{"id":66623,"date":"2026-01-26T19:48:20","date_gmt":"2026-01-26T19:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/26\/fjala-e-plote-kryeministri-edi-rama-ne-parlamentin-e-izraelit\/"},"modified":"2026-01-26T19:48:20","modified_gmt":"2026-01-26T19:48:20","slug":"fjala-e-plote-kryeministri-edi-rama-ne-parlamentin-e-izraelit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/26\/fjala-e-plote-kryeministri-edi-rama-ne-parlamentin-e-izraelit\/","title":{"rendered":"FJALA E PLOT\u00cb\/ Kryeministri Edi Rama n\u00eb Parlamentin e Izraelit"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama iu adresua sot Knessetit, Parlamentit t\u00eb Izraelit me nj\u00eb fjalim historik sipas protokollit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm q\u00eb Knesseti u ka rezervuar nj\u00eb numri t\u00eb kufizuar udh\u00ebheq\u00ebsish t\u00eb huaj dhe s\u00eb fundmi Presidentit t\u00eb SHBA, Donald J. Trump.<\/p>\n<p>N\u00eb nisje t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb posa\u00e7me p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, Kryetari i Knessetit Amir Ohana dhe Lideri i Opozit\u00ebs Yair Lapid.<\/p>\n<p>Ende nuk jam plot\u00ebsisht i sigurt q\u00eb  ndodhem v\u00ebrtet\u00eb duke q\u00ebndruar pik\u00ebrisht mbi dyshemen\u00eb n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e mia, dyshemeja prej ku mysafir\u00ebt m\u00eb t\u00eb nderuar t\u00eb k\u00ebtij Shteti i jan\u00eb drejtuar k\u00ebsaj Dhome. Dhe ndon\u00ebse modestia nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb virtyti im m\u00eb i pal\u00ebkundsh\u00ebm, m\u00eb duhet ta them q\u00eb e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besoj se e meritoj nj\u00eb vler\u00ebsim kaq t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por jam plot\u00ebsisht i sigurt se Shqip\u00ebria, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsoj me krenari, dhe populli im, q\u00eb i q\u00ebndroi si pakkush tjet\u00ebr pran\u00eb popullit hebre, e meritojn\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00e7do respekt nga Shteti i Izraelit. Ashtu si\u00e7 e meritonin edhe Medaljen e rrall\u00eb Presidenciale t\u00eb Nderit, q\u00eb Shk\u00eblqesia e Tij, Presidenti Herzog, mik fisnik dhe besnik i Shqip\u00ebris\u00eb, akordoi p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>\u201cPaqja dhe m\u00ebshira e Zotit t\u00eb Plotfuqish\u00ebm qofshin mbi ju dhe paqja qoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, me d\u00ebshir\u00ebn e Zotit.\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebto ishin fjal\u00ebt me t\u00eb cilat nj\u00eb far  njer\u00ebzor i kurajos dhe pajtimit, nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs jeta dhe vdekja e t\u00eb cilit u shenjuan nga ndjekja e pareshtur e paqes, Presidenti An\u00ebar Sadat i Egjiptit, i bekuar qoft\u00eb kujtimi i tij, hapi pik\u00ebrisht nga ky vend fjalimin e vet historik p\u00ebrpara Knessetit.<\/p>\n<p>Ai vazhdoi:<\/p>\n<p>\u201cPaqe p\u00ebr ne t\u00eb gjith\u00eb ne n\u00eb tokat arabe dhe n\u00eb Izrael, dhe n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb k\u00ebtij globi t\u00eb gjer\u00eb, kaq t\u00eb r\u00ebnduar nga konflikte t\u00eb p\u00ebrgjakshme, t\u00eb cop\u00ebtuar nga kund\u00ebrshti t\u00eb mprehta dhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar her\u00eb pas here nga luft\u00ebra shkat\u00ebrrimtare, t\u00eb nisura nga njeriu p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar t\u00eb ngjashmin e vet. Sepse mes rr\u00ebnojave t\u00eb atyre q\u00eb ka nd\u00ebrtuar njer\u00ebzimi dhe eshtrave t\u00eb viktimave t\u00eb tij, nuk ka as fitues dhe as t\u00eb mundur. I vetmi i mundur \u00ebsht\u00eb njeriu, krijesa m\u00eb sublime e Zotit.\u201d<\/p>\n<p>Fjal\u00eb t\u00eb th\u00ebna n\u00ebn k\u00ebt\u00eb \u00e7ati, t\u00eb dala nga zemra e nj\u00eb gjenerali t\u00eb rritur luft\u00ebrash, i cili, pasi b\u00ebri edhe luft\u00ebn e tij, tronditi bot\u00ebn duke e udh\u00ebhequr vendin e vet drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje paqeje me Izraelin.<\/p>\n<p>Gati gjysm\u00eb shekulli m\u00eb von\u00eb, ato ting\u00ebllojn\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn urgjenc\u00eb si n\u00eb dit\u00ebn kur u shqiptuan p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>I nderuar Zoti President,<br \/>\nZoti Kryetar i Kuvendit,<br \/>\nZoti Kryeminist\u00ebr,<br \/>\nZoti Kryetar i Opozit\u00ebs,<br \/>\nzonja dhe zot\u00ebrinj deputet\u00eb t\u00eb Knessetit,<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb gjeja fjal\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb nisur fjalimin tim dhe p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar frym\u00ebmarrjen prej emocionit t\u00eb thell\u00eb q\u00eb e dija se do m\u00eb pushtonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend kaq t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>E n\u00eb qoft\u00eb se Mossad-i nuk ju ka informuar plot\u00ebsisht, po ju informoj un\u00eb q\u00eb po m\u00eb dridhen gjunj\u00ebt. Ka dhe nj\u00eb arsye tjet\u00ebr q\u00eb po m\u00eb dridhen gjunj\u00ebt. <\/p>\n<p>E dija \u2013 p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb plot\u00ebsisht i sinqert\u00eb me ju, \u2013 e dija gjithashtu se kur t\u00eb flisja k\u00ebtu do t\u00eb ndihesha si n\u00eb nj\u00eb provim oratorie, duke pasur p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb nga pes\u00eb orator\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn sipas renditjes sime personale \u2013 Kryeministrin Netanyahu.<\/p>\n<p>Do t\u00eb b\u00ebj \u00e7mos, i dashur Bibi, t\u2019i mbijetoj gjykimin t\u00ebnd, plot\u00ebsisht i vet\u00ebdijsh\u00ebm se jam thjesht fol\u00ebsi i dyt\u00eb n\u00eb bot\u00eb pas Presidentit Trump, t\u00eb cilit ti thjesht nuk mund t\u2019i shmangesh pa e d\u00ebgjuar.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni tani, me nj\u00eb frym\u00ebmarrje m\u00eb t\u00eb qet\u00eb, t\u2019i shpreh Kryetarit t\u00eb k\u00ebtij kuvendi t\u00eb Izraelit vler\u00ebsimin tim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr pranin\u00eb e tij dometh\u00ebn\u00ebse, Kryeministrit dhe Udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Opozit\u00ebs respektin tim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe fal\u00ebnderimet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr fjal\u00ebt q\u00eb ndan\u00eb bujarisht ndan\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr mua, dhe k\u00ebsaj Dhome mir\u00ebnjohjen time m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr mikpritjen q\u00eb m\u00eb b\u00ebri sot.<\/p>\n<p>Ju faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve. Nuk mund t\u00eb jem m\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs se kaq.<\/p>\n<p>Dhe duke u kthyer te fjala ime dhe zgjedhja p\u00ebr t\u2019u prezantuar p\u00ebrmes fjal\u00ebve t\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi t\u00eb madh arab, m\u00eb lejoni t\u00eb shtoj di\u00e7ka personale, sepse kam m\u00ebsuar se mes hebrenjve gjith\u00e7ka b\u00ebhet personale mjaft shpejt.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam mysliman. Gjysma ime m\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb myslimane. Un\u00eb jam katolik. Dy f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb m\u00eb t\u00eb rritur, nga kapituj t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb jan\u00eb t\u00eb krishter\u00eb ortodoks\u00eb. Dhe m\u00eb i vogli, djali yn\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7ar, do t\u00eb vendos\u00eb vet\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, por duke par\u00eb entuziazmin e tij t\u00eb pap\u00ebrmbajtsh\u00ebm sa her\u00eb i thuhet se mund t\u00eb lem\u00eb d\u00ebshirat tek Muri i Lot\u00ebve, ideja se nj\u00eb dit\u00eb ai mund t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb b\u00ebhet hebre nuk \u00ebsht\u00eb aspak e pabesueshme. P\u00ebr ne do t\u00eb ishte krejt n\u00eb rregull, nj\u00ebsoj si\u00e7 do t\u00eb ishte fare n\u00eb rregull n\u00ebse do t\u00eb zgjidhte t\u00eb ishte mysliman apo i krishter\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mos u gaboni. Ky portret i vog\u00ebl familjar i yni nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ve\u00e7anti ekscentrike.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb histori normale shqiptare. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen p\u00ebr kat\u00ebr komunitetet tona tradicionale fetare, t\u00eb cilat festojn\u00eb dit\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, dhe p\u00ebr krer\u00ebt e tyre, t\u00eb cil\u00ebt mblidhen rregullisht, ashtu si\u00e7 u mblodh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebruar Presidentin Herzog kur ai vendosi nj\u00eb kuror\u00eb n\u00eb memorialin ton\u00eb t\u00eb Holokaustit n\u00eb Tiran\u00eb, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij historike, si kreu i par\u00eb i shtetit izraelit q\u00eb ka zbritur n\u00eb tok\u00ebn shqiptare. <\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb shpirt i fark\u00ebtuar p\u00ebrgjat\u00eb shekuj v\u00ebshtir\u00ebsish, pushtimesh dhe varf\u00ebrie.<\/p>\n<p>Ishte i nj\u00ebjti shpirt q\u00eb i nxori shqiptar\u00ebt e t\u00eb gjitha besimeve n\u00eb rrug\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pritur dhe p\u00ebrsh\u00ebndetur Papa Fran\u00e7eskun kur ai vizitoi vendin ton\u00eb dhe, me z\u00ebrin e tij magjeps\u00ebs dhe shenjt\u00ebror, e korrigjoi  termin q\u00eb ne p\u00ebrdorim shpesh. Jo, tha Ati i Shenjt\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb toleranc\u00eb fetare. Kjo \u00ebsht\u00eb v\u00ebllaz\u00ebri fetare, sepse nuk mb\u00ebshtetet tek durimi, por te bindja e qet\u00eb se besimi nuk dob\u00ebsohet nga prania e nj\u00eb besimi tjet\u00ebr, por hapet prej tij.<\/p>\n<p>Atij shpirti, ne ia detyrojme krenarin\u00eb e njerit prej nderimeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha morale: shtat\u00ebdhjet\u00eb e tre shqiptar\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha besimeve t\u00eb njohur si T\u00eb Drejt\u00eb midis Kombeve, kujtimi i t\u00eb cil\u00ebve ndri\u00e7on brenda mureve t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor n\u00eb Yad Vashem.<\/p>\n<p>Dhe me po kete krenari, s\u00eb shpejti do t\u00eb hapim muzeun ton\u00eb t\u00eb par\u00eb, kushtuar mbrojtjes dhe shp\u00ebtimit t\u00eb hebrenjve n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs; dikur qyteti m\u00eb i madh mesjetar i Shqip\u00ebris\u00eb, ku n\u00eb shekullin e gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb hebrenjt\u00eb q\u00eb iknin nga persekutimi n\u00eb Per\u00ebndim p\u00ebrb\u00ebnin m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e popullsis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb dhe vizitor\u00ebt e shumt\u00eb nga e gjith\u00eb bota q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb t\u00eb bukur, ku numri i turist\u00ebve izraelit\u00eb vitin e kaluar u rrit shum\u00eb m\u00eb shpejt se nga \u00e7do vend tjet\u00ebr, do t\u00eb shohin atje me syt\u00eb e tyre dhe do t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb me vesh\u00ebt e tyre se si, Shqip\u00ebria e vog\u00ebl ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb streh\u00eb e sigurt p\u00ebr hebrenjt\u00eb, qysh shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe se si shqiptar\u00ebt e zakonsh\u00ebm e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb vetmin n\u00eb hart\u00ebn e Europ\u00ebs q\u00eb doli nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore me m\u00eb shum\u00eb hebrenj sesa kishte kur hyri n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Askush tjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb nuk mund t\u00eb pretendoj\u00eb nj\u00eb faqe kaq t\u00eb past\u00ebr historie, pa asnj\u00eb hebre, pa as edhe nj\u00eb, t\u00eb dor\u00ebzuar te nazist\u00ebt.<\/p>\n<p>Askush m\u00eb mir\u00eb se Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, se qenia mysliman dhe antihebre nj\u00ebkoh\u00ebsisht, nuk vjen nga besimi n\u00eb Zot, por nga tradhtia m\u00eb e neveritshme ndaj Zotit.<\/p>\n<p>Dhe nuk ka nder m\u00eb t\u00eb madh, as p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, sesa ta d\u00ebshmosh k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebtu, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Izraelit, n\u00eb nj\u00eb moment kur lufta e dhimbshme n\u00eb Gaza, p\u00ebrmes vuajtjes s\u00eb padurueshme t\u00eb familjeve t\u00eb pafajshme, izraelite dhe palestineze, ka hapur nj\u00eb dritare t\u00eb re mund\u00ebsie q\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e paqes t\u00eb ken\u00eb sukses.<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij nderi t\u00eb madh p\u00ebr mua lidhet edhe me faktin se vij k\u00ebtu, pak dit\u00eb pasi Parlamenti shqiptar ratifikoi vendimin p\u00ebr t\u2019iu bashkuar Presidentit Trump n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr paqe dhe zgjidhje konfliktesh, dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb an\u00ebtare themeluese t\u00eb Bordit t\u00eb tij t\u00eb Paqes, ku do kontribuojm\u00eb me p\u00ebrul\u00ebsi n\u00eb detyr\u00ebn monumentale p\u00ebr ta kthyer k\u00ebt\u00eb dritare t\u00eb re mund\u00ebsie n\u00eb nj\u00eb horizont t\u00eb ri shprese dhe begatie p\u00ebr popullin e Gaz\u00ebs e p\u00ebr rajonin.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u2019ju \u00e7oj p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast larg Jeruzalemit, n\u00eb qendr\u00ebn e kryeqytetit ton\u00eb, Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb zemr\u00ebn e saj ndodhet nj\u00eb tunel.<\/p>\n<p>Ai u nd\u00ebrtua p\u00ebr t\u00eb torturuar te ashtuquajtur armiq te popullit dhe m\u00eb s\u00eb fundi p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb nj\u00eb sulmi nga Shtetet e Bashkuara ose Bashkimi Sovjetik; paranoj\u00eb e derdhur n\u00eb beton nga nj\u00eb regjim q\u00eb kishte frik\u00eb \u00e7do rreze lirie dhe e mbante popullin e vet peng n\u00eb nj\u00eb burg n\u00eb qiell t\u00eb hapur. Kjo kujtes\u00eb e gjall\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb ndiej keqardhje p\u00ebr figura apo organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb respektuara dhe me q\u00ebllime t\u00eb mira, q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrshkruar Gaz\u00ebn si nj\u00eb burg n\u00eb qiell t\u00eb hapur, por kane d\u00ebshtuar t\u00eb identifikojne autorin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb burgosjes se popullit t\u00eb Gaz\u00ebs.<\/p>\n<p>Ata ngat\u00ebrruan gishtin me at\u00eb \u00e7ka gishti tregonte dhe kesisoj d\u00ebshtuan t\u00eb kuptojne se xhelati i Gaz\u00ebs \u00ebsht\u00eb Hamasi, askush tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Hamasit: ideologjia e tij e terrorit kund\u00ebr popullit t\u00eb vet m\u00eb s\u00eb pari dhe kund\u00ebr kombit hebre, dogma e tij totalitare se \u201casnj\u00eb jet\u00eb palestineze nuk vlen t\u00eb jetohet derisa Shteti i Izraelit t\u00eb asgj\u00ebsohet dhe hebreu i fundit t\u00eb zhduket nga Toka e Shenjt\u00eb\u201d. Prandaj, derisa Hamasi t\u00eb \u00e7montohet e shp\u00ebrb\u00ebhet plot\u00ebsisht, dy milion\u00eb t\u00eb burgosurit e tij nuk do t\u00eb jen\u00eb kurr\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb lir\u00eb dhe asnj\u00eb paqe nuk do t\u00eb jete dot jet\u00ebgjate.<\/p>\n<p>Sot, ai tuneli n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb kushtuar viktimave t\u00eb atyre q\u00eb e nd\u00ebrtuan fillimisht. Dhe uroj me gjith\u00eb zem\u00ebr q\u00eb disa nga tunel\u00ebt e panum\u00ebrt t\u00eb terrorit q\u00eb Hamasi nd\u00ebrtoi, ku pengjet e rr\u00ebmbyera m\u00eb 7 tetor u vran\u00eb, u p\u00ebrdhunuan, u torturuan dhe u katandis\u00ebn n\u00eb kopje njer\u00ebzore t\u00eb shekullit XXI t\u00eb t\u00eb burgosurve n\u00eb kampet naziste t\u00eb shfarosjes, t\u00eb ruhen si pjes\u00eb e planit t\u00eb ri t\u00eb rind\u00ebrtimit t\u00eb Gaz\u00ebs dhe m\u00eb pas si d\u00ebshmi p\u00ebrcaktuese n\u00eb favor t\u00eb paqes s\u00eb q\u00ebndrueshme mes Dy Shteteve t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p>Ato duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb si tunele t\u00eb kujtes\u00ebs kolektive dhe t\u00eb sh\u00ebrimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ku si vuajtja prej ferri e pengjeve, ashtu edhe humbja e madhe e jet\u00ebve palestineze, t\u00eb shnd\u00ebrruara n\u00eb l\u00ebnd\u00eb e par\u00eb trupash njer\u00ebzor\u00eb per sistemin m\u00eb djallezor mbrojt\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrtuar ndonj\u00ebher\u00eb, nga mendja e lig\u00eb njer\u00ebzore, si nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb e par\u00eb, gur\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb trupat nj\u00ebr\u00ebzor\u00eb, t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si qirinj t\u00eb ndezur p\u00ebrjet\u00ebsisht t\u00eb faljes pa harrim dhe si thirrje e p\u00ebrhershme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, q\u00eb tmerre te tilla t\u00eb mos ndodhin m\u00eb kurr\u00eb. E q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb shkaqet q\u00eb \u00e7uan k\u00ebtu duhet t\u00eb zhduken nga rr\u00ebnj\u00ebt.<\/p>\n<p>Teksa zbret shkall\u00ebt e tunelit t\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb fjali me drit\u00eb neoni nga Primo Levi t\u00eb v\u00ebshtron: Ata q\u00eb harrojn\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar ta rijetojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Ne e gdhend\u00ebm k\u00ebt\u00eb em\u00ebr kaq t\u00eb njohur n\u00eb drit\u00eb mbi mur dhe une shqiptova k\u00ebtu jo p\u00ebr t\u00eb krijuar ndonj\u00eb paraleliz\u00ebm t\u00eb pamundur mes shfarosjes industriale t\u00eb popullit hebre, nj\u00eb krim i pashembullt n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit, dhe vuajtjeve tragjike t\u00eb shkaktuara nga regjimi yn\u00eb brutal komunist ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb shpallur \u201carmiq t\u00eb popullit\u201d.Jo<\/p>\n<p>E sjell Primo Levin bashk\u00eb me tunelin ton\u00eb t\u00eb kujtes\u00ebs p\u00ebr t\u2019ju siguruar se ne shqiptar\u00ebt e njohim dhimbjen e plag\u00ebve t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb historis\u00eb, dhe p\u00ebr t\u2019i siguruar ata q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim shum\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nga imi mbi Gaz\u00ebn si nj\u00eb burg n\u00eb qiell t\u00eb hapur, se ne shqiptar\u00ebt kemi m\u00ebsuar, n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u imagjinuar, \u00e7far\u00eb ndodh kur ideologjia b\u00ebhet zot, kur shteti b\u00ebhet altar, dhe kur njer\u00ebzit shnd\u00ebrrohen n\u00eb kope p\u00ebr t\u2019u shfryt\u00ebzuar ose n\u00eb individ\u00eb t\u00eb zhveshur nga njer\u00ebzorja e tyre p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb frik\u00eb.<\/p>\n<p>Ekziston nj\u00eb histori e thell\u00eb q\u00eb i lidh popujt tan\u00eb.<br \/>\nKapitulli kulmor, natyrisht, \u00ebsht\u00eb koha e err\u00ebt e Holokaustit.<\/p>\n<p>Por trash\u00ebgimia jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt shtrihet p\u00ebrtej shekujve: hebrenj q\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb brigjet tona pas shkat\u00ebrrimit t\u00eb Tempullit, sefard\u00eb q\u00eb ik\u00ebn nga Rekonkuista, familje hebreje q\u00eb gjet\u00ebn streh\u00eb n\u00eb tok\u00ebn ton\u00eb her\u00eb pas here, sa her\u00eb Europa zhytej s\u00ebrish n\u00eb nj\u00eb nga impulset e saj m\u00eb t\u00eb vjetra dhe m\u00eb t\u00eb err\u00ebta: urrejtja ndaj hebrenjve.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1930, nj\u00eb hebre amerikan i d\u00ebrguar n\u00eb Europ\u00eb si pjes\u00eb e nj\u00eb misioni v\u00ebzhgimi, Leo Eton, shkroi n\u00eb nj\u00eb raport drejtuar Kongresit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara se Shqip\u00ebria spikaste n\u00eb Europ\u00eb, duke e dokumentuar vendin tone si vendvendosje e mundshme p\u00ebr hebrenjt\u00eb q\u00eb iknin nga Europa Qendrore dhe Lindore. Ai vuri n\u00eb dukje se pluralizmi fetar n\u00eb Shqip\u00ebri funksiononte praktikisht, jo simbolikisht: mysliman\u00ebt, ortodoks\u00ebt, katolik\u00ebt dhe hebrenjt\u00eb jetonin brenda nj\u00eb kuadri ku feja nuk p\u00ebrcaktonte besimin mes qytetareve, dhe Shqip\u00ebria theksonte ai mund t\u00eb konsiderohej si nj\u00eb vend i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vendstrehim hebre, ku nuk ekzistonin barriera ligjore apo shoq\u00ebrore p\u00ebr jet\u00ebn hebreje.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb ato vite, p\u00ebrpara lufte, nd\u00ebrsa antisemitizmi po rritej n\u00eb mbar\u00eb Europ\u00ebn, Shqip\u00ebria shkoi aq larg sa t\u00eb njihte respektimin e Shabatit si nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb njer\u00ebzore t\u00eb komunitetit hebre, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vend i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb an\u00ebn ton\u00eb t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb lidhi ligj\u00ebrisht si pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit publik\u00eb, ashtu edhe ata privat\u00eb me detyrimin p\u00ebr ta respektuar at\u00eb t\u00eb drejte.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb Holokaustit, kur i d\u00ebrguari nazist Hermann Neubacher k\u00ebrkoi lista t\u00eb hebrenjve dhe arin e tyre, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tan\u00eb iu p\u00ebrgjigj\u00ebn me nj\u00eb fjali q\u00eb meriton t\u00eb gdhendet n\u00eb gur: Mund ta merrni arin. Jo hebrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Ari ishte i tyre p\u00ebr ta marr\u00eb. Hebrenjt\u00eb ishin tan\u00ebt p\u00ebr t\u2019i mbrojtur.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb legjend\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, ku hebrenjt\u00eb nuk i\u2019u fsheh\u00ebn shoq\u00ebris\u00eb, por shoq\u00ebria i fshehu ata.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse doni shpjegimin e k\u00ebsaj mrekullie, nuk ju duhet nj\u00eb teori politike apo nj\u00eb rabin, ndon\u00ebse e di q\u00eb rabin\u00ebt din\u00eb t\u2019i shpjegojn\u00eb gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira me fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb thjeshta dhe madje edhe mund t\u00eb parashikojn\u00eb mrekullirat.<\/p>\n<p>Por jo, ju duhet vet\u00ebm nj\u00eb fjali nga ligji yn\u00eb i par\u00eb i shkruar n\u00eb mesjete, Kanuni, kodi shqiptar i nderit: Sht\u00ebpia e shqiptarit i p\u00ebrket Zotit dhe mikut. Jo thjesht mikut q\u00eb ti fton, sigurisht edhe atij, por mikut q\u00eb t\u00eb troket n\u00eb der\u00eb, t\u00eb huajit q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb. Tradhtia ndaj atij miku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim i pafalsh\u00ebm. Ajo njollos emrin t\u00ebnd me turp dhe nd\u00ebshkon familje t\u00eb tjera me p\u00ebrjashtim nga jeta e komunitetit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu m\u00eb mir\u00eb t\u00eb vdes\u00ebsh sesa t\u00eb dor\u00ebzosh mikun t\u00ebnd. Dhe meqen\u00ebse hebrenjt\u00eb ishin mysafir\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb kur makineria m\u00eb e frikshme e vdekjes q\u00eb njer\u00ebzimi ka krijuar ndonj\u00ebher\u00eb mb\u00ebrriti n\u00eb tok\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr shqiptar\u00ebt, dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr shqiptar\u00ebt mysliman\u00eb q\u00eb at\u00ebher\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese, zgjedhja ishte brutalisht e thjesht\u00eb: m\u00eb mir\u00eb t\u00eb vdesim sesa t\u00eb dor\u00ebzojme hebrenjt\u00eb tan\u00eb.<\/p>\n<p>Ky kapitull i ndritur i historis\u00eb shqiptare mbart nj\u00eb mesazh me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ngutshme p\u00ebr bot\u00ebn e sotme, e cila duhet t\u00eb kujtohet vazhdimisht p\u00ebr at\u00eb q\u00eb Hannah Arendt na m\u00ebsoi me qart\u00ebsi t\u00eb pam\u00ebshirshme. E keqja shpesh nuk \u00ebsht\u00eb djall\u00ebzore apo spektakolare, por e zakonshme deri n\u00eb rrezikun e t\u00eb qenit e till\u00eb. E keqja  \u00ebsht\u00eb thjesht banale.<\/p>\n<p>Tragjedia e Holokaustit nuk ishte vet\u00ebm mizoria e pak vet\u00ebve, po pasiviteti i shum\u00ebkujt. Por n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl, n\u00eb vendin ton\u00eb, ndodhi e kund\u00ebrta. Populli yn\u00eb ishte i varf\u00ebr, nuk kishte  pushtet, nuk kishte ushtri apo kufij strategjik\u00eb. Por zot\u00ebronte di\u00e7ka pafund\u00ebsisht m\u00eb t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr at\u00eb moment t\u00eb historis\u00eb: aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb fytyr\u00eb njer\u00ebzore dhe p\u00ebr t\u00eb njohur n\u00eb t\u00eb, nj\u00eb detyrim moral.<\/p>\n<p>Kur t\u00eb tjer\u00ebt dor\u00ebzonin fqinj\u00ebt e tyre hebrenj te autoritetet, shqiptar\u00ebt i ruanin n\u00eb siguri. Kur n\u00ebnshtrimi u b\u00eb aleati i heshtur i s\u00eb keqes, gjysh\u00ebrit tan\u00eb zgjodh\u00ebn rrug\u00ebn e rrezikshme t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, ata e ruajt\u00ebn k\u00ebt\u00eb cep t\u00eb Europ\u00ebs njer\u00ebzor, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur njer\u00ebzorja po zhdukej dita-dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo histori nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dekor p\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mbresuar t\u00eb tjer\u00ebt. \u00cbsht\u00eb busula q\u00eb duhet ndjekur n\u00ebse duam t\u00eb mbetemi t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr dhurat\u00ebn e jet\u00ebs q\u00eb na \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga i nj\u00ebjti Zot, dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb denj\u00eb me at\u00eb dhurat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb, q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb t\u00eb mos vuajn\u00eb nes\u00ebr p\u00ebr shkak t\u00eb asaj q\u00eb nuk pat\u00ebm guximin ta p\u00ebrballim sot apo nuk e nxorr\u00ebm m\u00ebsim nga dje.<\/p>\n<p>Prandaj Shqip\u00ebria ishte nd\u00ebr vendet e para n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb miratoi legjislacion t\u00eb ri kund\u00ebr antisemitizmit, prandaj kemi integruar edukimin p\u00ebr Holokaustin n\u00eb kurrikulat tona shkollore, dhe prandaj po nd\u00ebrtojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, dy hap\u00ebsira t\u00eb ve\u00e7anta kulturore t\u00eb frym\u00ebzuara nga forca t\u00ebrheq\u00ebse e shembujve ndri\u00e7ues t\u00eb gjysh\u00ebrve tan\u00eb mysliman\u00eb dhe t\u00eb krishter\u00eb, q\u00eb rrezikuan jet\u00ebt e tyre p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00eb hebreje.<\/p>\n<p>Por kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me hebrenjt\u00eb. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me njer\u00ebzimin.<\/p>\n<p>Dhe jo me njer\u00ebzimin si nj\u00eb fjal\u00eb e p\u00ebrgjithshme, po me njer\u00ebzill\u00ebkun ton\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, prej shum\u00eb vitesh tashm\u00eb, Shqip\u00ebria ka ofruar mbrojtje p\u00ebr disa mij\u00ebra qytetar\u00eb iranian\u00eb, opozita e t\u00eb cil\u00ebve ndaj kasap\u00ebve t\u00eb Teheranit ua vuri jet\u00ebn n\u00eb rrezik t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Nuk ishte pa rrezik as p\u00ebr ne, dhe nuk \u00ebsht\u00eb pa rrezik as edhe sot. T\u00eb mbetesh njer\u00ebzor kur e njer\u00ebzishmja jote vihet n\u00ebn presion nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb pa rrezik. P\u00ebrkundrazi. Dhe pik\u00ebrisht sepse e mor\u00ebm p\u00ebrsip\u00ebr at\u00eb rrezik, disa vite m\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebsoi nj\u00eb sulm masiv kibernetik t\u00eb drejtuar nga Irani, q\u00eb synonte shkat\u00ebrrimin e gjith\u00eb infrastruktur\u00ebs son\u00eb publike digjitale. <\/p>\n<p>Ne rezistuam. Ata nuk ia dol\u00ebn.<\/p>\n<p>Na u tha nga miq t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb mos reagonim shum\u00eb ndaj Iranit, sepse ata jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj dhe t\u00eb rreziksh\u00ebm. Por ne i dham\u00eb personelit t\u00eb ambasad\u00ebs iraniane nj\u00ebzet e kat\u00ebr or\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb vendin dhe e k\u00ebput\u00ebm edhe fijen krejt t\u00eb holl\u00eb t\u00eb lidhjes q\u00eb kishim me Republik\u00ebn Khomeiniste, t\u00eb cil\u00ebn nuk do ta quaj kurr\u00eb islamike, sepse Islami \u00ebsht\u00eb dashuri dhe p\u00ebrul\u00ebsi, nd\u00ebrsa khomeinizmi \u00ebsht\u00eb urrejtje dhe vdekje.<\/p>\n<p>Dhe nuk \u00ebsht\u00eb e shkruar k\u00ebtu, por thjesht\u00eb dua t\u00eb b\u00ebj at\u00eb \u00e7far\u00eb Bibi b\u00ebn gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, t\u00eb dal\u00eb nga fjala e shkruar dhe t\u00eb them sa vijon: Nj\u00eb mike e jona, bashk\u00ebshorti i t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb iranian, m\u00eb tha q\u00eb pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb treg n\u00eb Teheran, njer\u00ebzit ishin t\u00eb pranish\u00ebm dhe nd\u00ebrkoh\u00eb u vu zjarri dhe tregu u rrethua nga vras\u00ebsit. Njer\u00ebzit kishin dy zgjedhje, ose t\u00eb digjeshin nga flak\u00ebt brenda tregut, ose t\u00eb vriteshin n\u00eb dyert e tregut. Por pyetja ime \u00ebsht\u00eb kjo: Si \u00ebsht\u00eb e mundur?!  Q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb media globale flet p\u00ebr 30 mij\u00eb njer\u00ebz t\u00eb vrar\u00eb p\u00ebr tre dit\u00eb, nuk ka mbledhje n\u00eb asnj\u00eb shesh t\u00eb bot\u00ebs kundra Ayatollah\u00ebve p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr fundin e k\u00ebtij regjimi. Natyrisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb nuk k\u00ebrkon p\u00ebrgjigje prej jush. Ju e dini p\u00ebrgjigjen.<\/p>\n<p>Dhe si\u00e7 ofruam mbrojtje p\u00ebr ata q\u00eb u vun\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr nga mullah\u00ebt e Teheranit, Shqip\u00ebria u b\u00eb gjithashtu streh\u00eb p\u00ebr disa mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb sh\u00ebnjestruar nga mullah\u00ebt e Kabulit, gjat\u00eb kaosit qe krijoi t\u00ebrheqja e \u00e7rregullt e forcave t\u00eb koalicionit nga Afganistani, <\/p>\n<p>Kur shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj dhe m\u00eb t\u00eb pasur, kthyen shpin\u00ebn, pasi kishin qen\u00eb atje, pasi i kishin premtuar atyre njer\u00ebzve liri, demokraci, t\u00eb drejta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb e pasi i kishin marr\u00eb q\u00eb t\u00eb pastronin makinat e tyre, sht\u00ebpit\u00eb e tyre u zhduk\u00ebn, ndoshta sepse m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt dhe m\u00eb t\u00eb ndriturit e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Kabulit nuk ishin mjaftuesh\u00ebm t\u00eb bardh\u00eb apo ishin tep\u00ebr mysliman\u00eb p\u00ebr ta, por ne pat\u00ebm bekimin t\u00eb p\u00ebrfshihemi n\u00eb rrjetin m\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb solidaritetit q\u00eb kam par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Financimi, logjistika dhe lidhjet u mblodh\u00ebn jasht\u00eb vendit si uragan. Dhe nuk ishte qeveria e SHBA q\u00eb e organizoi. Ishin qytetar\u00eb amerikan\u00eb nga \u00e7do shtres\u00eb e fush\u00eb e jet\u00ebs dhe p\u00ebrtej ndarjeve politike, t\u00eb cil\u00ebt mobilizuan njer\u00ebzill\u00ebkun e tyre p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb zinxhiri t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm duarsh, q\u00eb formuan nj\u00eb trek\u00ebnd\u00ebsh mes Shteteve t\u00eb Bashkuara, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Katarit, ku ministri i jasht\u00ebm i Katarit i asaj kohe, sot Kryeminist\u00ebr, Mohammed bin Abdulrahman, u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb lloj kulle kontrolli t\u00eb shpres\u00ebs dhe e ktheu aeroportin e Dohas n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb shp\u00ebtimi drejt jet\u00ebs, p\u00ebr mij\u00ebra njer\u00ebz q\u00eb u prit\u00ebn me dhembshuri n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>M\u00eb lini t\u2019Ju siguroj se nuk jam k\u00ebtu, larg qoft\u00eb, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb leksione kujt. Jo vet\u00ebm sepse vende t\u00eb vogla si i imi nuk japin leksione, por marrin leksione gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, por edhe sepse besoj se ata q\u00eb i japin leksione Izraelit nga larg, rrezikojn\u00eb seriozisht t\u00eb jen\u00eb, jo vet\u00ebm t\u00eb jen\u00eb pa drejtpeshuar, por thelb\u00ebsisht t\u00eb padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, besoj fort se k\u00ebrkimi i paqes nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb kurr\u00eb me sa e keqe apo jo e besueshme ka qen\u00eb ana tjet\u00ebr, por me sa besnik zgjedh t\u00eb mbetesh ndaj vlerave t\u00eb tua.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja mahnit\u00ebse e paqes mes Izraelit dhe Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs bot\u00ebror i rrall\u00eb si Sheikh Mohammed bin Zayed theu epoka t\u00eb gjata konflikti dhe i m\u00ebsoi bot\u00ebs me shembull se, n\u00ebse kujtojm\u00eb se Zoti \u00ebsht\u00eb n\u00eb an\u00ebn tone, por gjithashtu edhe n\u00eb an\u00ebn e tjetrit, dhe jemi mjaftuesh\u00ebm t\u00eb guximsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kuptuar se n\u00ebn syrin e qiellit jemi t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn an\u00eb t\u00eb paqes, at\u00ebher\u00eb paqja nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb rrug\u00eb e mundshme drejt s\u00eb ardhmes, por e vetmja rrug\u00eb e mundshme e s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se kaq, besoj fort se ajo q\u00eb e b\u00ebn unike k\u00ebt\u00eb dritare t\u00eb re mund\u00ebsie \u00ebsht\u00eb momenti i Firences n\u00eb Lindjen e Mesme. <\/p>\n<p>Ajo q\u00eb po ndodh k\u00ebtu pran\u00eb n\u00eb rajonin tuaj ngjan, n\u00eb syt\u00eb e mi, me at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb Europ\u00eb kur udh\u00ebheqje vizionare, t\u00eb frym\u00ebzuara nga moderniteti dhe bukuria, e shnd\u00ebrruan Firencen n\u00eb djepin e Rilindjes.<\/p>\n<p>Izraeli nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebrkimin e transformimit, inovacionit dhe lidershipit global t\u00eb s\u00eb ardhmes n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga rrug\u00ebt e Riadit tek oazet e gjelbra t\u00eb Abu Dhabit dhe brigjet plot jet\u00eb t\u00eb Dohas, ndihet nj\u00eb er\u00eb magjeps\u00ebse ndryshimi, q\u00eb ka pak t\u00eb b\u00ebj\u00eb me karikatur\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb spektaklit t\u00eb ngjyer me ar n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb. <\/p>\n<p>Arabia Saudite, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb ri me iniciativ\u00eb, t\u00eb vendosur dhe vizionar, tiparet e s\u00eb cil\u00ebs kujtojn\u00eb Lorencon e Madh\u00ebrish\u00ebm t\u00eb Firences, po ndryshon me nj\u00eb shpejt\u00ebsi marramend\u00ebse.<br \/>\nEmiratet e Bashkuara Arabe jan\u00eb vendosur n\u00eb pararoj\u00eb t\u00eb lidershipit global n\u00eb axhend\u00ebn e gjelb\u00ebr, e gjithashtu t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb sociale p\u00ebrtej kufijve, p\u00ebrtej ngjyr\u00ebs s\u00eb l\u00ebkur\u00ebs, p\u00ebrtej dallimeve, nd\u00ebrkohe qe Katari, i udh\u00ebhequr p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb nga Emiri i tij i ri dhe largpam\u00ebs, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kap\u00ebrcim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb sken\u00ebn bot\u00ebrore dhe, fal\u00eb po k\u00ebshtu edhe nj\u00eb gruaje aktive, motr\u00ebs s\u00eb tij, Sheikha Al Mayassa, po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb laborator t\u00eb madh t\u00eb transformimit urban dhe t\u00eb stilit t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb nje rruge te re.<\/p>\n<p>Em\u00ebruesi i p\u00ebrbashk\u00ebt sot mes fqinj\u00ebve tuaj arab\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtys\u00eb p\u00ebr modernizim n\u00eb \u00e7do drejtim dhe p\u00ebr zbukurim n\u00eb \u00e7do hap, dhe s\u00eb bashku ata po e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebndin e vjet\u00ebr dhe t\u00eb mrekulluesh\u00ebm t\u00eb Europ\u00ebs t\u00eb duket papritur i zymt\u00eb dhe i zbeht\u00eb. Po ka nj\u00eb pik\u00ebpyetje q\u00eb kok\u00ebfort\u00eb ngrihet mbi gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb bashk\u00ebjetoj\u00eb kjo histori e jasht\u00ebzakonshme e nj\u00eb t\u00eb ardhmeje t\u00eb ndritur, e shkruar me fuqin\u00eb e \u00e7liruar t\u00eb shpresave dhe \u00ebndrrave n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, me plag\u00ebn e madhe t\u00eb hapur t\u00eb nj\u00eb konflikti q\u00eb ka sjell\u00eb vuajtje dhe shkat\u00ebrrim kaq t\u00eb zgjatur, nj\u00eb plag\u00eb q\u00eb ende q\u00ebndron n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme si nj\u00eb kurth i aft\u00eb t\u00eb p\u00ebrpij\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e vet \u00e7do \u00ebnd\u00ebrr madh\u00ebshtie q\u00eb po nd\u00ebrtohet p\u00ebrreth k\u00ebtij rajoni.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pamundur, nuk ka sasnj\u00eb shans q\u00eb t\u00eb dyja t\u00eb rrin\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr gjat\u00eb. Ndaj uroj fort q\u00eb marr\u00ebveshjet abrahamike do t\u00eb vbazhdojn\u00eb dhe uroj q\u00eb ndodhta duke hedhur syt\u00eb nga e shkuara e p\u00ebrgjakshme me syt\u00eb e nj\u00eb ardhmeje t\u00eb shndritshme dhe jo anasjelltas, ky rajon n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi mundet, ashtu si\u00e7 Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ndonje tjeter, ka b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb t\u00eb zbuloj\u00eb jo vet\u00ebm se paqja \u00ebsht\u00eb e mundur, por se paqja mund t\u2019i ngreje t\u00eb gjitha vendet paqeb\u00ebr\u00ebse pothuajse si nj\u00eb mrekulli, lart ne hapesiren e besimeve abrahamike.<br \/>\nShqip\u00ebria nuk mund t\u00eb ndihet m\u00eb e bekuar sesa kur i num\u00ebron si Izraelin ashtu edhe vendet arabe, nd\u00ebr miqt\u00eb e saj t\u00eb ngusht\u00eb. Edhe Turqin\u00eb meq\u00eb ra fjala. Ne synojm\u00eb t\u2019i thellojm\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie dhe q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb, s\u00eb bashku me v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb arab\u00eb, turq dhe t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb forc\u00ebn e ardhshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb stabilizimit n\u00eb Gaza.<\/p>\n<p>Zoti kryetar i Parlamentit, ju e dini, ju that\u00eb k\u00ebtu q\u00eb hebrenjt\u00eb flasin gjat\u00eb, por nuk e dini q\u00eb ne ballkanasit flasim edhe m\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Premtoj q\u00eb Koh\u00ebs bujare q\u00eb m\u00eb keni lejuar per t\u00eb z\u00ebne k\u00ebt\u00eb vend kaq t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb po i vjen tani fundit. Dhe ashtu si\u00e7 e hapa fjalimin me fjal\u00ebt e nj\u00eb martiri arab t\u00eb paqes, fjal\u00ebt me t\u00eb cilat dua ta mbyll, vijn\u00eb nga nj\u00eb martir hebre i paqes, Kryeministrit Yitzhak Rabin t\u00eb Izraelit, i bekuar qoft\u00eb kujtimi i tij, t\u00eb th\u00ebna per izraelit\u00ebt dhe palestinez\u00ebt pik\u00ebrisht tridhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb nga ky vend, ku q\u00ebndroj sot:<\/p>\n<p>\u201cNga thell\u00ebsia e zemrave tona, u b\u00ebjm\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Shtetit t\u00eb Izraelit, sigurisht atyre q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Jude, Samari dhe Rripin e Gaz\u00ebs, si edhe banor\u00ebve palestinez\u00eb, t\u2019i japin v\u00ebnies s\u00eb paqes nj\u00eb shans, t\u2019i japin nj\u00eb shans dh\u00ebnies fund t\u00eb akteve t\u00eb armiq\u00ebsis\u00eb, t\u2019i japin nj\u00eb jete tjet\u00ebr nj\u00eb shans, nj\u00eb jete t\u00eb re. U b\u00ebjm\u00eb thirrje hebrenjve dhe palestinez\u00ebve nj\u00ebsoj t\u00eb tregojn\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtje, t\u00eb ruajn\u00eb dinjitetin njer\u00ebzor, t\u00eb sillen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb denj\u00eb dhe t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb paqe dhe siguri. Ne po nisim nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb re q\u00eb mund t\u00eb na \u00e7oj\u00eb drejt nj\u00eb epoke paqeje, drejt p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebrave.\u201d<\/p>\n<p>Amen.<\/p>\n<p>I bekuar qoft\u00eb kujtimi i atyre q\u00eb u flijuan.<\/p>\n<p>Le t\u00eb mbetet si busull, guximi i atyre q\u00eb refuzuan t\u00eb binden.<\/p>\n<p>Le t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb Shteti i Izraelit dhe t\u00eb jet\u00eb i sigurt p\u00ebrjet\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Le t\u00eb jen\u00eb palestinez\u00ebt t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb jetojn\u00eb me dinjitet n\u00eb shtetin e tyre.<\/p>\n<p>Dhe le t\u00eb mbeten dy kombet tona t\u00eb vogla, por t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb shpirt, t\u00eb lidhura p\u00ebrjet\u00eb, jo vet\u00ebm nga historia, por edhe nga p\u00ebrkushtimi i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr ta mbajtur njer\u00ebzimin njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Faleminderit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama iu adresua sot Knessetit, Parlamentit t\u00eb Izraelit me nj\u00eb fjalim historik sipas protokollit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm q\u00eb Knesseti u ka rezervuar nj\u00eb numri t\u00eb kufizuar udh\u00ebheq\u00ebsish t\u00eb huaj dhe s\u00eb fundmi Presidentit t\u00eb SHBA, Donald J. Trump. N\u00eb nisje t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb posa\u00e7me p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, Kryetari i Knessetit Amir [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66623","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66623","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66623"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66623\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66623"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66623"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66623"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}