{"id":66487,"date":"2026-01-26T10:48:17","date_gmt":"2026-01-26T10:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/26\/sky-ecc-dhe-drejtesia-me-dy-standarde-manjani-gjykatat-e-perendimit-i-rrezojne-spak-u-i-perdor-kunder-qytetareve-te-vet\/"},"modified":"2026-01-26T10:48:17","modified_gmt":"2026-01-26T10:48:17","slug":"sky-ecc-dhe-drejtesia-me-dy-standarde-manjani-gjykatat-e-perendimit-i-rrezojne-spak-u-i-perdor-kunder-qytetareve-te-vet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/26\/sky-ecc-dhe-drejtesia-me-dy-standarde-manjani-gjykatat-e-perendimit-i-rrezojne-spak-u-i-perdor-kunder-qytetareve-te-vet\/","title":{"rendered":"\u201cSKY ECC dhe drejt\u00ebsia me dy standarde\u201d, Manjani: Gjykatat e Per\u00ebndimit i rr\u00ebzojn\u00eb, SPAK-u i p\u00ebrdor kund\u00ebr qytetar\u00ebve t\u00eb vet"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn se si po p\u00ebrdoren n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrgjimeve masive SKY ECC dhe EncroChat, duke theksuar se gjykata penale n\u00eb Itali, Spanj\u00eb dhe disa vende t\u00eb tjera per\u00ebndimore i kan\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebto prova si t\u00eb pap\u00ebrdorshme, p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljes s\u00eb nenit 6 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>Sipas Manjanit, nd\u00ebrsa drejt\u00ebsia per\u00ebndimore i konsideron k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna joautentike dhe me burim t\u00eb paqart\u00eb ligjor, SPAK dhe gjykatat shqiptare vijojn\u00eb t\u2019i p\u00ebrdorin p\u00ebr ndjekje penale, duke anashkaluar parimin e procesit t\u00eb rregullt ligjor dhe t\u00eb drejt\u00ebn e mbrojtjes, n\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb, sipas tij, bie ndesh drejtp\u00ebrdrejt me standardet evropiane dhe angazhimet e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e integrimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb i Manjanit:<\/p>\n<p>Neni 6 i Konvent\u00ebs i z\u00eb edhe shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Dy gjykata penale n\u00eb Itali dhe nj\u00eb e till\u00eb n\u00eb Spanj\u00eb (Valencia), kan\u00eb urdh\u00ebruar mosp\u00ebrdorimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb SKY ECC dhe Enchrochat.<br \/>\nK\u00ebto 3 gjykata i jan\u00eb bashkuar k\u00ebshtu gjykat\u00ebs penale t\u00eb Zvicr\u00ebs, Gjermanis\u00eb, SHBA, Bosnjes, Kroacis\u00eb, Malit t\u00eb Zi ku \u00ebsht\u00eb vendosur mospranim si prov\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave me burim t\u00eb paqart\u00eb ligjor.<br \/>\nGjykatat e Italis\u00eb e Spanj\u00ebs n\u00eb unison nuk jan\u00eb bindur mbi autenticitetin\/ sakt\u00ebsin\u00eb dhe v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt n\u00eb ato t\u00eb dh\u00ebna, t\u00eb p\u00ebrftuara nga p\u00ebrgjimi masiv i Xhandarm\u00ebris\u00eb Franceze n\u00eb bashk\u00ebpunim me policin\u00eb Belge dhe Hollandeze, p\u00ebrve\u00e7 se kan\u00eb marr\u00eb t\u00eb dh\u00ebna private nga shtetas t\u00eb shteteve t\u00eb tjera, kan\u00eb futur duart n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrpunuar ato. Pasi i kan\u00eb p\u00ebrpunuar vet\u00eb polic\u00ebt atje, kan\u00eb futur duar europolic\u00ebt e Europolit. Pastaj ata t\u00eb Eurojust-it. Pastaj policit\u00eb dhe prokurorit\u00eb e vendeve prit\u00ebse t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave.<br \/>\nKush ka mundur i ka futur duart aty, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat origjinale dhe m\u00ebnyr\u00ebn e marrjes s\u00eb tyre shteti francez e mban sekret shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00eb gjykat\u00eb per\u00ebndimore nuk b\u00ebn vaki t\u00eb gjykohen e d\u00ebnohen njer\u00ebz me t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebrgjimesh masive, burimi i t\u00eb cilave mbahet sekret dhe, me dyshime mbi sakt\u00ebsin\u00eb dhe v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tyre.<br \/>\nT\u00eb gjitha gjykatat per\u00ebndimore i kan\u00eb rr\u00ebzuar ato t\u00eb dh\u00ebna si t\u00eb p\u00ebrdorshme gjyqsisht me arsyetimin se shkelet neni 6 i Konvent\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt edhe Gjykata Europiane e Drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb vendosi gurthemelet ligjore t\u00eb (mos)p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave, si dhe vet\u00eb gjykatat e larta Franceze kan\u00eb vendosur premisa p\u00ebr ti trajtuar p\u00ebrdorimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb SKY ECC n\u00ebn dyshimet q\u00eb burojn\u00eb nga neni 6 i Konvent\u00ebs.<br \/>\nK\u00ebshilli Kushtetues Francez madje, q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb garantohen kriteret e pro\u00e7esit t\u00eb rregull, ku ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb garantohet e drejta e mbrojtjes dhe barazis\u00eb s\u00eb pal\u00ebve n\u00eb pro\u00e7es.<br \/>\nKurse k\u00ebtu te ne ato t\u00eb dh\u00ebna iu dhan\u00eb medias p\u00ebr gjyq popullor, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbrojt\u00ebsve u tregohej ligji i sekretit!!!!<br \/>\nKy neni 6 i Konvent\u00ebs vlen nj\u00ebsoj edhe p\u00ebr shtetasit shqiptar q\u00eb gjenden nj\u00ebsoj n\u00eb ndjekje penale n\u00eb shtetin e tyre me t\u00eb dh\u00ebna joautentike.<br \/>\nKemi 3 vite q\u00eb i paraqesim k\u00ebto argumenta para trupave gjyqsore n\u00eb Shqip\u00ebri, por SNUK!!!<br \/>\n\u201cI di SPAK-u k\u00ebto pun\u00eb\u201d- thon\u00eb gjykatat tona\u2026<br \/>\nSpaku del n\u00eb televizor e na thot\u00eb \u201cskemi raste nga per\u00ebndimi\u201d\u2026.<\/p>\n<p>Ja ku i keni rastet!<br \/>\nNj\u00eb e nga nj\u00eb. T\u00eb gjitha me radh\u00eb.<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb po vendosin kund\u00ebr d\u00ebnimit t\u00eb shtetasve t\u00eb tyre me t\u00eb dh\u00ebna kuturu polic\u00ebsh\u2026<\/p>\n<p>Nuk d\u00ebnohen njer\u00ebz me thashetheme bisedash, aq m\u00eb teo\u00ebr jo autentike dhe me personazhe q\u00eb nuk identifikohen shkenc\u00ebrisht, p\u00ebrtej dyshimit t\u00eb arsyesh\u00ebm se jan\u00eb p\u00ebrdorues t\u00eb asaj plaforme.<\/p>\n<p>E thon\u00eb gjykatat e per\u00ebndimit k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, jo thjesht neve q\u00eb jemi mbrojt\u00ebs ligjor\u00eb. Dakord, e kuptoj edhe teorin\u00eb se ato gjykata nuk jan\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr ne, po at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse SPAK gjen rrjeshta nga Gjykata e Lart\u00eb e Italis\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar budall\u00ebkun e vet?!<br \/>\nPo mir\u00eb po vendimet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburg, q\u00eb SPAK i ka n\u00eb \u00e7do dosje, a jan\u00eb t\u00eb deryrueshme?!<\/p>\n<p>P\u00ebrse SPAK dhe gjykatat tona rrefuzojn\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb ligjin vendas fundja? Ku thuhet n\u00eb ligj se me p\u00ebrgjime masive, t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb paqarta burimore, apo t\u00eb dh\u00ebna jo autentike ushtrohet ndjekje penale?!<br \/>\nVet\u00ebm SPAK yn\u00eb vijon t\u00eb ec\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb pashkelura, krejt pa ligj e krejt pa prova. Meq\u00eb jemi edhe n\u00eb negociata me BE-n\u00eb, atje, n\u00eb BE pra k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna n\u00ebse p\u00ebrdoren n\u00eb gjyq konsiderohen shkelje e nenit 6.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn se si po p\u00ebrdoren n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrgjimeve masive SKY ECC dhe EncroChat, duke theksuar se gjykata penale n\u00eb Itali, Spanj\u00eb dhe disa vende t\u00eb tjera per\u00ebndimore i kan\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebto prova si t\u00eb pap\u00ebrdorshme, p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljes s\u00eb nenit 6 t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66487","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66487","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66487"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66487\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66487"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66487"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66487"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}