{"id":66345,"date":"2026-01-25T13:33:48","date_gmt":"2026-01-25T13:33:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/25\/bashkeshortja-e-petrit-ndout-tregon-momentin-kur-ia-moren-jeten-te-shoqit\/"},"modified":"2026-01-25T13:33:48","modified_gmt":"2026-01-25T13:33:48","slug":"bashkeshortja-e-petrit-ndout-tregon-momentin-kur-ia-moren-jeten-te-shoqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/25\/bashkeshortja-e-petrit-ndout-tregon-momentin-kur-ia-moren-jeten-te-shoqit\/","title":{"rendered":"Bashk\u00ebshortja e Petrit Ndout tregon momentin kur ia mor\u00ebn jet\u00ebn t\u00eb shoqit"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb konflikt p\u00ebr motive t\u00eb dob\u00ebta mes dy drejtuesve t\u00eb automjeteve u kthye n\u00eb nj\u00eb ngjarje tragjike gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb para t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb 20 janarit, n\u00eb aksin rrugor Thuman\u00eb-Fush\u00eb Kruj\u00eb. Si pasoj\u00eb, humbi jet\u00ebn 57-vje\u00e7ari Petrit Ndou, nd\u00ebrsa p\u00ebr ngjarjen u arrestua n\u00eb flagranc\u00eb 28-vje\u00e7ari Andi Vokri.<\/p>\n<p>Sipas policis\u00eb, i riu dyshohet se ka goditur disa her\u00eb me \u00e7eki\u00e7 n\u00eb kok\u00eb dhe trup Petrit Ndoun, i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb vendngjarje p\u00ebr shkak t\u00eb plag\u00ebve t\u00eb marra. N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb komisariat, Andi Vokrri ka deklaruar se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konflikt t\u00eb \u00e7astit q\u00eb, sipas tij, i ka dal\u00eb nga kontrolli.<\/p>\n<p>Ai ka pohuar se gjith\u00e7ka nisi pasi nj\u00eb automjet i kishte z\u00ebn\u00eb rrug\u00ebn dhe kishte k\u00ebrkuar t\u00eb kalonte i pari p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb aksident, por pala tjet\u00ebr nuk kishte pranuar dhe kishte ecur paralel. N\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb shkruar gazetares s\u00eb Top Channel Anila Hoxha, Gjystina Ndou tregon se si u vra i shoqi.<\/p>\n<p>\u201cPetrit Ndou humbi jet\u00ebn e tij duke shp\u00ebtuar 3 persona t\u00eb moshuar q\u00eb ndodheshin n\u00eb rrezik\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb gruas s\u00eb viktim\u00ebs, Petrit Ndou dhe Gjystina Ndou kan\u00eb qen\u00eb duke u kthyer nga nj\u00eb fest\u00eb familjare n\u00eb Bushnes gjat\u00eb nat\u00ebs rreth or\u00ebs 00:00.<\/p>\n<p>Duke u kthyer tek rruga e vendngjarjes, Petrit Ndou bashk\u00eb me Gjystin\u00ebn Ndou ndalojn\u00eb automjetin pasi shohin 2 automjete t\u00eb bllokuara nga nj\u00eb automjet (i autorit t\u00eb dyshuar), duke u ul\u00ebritur dhe duke i goditur automjetet, p\u00ebr arsyen se s\u2019mundeshin t\u2019i hapnin rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ecur mbrapsht.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Petrit Ndou identifikon automjetet pasi ishin t\u00eb njohur dhe ishin s\u00eb bashku tek mbr\u00ebmja, dhe zbret direkt p\u00ebr t\u2019i ndihmuar dhe p\u00ebr t\u2019i drejtuar automjetet p\u00ebr t\u00eb hapur rrug\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cPasi zbret, shikon autorin e dyshuar duke i goditur pasagjeren e nj\u00ebr\u00ebs makin\u00eb q\u00eb ndodhej brenda, Nikoll Aliaj dhe Lula Aliaj. Aty ikin dhe i thon\u00eb agresorit: \u2018Jan\u00eb t\u00eb moshuar, \u00e7far\u00eb po b\u00ebn, s\u2019t\u00eb vjen zor?\u2019 dhe i mbyllin der\u00ebn e pasagjeres p\u00ebr t\u00eb mos e goditur. Aty, agresori Andi Vokrri i kthehet Petrit Ndout me ofendime dhe donte t\u00eb vazhdonte dhun\u00ebn ndaj tyre.<\/p>\n<p>Petrit Ndou orienton Nikoll Aliaj dhe makin\u00ebn pas tij, Mhill Cypi, p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr dhe p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdonin dhe t\u00eb shp\u00ebtonin nga ngjarja dhe dhuna e ushtruar ndaj tyre. N\u00eb moment dhe ashtu ndodhi, i drejtoi dhe i la n\u00eb vend t\u00eb sigurt, ku ata q\u00ebndruan deri n\u00eb fund t\u00eb ngjarjes t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb automjetet e tyre.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij momenti, dy persona t\u00eb tjer\u00eb dalin nga automjeti i Andi Vokrrit p\u00ebr t\u2019u konfrontuar me Petrit Ndou. Aty afrohet edhe Gjystina Ndou p\u00ebr t\u2019i ndalur, duke u th\u00ebn\u00eb t\u00eb ndalojn\u00eb sherrin. Andi Vokrri vazhdonte sherrin, p\u00ebrs\u00ebri duke ikur dhe duke goditur makin\u00ebn e Petrit Ndout, duke i marr\u00eb edhe \u00e7el\u00ebsin e mjetit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe duke shtyr\u00eb Gjystina Ndou.<\/p>\n<p>N\u00eb ato momente, Gjystina Ndou me forc\u00eb dhe lutje i thot\u00eb Petrit Ndout t\u00eb ikin p\u00ebr t\u2019u fshehur diku aty af\u00ebr, se ishin tre persona agresor\u00eb, sepse ata ik\u00ebn n\u00eb makin\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb arm\u00eb ose \u00e7far\u00ebdo lloj mjeti p\u00ebr ta goditur. Ik\u00ebn nga aty dhe fshihen p\u00ebr pak, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kan\u00eb njoftuar v\u00ebllez\u00ebrit e Gjystin\u00ebs Ndou dhe policin\u00eb p\u00ebr t\u2019u ardhur n\u00eb ndihm\u00eb, pasi ndodheshin af\u00ebr rrug\u00ebs, n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Petrit Ndou dhe Gjystina Ndou q\u00ebndrojn\u00eb disa minuta t\u00eb fshehur dhe Petrit Ndou niset p\u00ebr t\u00eb par\u00eb automjetin e tij me iden\u00eb se agresor\u00ebt kan\u00eb ikur, duke i th\u00ebn\u00eb Gjystina Ndou: \u2018T\u00eb lutem, q\u00ebndro k\u00ebtu, duhet t\u00eb ken\u00eb ikur agresor\u00ebt.\u2019 \u00cbsht\u00eb nisur vet\u00eb, aty pas pak dal Gjystina Ndou p\u00ebr ta par\u00eb ku ndodhej. N\u00eb ato momente kan\u00eb arritur v\u00ebllez\u00ebrit e Gjystin\u00ebs.<\/p>\n<p>Autor\u00ebt, pasi kan\u00eb goditur Petrit Ndou, nj\u00ebri nga autor\u00ebt e krimit i \u00ebsht\u00eb drejtuar drejt saj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Gjystina Ndou po priste Petrit Ndou. Ka ardhur njeri nga agresor\u00ebt me elektrik, duke e k\u00ebrkuar Gjystina Ndou ku ndodhej, me shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta eliminuar, por n\u00eb ato momente kan\u00eb arritur v\u00ebllez\u00ebrit e Gjystin\u00ebs dhe ajo shikon agresorin dhe i thot\u00eb: \u2018Ku \u00ebsht\u00eb Petriti?\u2019 Ai i thot\u00eb: \u2018\u00cbsht\u00eb n\u00eb tok\u00eb disa metra m\u00eb tutje.\u2019 Aty ndalojn\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e Gjystin\u00ebs dhe personi ik\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb gjejn\u00eb n\u00eb tok\u00eb Petrit Ndou t\u00eb goditur pa ndjenja, pasi kishte humbur jet\u00ebn. E kan\u00eb goditur n\u00eb pabesi pas an\u00ebsore n\u00eb kok\u00eb me \u00e7eki\u00e7in q\u00eb ndodhej pran\u00eb tij. Pas k\u00ebtij momenti ka arritur edhe policia dhe \u00ebsht\u00eb kapur n\u00eb flagranc\u00eb Andi Vokrri\u201d, thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj n\u00eb polici.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/25\/bashkeshortja-e-petrit-ndout-tregon-momentin-kur-ia-moren-jeten-te-shoqit\/\">Bashk\u00ebshortja e Petrit Ndout tregon momentin kur ia mor\u00ebn jet\u00ebn t\u00eb shoqit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb konflikt p\u00ebr motive t\u00eb dob\u00ebta mes dy drejtuesve t\u00eb automjeteve u kthye n\u00eb nj\u00eb ngjarje tragjike gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb para t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb 20 janarit, n\u00eb aksin rrugor Thuman\u00eb-Fush\u00eb Kruj\u00eb. Si pasoj\u00eb, humbi jet\u00ebn 57-vje\u00e7ari Petrit Ndou, nd\u00ebrsa p\u00ebr ngjarjen u arrestua n\u00eb flagranc\u00eb 28-vje\u00e7ari Andi Vokri. Sipas policis\u00eb, i riu dyshohet se ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66345","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66345","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66345"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66345\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66345"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66345"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66345"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}