{"id":66647,"date":"2026-01-26T21:48:24","date_gmt":"2026-01-26T21:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/26\/jet-bank-e-drejtuar-nga-izraelite-merr-monopolin-dixhital-fijet-qe-e-lidhin-me-mashtrimet-forex-2\/"},"modified":"2026-01-26T21:48:24","modified_gmt":"2026-01-26T21:48:24","slug":"jet-bank-e-drejtuar-nga-izraelite-merr-monopolin-dixhital-fijet-qe-e-lidhin-me-mashtrimet-forex-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/26\/jet-bank-e-drejtuar-nga-izraelite-merr-monopolin-dixhital-fijet-qe-e-lidhin-me-mashtrimet-forex-2\/","title":{"rendered":"JET Bank e drejtuar nga izraelit\u00eb, merr monopolin dixhital! Fijet q\u00eb e lidhin me mashtrimet Forex"},"content":{"rendered":"<div>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb vendosi n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji t\u00eb jap\u00eb miratimin paraprak p\u00ebr licencimin e bank\u00ebs JET Bank, p\u00ebr t\u00eb ushtruar veprimtari bankare dhe financiare n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Ndryshe nga t\u00eb gjitha bankat e licencuara ose t\u00eb blera n\u00eb 20 vitet e fundit, aksionar kontrollues n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson bank\u00ebn e re, t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani, por nj\u00eb individ.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Sipas Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ekstraktit zyrtar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, n\u00eb momentin e aplikimit p\u00ebr licenc\u00eb kompania Jet Albania (JET Bank) zot\u00ebrohej nga shtetasi britaniko-izraelit, Idan Avishai. Avishai \u00ebsht\u00eb identifikuar zyrtarisht n\u00eb Shqip\u00ebri si shtetas britanik, i lindur n\u00eb Hadera t\u00eb Izraelit, n\u00eb 8 janar 1980. Kapitali fillestar i regjistruar i kompanis\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 3.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Idan Avishai ka mbajtur deri tani nj\u00eb profil t\u00eb ul\u00ebt dhe informacioni publik rreth tij \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebt<\/div>\n<div><\/div>\n<div>P\u00ebrfaq\u00ebsues zyrtar i aksionarit n\u00eb procedur\u00ebn e licencimit ka qen\u00eb menaxheri nga Izraeli, Gal Bar Dea, ish-drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i bank\u00ebs dixhitale izraelite, One Zero Digital Bank.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Bar Dea ka qen\u00eb personi ky\u00e7 n\u00eb kontaktet me Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb procesin e rekrutimin e t\u00eb stafit, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe menaxher\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb JET Bank.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrvoja e deritanishme e aksionarit t\u00eb vet\u00ebm zyrtar t\u00eb JET Bank, Idan Avishai, sipas profilit t\u00eb tij n\u00eb rrjetet profesionale, \u00ebsht\u00eb e lidhur kryesisht me aktivitetin e platformave t\u00eb tregtimit online ose si\u00e7 njihen n\u00eb zhargonin financiar \u201cplatforma forex\u201d.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>N\u00eb nj\u00eb nga platformat profesionale, Idan Avishai, i prezantuar si pjes\u00eb e Leader Capital-Online CFD, e p\u00ebrshkruan veten si \u201cnj\u00eb profesionist inovativ dhe me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb marketing me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb sektor\u00ebt e tregtimit online, duke p\u00ebrfshir\u00eb Kontratat p\u00ebr Diferenc\u00eb (CFD) dhe k\u00ebmbimin valutor (forex). Ai \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb sip\u00ebrmarrjeve t\u00eb reja emocionuese online CFD dhe forex, duke demonstruar angazhimin e tij p\u00ebr t\u00eb avancuar peizazhin e tregtimit. Me vite p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb karrier\u00ebn e tij, Idan Avishai vazhdon t\u00eb shtyj\u00eb kufijt\u00eb duke eksploruar zgjidhje inovative t\u00eb marketingut t\u00eb p\u00ebrshtatura p\u00ebr tregtimin CFD dhe forex, duke k\u00ebrkuar gjithmon\u00eb t\u00eb rris\u00eb angazhimin e p\u00ebrdoruesve dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrvojat e tregtimit,\u201d thuhet n\u00eb profilin e tij.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>N\u00eb regjistrin e bizneseve t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, shtetasi Idan Avishai, i dat\u00eblindjes janar 1980, rezulton aksionar dhe drejtor n\u00eb S.O.N MANAGEMENT LTD, kompani e regjistruar n\u00eb vitin 2017, me objekt kryesor aktiviteti menaxhimin dhe konsulenc\u00ebn n\u00eb aktivitete jasht\u00eb menaxhimit financiar.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>N\u00eb regjistrin n\u00eb fjal\u00eb, Idan Avishai nuk figuron ende si shtetas britanik, por shtetas izraelit dhe rezident n\u00eb Izrael. Ai besohet ta ket\u00eb marr\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb britanike vet\u00ebm vitet e fundit, duke qen\u00eb se pasaporta e tij britanike, me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb identifikuar n\u00eb aktet juridike t\u00eb regjistruara n\u00eb Shqip\u00ebri, rezulton e l\u00ebshuar n\u00eb vitin 2024.<\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>Lidhja e deklaruar me platform\u00ebn Fortrade<\/strong><\/div>\n<div><\/div>\n<div>N\u00eb profilin e tij n\u00eb rrjetin profesional Linkedin, Idan Avishai, deri para disa jav\u00ebsh, e lidhte veten edhe me platform\u00ebn e tregtimit online, Fortrade. Pasi i d\u00ebrguam disa pyetje p\u00ebr t\u00eb komentuar lidhjen e tij me k\u00ebt\u00eb platform\u00eb, emri i Fortrade u fshi nga informacioni prezantues n\u00eb profilin e tij t\u00eb Linkedin.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Kjo platform\u00eb (q\u00eb vepronte fillimisht me emrin FXLider) u raportua publikisht n\u00eb vitin 2018 nga Autoriteti i Mbik\u00ebqyrjes Financiare (AMF) p\u00ebr ushtrimin e aktivitetit financiar t\u00eb palicencuar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Burime nga tregu b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur se nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb ka b\u00ebr\u00eb edhe Autoriteti homolog n\u00eb Kroaci, HANFA<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, platforma Fortrade vazhdon t\u00eb ofroj\u00eb sh\u00ebrbime investimi p\u00ebr klient\u00eb nga Shqip\u00ebria, madje n\u00eb t\u00eb ekziston edhe nj\u00eb seksion me informacion n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Besohet se sh\u00ebrbimet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ofrohen n\u00ebp\u00ebrmjet deg\u00ebs s\u00eb kompanis\u00eb n\u00eb fjal\u00eb, t\u00eb regjistruar n\u00eb Serbi.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Fortrade \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrjet me kompani ose zyra t\u00eb regjistruara n\u00eb vende t\u00eb ndryshme, si Britanin\u00eb e Madhe, Qipro, Kanada, Australi, Mauritius, Izrael dhe Serbi.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>N\u00eb t\u00eb gjitha regjistrimet e disponueshme publikisht, kompania nuk raporton direkt persona ose subjekte me kontroll dometh\u00ebn\u00ebs apo influencues. Entiteti i fundit kontrollues \u00ebsht\u00eb raportuar Audina Treuhand AG, nj\u00eb shoq\u00ebri e regjistruar n\u00eb Lihtenshtein. Kjo kompani funksionon si nj\u00eb trust i pavarur ose shoq\u00ebri q\u00eb vepron si pal\u00eb e besuar dhe administratore e aseteve t\u00eb personave t\u00eb tret\u00eb.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Nj\u00ebri nga personat e em\u00ebruar fillimisht si pjes\u00eb e K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb JET Albania, Oliver Hemmer (i z\u00ebvend\u00ebsuar m\u00eb pas), \u00ebsht\u00eb gjithashtu shtetas dhe rezident n\u00eb Lihtenshtejn.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Ai rezulton drejtor n\u00eb CMC Corp.Management Consulting AG, shoq\u00ebri e regjistruar gjithashtu n\u00eb Lihteshtejn. Nga informacionet publike n\u00eb rrjet, nuk rezultojn\u00eb lidhje direkte t\u00eb tij me Audina Treuhand apo Fortrade.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Por, Oliver Hemmer gjithashtu rezulton i lidhur me nj\u00eb platform\u00eb Forex, t\u00eb quajtur 4XFX, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sinjalizuar n\u00eb vitin 2019 nga Autoriteti Britanik p\u00ebr Mbik\u00ebqyrjen Financiare (FCA) p\u00ebr aktivitet t\u00eb paautorizuar n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. N\u00eb njoftimin e FCA, platforma 4XFX zot\u00ebrohej nga GRF EUROPE OU, shoq\u00ebri e regjistruar n\u00eb Gjermani, me drejtor menaxhues pik\u00ebrisht Oliver Hemmer. Nj\u00eb paralajm\u00ebrim t\u00eb ngjash\u00ebm p\u00ebr 4XFX kan\u00eb l\u00ebshuar edhe autoritetet mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb tregjeve financiare n\u00eb Irland\u00eb, Australi dhe Kanada<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Emri i Oliver Hemmer rezulton edhe n\u00eb baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave Offshore Leaks Database, q\u00eb p\u00ebrmban informacion p\u00ebr kompanit\u00eb e regjistruara n\u00eb parajsat fiskale dhe individ\u00ebt e lidhur me to.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Licencimi i JET Bank p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb shmangie nga politikat e deritanishme t\u00eb licencimit t\u00eb ndjekura nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb prej vitesh kan\u00eb p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb e dh\u00ebnies s\u00eb licencave apo aprovimit t\u00eb blerjes s\u00eb bankave nga aksionar\u00eb pa p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb sektorin financiar, n\u00eb p\u00ebrputhje edhe me rekomandimet e Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (FMN).<\/div>\n<div><\/div>\n<div>N\u00eb vitin 2019, nj\u00eb nga grupet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri, Balfin, u detyrua t\u00eb hynte n\u00eb partneritet t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm me bank\u00ebn nga Maqedonia e Veriut, Komercijalna Banka, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb miratimin p\u00ebr blerjen e Tirana Bank.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>JET Bank ishte subjekti i dyt\u00eb q\u00eb mori k\u00ebt\u00eb vit miratimin paraprak nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb tregun bankar, pas bank\u00ebs turke Ziraat.<\/div>\n<div><strong>JET Bank refuzon t\u00eb publikoj\u00eb pronar\u00ebt<\/strong><\/div>\n<div>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cMonitor\u201d, Fatbardha Rino, CEO i JET Bank, u shpreh se banka \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb JET Holding, nj\u00eb konsorcium kompanish nd\u00ebrkomb\u00ebtare me qend\u00ebr n\u00eb Amsterdam. Sipas saj, struktura e pron\u00ebsis\u00eb nuk p\u00ebrfshin aksionar\u00eb individual\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, por realizohet p\u00ebrmes shoq\u00ebrive q\u00eb kan\u00eb investitor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe pronar\u00eb p\u00ebrfitues p\u00ebrfundimtar\u00eb (UBO) t\u00eb identifikuar, n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat ligjore dhe rregullatore.<\/div>\n<div>Megjithat\u00eb, deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, JET Bank refuzon t\u00eb b\u00ebj\u00eb publike list\u00ebn e aksionar\u00ebve dhe pronar\u00ebve p\u00ebrfundimtar\u00eb p\u00ebrfitues.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Sipas saj, t\u00eb gjitha shoq\u00ebrit\u00eb aksionare dhe pronar\u00ebt p\u00ebrfitues p\u00ebrfundimtar\u00eb kan\u00eb kaluar procesin rigoroz t\u00eb vler\u00ebsimit \u201cfit &amp; proper\u201d nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb verifikimin e integritetit, burimit t\u00eb kapitalit dhe p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb rregullatore, n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me kuadrin ligjor shqiptar dhe standardet evropiane.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Megjithat\u00eb, Rino, pranon se Idan Avishai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga investitor\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebrmes strukturave p\u00ebrkat\u00ebse dhe ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb fazat e hershme t\u00eb projektit, por nuk \u00ebsht\u00eb aksionari i vet\u00ebm dhe nuk p\u00ebrfaq\u00ebson i vet\u00ebm pron\u00ebsin\u00eb e bank\u00ebs.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Dokumenti i BSH: Jo licenca bankare vet\u00ebm p\u00ebr individ\u00eb ose subjekte pa p\u00ebrvoj\u00eb<\/div>\n<div><\/div>\n<div>P\u00ebrve\u00e7 kuadrit ligjor dhe rregullator, q\u00eb p\u00ebrcakton k\u00ebrkesat e detajuara dhe specifike, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka miratuar qysh n\u00eb vitin 2009 nj\u00eb dokument t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr politikat e licencimit t\u00eb subjekteve bankare.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb shprehet se inkurajon hyrjen n\u00eb treg t\u00eb subjekteve bankare t\u00eb cilat mund t\u00eb konkurrojn\u00eb me subjektet ekzistuese dhe q\u00eb kan\u00eb premisat p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb sistemit ton\u00eb bankar. Kjo k\u00ebrkon subjekte bankare me vizion t\u00eb qart\u00eb zhvillimi, cil\u00ebsi konkurruese, p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb industrin\u00eb bankare, mb\u00ebshtetje n\u00eb \u201cknow how\u201d dhe kapitale t\u00eb fuqishme. Banka e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebmendshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb sistemi bankar t\u00eb mos mbingarkohet me subjekte bankare t\u00eb vogla, t\u00eb cilat operojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kufizuar t\u00eb tregut, pasi kjo mund t\u00eb cenonte q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe stabilitetin e sistemit.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Gjithashtu, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb shprehet se, pa c\u00ebnuar parimin e barazis\u00eb dhe trajtimit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe jodiskriminues t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr licenc\u00eb bankare, n\u00eb procesin e licencimit inkurajon hyrjen n\u00eb treg t\u00eb bankave t\u00eb huaja me reputacion e besueshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb, dhe q\u00eb vijn\u00eb nga tregje t\u00eb zhvilluara dhe t\u00eb konsoliduara. K\u00ebto grupe bankare karakterizohen p\u00ebrgjith\u00ebsisht nga nj\u00eb shkall\u00eb e lart\u00eb e standardizimit t\u00eb praktikave t\u00eb administrimit t\u00eb rrezikut, fakt ky q\u00eb n\u00ebnkupton se t\u00eb nj\u00ebjtat teknika t\u00eb administrimit t\u00eb rrezikut q\u00eb aplikohen n\u00eb vendet e zhvilluara (vendet e BE dhe SHBA) do t\u00eb mund t\u00eb zbatohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebtrajtshme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb grupin, pra dhe n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tij q\u00eb ushtron veprimtari n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Lidhur me iniciativat e individ\u00ebve apo bizneseve vendase apo t\u00eb huaja, pa p\u00ebrvoj\u00eb bankare p\u00ebr t\u00eb krijuar apo p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb pjes\u00ebmarrje influencuese n\u00eb subjektet ekzistuese bankare, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb i inkurajon t\u00eb sigurojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim partneritet t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb struktur\u00ebn e kapitalit aksionar me institucione bankare q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb ekspertiz\u00eb, besueshm\u00ebri dhe reputacion.<\/div>\n<div><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/jet-bank-e-drejtuar-nga-izraelite-merr-monopolin-dixhital-fijet-qe-e-lidhin-me-mashtrimet-forex\/\">JET Bank e drejtuar nga izraelit\u00eb, merr monopolin dixhital! Fijet q\u00eb e lidhin me mashtrimet Forex<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb vendosi n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji t\u00eb jap\u00eb miratimin paraprak p\u00ebr licencimin e bank\u00ebs JET Bank, p\u00ebr t\u00eb ushtruar veprimtari bankare dhe financiare n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Ndryshe nga t\u00eb gjitha bankat e licencuara ose t\u00eb blera n\u00eb 20 vitet e fundit, aksionar kontrollues n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson bank\u00ebn e re, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66647","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66647","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66647"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66647\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66647"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66647"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66647"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}