{"id":66294,"date":"2026-01-25T09:48:27","date_gmt":"2026-01-25T09:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/25\/cfare-fituam-nga-dy-ditet-e-ivanka-trump-ne-vlore\/"},"modified":"2026-01-25T09:48:27","modified_gmt":"2026-01-25T09:48:27","slug":"cfare-fituam-nga-dy-ditet-e-ivanka-trump-ne-vlore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/25\/cfare-fituam-nga-dy-ditet-e-ivanka-trump-ne-vlore\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb fituam nga dy dit\u00ebt e Ivanka Trump n\u00eb Vlor\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Fatos \u00c7o\u00e7oli\/<\/p>\n<p>Vajza e njeriut m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs, Presidentit t\u00eb SHBA-ve Donald Trump, nuk erdhi kot m\u00eb datat 22-23 janar 2026 n\u00eb Vlor\u00eb. Nuk takoi p\u00ebr form\u00eb studjo arkitekturore atje. I takoi p\u00ebr t\u2019u konsultuar p\u00ebr projektin n\u00eb Sazan me vler\u00eb 1.4 miliard\u00eb dollar\u00eb dhe ndoshta edhe p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb Zv\u00ebrnec.<\/p>\n<p>Pse Kushner e ka p\u00ebr zem\u00ebr projektin n\u00eb Vlor\u00eb?<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti i saj Jared Kushner, sip\u00ebrmarr\u00ebs me vler\u00eb pasurie 1 miliard\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb dhe ish-k\u00ebshilltar politik i Presidentit Trump n\u00eb vitet 2016-2020, i renditur nga Revista amerikane \u201cForbes\u201d si nd\u00ebr 15 personalitetet m\u00eb me influenc\u00eb sot n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb rolit t\u00eb tij n\u00eb Marr\u00ebveshjet Abrahams, q\u00eb synonin nisjen e marr\u00ebdh\u00ebnive t\u00eb bashk\u00ebpunimit mes Arabis\u00eb Saudite dhe Izralit, si dhe rolit n\u00eb arritjen e paqes n\u00eb Gaza dhe n\u00eb planin p\u00ebr rind\u00ebrtimin e saj, q\u00eb e paraqiti n\u00eb Davos dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, e ka shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr projektin e Sazanit.<\/p>\n<p>Rreth shtat\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 26 qershor 2025, qeveria shqiptare rregjistroi n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit(QKB) n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb shoq\u00ebri aksionere(sh.a), me emrin \u201cAlbanian State Development &amp; Real Estate\u201d (n\u00eb shqip, \u201cZhvillim Shtet\u00ebror dhe i Pasurive t\u00eb Patundshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d), pak dit\u00eb pasi Jared Kushner dhe bashk\u00ebshortja e tij Ivanka Trump vizituan Vlor\u00ebn po n\u00eb qershor 2025.<\/p>\n<p>Kapitali i shoq\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb 50 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb zot\u00ebruara 100 p\u00ebrqind nga Korporata e Investimeve Shqiptare, nj\u00eb struktur\u00eb shtet\u00ebrore e varur nga kryeministri, e cila ka rreth dy vjet q\u00eb po punon me projekte investimi me partner\u00eb privat\u00eb vendas dhe t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Dh\u00ebndri i Donald Trump mori statusin e Investitorit Strategjik, me nj\u00eb vendim t\u00eb 30 dhjetorit t\u00eb vitit 2024 t\u00eb Komitetit t\u00eb Investimeve Strategjike t\u00eb drejtuar nga kryeministri p\u00ebr Atlantic Incubation Partners LLC, shoq\u00ebri e t\u00eb drejt\u00ebs amerikane, e krijuar dhe e drejtuar nga Jared Kushner. Vendimi u dha p\u00ebr shkak t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb lart\u00eb t\u00eb investimit n\u00eb projektin e paraqitur prej Kushner. Statusi iu dha kompanis\u00eb amerikane p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 10-vje\u00e7are, gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs ajo do t\u00eb realizoj\u00eb projektin e saj t\u00eb investimit, t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb tre faza.<\/p>\n<p>Investimi n\u00eb ishullin e Sazanit kap vler\u00ebn e 1.4 miliard\u00eb dollar\u00ebve dhe nd\u00ebrtimi parashikohet t\u00eb shtrihet n\u00eb 8 p\u00ebrqind t\u00eb ishullit, n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 45 hektar\u00ebsh. Nga projekti pritet t\u00eb pun\u00ebsohen mbi nj\u00eb mij\u00eb persona.<\/p>\n<p>Ky investim propozohet si nj\u00eb projekt i integruar me marin\u00eb turistike, si dhe struktura akomoduese elitare, rezidenca me standard t\u00eb lart\u00eb, zona gastronomike, zona rekreacionale (t\u00eb krijimtaris\u00eb sportive, kulturore dhe artistike), me sh\u00ebrbime n\u00eb funksion t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 maj 2025, n\u00eb nj\u00eb mesazh video n\u00eb samitin e investimeve t\u00eb huaja p\u00ebr Evrop\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, me pjes\u00ebmarrjen e Presidentit francez Makron, me titull \u201cP\u00ebrpar\u00ebsia: Evropa\u201d, Kushner njoftoi se kishte angazhuar nj\u00eb nga inxhinier\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb projekteve miq\u00ebsore me mjedisin n\u00eb Evrop\u00eb, p\u00ebr projektin e Sazanit. Ai foli dhe p\u00ebr simbioz\u00ebn e projektit n\u00eb Sazan me Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Ivanka Trump dhe rritja e profilit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Vizita dyditore e Ivanka Trump n\u00eb Vlor\u00eb, m\u00eb 22\u201323 janar 2026, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb ngjarje me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb politike, ekonomike dhe simbolike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. P\u00ebrtej protokollit dhe v\u00ebmendjes mediatike, kjo vizit\u00eb prodhon disa p\u00ebrfitime konkrete dhe afatgjata p\u00ebr vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ivanka Trump \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb globale, me ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb qarqet politike, financiare dhe t\u00eb biznesit amerikan. Prania e saj n\u00eb Vlor\u00eb e vendos Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb fokusin e mediave nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe rrit perceptimin e vendit si nj\u00eb destinacion serioz, i sigurt dhe n\u00eb zhvillim. Kjo v\u00ebmendje ka vler\u00eb t\u00eb shtuar, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur vendet e vogla konkurrojn\u00eb fort p\u00ebr investime dhe aleanca strategjike.<\/p>\n<p>Zgjedhja e Vlor\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsore. Ajo forcon imazhin e qytetit si nj\u00eb qend\u00ebr elitare turizmi, jo vet\u00ebm sezonal, por edhe p\u00ebr investime afatgjata n\u00eb turiz\u00ebm luksoz, rezidenca elitare, marina dhe porte jahtesh, si dhe sh\u00ebrbime t\u00eb integruara turistike. Vizita e nj\u00eb figure t\u00eb till\u00eb si Ivanka Trump sh\u00ebrben si \u201cvul\u00eb besimi\u201d p\u00ebr investitor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb potencial\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb klim\u00ebn aktuale gjeopolitike, \u00e7do afrim me SHBA-t\u00eb ka pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Vizita e Ivanka Trump sinjalizon hapje t\u00eb reja p\u00ebr investime amerikane direkte, bashk\u00ebpunime publiko-private, fonde zhvillimore dhe projekte infrastrukturore.<\/p>\n<p>Kjo vizit\u00eb i d\u00ebrgon tregut bot\u00ebror t\u00eb turizmit nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb hart\u00ebn e interesave amerikane. P\u00ebrtej aspektit ekonomik, vizita ka nj\u00eb dimension t\u00eb fort\u00eb diplomatik. Ajo p\u00ebrforcon partneritetin strategjik me SHBA-t\u00eb dhe konfirmon pozicionimin e Shqip\u00ebris\u00eb si aleat i besuesh\u00ebm n\u00eb rajon, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Ky dimension \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe p\u00ebr rolin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb stabilitetin rajonal dhe n\u00eb proceset euroatlantike.<\/p>\n<p>Planet e Kushner dhe Ivanka Trump p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb<\/p>\n<p>Investimi n\u00eb Szan dhe nj\u00eb projekt i mundsh\u00ebm investimi dhe n\u00eb Zv\u00ebrnec vijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment kur turizmi n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb industrin\u00eb num\u00ebr nj\u00eb t\u00eb vendit, duke ia kaluar sektorit t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe eksportit t\u00eb mallrave. Sipas Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, turizmi ka kontribuar n\u00eb prodhimin komb\u00ebtar n\u00eb vitin 2025 me mbi 4 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>Investimi i Kushner dhe Ivanka Trump \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb dyt\u00eb. Krahas kapitaleve me vler\u00eb 1.4 miliard\u00eb dollar\u00eb, Kushner ka deklaruar se do t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb mark\u00eb elitare t\u00eb sh\u00ebrbimeve turistike, aktive sidomos n\u00eb vendet aziatike, por edhe n\u00eb ishullin Sh\u00ebn Stefan n\u00eb Malin e Zi, marka \u201cAman\u201d. Kjo mark\u00eb parashikohet q\u00eb ta rris\u00eb edhe m\u00eb tej imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb si destinacion turistik, n\u00eb nj\u00eb zhvillim t\u00eb ndjesh\u00ebm dhe n\u00eb nivele t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Me 8 p\u00ebrqind(45 hektar\u00eb) t\u00eb ishullit t\u00eb Sazanit t\u00eb zhvilluar nga projekti i Kushner, ne mund t\u00eb shohim gradualisht n\u00eb Sazan nj\u00eb mini-Singapor, n\u00eb kuptimin q\u00eb mund t\u00eb kemi nj\u00eb masterplan investimesh serioze dhe t\u00eb koordinuara me nj\u00ebri-tjetrin, duke e kthyer ishullin e vet\u00ebm q\u00eb kemi n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb me potencial t\u00eb lart\u00eb ekonomik.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm n\u00eb Sazan, por edhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera me potencial t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendit, mund t\u00eb krijohen zona ekonomike dhe mund\u00ebsi p\u00ebr rritjen e turizmit, i cili ka marr\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rajonin e Mesdheut. Sazani ka qen\u00eb nj\u00eb aset i fjetur i Shqip\u00ebris\u00eb prej tre dekadash e gjysm\u00eb tashm\u00eb, duke q\u00ebndruar n\u00eb nj\u00eb gjendje letargjike. Me Kushner ai e ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr zhvillimi.<\/p>\n<p>Me Ivanka Trump q\u00eb diskutoi me studjot arkitekturore n\u00eb Vlor\u00eb, me siguri edhe p\u00ebr nj\u00eb projekt n\u00eb Zv\u00ebrnec, t\u00eb dyja projektet kan\u00eb aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb sjellin mund\u00ebsi t\u00eb reja, pun\u00ebsim t\u00eb ri dhe t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb forcimin e ekonomis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fatos \u00c7o\u00e7oli\/ Vajza e njeriut m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs, Presidentit t\u00eb SHBA-ve Donald Trump, nuk erdhi kot m\u00eb datat 22-23 janar 2026 n\u00eb Vlor\u00eb. Nuk takoi p\u00ebr form\u00eb studjo arkitekturore atje. I takoi p\u00ebr t\u2019u konsultuar p\u00ebr projektin n\u00eb Sazan me vler\u00eb 1.4 miliard\u00eb dollar\u00eb dhe ndoshta edhe p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00eb mundsh\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66294","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66294","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66294"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66294\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66294"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66294"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66294"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}