{"id":66607,"date":"2026-01-26T18:48:30","date_gmt":"2026-01-26T18:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/26\/cilet-e-sulmojne-gjithe-mllef-lea-ypin-dhe-pse\/"},"modified":"2026-01-26T18:48:30","modified_gmt":"2026-01-26T18:48:30","slug":"cilet-e-sulmojne-gjithe-mllef-lea-ypin-dhe-pse","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/26\/cilet-e-sulmojne-gjithe-mllef-lea-ypin-dhe-pse\/","title":{"rendered":"Cil\u00ebt e sulmojn\u00eb gjith\u00eb mllef Lea Ypin dhe pse?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Rezarta Reso<\/p>\n<p>Fjala e par\u00eb q\u00eb m\u00eb vjen n\u00eb goj\u00eb, \u00ebsht\u00eb: shumica e shqiptar\u00ebve. Fjala e dyt\u00eb: antikomunist\u00ebt ish-komunist\u00eb. Fjal\u00ebt e tjera: t\u00eb gjith\u00eb haset\u00e7injt\u00eb, t\u00eb pazot\u00eb p\u00ebr t\u2019u matur e p\u00ebrballur me formimin dhe arritjet e saj. Me kaq mund ta mbyllja diskutimin, por m\u2019u kujtua kur tridhjet\u00eb vjet t\u00eb shkuara emigrova n\u00eb SHBA. Vendi i par\u00eb q\u00eb vizitova, sapo mb\u00ebrrita n\u00eb qytetin ku jetoj edhe sot e k\u00ebsaj dite, ishte biblioteka.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb nuk e ngisja makin\u00ebn dhe m\u00eb kujtohet q\u00eb i k\u00ebrkova tim eti t\u00eb m\u00eb linte aty dhe t\u00eb vinte p\u00ebr t\u00eb m\u00eb marr\u00eb kur t\u00eb mbyllej. Nuk dija nga ta nisja, por dija se kisha nj\u00eb pasion t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr historin\u00eb, psikologjin\u00eb, problemet sociale dhe pa dyshim p\u00ebr politik\u00ebn, ndaj fillova t\u00eb rr\u00ebmoja e t\u00eb t\u00ebrhiqja nga raftet lloj-lloj librash me k\u00ebto subjekte. U ndala sidomos te filozofia e politika.<\/p>\n<p>Me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra shkolla, drejtime, k\u00ebndv\u00ebshtrime, kund\u00ebrshtime, q\u00eb nga fillimet e mendimit filozofik n\u00eb bot\u00ebn antike e deri dit\u00ebn q\u00eb po g\u00ebrrmoja e lir\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb doja. Askush nuk po m\u00eb survejonte se \u00e7\u2019po k\u00ebrkoja, askush nuk m\u00eb ndaloi t\u00eb mbushja torb\u00ebn me Aristotel e Platon, me Kant e me Spinoza, me Marks e me Lenin, me Frojd eme Mao Ce Dun\u2026 Libra t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs nuk kishte, por kisha lexuar boll prej tyre.<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu, n\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb viteve, lexova \u00e7\u2019desha, krahasova, krijova ide t\u00eb reja, ndryshova ca t\u00eb vjetra, shkunda ca q\u00eb m\u00eb rezultuan tejet arkaike e pa vler\u00eb. Ashtu mes librash, e lir\u00eb dhe pa asnj\u00eb kufizim, nisa nj\u00eb tjet\u00ebr rrug\u00ebtim, q\u00eb ende nuk ka sosur. Ajo \u00e7\u2019ka m\u00ebsova, ishte q\u00eb asgj\u00eb q\u00eb kam lexuar ose vazhdoj t\u00eb lexoj, nuk ishte pa vler\u00eb, nuk ishte e rrezikshme, nuk ishte e frikshme, e papranueshme\u2026 Ajo \u00e7\u2019ka m\u00ebsova e kuptova, ishte qasja ime ndaj asaj q\u00eb lexoja, \u00e7far\u00eb m\u00eb p\u00ebrshtatej, \u00e7far\u00eb m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb ndjehesha m\u00eb mir\u00eb, \u00e7far\u00eb m\u00eb ndihmonte t\u00eb arrija aty ku doja un\u00eb.<\/p>\n<p>Kam ngritur ca vlera brenda vetes, ca parime, dhe pik\u00ebrisht ky apo ai lib\u00ebr vet\u00ebm m\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u2019i mbrojtur e p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrsosur ato \u00e7\u2019ka m\u00eb b\u00ebjn\u00eb kjo q\u00eb jam, ashtu,  me t\u00eb mirat e dob\u00ebsit\u00eb q\u00eb kam.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim, nj\u00eb nga pasionet e ve\u00e7anta ka q\u00ebn\u00eb p\u00ebrballja me at\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kam d\u00ebgjuar se e quajn\u00eb \u201cmendimi ndryshe\u201d. E leht\u00eb? Jo. Ama e domosdoshme. Vija nga nj\u00eb familje qytetare. Me gjysh\u00ebr e str\u00ebgjysh\u00ebr t\u00eb gjesdisur e t\u00eb shkolluar n\u00eb Europ\u00eb. Nj\u00eb familje q\u00eb, si shum\u00eb e shum\u00eb familje t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb mesme t\u00eb paraluft\u00ebs, kishte krijuar mir\u00ebq\u00ebnie n\u00eb saje t\u00eb nj\u00eb pune t\u00eb ndershme, por q\u00eb fatkeq\u00ebsisht regjimi komunist ia mori shumic\u00ebn e pronave.<\/p>\n<p>Qem\u00eb me fat q\u00eb nuk na burgos\u00ebn dhe nuk na e mor\u00ebn sht\u00ebpin\u00eb ku jetonim. Brenda mureve shahej komunizmi e tallej Enveri, kurse jasht\u00eb tyre un\u00eb recitoja vjersha p\u00ebr partin\u00eb e dilja n\u00eb televizor. Nuk isha e vetmja, n\u00eb fakt, pasi kisha edhe nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb bekuar e t\u00eb mrekullueshme, q\u00eb besonte n\u00eb ato gj\u00ebra q\u00eb besoja dhe un\u00eb.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kaq, por kisha t\u00eb njohur \u201cme krah\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb\u201d, q\u00eb vet\u00ebm m\u00eb kan\u00eb ndihmuar. Kam njohur komunist\u00eb t\u00eb lodhur, t\u00eb zhg\u00ebnjyer, t\u00eb frik\u00ebsuar q\u00eb thonin se ai nuk ishte komunizmi, tek i cili kishin besuar\u2026 Pas shum\u00eb koh\u00ebsh dita e p\u00ebrmbysjes erdhi. Disa nga \u00ebndrrat u b\u00ebn\u00eb realitet.<\/p>\n<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se 30 vitesh jetoj n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri kthehem p\u00ebr pushime e p\u00ebr t\u00eb takuar mikeshat e mia. Ndryshime pa fund aq sa nuk njoh m\u00eb rrug\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb ku u rrita. Nuk orientohem dot, humbas, hutohem\u2026 Televizori m\u00eb \u00e7orienton akoma m\u00eb shum\u00eb, sidomos kur \u201cshoh \u201cVIP-at\u201d n\u00eb \u201cSht\u00ebpin\u00eb m\u00eb t\u00eb famshme n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>Nivel i friksh\u00ebm injorance, homofobie, racizmi, padijeje, arrogance boshe dhe gjuetije mishi. Shoh debate mbi politik\u00ebn apo problemet sociale nga  opinionist\u00eb, gazetar\u00eb e politkan\u00eb. Nj\u00eb cirk ku gjithkush flet, nd\u00ebrpret,  ironizon, k\u00ebrc\u00ebnon, tallet, thumbon, shan. Askush nuk d\u00ebgjon \u00e7far\u00eb thot\u00eb tjetri. Gjithkush \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ditur dhe m\u00eb i sakt\u00eb se \u00e7dokush tjet\u00ebr. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet shfaqet papritur Lea Ypi.<\/p>\n<p>\u201cE lexove k\u00ebt\u00eb Lea Ypin?\u201d, ul\u00ebritej n\u00ebp\u00ebr Facebook e Instagram. \u201cUaaaa, po qenka nj\u00eb marksiste e thekur, nj\u00eb soroiste, nj\u00eb komuniste e hapur fare\u201d, \u201cSorosi ka paguar Edi Ram\u00ebn  p\u00ebr ta b\u00ebre kryeminstre. Edhe librat Sorosi ia boton dhe ia perkthen n\u00eb t\u00ebr\u00eb gjuh\u00ebt\u201d, \u201cKa nj\u00eb burr\u00eb plak\u201d, \u201cKa diploma fallco\u201d\u2026 T\u00ebr\u00eb t\u00eb zezat ve\u00e7 p\u00ebr Lean i kishin ruajtur.<\/p>\n<p>Flamurin kundra Lea Ypit e ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb far\u00eb Evi Kokalari, nj\u00eb klloune, mike e ngusht\u00eb medemek e familjes Trump, por q\u00eb goj\u00ebt e liga thon\u00eb se paguan p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb foto me ta\u2026 E bija e nj\u00eb ish-sekretari partie t\u00eb devotsh\u00ebm, e cila po shkumbon dit\u00eb e nat\u00eb n\u00ebp\u00ebr portale me ca pamflete si flet\u00ebrrufet\u00eb e dikurshme, q\u00eb Lea t\u00eb shpallet \u201cArmike e popullit\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb histeriz\u00ebm i turpsh\u00ebm shpellar, q\u00eb t\u00eb neverit jo vet\u00ebm nga niveli i mllefit dhe nga mungesa e informacionit, por mbi t\u00eb gjitha nga paturp\u00ebsia e spekulimeve dhe shpifjeve se \u00e7\u2019p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Lea Ypi. Kjo Kokalari paska kush\u00ebrir\u00eb Musine Kokalarin. E kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb biografi i jati kur u pranua an\u00ebtar Partie dhe mbi t\u00eb gjitha Sekretar Partie?<\/p>\n<p>\u201cKush \u00ebsht\u00eb Lea Ypi? Nga \u00e7\u2019familje vjen? A i njeh?\u201d, pyeta nj\u00eb dit\u00eb tim at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSi, moj, nuk i njoh?! Edhe ti i njeh mir\u00eb. Esht\u00eb vajza e Dolli Veliaj Ypit,  moj, dhe mbesa e teta Fozit\u201d. Mbeta goj\u00ebhapur. Vajza e Dollit t\u00eb dashur, q\u00eb m\u00eb mrekulloi me romanin \u201cAmore a la Morra\u201d?! Mbesa e teta Fozit, q\u00eb sa her\u00eb vinte t\u00eb vizitonte gjyshen time, un\u00eb ulesha n\u00eb nj\u00eb stol t\u00eb vog\u00ebl derisa m\u00eb nanuriste gjumi, teksa d\u00ebgjoja historit\u00eb e treguara aq bukur p\u00ebr koh\u00ebn e kaluar. E pra, Lea ka edhe nj\u00eb gjyshe tjet\u00ebr, po aq t\u00eb fort\u00eb sa Leman Ypi, q\u00eb duroi e sakrifikoi brutalitetin e komunzmit me nj\u00eb dinjitet t\u00eb rrall\u00eb.<\/p>\n<p>Rriti f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, si n\u00ebna e Leas, Dolli, por dhe motrat e v\u00ebllezerit e saj. Ishin pik\u00ebrisht k\u00ebto zonja me gjak e shpirt artisti, me \u00ebndrra e mendje t\u00eb hapur, k\u00ebrkuese, konkurruese, ato q\u00eb m\u00ebkuan nj\u00eb Lea shkrimtare, artiste, filozofe.<\/p>\n<p>Dhe, n\u00ebse Sorosi e paska v\u00ebn\u00eb re, hahaa, bravo i qoft\u00eb. Ka kuptuar nj\u00eb njeri q\u00eb i takon progresit, liris\u00eb, emancipimit dhe jo urrejtjes, gjakderdhjes dhe skllav\u00ebris\u00eb nga nj\u00eb pal\u00eb zinxhir\u00eb komunizmi n\u00eb t\u00eb tjer\u00eb zinxhir\u00eb fashizmi.<\/p>\n<p>Ka ndryshime Shqip\u00ebria, pa dyshim, por ajo q\u00eb v\u00eb re me trishtim, \u00ebsht\u00eb q\u00eb sa pak dashuri dhe mir\u00ebdashje ka mes shqiptar\u00ebve. Sa t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e kan\u00eb shqipot t\u00eb pranojn\u00eb idet\u00eb ndryshe nga t\u00eb tyret\u2026 sa t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar e ndiejn\u00eb veten nga shk\u00eblqimi apo arritja e dikujt\u2026 sa t\u00eb leht\u00eb e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb nofka, t\u00eb tallen, t\u00eb sajojn\u00eb t\u00eb paq\u00ebna, si puna e k\u00ebsaj Kokalares\u2026 Bolshevizmi, moj Kokalare, nuk ishte vet\u00ebm marksiz\u00ebm, socializmi nuk ishte vet\u00ebm bolsheviz\u00ebm dhe marksiz\u00ebm, socialdemokracia \u00ebsht\u00eb ndryshe nga socializmi marksist e k\u00ebshtu me radh\u00eb. \u00c7\u2019t\u00eb  keqe ka t\u2019i m\u00ebsosh k\u00ebto, moj e uruar?! A nuk t\u00eb vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar se si t\u2019i luftosh m\u00eb mir\u00eb e m\u00eb paq\u00ebsisht?<\/p>\n<p>E meq\u00eb ra fjala, do t\u00eb  t\u00eb  sugjeroja t\u00eb  lexoje \u201cSocialism 101: A Crash Course in Socialist Political Theory\u201d nga Kathleen Sears,. Ke mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh ca njohuri fillestare, sepse nuk ke asnj\u00eb ide p\u00ebr \u00e7far\u00eb flet. Njih \u201carmikun\u201d t\u00ebnd, pastaj sulmoje! D\u00ebgjoi leksionet e Leas! Do t\u00eb leht\u00ebsohesh nga mllefi, m\u00eb beso. Kemi shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar e kuptuar, para se t\u00eb shpallim luft\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam 62 vje\u00e7 dhe \u00e7do dit\u00eb i p\u00ebrs\u00ebris vetes:  Mos kujto se di shum\u00eb!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Rezarta Reso Fjala e par\u00eb q\u00eb m\u00eb vjen n\u00eb goj\u00eb, \u00ebsht\u00eb: shumica e shqiptar\u00ebve. Fjala e dyt\u00eb: antikomunist\u00ebt ish-komunist\u00eb. Fjal\u00ebt e tjera: t\u00eb gjith\u00eb haset\u00e7injt\u00eb, t\u00eb pazot\u00eb p\u00ebr t\u2019u matur e p\u00ebrballur me formimin dhe arritjet e saj. Me kaq mund ta mbyllja diskutimin, por m\u2019u kujtua kur tridhjet\u00eb vjet t\u00eb shkuara emigrova n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66607","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66607","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66607"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66607\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66607"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66607"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66607"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}