t\u00eb Policis\u00eb q\u00eb n\u00eb rastin konkret ka qen\u00eb shtetasi Destemon Pazaj; urdh\u00ebr q\u00eb shoq\u00ebrohet me k\u00ebrkes\u00ebn nga ana e zyr\u00ebs s\u00eb mjekut t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, ku n\u00eb rastin konkret m\u00eb ka ardhur p\u00ebr 3 persona. Nuk kam dijeni se kush e ka depozituar kartel\u00ebn e mjekut t\u00eb hartuar nga ana e zyr\u00ebs s\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Po k\u00ebshtu nuk mbaj mend q\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn time t\u00eb ket\u00eb ardhur Kryeinfermieri, Aulon Quku.<\/span><\/p>\n<p><span>Por ajo q\u00eb di \u00ebsht\u00eb se pas nxjerrjes s\u00eb urdh\u00ebrit tim p\u00ebr shoq\u00ebrimin e shtetasit Altin Ndoci, \u00ebsht\u00eb policia ajo q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha masat e duhura. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shefi i policis\u00eb Afrim Zeqiraj \u00ebsht\u00eb me leje q\u00eb nga data 5 Janar 2026 p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 2 javore\u201d, thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e drejtorit t\u00eb burgut, Indrit Cerloj<\/span><\/p>\n<p><span>Po k\u00ebshtu n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personave q\u00eb kan\u00eb dijeni apo q\u00eb kishin p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr ruajtjen e Altin Ndocit, ishin edhe efektiv\u00ebt q\u00eb duhet t\u00eb merreshin m\u00eb sigurin\u00eb e tij.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb cil\u00ebt sipas gjetjeve t\u00eb grupit hetues kan\u00eb vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregulloret p\u00ebr trajtimin e t\u00eb burgosurve apo t\u00eb paraburgosurve.<\/span><\/p>\n<p><span>Ashtu si n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebrim ku e lan\u00eb Altin Ndocin t\u00eb l\u00ebviz\u00eb pa pranga.<\/span><\/p>\n<p><span>Apo n\u00eb mbikqyrje me m\u00eb pak se tre punonj\u00ebs policie.<\/span><\/p>\n<p><span>Po k\u00ebshtu sipas grupit hetues jan\u00eb shkelur procedurat n\u00eb lidhje me njoftimin n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve dhe Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Durr\u00ebs, p\u00ebr shoq\u00ebrimin e t\u00eb paraburgosurit Altin Ndoci n\u00eb ambientet e Spitalit Rajonal Durr\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Dosja Hetimore<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Nga ana tjet\u00ebr ka dyshime se edhe drejtori i IEVP Durr\u00ebs shtetasi Indrit Cerloj, ka miratuar n\u00eb kund\u00ebrshtim me Urdh\u00ebrin nr.142, dt.13 Janar 2026, p\u00ebr shoq\u00ebrimin e t\u00eb paraburgosurit Altin Ndoci n\u00eb Spitalin Rajonal Durr\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb nuk kishte verifikuar vizit\u00ebn e m\u00ebparshme mjek\u00ebsore t\u00eb tij nga mjekja Ylfete Sema, si dhe m\u00eb tej nuk ka kontrolluar dhe mbikqyrur zbatimin e rregullave nga Policia e Burgjeve p\u00ebr shoq\u00ebrimin e t\u00eb paraburgosurit n\u00eb Spitalin Rajonal Durr\u00ebs. \/Marr\u00eb nga BalkanWeb<\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/27\/si-u-arratis-altin-ndoci-heqja-e-prangave-dhe-ndryshimi-i-shefit-te-sigurise\/\">Si u arratis Altin Ndoci\/ Heqja e prangave dhe ndryshimi i shefit t\u00eb siguris\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d me autore Klodiana Lal\u00ebn, solli k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb t\u00eb reja nga dosja hetimore p\u00ebr Altin Ndocin, i cili u arratis n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spektakolare m\u00eb 13 janar, nga spitali rajonal i Durr\u00ebsit. Sipas dosjes hetimore, evidentohen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh t\u00eb kryera nga Institucioni i Paraburgimit n\u00eb Durr\u00ebs ndaj k\u00ebtij t\u00eb burgosuri, duke nisur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66844","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66844","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66844"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66844\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66844"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66844"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66844"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}