{"id":66418,"date":"2026-01-25T20:48:23","date_gmt":"2026-01-25T20:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/25\/21-janari-truku-shihet-por-nuk-eshte\/"},"modified":"2026-01-25T20:48:23","modified_gmt":"2026-01-25T20:48:23","slug":"21-janari-truku-shihet-por-nuk-eshte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/25\/21-janari-truku-shihet-por-nuk-eshte\/","title":{"rendered":"21 janari, truku shihet, por nuk \u00ebsht\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Pre\u00e7 Zogaj<\/p>\n<p>Vrasjet u b\u00ebn\u00eb pak pas or\u00ebs 16.00 kur demostrata po shp\u00ebrndahej dhe para kryeministris\u00eb n\u00eb bulevard mund t\u00eb hidhje valle. Tre demostrues u vran\u00eb nj\u00ebri pas tjetrit n\u00eb ato sekonda fatal\u00eb: Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. I kat\u00ebrti, Aleks Nika, do t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb pas dy jav\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb spital t\u00eb Stambollit.<\/p>\n<p>Vrasja e Ziverit u filmua live nga kamerat e televizionit News 24. Gardisti vras\u00ebs eci dy \u2013 tre hapa duke q\u00eblluar sikur po i b\u00ebnte nxemje automatikut, pastaj u pozicionua n\u00eb nj\u00eb si grop\u00eb para nj\u00eb parvazi t\u00eb bodrumit t\u00eb kryeministris\u00eb. Prej atje u pa t\u00eb pushkatonte gjirokastritin me pallto tre\u00e7erek\u00ebshe, q\u00eb ishte ndalur n\u00eb bulevard, me duart n\u00eb xhepa, disa metra para der\u00ebs s\u00eb rrethimit t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb kryeministris\u00eb dhe po v\u00ebshtronte si i habitur nd\u00ebrtes\u00ebn. Hekuran Deda, dibrani, qe vrar\u00eb sakaq disa metra me tutje. Plumbi e kishte goditur n\u00eb kok\u00eb n\u00eb podiumin e televizionit ABC. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bulevardit, arma e komandantit t\u00eb gard\u00ebs, Andrea Prendi kishte rr\u00ebzuar p\u00ebrtok\u00eb Faik Myrtajn, nj\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb e shtat\u00eb vje\u00e7ar nga Fieri. Aleks Nika, tridhjet\u00eb e gjasht\u00eb vje\u00e7ari nga Lezha, kishte r\u00ebn\u00eb pak m\u00eb tutje. Faiku ishte q\u00eblluar n\u00eb gjoks, Aleksi n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<p>Historin\u00eb e masakr\u00ebs si krim shtet\u00ebror e \u201cshkruan\u201d at\u00eb \u00e7ast kufomat e tyre n\u00eb vendin ku ran\u00eb: n\u00eb bulevard, jasht\u00eb rrethimit t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimi i mb\u00ebshtetur n\u00eb ekspertiz\u00ebn e FBI-s\u00eb amerikane dhe n\u00eb provat e tjera t\u00eb mbedhura n\u00eb vendin e ngjarjes zbuloi m\u00eb von\u00eb se Prendi, Llupo dhe pjestar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb speciale q\u00eblluan ul\u00ebt mbi dyzet her\u00eb dhe ishte nj\u00eb mrekulli q\u00eb nuk ishin vrar\u00eb m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz. Tremb\u00ebdhjet\u00eb shenja plumbash u gjet\u00ebn n\u00eb der\u00ebn metalike t\u00eb hyrjes kryesore t\u00eb kryeministris\u00eb dhe po aq n\u00eb kangjellat e pjes\u00ebs veriperendimore t\u00eb rrethimit t\u00eb saj. FBI do t\u00eb zbulonte gjithashtu se komandanti i Gard\u00ebs kishte nd\u00ebrruar tyt\u00ebn e pistolet\u00ebs prej nga kishin dal\u00eb plumbat vras\u00ebs.<\/p>\n<p>Dihet tani se operacioni p\u00ebr t\u00eb nxir\u00eb vrasjet q\u00eb kishin lindur t\u00eb zbardhura sapo kishte filluar p\u00ebr t\u00eb vijuar p\u00ebr vite e vite.<\/p>\n<p>Dihet se gjat\u00eb nj\u00eb lidhjeje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me mediat, shefi i urgjenc\u00ebs n\u00eb spitalin ushtarak, S. Ko\u00e7eku, duke p\u00ebrshkruar plag\u00ebt e t\u00eb vrar\u00ebve, tha se arm\u00ebt q\u00eb i kishin shkaktuar \u201cduhet t\u00eb jen\u00eb arm\u00eb t\u00eb nj\u00eb fuqie t\u00eb vog\u00ebl. Do thot\u00eb se jan\u00eb q\u00eblluar nga af\u00ebr me pistoleta t\u00eb vogla\u201d<\/p>\n<p>Dihet se pak minuta m\u00eb von\u00eb Sali Berisha doli para kamerave dhe tha: T\u00eb dh\u00ebnat paraprake t\u00eb ekspert\u00ebve dhe mjek\u00ebve t\u00eb reanimacionit jan\u00eb se ata jan\u00eb gjuajtur me arm\u00eb t\u00eb lehta. Madje thuhet, por do t\u00eb shohim, se jan\u00eb me silenciator\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e deritanishme q\u00eb akuzojn\u00eb direkt skenarist\u00ebt\u2026\u201d. U kuptua kujt ia kishte hedhur topin shefi i urgjenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Dihet se gazetari Artan Hoxha transmetoi q\u00eb at\u00eb nat\u00eb filmimet nga vendi i ngjarjes ku rrezultonte qartazi se vrasjet i kishte b\u00ebr\u00eb Garda.<\/p>\n<p>Dihet se, sipas ekspertiz\u00ebs s\u00eb FBI-s\u00eb, gjjat\u00eb nat\u00ebs s\u00eb 21 janarit duke gdhir\u00eb nj\u00ebzet e dyshi, njer\u00ebz t\u00eb kupol\u00ebs kryeministrore ose Gard\u00ebs, ende pa em\u00ebr si t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb alien\u00eb, fshin\u00eb nga serveri qendror i Kryeministris\u00eb pamjet e filmuara nga dymb\u00ebdhjet\u00eb kamerat e saj t\u00eb jashtme e t\u00eb brendshme gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb demonstrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Dihet se Prokurorja e P\u00ebrgjithshme, Ina Rama, nxori nj\u00eb urdh\u00ebr ndalimi p\u00ebr gjasht\u00eb oficer\u00eb t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Dihet se me nj\u00eb kund\u00ebrurdh\u00ebr verbal t\u00eb kryeministrit Sali Berisha, drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Burgaj, refuzoi ekzekutimin e urdhrave t\u00eb kryeprokurores me pretekstin se kishin lapsuse n\u00eb t\u00eb shkruar.<\/p>\n<p>Dihet se pas furtun\u00ebs q\u00eb ngriti trupi diplomatik p\u00ebr ket\u00eb paligjshm\u00ebri flagrante n\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, Kryeministri Berisha e mori vet\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr autor\u00ebsin\u00eb e aktit pa precedent.<\/p>\n<p>Dihet se refuzimi i urdhrit t\u00eb Prokurores s\u00eb P\u00ebrgjithshme u dha koh\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsve p\u00ebr vrasjet dhe vet\u00eb vras\u00ebsve t\u00eb prishnin provat dhe t\u00eb rregullojn\u00eb alibit\u00eb.<\/p>\n<p>Dihet se Hetimet e Prokuroris\u00eb, Policis\u00eb, Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit, Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Ushtris\u00eb dhe t\u00eb komisionit hetimor parlamentar q\u00eb ngriti Berisha p\u00ebr t\u00eb hetuar ngjarjet e 21 janarit nuk zbuluan shenj\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb ndonj\u00eb plani apo veprimi t\u00eb protestuesve kund\u00ebr jet\u00ebs s\u00eb Kryeministrit.<\/p>\n<p>Dihet se kryeministri Sali Berisha nd\u00ebrmori menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb frenetike trillimesh p\u00ebr t\u2019i mbivendosur krimit shtet\u00ebror fantazmagorin\u00eb e tij t\u00eb armatosjes s\u00eb protestuesve me lloj lloj arm\u00ebsh. Sinteza e \u201cdenoncimeve\u201c t\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrditshme qe ajo e dat\u00ebs 28 janar n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi ku deklaroi: \u201cDisponohen t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb plota p\u00ebr sasit\u00eb e eksplozivit, tritolit dhe kallashnikov\u00ebve, m\u00eb t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb organizohej sulmi final p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb. Disponohen t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb plota mbi arm\u00ebt e sofistikuara, mbi \u00e7adrat \u2013 pistoleta, stilolapsat-pistoleta, thikat me helm q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoreshin n\u00eb stade t\u00eb caktuara t\u00eb k\u00ebtij grushti shteti. Disponohen t\u00eb dh\u00ebna se grupe t\u00eb caktuara, gjer n\u00eb dhjet\u00eb grupe pes\u00ebshe, u st\u00ebrviten dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb zona t\u00eb ndryshme\u201d. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto \u201czbulime\u201d t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuara do t\u2019i sistemonte p\u00ebr t\u2019i paraqitur n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur n\u00eb \u201cd\u00ebshmin\u00eb\u201d finale q\u00eb do t\u00eb jepte m\u00eb 31 janar para komisionit hetimor parlamentar t\u00eb ngritur prej tij me deputet\u00eb t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij. \u201cT\u00eb jeni t\u00eb sigurt, se p\u00ebrve\u00e7 atyre ka dokumente t\u00eb shumta, t\u00eb cilat Kryeministri i vendit do t\u2019i dor\u00ebzoj\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb k\u00ebt\u00eb komision, por edhe n\u00eb institucionet p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e komisionit e d\u00ebgjuan n\u00eb heshtje, duke mbajtur her\u00eb pas here sh\u00ebnime.<\/p>\n<p>Por zakonin e pat prishur deputeti Dashamir Sulaj, jurist n\u00eb profesion. \u201cKur mendoni, zoti Kryeminist\u00ebr t\u2019ia vini n\u00eb dispozicion k\u00ebtij komisioni faktet dhe provat tuaja p\u00ebr akuzat q\u00eb b\u00ebt\u00eb\u201d? pyeti ai. Berisha u befasua, pastaj n\u00ebnqeshi kot: Shiko, tha. \u00cbsht\u00eb detyra e k\u00ebtij komisioni t\u00eb nderuar t\u2019i mbledh\u00eb nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb provat e shumta e t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme \u2026<\/p>\n<p>Berisha nuk kishte prova. Ky ishte zbulimi i par\u00eb dhe i fundit i komisionit hetimor.<\/p>\n<p>Dihet se shum\u00eb demonstrues qen\u00eb keqtrajtuan e rrahur nga policia, duke u k\u00ebrkuar t\u00eb pranonin se kishin marr\u00eb para dhe detyra sulmi nga opozita. Asnj\u00eb d\u00ebshmi e till\u00eb nuk u dha, asnj\u00eb arm\u00eb nuk e gjet, asnj\u00eb \u00e7ad\u00ebr pistolet\u00eb, asnj\u00eb thik\u00eb me helm, asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Kaluan shum\u00eb vite. Dihet se drejt\u00ebsia e varur d\u00ebshtoi t\u00eb bent\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Dihet se me 14 n\u00ebntor 2023 Gjykata e Strasburgut konkludoi se konstatohen shkelje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr jet\u00ebn duke e cil\u00ebsuar 21 janarin krim shtet\u00ebror q\u00eb duhet hetuar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Dihet se me 14 mars 2024 Gjykata e Lart\u00eb urdh\u00ebroi SPAK t\u00eb merrte n\u00eb dor\u00eb \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>Dihet se me 14 korrik 2024 SPAK regjistroi procedimin penal p\u00ebr tre vepra penale: Vrasje n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese, shp\u00ebrdorim detyre, pengim i zbulimit t\u00eb s\u00eb vertet\u00ebs.<\/p>\n<p>Koha ec\u00ebn ngadal\u00eb n\u00eb jet\u00ebn tjet\u00ebr. Pas pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vitesh verdiktin e masakr\u00ebs vazhdojn\u00eb \u201cta shkruajn\u00eb e b\u00ebrtasin\u201d ata q\u00eb u vran\u00eb.<\/p>\n<p>Mund t\u2019i p\u00ebrfytyrojm\u00eb si holograma t\u00eb trupave t\u00eb tyre aty ky ran\u00eb. Prej nga s\u2019rreshtin t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisin se \u201cfaji\u201d i tyre i vet\u00ebm ishte pjesmarrja n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb antiqeveritare, se nuk kishte asnj\u00eb arsye as n\u00eb qiell as n\u00eb tok\u00eb t\u00eb vriteshin, se nuk mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb gardist a ushtarak q\u00eb \u00e7mendet t\u00eb q\u00eblloj\u00eb p\u00ebr qejf t\u00eb gishtit, n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u00e7do ligj dhe rregullore, n\u00eb mish njer\u00ebzor. Mor\u00ebn urdh\u00ebr. Ai q\u00eb nxori urdh\u00ebrin dhe ata q\u00eb e zbatuan vran\u00eb kriminalisht. Me paramendimin e p\u00ebrmbushjes s\u00eb nj\u00eb perbetimi. Me prapamendimin e frik\u00ebsimit t\u00eb opozit\u00ebs dhe popullit.<\/p>\n<p>Italian\u00ebt p\u00ebrdorin nj\u00eb shprehje p\u00ebr t\u00eb treguar maskimet, mashtrimet, fshehjet e llojllojshme: \u201cTruku \u00ebsht\u00eb, por nuk shihet\u201d. N\u00eb inversin e vet p\u00ebr vrasjet e 21 janarit kjo shprehje na thot\u00eb: \u201cTruku shihet, por nuk \u00ebsht\u00eb\u201d, t\u00eb paqen\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb deri sot drejt\u00ebsia. Nd\u00ebrkohe q\u00eb \u201cmisteri\u201d \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i qart\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pre\u00e7 Zogaj Vrasjet u b\u00ebn\u00eb pak pas or\u00ebs 16.00 kur demostrata po shp\u00ebrndahej dhe para kryeministris\u00eb n\u00eb bulevard mund t\u00eb hidhje valle. Tre demostrues u vran\u00eb nj\u00ebri pas tjetrit n\u00eb ato sekonda fatal\u00eb: Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. I kat\u00ebrti, Aleks Nika, do t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb pas dy jav\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb spital [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66418","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66418","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66418"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66418\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66418"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66418"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66418"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}