{"id":66754,"date":"2026-01-27T12:48:34","date_gmt":"2026-01-27T12:48:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/27\/ylli-manjani-padia-e-erjon-veliajt-ndaj-prokurorit-dado-meriton-vemendje-te-madhe-publike\/"},"modified":"2026-01-27T12:48:34","modified_gmt":"2026-01-27T12:48:34","slug":"ylli-manjani-padia-e-erjon-veliajt-ndaj-prokurorit-dado-meriton-vemendje-te-madhe-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/27\/ylli-manjani-padia-e-erjon-veliajt-ndaj-prokurorit-dado-meriton-vemendje-te-madhe-publike\/","title":{"rendered":"Ylli Manjani: Padia e Erjon Veliajt ndaj prokurorit Dado meriton v\u00ebmendje t\u00eb madhe publike"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me padin\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, ndaj prokurorit Olsi Dado, duke ngritur pik\u00ebpyetje serioze si mbi sjelljen etike t\u00eb prokurorit n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje konkrete, ashtu edhe mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e em\u00ebrimit t\u00eb tij n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim publik, Manjani thekson se ngarkesat personale t\u00eb shfaqura nga prokurori e p\u00ebrjashtojn\u00eb at\u00eb nga hetimi i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, nd\u00ebrsa padia e Veliajt n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative p\u00ebr pavlefshm\u00ebrin\u00eb e aktit t\u00eb em\u00ebrimit, sipas tij, hap nj\u00eb debat t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ligjor mbi standardet e rekrutimit dhe funksionimin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Interesant ky debati m\u00eb i ri q\u00eb ka \u00e7elur Erion Veliaj, mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si u em\u00ebrua prokuror n\u00eb vitin 2008 zoti Olsi Dado. <\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim dua t\u00eb them se me ngarkesat personale q\u00eb prokurori Dado shfaqi ndaj Erion Velis\u00eb, ai nuk mund t\u00eb ishte prokuror i asaj \u00e7\u00ebshtje. Jan\u00eb dy episode q\u00eb i tregojn\u00eb ngarkesat personale: <\/p>\n<p>s\u00eb pari nj\u00eb takim i Tij me kryetarin e bashkis\u00eb Veliaj p\u00ebr nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi q\u00eb familja Dado k\u00ebrkonte n\u00eb Tiran\u00eb dhe, s\u00eb dyti, shp\u00ebrthimi n\u00eb gjuh\u00eb intimiduese dhe hakmarr\u00ebse e prokurorit n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00c7do rregull etik, nuk e sugjeron q\u00eb nj\u00eb prokuror i till\u00eb, pra me ngarkesa personale, t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje hetimore. Por kjo i takon drejtuesve t\u00eb SPAK ta vler\u00ebsojn\u00eb. I takonte Altin Dumanit dje dhe Klodjan Brahos sot ta vler\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb sjellje. N\u00eb mos ata KLP, disi duhet ta gjykoj\u00eb k\u00ebt\u00eb sjellje joetike t\u00eb prokurorit.<\/p>\n<p>Tani debati tjet\u00ebr, sigurisht si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje e motivuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje personale, \u00ebsht\u00eb si u em\u00ebrua prokuror dikush q\u00eb:<\/p>\n<p>a- nuk kishte qen\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb student i shkoll\u00ebs s\u00eb magistratur\u00ebs,<\/p>\n<p>b- nuk kishte asnj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb as si OPGJ, as si k\u00ebshilltar ligjor n\u00eb institucionet e larta kushtetuese? <\/p>\n<p>Ligji i koh\u00ebs i k\u00ebrkonte k\u00ebto kritere p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar prokuror. Mesaduket Prokurorja e P\u00ebrgjithshme zonja Rama dhe Presidenti i Republik\u00ebs zoti Topi, i kan\u00eb injoruar k\u00ebto kritere kur em\u00ebruan zotin Dado nga noter n\u00eb prokuror. <\/p>\n<p>Ka patur disa em\u00ebrime prokuror\u00ebsh q\u00eb nuk kishin mbaruar magistratur\u00ebn. Altin Dumani vet\u00eb u em\u00ebrua prokuror pa shkoll\u00ebn e magistratur\u00ebs. Por n\u00eb dallim nga Dado, Dumani kishte p\u00ebrvoj\u00eb profesionale si OPGJ. <\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb padia e Erion Veliajt sot n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative, me t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkon konstatimin e pavlefshm\u00ebris\u00eb absolute t\u00eb atij akti em\u00ebrimi, \u00ebsht\u00eb interesante. <\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja e pyetjes pse Erion Veliaj dhe a \u00ebsht\u00eb person i interesuar, ligj\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb pozitive. Gjithmon\u00eb b\u00ebhet dikush sebep p\u00ebr konstatimin e pavlefshm\u00ebris\u00eb absolute, e cila nuk parashkruhet. <\/p>\n<p>A do ta konstatoj\u00eb gjykata k\u00ebt\u00eb gj\u00eb? T\u00eb shohim. Por ligjet jan\u00eb t\u00eb plota p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. <\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, meriton vemendje edhe katapultimi i prokurorit Dado n\u00eb SPAK. U b\u00eb me nj\u00eb akt komandimi dhe jo em\u00ebrim me konkurs. <\/p>\n<p>Pra duket qart\u00eb q\u00eb prokurori Dado \u00ebsht\u00eb goxha \u201ci p\u00ebrk\u00ebdhelur\u201d nga vendimmarr\u00ebsit e djesh\u00ebm e t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. <\/p>\n<p>Pyetja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrse gjith\u00eb kjo p\u00ebrk\u00ebdheli p\u00ebr nj\u00eb prokuror, kur gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt i n\u00ebshtrohen kontrollit rigoroz dhe gar\u00ebs s\u00eb rrept\u00eb?! <\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb spekuloj me thashethemet e rastit mbi prokurorin dhe miqt\u00eb e tij. As me nj\u00eb teori kleringu q\u00eb lidhet me kalimin e vettingut t\u00eb nj\u00eb prokurori tjet\u00ebr. Jo se nuk i besoj, por se nuk ja vlen t\u00eb shmanget vemendja nga debati kryesor, q\u00eb \u00ebsht\u00eb padia p\u00ebr pavlefshm\u00ebrin\u00eb e em\u00ebrimit. <\/p>\n<p>Meriton vemendje ajo pjes\u00eb. <\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 meriton vemendje edhe sjellja jo etike e nj\u00eb prokurori n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje konkrete. <\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb jesh hetues i ndersh\u00ebm n\u00ebse ai q\u00eb heton \u00ebsht\u00eb arsyeja e mllefit t\u00ebnd. <\/p>\n<p>T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, un\u00eb nuk jam p\u00ebr largime t\u00eb m\u00ebtejshme nga sistemi. As t\u00eb Dados, sepse pas kaq viteve pun\u00eb Ai ka m\u00ebsuar di\u00e7ka. Sistemi nuk mund t\u00eb humb\u00eb ende burime njer\u00ebzore. <\/p>\n<p>Por sjellja e gjithkujt duhet t\u00eb jet\u00eb korrekte, e monitorueshme dhe e nd\u00ebshkueshme n\u00ebse duhet. Do isha shum\u00eb m\u00eb interesuar t\u00eb \u00e7elej nj\u00eb debat ligjor mbi sjelljen jo etike t\u00eb prokurorit sesa mbi m\u00ebyr\u00ebn se si i em\u00ebrua. Jo se kjo e dyta nuk q\u00ebndron. <\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb t\u00eb presim Gjykat\u00ebn Administrative.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me padin\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, ndaj prokurorit Olsi Dado, duke ngritur pik\u00ebpyetje serioze si mbi sjelljen etike t\u00eb prokurorit n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje konkrete, ashtu edhe mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e em\u00ebrimit t\u00eb tij n\u00eb vitin 2008. N\u00eb nj\u00eb postim publik, Manjani thekson se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66754","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66754","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66754"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66754\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66754"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66754"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66754"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}