{"id":66350,"date":"2026-01-25T14:48:20","date_gmt":"2026-01-25T14:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/25\/u-vra-ne-pabesi-shpetoi-te-tjeret-rrefimi-trondites-i-bashkeshortes-se-petrit-ndout-qe-e-vrane-me-cekic\/"},"modified":"2026-01-25T14:48:20","modified_gmt":"2026-01-25T14:48:20","slug":"u-vra-ne-pabesi-shpetoi-te-tjeret-rrefimi-trondites-i-bashkeshortes-se-petrit-ndout-qe-e-vrane-me-cekic","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/25\/u-vra-ne-pabesi-shpetoi-te-tjeret-rrefimi-trondites-i-bashkeshortes-se-petrit-ndout-qe-e-vrane-me-cekic\/","title":{"rendered":"\u2018U vra n\u00eb pabesi, shp\u00ebtoi t\u00eb tjer\u00ebt\u2019! Rr\u00ebfimi trondit\u00ebs i bashk\u00ebshortes s\u00eb Petrit Ndout, q\u00eb e vran\u00eb me \u00e7eki\u00e7"},"content":{"rendered":"<p>Petrit Ndou po kthehej nga nj\u00eb fest\u00eb familjare n\u00eb Bushnesh t\u00eb Kruj\u00ebs, rreth or\u00ebs 00:00 t\u00eb 20 janarit. Gjat\u00eb kthimit, pran\u00eb vendngjarjes ku u gjet i vrar\u00eb me \u00e7eki\u00e7 pas koke, 57-vje\u00e7ari ishte me makin\u00ebn e tij dhe pasagjere bashk\u00ebshorten, Gjystina Ndou. Ajo rr\u00ebfen si d\u00ebshmitare okulare t\u00eb gjith\u00eb dram\u00ebn e vrasjes s\u00eb bashk\u00ebshortit. Sipas saj, p\u00ebrve\u00e7se u vra n\u00eb pabesi, pa b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, Petriti mundi t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb persona t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb t\u00eb cil\u00ebt agresori Andi Vokrri po konfliktohej.<\/p>\n<p>Gjystina Ndou e nis rr\u00ebfimin q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb me bashk\u00ebshortin pan\u00eb 3 makina t\u00eb ndaluara, mes t\u00eb cilave ajo e agresorit Andi Vokrri dhe 2 t\u00eb tjera t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb i njihnin.<\/p>\n<p>\u201cAgresori Vokrri po na b\u00ebrtiste dhe po i godiste automjetet, me arsyetimin se nuk po i hapnim rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur mbrapsht. N\u00eb ato momente, Petriti i identifikoi automjetet, pasi personat ishin t\u00eb njohur dhe kishin qen\u00eb s\u00eb bashku m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb mbr\u00ebmjes, dhe zbriti menj\u00ebher\u00eb nga automjeti p\u00ebr t\u2019i ndihmuar dhe p\u00ebr t\u2019i orientuar q\u00eb t\u00eb hapnin rrug\u00ebn. Sapo zbriti, Petriti pa agresorin duke goditur pasagjeren e nj\u00ebr\u00ebs makin\u00eb, ku ndodheshin Nikoll Aliaj dhe Lula Aliaj. N\u00eb at\u00eb moment, Petriti iu drejtua agresorit duke i th\u00ebn\u00eb se personat ishin t\u00eb moshuar dhe duke e pyetur se \u00e7far\u00eb po b\u00ebnte, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i mbylli der\u00ebn e pasagjeres p\u00ebr ta penguar q\u00eb ta godiste m\u00eb tej. N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast, agresori iu kthye Petritit me ofendime, pasi kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb vazhdonte dhun\u00ebn ndaj tyre.\u201d, thot\u00eb Ndou.<\/p>\n<p>Sipas Gjystin\u00ebs, bashk\u00ebshorti i saj Petrit Ndou mundi t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb personat e tjer\u00eb n\u00eb makin\u00eb duke i orientuar kut\u00eb shkonin. Sipas saj, n\u00ebse nuk do t\u00eb ishte p\u00ebr Petritin, jeta e tyre do t\u00eb ishte n\u00eb rrezik. Ajo rr\u00ebfen edhe konfliktin paraprak dhe shtyrjet q\u00eb i b\u00ebri Vokrri.<\/p>\n<p>\u201cPetriti orientoi Nikoll Aliajn dhe automjetin pas tij, t\u00eb drejtuar nga Mhill Cypi, q\u00eb t\u00eb zmbrapseshin dhe t\u00eb futeshin n\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar rrug\u00ebn dhe p\u00ebr t\u2019u larguar nga vendngjarja dhe nga dhuna e ushtruar ndaj tyre. Ata vepruan sipas orientimit dhe u vendos\u00ebn n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb sigurt, ku q\u00ebndruan deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb ngjarjes, brenda automjeteve t\u00eb tyre. Pas k\u00ebtij momenti, dy persona t\u00eb tjer\u00eb dol\u00ebn nga automjeti i Andi Vokrrit p\u00ebr t\u2019u konfliktuar me Petritin. N\u00eb at\u00eb moment u afrova edhe un\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i ndaloja dhe t\u2019u k\u00ebrkoja t\u00eb ndalonin sherrin. Andi Vokrri vazhdoi konfliktin duke u kthyer p\u00ebrs\u00ebri te automjeti i Petritit, ku i mori \u00e7el\u00ebsin e mjetit, goditi automjetin dhe m\u00eb shtyu mua.\u201d, vijon m\u00eb tej Gjystina Ndou.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment bashk\u00ebshortja e viktim\u00ebs rr\u00ebfen se mund\u00ebn t\u00eb largoheshin dhe fshiheshin p\u00ebr pak koh\u00eb, por Petrit doli me iden\u00eb se ata ishin larguar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb ato momente, me forc\u00eb dhe me lutje, i k\u00ebrkova Petritit t\u00eb largoheshim dhe t\u00eb fshiheshim diku aty pran\u00eb, pasi p\u00ebrball\u00eb nesh ndodheshin tre persona agresor\u00eb dhe ekzistonte frika se ata mund t\u00eb largoheshin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb arm\u00eb apo mjete t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb na goditur. U larguam nga vendi dhe u fsheh\u00ebm p\u00ebr pak koh\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb njoftuam v\u00ebllez\u00ebrit e mi dhe policin\u00eb p\u00ebr t\u00eb na ardhur n\u00eb ndihm\u00eb, pasi ata ndodheshin af\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb pran\u00eb rrug\u00ebs. Q\u00ebndruam t\u00eb fshehur p\u00ebr disa minuta. M\u00eb pas, Petriti u nis p\u00ebr t\u00eb par\u00eb automjetin e tij, me iden\u00eb se agresor\u00ebt ishin larguar nga vendngjarja, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb q\u00ebndroja aty. Pas pak, dola edhe un\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se ku ndodhej Petriti. N\u00eb ato momente kishin mb\u00ebrritur edhe v\u00ebllez\u00ebrit e mi.\u201d, d\u00ebshmon Ndou.<\/p>\n<p>Gjystina Ndou rr\u00ebfen se nuk e pa momentin q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj u godit, por e gjeti bashk\u00eb me v\u00ebllez\u00ebrit q\u00eb sapo kishin mb\u00ebrritur, pa shenja jete.<\/p>\n<p>\u201cPasi autor\u00ebt e kishin goditur Petritin, nj\u00ebri prej tyre mu drejtua mua, duke ardhur me nj\u00eb elektrik n\u00eb dor\u00eb dhe duke m\u00eb k\u00ebrkuar, me shum\u00eb mund\u00ebsi me q\u00ebllim eliminimi, por n\u00eb ato momente mb\u00ebrrit\u00ebn v\u00ebllez\u00ebrit e mi. E pash\u00eb agresorin dhe e pyeta se ku ndodhej Petriti dhe ai mu p\u00ebrgjigj se ndodhej i shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb, disa metra m\u00eb tutje. N\u00eb at\u00eb moment u afruan v\u00ebllez\u00ebrit e mi dhe agresori u largua. Ne e gjet\u00ebm Petrit Ndoun t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb, t\u00eb goditur dhe pa ndjenja, pasi kishte humbur jet\u00ebn n\u00eb vend. Ai ishte goditur n\u00eb pabesi, nga pas, n\u00eb kok\u00eb, me nj\u00eb \u00e7ekan q\u00eb ndodhej pran\u00eb tij. Pas k\u00ebtij momenti mb\u00ebrriti edhe policia dhe Andi Vokrri u arrestua n\u00eb flagranc\u00eb.\u201d, p\u00ebrfundon bashk\u00ebshortja e viktim\u00ebs Petrit Ndou.<\/p>\n<p>P\u00ebr vrasjen e Petrit Ndout, i cili u q\u00ebllua 1 her\u00eb me \u00e7eki\u00e7 pas koke, u arrestua si autor i dyshuar Andi Vokrri, i cili rezultoi t\u00eb ishte n\u00eb gjendje t\u00eb dehur, nd\u00ebrsa m\u00eb t\u00eb ishin edhe 2 t\u00eb tjer\u00eb. Lorenc Goga, 26 vje\u00e7, dhe Fation Kulla, 23 vje\u00e7, u arrestuan disa or\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr moskall\u00ebzim krimi.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/u-vra-ne-pabesi-shpetoi-te-tjeret-rrefimi-trondites-i-bashkeshortes-se-petrit-ndout-qe-e-vrane-me-cekic\/\">\u2018U vra n\u00eb pabesi, shp\u00ebtoi t\u00eb tjer\u00ebt\u2019! Rr\u00ebfimi trondit\u00ebs i bashk\u00ebshortes s\u00eb Petrit Ndout, q\u00eb e vran\u00eb me \u00e7eki\u00e7<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Petrit Ndou po kthehej nga nj\u00eb fest\u00eb familjare n\u00eb Bushnesh t\u00eb Kruj\u00ebs, rreth or\u00ebs 00:00 t\u00eb 20 janarit. Gjat\u00eb kthimit, pran\u00eb vendngjarjes ku u gjet i vrar\u00eb me \u00e7eki\u00e7 pas koke, 57-vje\u00e7ari ishte me makin\u00ebn e tij dhe pasagjere bashk\u00ebshorten, Gjystina Ndou. Ajo rr\u00ebfen si d\u00ebshmitare okulare t\u00eb gjith\u00eb dram\u00ebn e vrasjes s\u00eb bashk\u00ebshortit. Sipas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66350","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66350","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66350"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66350\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66350"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66350"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66350"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}