{"id":66543,"date":"2026-01-26T14:48:18","date_gmt":"2026-01-26T14:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/26\/midis-fjales-dhe-realitetit-gjykata-e-larte-perballe-misionit-te-saj-kushtetues\/"},"modified":"2026-01-26T14:48:18","modified_gmt":"2026-01-26T14:48:18","slug":"midis-fjales-dhe-realitetit-gjykata-e-larte-perballe-misionit-te-saj-kushtetues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/26\/midis-fjales-dhe-realitetit-gjykata-e-larte-perballe-misionit-te-saj-kushtetues\/","title":{"rendered":"Midis fjal\u00ebs dhe realitetit, gjykata e Lart\u00eb p\u00ebrball\u00eb misionit t\u00eb saj kushtetues"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Plarent Ndreca<\/strong><em><\/em><\/p>\n<p>Sot Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb hapi vitin e ri gjyq\u00ebsor me nj\u00eb fjalim t\u00eb sakt\u00eb, t\u00eb matur, profesional dhe n\u00eb thelb t\u00eb duhurin. Nj\u00eb fjalim q\u00eb artikulon vizionin e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb donim t\u00eb kishim dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn vijojm\u00eb t\u00eb artikulojm\u00eb q\u00ebndrime shpesh edhe kritike.<\/p>\n<p>Por fatkeq\u00ebsisht, ky vizion nuk p\u00ebrputhet me realitetin. Dhe ky realitet fillon pik\u00ebrisht nga vet\u00eb Gjykata e Lart\u00eb. N\u00eb vitet pas konstituimit t\u00eb saj, pas reform\u00ebs s\u00eb vitit 2016, Gjykata e Lart\u00eb ka treguar paaft\u00ebsi ose pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar standarde t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb zbatimin e ligjit, p\u00ebr t\u00eb unifikuar praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar precedent\u00eb q\u00eb mbrojn\u00eb realisht t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb njeriut dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, shpesh ka mbrojtur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korporatiste nj\u00eb \u201cdrejt\u00ebsi exceli\u201d, t\u00eb orientuar drejt bilanceve t\u00eb d\u00ebnimeve apo uljes s\u00eb stokut t\u00eb dosjeve, e jo drejt drejt\u00ebsis\u00eb reale, cil\u00ebsore dhe t\u00eb individualizuar p\u00ebr \u00e7do \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Thuhet me t\u00eb drejt\u00eb se nj\u00eb drejt\u00ebsi e vonuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi e mohuar. Imagjinoni nj\u00eb padrejt\u00ebsi t\u00eb vonuar \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb. Nj\u00eb drejt\u00ebsi shkat\u00ebrruese, p\u00ebr pal\u00ebt, p\u00ebr vet\u00eb autoritetin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr besimin publik ndaj saj. Sot, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sinqert\u00eb, shum\u00eb klient\u00eb i k\u00ebshilloj ti zgjidhin \u00e7\u00ebshtjet e tyre me marr\u00ebveshje, edhe me kosto, sesa t\u2019i drejtohen sistemit gjyq\u00ebsor. Arsyeja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: sistemi nuk krijon besimin se drejt\u00ebsia do t\u00eb vihet realisht n\u00eb vend. Parashikueshm\u00ebria e vendimeve \u00ebsht\u00eb minimale, edhe pse ligji \u00ebsht\u00eb i shkruar shqip p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eblloj. Ai zbatohet ndryshe nga gjyqtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Gjykata e Lart\u00eb nuk ka ushtruar autoritetin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb stabilizuar praktik\u00ebn dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb ligjin t\u00eb parashikuesh\u00ebm. Si pasoj\u00eb, ligji \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i paparashikuesh\u00ebm dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, i pabesuesh\u00ebm si rregullator i shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo sigurisht nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi personale e Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Ai, fundja, \u00ebsht\u00eb i pari nd\u00ebr t\u00eb barabart\u00ebt. Por duhet pranuar me ndershm\u00ebri institucionale se Gjykata e Lart\u00eb, si trup\u00eb kolegjiale, nuk e ka p\u00ebrmbushur misionin kushtetues p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb krijuar. Dy standarde p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nj\u00ebjta. Anashkalim i argumenteve thelb\u00ebsore t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor, ve\u00e7an\u00ebrisht kur cenohet pozita e individit p\u00ebrball\u00eb prokuroris\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, e cila e vendos n\u00eb themel t\u00eb rendit juridik mbrojtjen e t\u00eb drejtave dhe lirive themelore t\u00eb njeriut (neni 15\/1). Shqyrtim i \u00e7\u00ebshtjeve i bazuar te \u201crasti\u201d dhe jo te \u00e7\u00ebshtja; krijim de facto i normave t\u00eb reja aty ku ligji \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb; munges\u00eb unifikimi pik\u00ebrisht aty ku ai \u00ebsht\u00eb jetik p\u00ebr sigurin\u00eb juridike. N\u00eb jo pak raste, k\u00ebto devijime nga ligji nuk jan\u00eb vet\u00ebm produkt i paaft\u00ebsis\u00eb, por edhe i nj\u00eb konformizmi t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur pritshm\u00ebrit\u00eb e turmave dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur rehatin\u00eb institucionale, duke shmangur vendime t\u00eb guximshme q\u00eb do t\u00eb garantonin realisht t\u00eb drejtat e njeriut dhe procesin e rregullt ligjor.<\/p>\n<p>Rezultati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb korporatiz\u00ebm gjyq\u00ebsor q\u00eb ka d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb t\u00eb drejtat themelore, shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe besimin e publikut te drejt\u00ebsia. Si\u00e7 u tha me t\u00eb drejt\u00eb edhe sot: besimi te gjyq\u00ebsori nuk nd\u00ebrtohet me statistika d\u00ebnimesh apo tabela Exceli, t\u00eb cilave her\u00ebt a von\u00eb \u201cu del boja\u201d, por me cil\u00ebsi, arsyetim, transparenc\u00eb, autoritet profesional dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Fjalimi i sot\u00ebm i Sokol Sadushit zgjon shpres\u00ebn q\u00eb nuk do jet\u00eb vet\u00ebm fillimi i nj\u00eb viti t\u00eb ri gjyq\u00ebsor kalendarik, por fillimin e nj\u00eb viti gjyq\u00ebsor t\u00eb rilindur p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb: n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb lirive themelore dhe ta vendos k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb q\u00eb vet\u00eb Kushtetuta i ka rezervuar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Plarent Ndreca Sot Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb hapi vitin e ri gjyq\u00ebsor me nj\u00eb fjalim t\u00eb sakt\u00eb, t\u00eb matur, profesional dhe n\u00eb thelb t\u00eb duhurin. Nj\u00eb fjalim q\u00eb artikulon vizionin e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb donim t\u00eb kishim dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn vijojm\u00eb t\u00eb artikulojm\u00eb q\u00ebndrime shpesh edhe kritike. Por fatkeq\u00ebsisht, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66543","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66543","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66543"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66543\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66543"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66543"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66543"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}