{"id":66510,"date":"2026-01-26T11:18:40","date_gmt":"2026-01-26T11:18:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/26\/protesta-transportuesit-rajonale-bllokojne-kufijte-me-be-ne-kosova-ne-veshtiresi\/"},"modified":"2026-01-26T11:18:40","modified_gmt":"2026-01-26T11:18:40","slug":"protesta-transportuesit-rajonale-bllokojne-kufijte-me-be-ne-kosova-ne-veshtiresi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/26\/protesta-transportuesit-rajonale-bllokojne-kufijte-me-be-ne-kosova-ne-veshtiresi\/","title":{"rendered":"Protesta\/ Transportuesit rajonal\u00eb bllokojn\u00eb kufijt\u00eb me BE-n\u00eb, Kosova n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi"},"content":{"rendered":"<p>Transportues nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi, nga mesdita e 26 janarit, bllokuan pikat kufitare p\u00ebr qarkullimin e mallrave drejt zon\u00ebs Schengen t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Ky veprim \u00ebsht\u00eb reagim ndaj sistemit t\u00eb ri t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr kontrollin e hyrje-daljeve, p\u00ebr t\u00eb cilin ata thon\u00eb se po u shkakton d\u00ebbime, vonesa dhe humbje ekonomike, ndaj k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb kompanit\u00eb e transportit t\u00eb p\u00ebrjashtohen nga zbatimi i tij.<\/p>\n<p>Si importuese e shum\u00eb mallrave p\u00ebrmes Serbis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, protestat pritet t\u00eb ndikojn\u00eb edhe n\u00eb qarkullimin e mjeteve t\u00eb transportit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Qendra Komb\u00ebtare p\u00ebr Menaxhim t\u00eb Kufirit njoftoi se, sipas informacionit t\u00eb pranuar nga zyrtar\u00ebt kufitar\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, \u201cdo t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebrprerje t\u00eb qarkullimit t\u00eb kamion\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha pikat kufitare me Serbin\u00eb\u201d \u2013 me gjas\u00eb deri n\u00eb shtat\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto protesta ndikojn\u00eb n\u00eb qarkullimin e mjeteve t\u00eb transportit dhe mallrave, si dhe mbingarkojn\u00eb trafikun n\u00eb zonat kufitare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs me vendet e rajonit, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb protesta\u201d, thuhet n\u00eb njoftim.<\/p>\n<p>Qendra Komb\u00ebtare p\u00ebr Menaxhim t\u00eb Kufirit paralajm\u00ebroi se bllokad\u00eb t\u00eb ngjashme do t\u00eb ket\u00eb edhe nga Mali i Zi.<\/p>\n<p>Kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs (OEK), Lulzim Rafuna, nj\u00ebher\u00ebsh udh\u00ebheq\u00ebs i Odave Ekonomike t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, thot\u00eb se Kosova nuk merr pjes\u00eb n\u00eb protest\u00eb, pasi vendi nuk ka ende kompani logjistike q\u00eb realizojn\u00eb transport t\u00eb rregullt me vendet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Por, paralajm\u00ebron se efektet e saj do t\u00eb ndihen edhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb bllokad\u00ebs s\u00eb kufijve, Kosova nuk do t\u00eb mund as t\u00eb eksportoj\u00eb dhe as t\u00eb importoj\u00eb mallra\u201d, thot\u00eb Rafuna p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vitin e kaluar, vendi ka importuar produkte n\u00eb vler\u00eb prej mbi 7 miliard\u00eb eurosh n\u00eb total, ose rreth 20 milion\u00eb euro n\u00eb dit\u00eb \u2013 nj\u00eb sasi t\u00eb madhe t\u00eb tyre p\u00ebrmes Serbis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Vlera e eksporteve, nd\u00ebrkaq, ishte rreth 942 milion\u00eb euro vitin e kaluar, apo rreth 2.6 milion\u00eb euro n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje, Rafuna thot\u00eb se gjasht\u00eb Odat Ekonomike t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor i kan\u00eb d\u00ebrguar nj\u00eb shkres\u00eb presidentes se Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn q\u00eb siguroi Radio Evropa e Lir\u00eb dhe q\u00eb mban dat\u00ebn e 20 janarit, k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje e q\u00ebndrueshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u201cZhvillimet e pritshme si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre masave, jan\u00eb shqet\u00ebsuese dhe mund t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb sistematike ekonomike dhe politike p\u00ebr rajonin\u201d, thuhet n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas Rafun\u00ebs, sistemi i ri ka detyruar kompani n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor q\u00eb, \u00e7do tre muaj, t\u00eb pun\u00ebsojn\u00eb shofer\u00eb t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb problem i madh, sepse ka munges\u00eb t\u00eb tyre\u2026 dhe kjo komplet e \u00e7rregullon zinxhirin e furnizimit\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Sasho Ilievski, pronar i kompanis\u00eb \u201cStema Transport\u201d n\u00eb Shkup, thot\u00eb se nuk preket drejtp\u00ebrdrejt nga rregullat e reja \u2013 pasi kamion\u00ebt e tij udh\u00ebtojn\u00eb drejt shteteve m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta t\u00eb BE-s\u00eb \u2013 por shton se ai do t\u2019i mb\u00ebshts\u00eb koleg\u00ebt n\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUdh\u00ebtimet tona zhvillohen kryesisht n\u00eb Austri, Sllovaki, Republik\u00ebn \u00c7eke dhe Hungari. P\u00ebr \u00e7do udh\u00ebtim, q\u00ebndrojm\u00eb maksimumi kat\u00ebr deri n\u00eb pes\u00eb dit\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, ka kompani q\u00eb operojn\u00eb m\u00eb thell\u00eb brenda BE-s\u00eb\u2026 q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Suedi, Norvegji, Portugali. P\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim, ato kalojn\u00eb 15 deri n\u00eb 20 dit\u00eb brenda BE-s\u00eb. Kur kthehen, nuk u lejohet t\u00eb hyjn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri gjat\u00eb atij muaji. E, n\u00ebse nuk udh\u00ebtojn\u00eb s\u00ebrish, kompania dhe biznesi humbasin, pasi shofer\u00ebt nuk mund t\u2019i p\u00ebrmbushin detyrimet e tyre profesionale brenda asaj kohe. Ata nuk jan\u00eb turist\u00eb, jan\u00eb shofer\u00eb profesional\u00eb dhe duhet t\u2019u lejohet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb gjat\u00eb\u201d, shton Ilievski.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb hynte n\u00eb fuqi sistemi elektronik, EES, transportuesit maqedonas nuk kishin probleme, edhe pse rregulli i 90 dit\u00ebve p\u00ebr q\u00ebndrimin n\u00eb zon\u00ebn Schengen ishte n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Doganier\u00ebt vulosnin pasaportat, por nuk num\u00ebronin dit\u00ebt dhe shpesh i \u201cshikonin p\u00ebrmes gishtave\u201d, thot\u00eb Ilievski.<\/p>\n<p>Por, q\u00eb nga fillimi i funksionimit t\u00eb sistemit elektronik t\u00eb BE-s\u00eb, q\u00ebndrimet n\u00eb zon\u00ebn Schengen monitorohen m\u00eb rrept\u00eb.<\/p>\n<p>Kompjuteri me t\u00eb dh\u00ebna biometrike p\u00ebrmbledh sakt\u00eb t\u00eb gjitha dit\u00ebt \u2013 nga koha e kaluar n\u00eb udh\u00ebtim, pushimet n\u00eb parkime e deri te pritjet n\u00eb kufi.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb m\u00eb thell\u00eb brenda Bashkimit Evropian, do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb dit\u00eb. Kjo i prek rreth 70 p\u00ebr qind t\u00eb kompanive n\u00eb vend. Koleg\u00ebt n\u00eb Suedi, p\u00ebr shembull, nuk mund t\u00eb kthehen shpejt\u2026 Shoferi e drejton automjetin p\u00ebr 9 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb dhe pastaj duhet t\u00eb pushoj\u00eb. Pushimi q\u00eb merr \u00ebsht\u00eb brenda BE-s\u00eb dhe konsiderohet po ashtu q\u00ebndrim, edhe pse ai nuk po punon\u201d, thot\u00eb Ilievski.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj, ne k\u00ebrkojm\u00eb nga BE-ja q\u00eb t\u2019i p\u00ebrjashtoj\u00eb kompanit\u00eb e transportit. Shofer\u00ebve ose duhet t\u2019u zgjatet q\u00ebndrimi, ose t\u00eb llogariten vet\u00ebm or\u00ebt e tyre t\u00eb pun\u00ebs\u201d, sipas tij.<\/p>\n<p>Transportuesit maqedonas do t\u00eb bllokojn\u00eb dhjet\u00eb pika kufitare \u2013 n\u00eb kufi me Bullgarin\u00eb, n\u00eb kufi me Greqin\u00eb, n\u00eb kufi me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe n\u00eb kufi me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Pika kufitare Tabanovc nuk do t\u00eb bllokohet nga maqedonasit, por nga transportuesit serb\u00eb n\u00eb an\u00ebn e tyre t\u00eb kufirit.<\/p>\n<p>Bllokadat aplikohen vet\u00ebm p\u00ebr trafikun e mallrave, duke mbyllur korsit\u00eb dhe terminalet p\u00ebr kamion\u00ebt, nd\u00ebrsa makinat e zakonshme, autobus\u00ebt dhe trafiku i pasagjer\u00ebve do t\u00eb l\u00ebvizin pa pengesa.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, mobilizimi p\u00ebr bllokadat u organizua nga \u201cMakam-Trans\u201d \u2013 shoqata m\u00eb e madhe e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb kompanive t\u00eb transportit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Bilana Muratovska, sekretare e p\u00ebrgjithshme e \u201cMakam-Trans\u201d, thot\u00eb se shofer\u00ebt maqedonas, sikurse edhe t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb rajon, p\u00ebrballen me rrezikun e d\u00ebbimit pas q\u00ebndrimit 90-ditor n\u00eb zon\u00ebn Schengen.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, Konsorciumi i Logjistik\u00ebs i Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs njoftoi se 100 shofer\u00eb profesional\u00eb jan\u00eb kthyer me forc\u00eb nga vendet e BE-s\u00eb, nd\u00ebrsa 47 shofer\u00eb kan\u00eb humbur pun\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve me q\u00ebndrimin n\u00eb k\u00ebto vende.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi raste t\u00eb tilla. Nuk kam nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb sakt\u00eb, por duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dallim\u2026 p\u00ebr shembull, flota e transportit n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb dhe n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe se e jona\u201d, thot\u00eb Muratovska.<\/p>\n<p>Ajo shton se d\u00ebmet p\u00ebr kompanit\u00eb jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe shkaktojn\u00eb shpenzime shtes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur i llogarisim kostot q\u00eb na shkaktojn\u00eb \u2013 sepse mjeti lihet n\u00eb nj\u00eb parking plot me mallra, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i shtrenjt\u00eb dhe pa mbrojtje, dhe ne nuk e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u2019u ndodh\u00eb shofer\u00ebve \u2013 situata b\u00ebhet e v\u00ebshtir\u00eb. Shofer\u00ebt d\u00ebbohen me avion, sepse nuk kan\u00eb dit\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u2019u kthyer me autobus ose me koleg\u00ebt e tyre. K\u00ebto kosto i mbajn\u00eb transportuesit\u201d, shpjegon Muratovska.<\/p>\n<p>Sistemi EES nuk vendos asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb re p\u00ebr q\u00ebndrimet e shkurtra n\u00eb zon\u00ebn Schengen, tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme t\u00eb Komisionit Evropian, Markus Lammert, m\u00eb 19 janar, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pretendimeve t\u00eb shoqatave t\u00eb transportit nga Ballkani Per\u00ebndimor se sistemi i ri po i l\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt dhe shofer\u00ebt pa pun\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEES siguron zbatim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb rregullave ekzistuese dhe zbulim sistematik t\u00eb parregullsive\u201d, tha Lammert, duke theksuar se Komisioni Evropian po ndjek nga af\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e njoftimeve p\u00ebr bllokada nga transportuesit.<\/p>\n<p>Sipas tij, EES nuk sjell ndryshime n\u00eb rregullat ekzistuese p\u00ebr q\u00ebndrimin n\u00eb zon\u00ebn Schengen.<\/p>\n<p>\u201cSipas rregullave, shtetasit e vendeve t\u00eb treta pa viz\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb zon\u00ebn Schengen p\u00ebr gjithsej 90 dit\u00eb brenda \u00e7do periudhe 180-ditore. \u00c7do dit\u00eb q\u00eb e tejkalon k\u00ebt\u00eb, duhet t\u00eb mbulohet me viz\u00eb afatgjate ose leje t\u00eb l\u00ebshuar nga nj\u00eb shtet an\u00ebtar\u201d, shtoi Lammert.<\/p>\n<p>Por, sipas Muratovsk\u00ebs, edhe pse BE-ja thot\u00eb se rregulli i q\u00ebndrimit 90-ditor brenda 180 dit\u00ebve nuk ka ndryshuar, rrethanat kan\u00eb ndryshuar.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha shtetet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb zon\u00ebn Schengen \u2013 plus dy vende q\u00eb nuk jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, Norvegjia dhe Zvicra. Tani, pa marr\u00eb parasysh se si largohesh nga vendi, menj\u00ebher\u00eb hyn n\u00eb zon\u00ebn Schengen. Ndaj, pretendimet se situata \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb si m\u00eb par\u00eb, jan\u00eb fyerje p\u00ebr inteligjenc\u00ebn\u201d, thot\u00eb Muratovska.<\/p>\n<p>Qeveria maqedonase u doli n\u00eb mbrojtje transportuesve t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolovski, tha se e kupton revolt\u00ebn dhe propozoi q\u00eb problemi t\u00eb zgjidhet ose duke shtyr\u00eb sistemin elektronik p\u00ebr shofer\u00ebt profesional\u00eb, ose duke u dh\u00ebn\u00eb atyre mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb marrin viza pune.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/26\/protesta-transportuesit-rajonale-bllokojne-kufijte-me-be-ne-kosova-ne-veshtiresi\/\">Protesta\/ Transportuesit rajonal\u00eb bllokojn\u00eb kufijt\u00eb me BE-n\u00eb, Kosova n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Transportues nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi, nga mesdita e 26 janarit, bllokuan pikat kufitare p\u00ebr qarkullimin e mallrave drejt zon\u00ebs Schengen t\u00eb Bashkimit Evropian. Ky veprim \u00ebsht\u00eb reagim ndaj sistemit t\u00eb ri t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr kontrollin e hyrje-daljeve, p\u00ebr t\u00eb cilin ata thon\u00eb se po u shkakton d\u00ebbime, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66510","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66510","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66510"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66510\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66510"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66510"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66510"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}