{"id":66504,"date":"2026-01-26T11:48:28","date_gmt":"2026-01-26T11:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/26\/ministri-vengu-paralajmeron-rishikimin-e-strategjise-se-mbrojtjes-rritje-e-pagave-dhe-e-numrit-te-personelit-ushtarak-shqiperia-do-prodhoje-vete-arme-dhe-municion\/"},"modified":"2026-01-26T11:48:28","modified_gmt":"2026-01-26T11:48:28","slug":"ministri-vengu-paralajmeron-rishikimin-e-strategjise-se-mbrojtjes-rritje-e-pagave-dhe-e-numrit-te-personelit-ushtarak-shqiperia-do-prodhoje-vete-arme-dhe-municion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/26\/ministri-vengu-paralajmeron-rishikimin-e-strategjise-se-mbrojtjes-rritje-e-pagave-dhe-e-numrit-te-personelit-ushtarak-shqiperia-do-prodhoje-vete-arme-dhe-municion\/","title":{"rendered":"Ministri Vengu paralajm\u00ebron rishikimin e strategjis\u00eb s\u00eb Mbrojtjes: Rritje e pagave dhe e numrit t\u00eb personelit ushtarak, Shqip\u00ebria do prodhoj\u00eb vet\u00eb arm\u00eb dhe municion"},"content":{"rendered":"<p>Ministri Vengu \u00ebsht\u00eb shprehur se Shqip\u00ebria po p\u00ebrgatit strategjin\u00eb e re t\u00eb mbrojtjes, e cila parashikon rritje t\u00eb pagave p\u00ebr ushtarak\u00ebt, rritje t\u00eb personelit dhe mjete t\u00eb reja p\u00ebr Forcat e Armatosura. Vengu shtoi gjithashtu se Shqip\u00ebria do t\u00eb prodhoj\u00eb arm\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Komentet Vengu i b\u00ebri n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, ku tha se do t\u00eb ket\u00eb rritje t\u00eb pagave t\u00eb ushtarak\u00ebve, rritje t\u00eb numrit t\u00eb personelit ushtarak dhe mjete t\u00eb reja p\u00ebr Forcat e Armatosura, me q\u00ebllim p\u00ebrafrimin me standardet e NATO-s.<\/p>\n<p>Po ashtu Vengu shtoi se Shqip\u00ebria do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb arm\u00eb vet\u00eb, duke nisur nga armatimi i leht\u00eb dhe municioni ushtarak (t\u00eb cilat pritet t\u00eb prodhohen nga kompania KAYO), e deri tek prodhimi i anijeve n\u00eb Pashaliman, n\u00ebse arrihet marr\u00ebveshje me kompanin\u00eb e mir\u00ebnjohur italiane.<\/p>\n<p>\u201cPaqja dhe stabiliteti nuk jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb, p\u00ebrkundrazi k\u00ebrkojn\u00eb investime dhe p\u00ebrgatitje t\u00eb p\u00ebrditshme. Realiteti i ri trup\u00ebzohet shpesh edhe n\u00eb rishikimin e dokumentave strategjik\u00eb t\u00eb mbrojtjes, ku edhe vet\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrgatitur rishikimin strategjik t\u00eb mbrojtjes. T\u00eb gjitha k\u00ebto rishikime evidentojn\u00eb nj\u00eb fragmentim t\u00eb rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe konkurrenc\u00ebn e p\u00ebrhershme q\u00eb strukturon n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre nj\u00eb lloj lufte t\u00eb re t\u00eb ftoht\u00eb. Pse e p\u00ebrmend k\u00ebt\u00eb? Sepse Europa Jug-lindore pavar\u00ebsisht se nuk \u00ebsht\u00eb epiqendra e rivalitetit t\u00eb ri global, por nuk \u00ebsht\u00eb as nj\u00eb periferi e padukshme. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb teat\u00ebr dyt\u00ebsor, jo p\u00ebr tanke, por p\u00ebr influenca, narrtiva, dezinformim dhe nd\u00ebrhyrje hibride.<\/p>\n<p>Buxheti 2026 nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb buxhet rutin\u00eb, por nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kapacitete reale, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar industrin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb forcuar sovranitetin dixhital dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Shqip\u00ebri si aleate e q\u00ebndrueshme n\u00eb NATO. K\u00ebt\u00eb vit arrijm\u00eb vler\u00ebn 2.12 t\u00eb PBB-s\u00eb dhe n\u00ebse e krahasojm\u00eb me buxhetin 2025 kemi nj\u00eb rritje me 12 %. Synojm\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2029 t\u00eb arrijm\u00eb nivelet e NATO-s. Rritja parashikon nj\u00eb rritje progresive, 60-70 % p\u00ebr pagat baz\u00eb dhe 30 % p\u00ebr nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb komandimit. Po ashtu synojm\u00eb rritjen me 30 % t\u00eb komponentit aktiv. Vitin e kaluar kemi pasur 721 rekrut\u00eb t\u00eb rinj. Akademia e FA \u00ebsht\u00eb pika nevralgjike e k\u00ebsaj politike. Viti 2026 do krijoj\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr ligjor m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Kemi nj\u00eb fluks rikthimesh n\u00eb FA dhe tani FA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb t\u00ebrheq gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi nj\u00eb rikthim t\u00eb gadishm\u00ebris\u00eb ajrore, nj\u00eb rikthim t\u00eb gadishm\u00ebris\u00eb s\u00eb mjeteve helikopter\u00eb. N\u00eb forc\u00ebn detare kemi nj\u00eb rritje t\u00eb flot\u00ebs. Kemi 2 mjete q\u00eb na jan\u00eb shtuar dhe nj\u00eb mjet i ri vjen me investim 9 milion\u00eb euro po nga aleat\u00ebt italian\u00eb. Sistemet Javelin do i prezantojm\u00eb jav\u00ebn q\u00eb vjen. N\u00eb 2026 shtojm\u00eb sisteme artilerie dhe sistemet e para kund\u00ebr-ajrore pas nj\u00eb mungese t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Kompania shtet\u00ebrore Kayo ka n\u00ebnshkruar n\u00eb 2025 6 marr\u00ebveshje p\u00ebr prodhimin e armatimit t\u00eb leht\u00eb dhe jemi n\u00eb negociat\u00eb me gjigandin italian Ficantieri p\u00ebr prodhimin e nijeve n\u00eb Pashaliman. P\u00ebr mbrojtjen civile do kemi dy baza rajonale, nj\u00eb p\u00ebr veriun e vendit dhe nj\u00eb p\u00ebr jugun e vendit\u201d, tha mes t\u00eb tjerash Vengu.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri Vengu \u00ebsht\u00eb shprehur se Shqip\u00ebria po p\u00ebrgatit strategjin\u00eb e re t\u00eb mbrojtjes, e cila parashikon rritje t\u00eb pagave p\u00ebr ushtarak\u00ebt, rritje t\u00eb personelit dhe mjete t\u00eb reja p\u00ebr Forcat e Armatosura. Vengu shtoi gjithashtu se Shqip\u00ebria do t\u00eb prodhoj\u00eb arm\u00eb vet\u00eb. Komentet Vengu i b\u00ebri n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, ku tha se do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66504","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66504","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66504"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66504\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66504"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66504"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66504"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}