{"id":66383,"date":"2026-01-25T17:48:19","date_gmt":"2026-01-25T17:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/25\/perkujtohet-1-vjetori-i-ndarjes-nga-jeta-te-kryepeshkopit-anastas-kryepeshkopi-joani-trashegimia-e-tij-eshte-e-gjalle-mes-nesh\/"},"modified":"2026-01-25T17:48:19","modified_gmt":"2026-01-25T17:48:19","slug":"perkujtohet-1-vjetori-i-ndarjes-nga-jeta-te-kryepeshkopit-anastas-kryepeshkopi-joani-trashegimia-e-tij-eshte-e-gjalle-mes-nesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/25\/perkujtohet-1-vjetori-i-ndarjes-nga-jeta-te-kryepeshkopit-anastas-kryepeshkopi-joani-trashegimia-e-tij-eshte-e-gjalle-mes-nesh\/","title":{"rendered":"P\u00ebrkujtohet 1 vjetori i ndarjes nga jeta t\u00eb Kryepeshkopit Anastas, Kryepeshkopi Joani: Trash\u00ebgimia e tij \u00ebsht\u00eb e gjall\u00eb mes nesh"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Katedralen \u201cNgjallja e Krishtit\u201d u kremtua k\u00ebt\u00eb t\u00eb diel\u00eb XV t\u00eb Llukait dhe dit\u00ebn e nderimit t\u00eb Hierarkut t\u00eb Madh, Sh\u00ebn Grigor Theologut, Sh\u00ebrbesa e M\u00ebngjesores dhe Liturgjia Hyjnore, me rastin e p\u00ebrkujtimit t\u00eb Kryepiskopit t\u00eb lumur Anastas.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbesat e Shenjta u drejtuan nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, i shoq\u00ebruar nga Mitropoliti i Gjermanis\u00eb Qendrore, Hir\u00ebsi Isaaku, si dhe nga t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: Mitropoliti i Fierit, Hir\u00ebsi Nikolla; Mitropoliti i Elbasanit, Hir\u00ebsi Andoni; Mitropoliti i Gjirokastr\u00ebs, Hir\u00ebsi Nathanaili; Mitropoliti i Beratit, Hir\u00ebsi Asti; dhe Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs, Hir\u00ebsi Anastasi. I pranish\u00ebm ishte gjithashtu Mitropoliti i Akaias, Hir\u00ebsi Athanasi, i cili u lut s\u00eb bashku me mitropolit\u00ebt, si dhe klerik\u00eb t\u00eb shumt\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe jasht\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb p\u00ebrkujtimore mor\u00ebn pjes\u00eb krer\u00eb t\u00eb komuniteteve fetare, ambasador\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave, t\u00eb Komunitetit t\u00eb Sant\u2019Egidios, t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Krishter\u00eb Misionare n\u00eb Amerik\u00eb, si dhe besimtar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Kryepiskopi Joan theksoi se p\u00ebrkujtimi vjetor i Kryepiskopit t\u00eb lumur Anastas \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb shpirt\u00ebrore p\u00ebr reflektim, fal\u00ebnderim dhe forcim n\u00eb hirin e Per\u00ebndis\u00eb Triadik. Ai vuri n\u00eb dukje se largimi i njer\u00ebzve t\u00eb m\u00ebdhenj l\u00eb gjithmon\u00eb trishtim dhe boshll\u00ebk, por besimi n\u00eb Ngjalljen e Krishtit dhe p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb e shpirtit sjell ngush\u00ebllim dhe shpres\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Kryepiskopit Joan, p\u00ebrkujtimi i Kryepiskopit t\u00eb lumur Anastas nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kthim nostalgjik n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, por nj\u00eb zgjedhje e vet\u00ebdijshme p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e tij shpirt\u00ebrore dhe njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>\u201cAta q\u00eb duam dhe i humbasim nuk jan\u00eb aty ku ishin m\u00eb par\u00eb; tani jan\u00eb kudo ku jemi ne\u201d, u shpreh ai, duke theksuar se kjo ndjesi pranie jep kuraj\u00eb, shpres\u00eb dhe leht\u00ebsim.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Liturgjis\u00eb Hyjnore, u krye Sh\u00ebrbesa e P\u00ebrshpirtjes n\u00eb kriptin e Katedrales, aty ku prehet trupi i Kryepiskopit t\u00eb lumur Anastas.<\/p>\n<p>Kryepeshkopi i Shqip\u00ebris\u00eb Anastas Janullatos u nda nga jeta n\u00eb mosh\u00ebn 95-vje\u00e7are n\u00eb 25 janar 2025. Fortlumturia e tij u prek nga viroza dhe fillimisht n\u00eb 30 dhjetor u shtrua n\u00eb nj\u00eb spital privat n\u00eb Tiran\u00eb, dhe m\u00eb pas u d\u00ebrgua me helikopter n\u00eb Athin\u00eb. Pavar\u00ebsisht trajtimit t\u00eb specializuar ai nuk mundi t\u00eb mbijetoj\u00eb, pasi p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb hermoragjie gastrike shum\u00eb organe jet\u00ebsore humb\u00ebn funksionin.<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb e Kryepiskopit Joan:<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit q\u00eb Kisha jon\u00eb e p\u00ebrjeton munges\u00ebn e Atit, v\u00ebllait dhe bashk\u00ebmeshtarit ton\u00eb t\u00eb dashur. P\u00ebrkujtimi vjetor nuk \u00ebsht\u00eb detyrim formal, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb shpirt\u00ebrore, nj\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u ndalur, p\u00ebr t\u00eb reflektuar, p\u00ebr t\u2019u kujtuar dhe p\u00ebr t\u00eb fal\u00ebderuar me mir\u00ebnjohje Per\u00ebndin\u00eb Triadik p\u00ebr t\u00eb gjitha dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb forc\u00eb nga hiri i Tij.<br \/>\nLargimi i njeriut t\u00eb madh l\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb trishtim dhe nj\u00eb boshll\u00ebk. Po p\u00ebr ne q\u00eb besojm\u00eb n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, n\u00eb Ngjalljen e Krishtit dhe n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb e shpirtit kemi nj\u00eb ngush\u00ebllim, sepse Per\u00ebndia nuk \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndi i t\u00eb vdekurve, por i t\u00eb gjall\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebrkujtimi i Kryepiskopit t\u00eb lumur Anastas nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb kthim nostalgjik n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, \u00ebsht\u00eb zgjedhja e vet\u00ebdijshme p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb gjall\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb q\u00eb ai na la. Jo si eksponat muzeu, por si udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr t\u00eb sotmen dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr meditim t\u00eb brendsh\u00ebm dhe p\u00ebr orjentimin e jet\u00ebs son\u00eb. Fjal\u00ebt e Sh\u00ebn Joan Gojartit: Ata q\u00eb i duam dhe i humbasim, nuk jan\u00eb aty ku ishin m\u00eb par\u00eb,, ata jan\u00eb tani kudo ku jemi ne, \u2013 i p\u00ebrshtaten plot\u00ebsisht Kryepiskopit Anastas. Ne besojm\u00eb dhe e ndiejm\u00eb pranin\u00eb e tij dhe kjo na jep shpres\u00eb, kuraj\u00eb dhe leht\u00ebsim.<\/p>\n<p>Kryepiskopi i lumur na la m\u00ebsime dhe fjal\u00eb t\u00eb cilat vazhdojn\u00eb t\u00eb ndri\u00e7ojn\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Do t\u00eb citoj disa nga k\u00ebto m\u00ebsime dhe fjal\u00eb t\u00eb \u00e7muara. \u201cLiturgjia pas Liturgjis\u00eb\u201d, sepse adhurimi nuk mbaron n\u00eb Kish\u00eb, po vazhdon si sh\u00ebrbes\u00eb n\u00eb bot\u00eb. \u201cDashuria nuk ka kufij\u201d, \u201cKisha nuk mbyllet n\u00eb vetvete\u201d dhe \u201cnuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr veten e saj, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, kushdo qofshin ata\u201d, sepse t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb krijuar sipas ikon\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Ai thoshte: \u201cGjithmon\u00eb n\u00eb udh\u00ebtim\u201d, \u201cBesimi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zot\u00ebrim statik, por udh\u00ebtim dinamik drejt Per\u00ebndis\u00eb\u201d. K\u00ebto nuk ishin thjesht parrulla, ishin jeta e tij.<\/p>\n<p>Predikonte at\u00eb q\u00eb jetoi dhe jetonte at\u00eb q\u00eb predikonte. N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb plot me fjal\u00eb, por pa vepra, jeta e tij ishte d\u00ebshmia m\u00eb e fort\u00eb, se fjal\u00ebt dhe veprat duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pandara, sepse besimi pa vepra \u00ebsht\u00eb i vdekur, na m\u00ebson Sh\u00ebn Jakovi. Fjal\u00ebt e tij: \u201cVaji i fes\u00eb nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdoret nga asnj\u00ebra pal\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndezur konfliktet, por p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar plag\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar zemrat\u201d, t\u00eb njohura tashm\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb leitmotiv kur flitet p\u00ebr rolin e fes\u00eb n\u00eb bot\u00ebn konfliktuale ku po jetojm\u00eb sot. Thoshte shpesh: \u201cNgjallja nuk \u00ebsht\u00eb thjesht dogm\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb shnd\u00ebrron jet\u00ebn\u201d. Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb pam\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri: Nj\u00eb Kish\u00eb q\u00eb dukej e vdekur u ringjall jo me forca njer\u00ebzore, por me hirin e Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb vepron n\u00ebp\u00ebrmjet njer\u00ebzve plot me bes\u00eb, q\u00eb e duan Per\u00ebndin\u00eb dhe i sh\u00ebrbejn\u00eb atij. Jeta dhe vepra e Kryepiskopit Anastas do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb shembull i gjall\u00eb dhe nj\u00eb frym\u00ebzim i vazhduesh\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr ne sot, por edhe p\u00ebr brezat q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb par\u00eb t\u00eb fjet\u00ebs s\u00eb tij, dua t\u00eb shpreh fal\u00ebnderimin dhe mir\u00ebnjohjen ton\u00eb t\u00eb pakufishme p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb e ke b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ne dhe p\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb. Lutemi q\u00eb Per\u00ebndia t\u00eb na jap\u00eb forc\u00eb e urt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb vazhduar rrug\u00ebn e ndritshme t\u00eb Kryepiskopit t\u00eb lumur Anastas, sepse nderimi m\u00eb i madh q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebjm\u00eb atij \u00ebsht\u00eb t\u00eb ecim t\u00eb bashkuar n\u00eb at\u00eb rrug\u00eb dhe me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn frym\u00eb. I p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe i bekuar qoft\u00eb kujtimi i tij.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Katedralen \u201cNgjallja e Krishtit\u201d u kremtua k\u00ebt\u00eb t\u00eb diel\u00eb XV t\u00eb Llukait dhe dit\u00ebn e nderimit t\u00eb Hierarkut t\u00eb Madh, Sh\u00ebn Grigor Theologut, Sh\u00ebrbesa e M\u00ebngjesores dhe Liturgjia Hyjnore, me rastin e p\u00ebrkujtimit t\u00eb Kryepiskopit t\u00eb lumur Anastas. Sh\u00ebrbesat e Shenjta u drejtuan nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, i shoq\u00ebruar nga Mitropoliti i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66383","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66383","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66383"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66383\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66383"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66383"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66383"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}