{"id":66759,"date":"2026-01-27T13:48:13","date_gmt":"2026-01-27T13:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/27\/qytetaret-numerojne-qindarkat-pushtetaret-milionat-nga-projektet-imagjinare\/"},"modified":"2026-01-27T13:48:13","modified_gmt":"2026-01-27T13:48:13","slug":"qytetaret-numerojne-qindarkat-pushtetaret-milionat-nga-projektet-imagjinare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/27\/qytetaret-numerojne-qindarkat-pushtetaret-milionat-nga-projektet-imagjinare\/","title":{"rendered":"Qytetar\u00ebt num\u00ebrojn\u00eb qindarkat, pushtetar\u00ebt milionat nga projektet imagjinare \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Nga foltorja e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, deputetja Jozefina Topalli ka l\u00ebshuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb akuzash ndaj qeveris\u00eb, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb pushtet q\u00eb ka humbur busull\u00ebn dhe q\u00eb vepron n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve dhe interesit publik.<\/p>\n<p>Topalli u shpreh se nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt num\u00ebrojn\u00eb qindarkat, pushtetiar\u00ebt num\u00ebrojn\u00eb milionat nga projektet imagjinare. Topalli tha se nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb flitet p\u00ebr satelit\u00eb dhe prodhim arm\u00ebsh, n\u00eb urgjenc\u00ebn e Spitalit ikin dritat.<\/p>\n<p>E gjitha kjo sipas, deputetes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hendek moral i pushtetit. Topalli vijoi me akuza duke th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrmes AKSHI-t miliona euro po p\u00ebrqendrohen n\u00eb nj\u00eb rreth t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb lidhur me pushtetin.<\/p>\n<p>\u201cU m\u00ebsuam me premtime madhore dhe jet\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr qytetar\u00ebt. Sot flasim p\u00ebr satelit\u00eb, Smart City, prodhim arm\u00ebsh e makina lufte, fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, tituj propagandistik. N\u00eb urgjenc\u00ebn e spitalit ikin dritat dhe nuk ka as gjenerator. Ky \u00ebsht\u00eb hendek moral i pushtetit, nga satelit\u00ebt n\u00eb qiell te err\u00ebsira n\u00eb shtratin e pacientit. Na flasin p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsi moderne por mungon energjia, aparatura, siguria baz\u00eb dhe aparaturat. Na flasin p\u00ebr zhvillim n\u00eb teknologji por pensionet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat n\u00eb Evrop\u00eb. Qytetar\u00ebt num\u00ebrojn\u00eb qindarka nd\u00ebrsa pushteti num\u00ebron projekte imagjinare.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb ikje nga realitet dhe kur refuzohet, g\u00ebnjeshtra b\u00ebhet sistem. Ministra t\u00eb arrestuar p\u00ebr korrupsion, t\u00eb tjer\u00eb n\u00ebn hetim, zyrtar\u00eb q\u00eb bien nj\u00eb nga nj\u00eb jo si aksident por si model qeverisjeje. Kur korrupsioni b\u00ebhet sistem, ai shfaqet n\u00eb asfalt, munges\u00eb gjenerator\u00ebsh etj. Rrug\u00eb q\u00eb \u00e7ahen nga pesha e korrupsionit, jo nga pesha e makinave e as nga shirat. Tunele q\u00eb pikojn\u00eb pa u hapur se kan\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr tendera dhe jo jet\u00eb njer\u00ebzish. Pastaj vjen mashtrimi i ri, dixhitalizimi. P\u00ebrmes AKSHI, miliona euro p\u00ebrqendrohen n\u00eb nj\u00eb rreth t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb lidhur me pushtetin.<\/p>\n<p>Sot kemi nj\u00eb shtet ku krimi nuk luftohet, por koordinohet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtet q\u00eb rr\u00ebmben biznesmen, jo p\u00ebr drejt\u00ebsi, por p\u00ebr t\u2019i detyruar t\u00eb t\u00ebrhiqen nga tendera kur nuk jan\u00eb t\u00eb bindur. Nj\u00eb shtet ku organizata kriminale fusin n\u00eb dor\u00eb buxhet dhe miliona zhduken nga parat\u00eb publike p\u00ebr t\u2019u shfaqur n\u00eb pasuri private.<\/p>\n<p>Parat\u00eb e Bashkimit Evropian p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, q\u00eb nuk shkojn\u00eb tek fermeri, por treten n\u00eb korrupsion, duke l\u00ebn\u00eb fshatin bosh dhe rinin\u00eb n\u00eb emigracion. Dhe mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb pushtet q\u00eb kontrollon \u00e7do institucion: parlamentin, drejt\u00ebsin\u00eb, administrat\u00ebn, median, kontrollon gjith\u00e7ka, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e vjedhura, q\u00eb jan\u00eb rr\u00ebnja e k\u00ebtij galb\u00ebzimi.<\/p>\n<p>Kur vota nuk \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb, pushteti nuk ka themel dhe pushteti pa themel mbahet vet\u00ebm me forc\u00eb. Prandaj dhuna nuk \u00ebsht\u00eb devijim, \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb.\u00a0 Por ka nj\u00eb moment kur marr\u00ebveshja me g\u00ebnjeshtr\u00ebn pushon s\u00eb funksionuari, ku njer\u00ebzit ndalojn\u00eb t\u00eb konformohen dhe shoq\u00ebria vjen nj\u00eb moment dhe thot\u00eb mjaft. Ky moment ka ardhur.<\/p>\n<p>Sepse shpresa nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb optimiz\u00ebm naiv, shpresa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim moral, t\u00eb mos jetosh m\u00eb n\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qeveri q\u00eb flet p\u00ebr satelit\u00eb dhe spitalet i l\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, ka humbur busull\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pushtet q\u00eb premton t\u00eb ardhmen dhe vjedh t\u00eb tashmen, bie nga e v\u00ebrteta. Dhe Shqip\u00ebria ka thot\u00eb, ka filluar ta thot\u00eb k\u00ebt\u00eb s\u00eb fundmi\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga foltorja e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, deputetja Jozefina Topalli ka l\u00ebshuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb akuzash ndaj qeveris\u00eb, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb pushtet q\u00eb ka humbur busull\u00ebn dhe q\u00eb vepron n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve dhe interesit publik. Topalli u shpreh se nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt num\u00ebrojn\u00eb qindarkat, pushtetiar\u00ebt num\u00ebrojn\u00eb milionat nga projektet imagjinare. Topalli tha se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66759","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66759","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66759"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66759\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66759"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66759"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66759"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}