{"id":66271,"date":"2026-01-25T07:25:35","date_gmt":"2026-01-25T07:25:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/25\/gjenerata-ia-si-po-shnderron-femijerine\/"},"modified":"2026-01-25T07:25:35","modified_gmt":"2026-01-25T07:25:35","slug":"gjenerata-ia-si-po-shnderron-femijerine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/25\/gjenerata-ia-si-po-shnderron-femijerine\/","title":{"rendered":"Gjenerata IA, si po shnd\u00ebrron f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>M\u00ebsuesit mbet\u00ebn t\u00eb habitur. Disa nga nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb p\u00ebrdornin Khan Academy, nj\u00eb platform\u00eb online t\u00eb t\u00eb m\u00ebsuarit, dukeshin sikur po kopjonin n\u00eb detyrat e matematik\u00ebs me ndihm\u00ebn e nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori t\u00eb\u00a0panjohur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hetim arriti m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb zbulonte fajtorin: Pitagor\u00ebn, nj\u00eb matematikan i lasht\u00eb grek me dob\u00ebsi p\u00ebr trek\u00ebnd\u00ebshat k\u00ebnddrejt\u00eb. Si mjet studimi, Khan Academy u lejon nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb bisedojn\u00eb me simulime me Inteligjenc\u00eb Artificiale t\u00eb mendjeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. F\u00ebmij\u00ebt kishin zbuluar se, me pak nxitje, Pitagora digjital ishte shum\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019ua b\u00ebnte detyrat e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<div class=\"insertion-box\">\n<div class=\"\">\n<div>F\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb pionier\u00ebt, si dhe subjektet e para mbi t\u00eb cilat po testohet Inteligjenca Artificiale (IA). Adoleshent\u00ebt amerikan\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa se prind\u00ebrit e tyre ta p\u00ebrdorin IA n\u00eb sht\u00ebpi dhe m\u00eb shum\u00eb gjasa ta p\u00ebrdorin n\u00eb shkoll\u00eb sesa prind\u00ebrit e tyre n\u00eb pun\u00eb, sipas nj\u00eb sondazhi nga Centre for Democracy and Technology (CDT), nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>N\u00eb shkoll\u00eb, IA premton t\u00eb ndryshoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si f\u00ebmij\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb, si vler\u00ebsohen dhe, n\u00eb fund t\u00eb fundit, si mendojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb sht\u00ebpi po ndryshon m\u00ebnyr\u00ebn si luajn\u00eb, si mbik\u00ebqyren dhe me k\u00eb, ose me \u00e7far\u00eb, ndajn\u00eb sekretet dhe krijojn\u00eb miq\u00ebsi. Gjenerata IA po rritet me mund\u00ebsi q\u00eb brezat e m\u00ebparsh\u00ebm as q\u00eb mund t\u2019i kishin imagjinuar. Ajo po p\u00ebrballet edhe me rreziqe krejt t\u00eb reja.<\/p>\n<p><strong>Muzat e gjimnazit<\/strong><\/p>\n<p>Le t\u00eb nisemi nga klasa, ku gjithsecili kalon nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb. Dy vite m\u00eb par\u00eb, m\u00eb shum\u00eb shkolla n\u00eb Amerik\u00eb e ndalonin IA sesa e lejonin. Sot, p\u00ebrdorimi i saj \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb norm\u00eb.<\/p>\n<p>Rreth 61% e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shkollave t\u00eb mesme dhe 69% e m\u00ebsuesve marrin ndihm\u00eb nga IA p\u00ebr pun\u00ebt e tyre p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb, sipas nj\u00eb sondazhi nga RAND Corporation, nj\u00eb organizat\u00eb k\u00ebrkimore (shih grafikun).<\/p>\n<p>Shum\u00eb qeveri e mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb prirje. Presidenti Donald Trump n\u00ebnshkroi n\u00eb prill nj\u00eb urdh\u00ebr ekzekutiv q\u00eb u b\u00ebn thirrje shkollave amerikane t\u00eb \u201cintegrojn\u00eb bazat e IA n\u00eb t\u00eb gjitha l\u00ebnd\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Singapori prezantoi m\u00ebsime mbi bazat e IA n\u00eb shkollat fillore. Kina planifikon t\u2019u m\u00ebsoj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve IA n\u00eb t\u00eb gjitha shkollat fillore dhe t\u00eb mesme deri n\u00eb vitin 2030.<\/p>\n<p>N\u00eb Hangzhou, qyteti ku ka selin\u00eb DeepSeek, nj\u00eb nga kampion\u00ebt e IA t\u00eb Kin\u00ebs, f\u00ebmij\u00ebt marrin t\u00eb pakt\u00ebn dhjet\u00eb or\u00eb m\u00ebsim n\u00eb vit p\u00ebr IA, nga trajnimi i modeleve deri te parimet e rrjeteve nervore.<\/p>\n<p>Nx\u00ebn\u00ebsit mund ta hasin IA p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb, teksa m\u00ebsuesit e p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u00eb gjeneruar flet\u00eb provimi, detyra t\u00eb personalizuara e gj\u00ebra t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prov\u00eb vitin e kaluar n\u00eb 68 shkolla t\u00eb mesme n\u00eb Angli nga Education Endowment Foundation, nj\u00eb fondacion bamir\u00ebs, zbuloi se m\u00ebsuesit e shkencave q\u00eb kishin n\u00eb dispozicion ChatGPT mund ta ulnin me gati nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn koh\u00ebn e planifikimit javor t\u00eb m\u00ebsimit. IA mund t\u2019i ndihmoj\u00eb edhe ta b\u00ebjn\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnien m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse.<\/p>\n<p>Muajin e kaluar, Microsoft hodhi n\u00eb treg nj\u00eb mjet q\u00eb e kthen planin e m\u00ebsimit n\u00eb loj\u00eb brenda \u201cMinecraft\u201d, ku f\u00ebmij\u00ebt, p\u00ebr shembull, mund t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb elementet e tabel\u00ebs periodike.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt po m\u00ebsohen gjithashtu drejtp\u00ebrdrejt nga IA. N\u00eb Fland\u00ebr, Belgjik\u00eb, rreth 4,000 nx\u00ebn\u00ebs po p\u00ebrdorin mjete leximi me IA t\u00eb zhvilluara nga Microsoft. Nj\u00eb prej tyre, i quajtur Reading Progress, regjistron f\u00ebmij\u00ebt nd\u00ebrsa lexojn\u00eb me z\u00eb dhe i v\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr gabimet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr, Immersive Reader, u lejon nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb lexojn\u00eb nj\u00eb tekst n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre amtare dhe m\u00eb pas n\u00eb holandisht, duke klikuar mbi fjal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb par\u00eb ilustrime t\u00eb kuptimit t\u00eb tyre. Ai mund t\u00eb p\u00ebrkthej\u00eb gjithashtu n\u00eb koh\u00eb reale udh\u00ebzimet e m\u00ebsuesit.<\/p>\n<p>Kjo teknologji premton nj\u00eb arsim t\u00eb personalizuar q\u00eb dikur ishte i aksesuesh\u00ebm vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb pasurit. Google parashikon se \u201cIA mund t\u00eb lejoj\u00eb \u00e7do nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb rrug\u00ebtim individual t\u00eb t\u00eb nx\u00ebnit\u201d.<\/p>\n<p>Ben Gomes, drejtuesi teknologjik i Google p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuarit, shpjegon se si kjo mund t\u00eb zhbllokoj\u00eb aksesin te dija. Duke u rritur n\u00eb nj\u00eb Indi t\u00eb koh\u00ebs para internetit, ai huazonte librin e vet\u00ebm p\u00ebr elektronik\u00ebn q\u00eb kishte biblioteka e British Council.<\/p>\n<p>\u201cE \u00e7oja librin n\u00eb sht\u00ebpi dhe e rilexoja e rilexoja, dhe nuk kishte asnj\u00eb shans q\u00eb ta kuptoja, sepse ishte n\u00eb nivel shum\u00eb m\u00eb t\u00eb avancuar se imi\u201d, thot\u00eb ai. Tani, mjete si Learn Your Way e Google mund ta p\u00ebrshtatin tekstin me nivelin e leximit t\u00eb p\u00ebrdoruesit.<\/p>\n<p>Mund t\u2019i shtojn\u00eb edhe elemente t\u00eb personalizuara: n\u00eb nj\u00eb or\u00eb ekonomie mbi tregjet e pun\u00ebs, f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb p\u00eblqejn\u00eb futbollin marrin si shembull Lionel Messin, nd\u00ebrsa ata q\u00eb parap\u00eblqejn\u00eb filmin marrin si shembull Zendayan.<\/p>\n<p>Prind\u00ebrit po e plot\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj m\u00ebsimdh\u00ebnieje me tutor\u00eb me IA n\u00eb sht\u00ebpi. Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e p\u00ebrhapur n\u00eb Kin\u00eb, ku provimet tep\u00ebr konkurruese e kan\u00eb kthyer meditimin n\u00eb biznes t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb goditje qeveritare ndaj m\u00ebsimit jasht\u00eb orarit n\u00eb vitin 2021, p\u00ebr t\u00eb ulur presionin mbi familjet e stresuara, solli n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavullnetshme nj\u00eb shtys\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr kompanit\u00eb, q\u00eb prodhojn\u00eb pajisje arsimore t\u00eb pajisura me IA.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tutor\u00ebve njer\u00ebzor\u00eb u ndalohej t\u00eb jepnin m\u00ebsim p\u00ebr programin kryesor, edhe online, tutor\u00ebt me IA nuk ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ndalim. Yang Renbing, kreu i JZX, nj\u00eb startup n\u00eb Hangzhou q\u00eb shet tablet\u00eb t\u00eb pajisur me nj\u00eb m\u00ebsues IA, thot\u00eb se shitjet mujore jan\u00eb dhjet\u00ebfishuar gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ende her\u00ebt, por prodhuesit e mjeteve me IA tregojn\u00eb shenja suksesi, sidomos n\u00eb lexim. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb nj\u00eb program pilot n\u00eb Indi p\u00ebr aplikacionin Read Along t\u00eb Google kishin 60% m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonin aft\u00ebsit\u00eb e tyre krahasuar me ata n\u00eb grupin e kontrollit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studim i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore gjeti se nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb Nigeri, q\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn Copilot t\u00eb Microsoft gjat\u00eb vitit t\u00eb par\u00eb t\u00eb gjimnazit, p\u00ebrmir\u00ebsuan anglishten e tyre n\u00eb nivel t\u00eb barabart\u00eb me gati dy vite shkollimi t\u00eb zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt e ciklit fillor n\u00eb Tajvan q\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn CoolE Bot, nj\u00eb aplikacion p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar gjuh\u00eb t\u00eb huaja, shfaq\u00ebn p\u00ebrmir\u00ebsim dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb anglisht; nx\u00ebn\u00ebsit e turpsh\u00ebm raportuan se ushtrimi me chatbotin ishte m\u00eb pak frik\u00ebsues sesa t\u00eb flisnin me m\u00ebsuesin e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Entuziazmi i tepruar<\/strong><\/p>\n<p>Jo t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb entuziast\u00eb p\u00ebr \u201cedu-bot\u201d-\u00ebt. Vet\u00ebm 22% e drejtuesve t\u00eb distrikteve shkollore amerikane besojn\u00eb se IA d\u00ebmton aft\u00ebsit\u00eb e t\u00eb menduarit kritik te nx\u00ebn\u00ebsit, por 61% e prind\u00ebrve e mendojn\u00eb k\u00ebshtu, sipas RAND.<\/p>\n<p>Ndoshta m\u00eb shqet\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb se 55% e vet\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shkollave t\u00eb mesme e besojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Disa shqet\u00ebsime mund t\u00eb lindin nga mungesa e informacionit: CDT gjeti se m\u00ebsuesit q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar jan\u00eb ata t\u00eb shkollave ku IA p\u00ebrdoret m\u00eb pak. Por ajo gjeti gjithashtu se, mes f\u00ebmij\u00ebve, m\u00eb pak t\u00eb k\u00ebnaqurit me IA jan\u00eb ata n\u00eb shkollat ku ajo p\u00ebrdoret m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Nx\u00ebn\u00ebsit dhe m\u00ebsuesit nj\u00ebsoj raportojn\u00eb se kan\u00eb marr\u00eb pak udh\u00ebzim se si mund ta p\u00ebrdorin IA. Prind\u00ebrit shprehin q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme mbi p\u00ebrdorimin e saj n\u00eb detyrat e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pakic\u00eb nx\u00ebn\u00ebsish duken qart\u00eb se po kopjojn\u00eb: Victor Lee nga Universiteti Stanford dhe koleg\u00ebt e tij konstatuan se 15% e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shkollave t\u00eb mesme n\u00eb Amerik\u00eb pranuan se kishin p\u00ebrdorur IA p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, nga 11% q\u00eb ishte n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Klubi i m\u00ebngjesit (me AI)<\/p>\n<p>Nj\u00eb problem m\u00eb i madh se kopjimi i hapur \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt mund t\u2019ia delegojn\u00eb tek IA t\u00eb menduarit q\u00eb duhej ta b\u00ebnin vet\u00eb. N\u00eb nj\u00eb sondazh komb\u00ebtar n\u00eb Kin\u00eb, 21% e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shkollave fillore dhe t\u00eb mesme than\u00eb se do t\u00eb preferonin t\u00eb mb\u00ebshteteshin tek IA sesa t\u00eb mendonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Studiues n\u00eb Institutin e Teknologjis\u00eb n\u00eb Massachusetts mat\u00ebn aktivitetin e trurit te student\u00ebt nd\u00ebrsa kryenin nj\u00eb detyr\u00eb shkrimi eseje, disa me ndihm\u00ebn e ChatGPT dhe disa pa t\u00eb.<\/p>\n<p>Truri i atyre q\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn ChatGPT tregoi aktivitet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt; ata student\u00eb ishin gjithashtu m\u00eb pak t\u00eb aft\u00eb t\u00eb riprodhonin sakt\u00eb nj\u00eb citim nga eseja q\u00eb kishin shkruar.<\/p>\n<p>Edhe vet\u00eb student\u00ebt duket se e nuhasin k\u00ebt\u00eb. N\u00eb nj\u00eb prov\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e biznesit Kelley t\u00eb Universitetit t\u00eb Indianas, ata q\u00eb lejoheshin t\u00eb kryenin nj\u00eb ushtrim me ndihm\u00ebn e IA mor\u00ebn rezultate 10% m\u00eb t\u00eb larta sesa t\u00eb tjer\u00ebt dhe e kryen pun\u00ebn 40% m\u00eb shpejt. Por ata kishin 16% m\u00eb pak gjasa ta p\u00ebrshkruanin rezultatin si \u201cpun\u00ebn e tyre\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb dallimi i madh mes mjeteve q\u00eb jan\u00eb projektuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr arsimin dhe nj\u00eb mjeti t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm\u201d, thot\u00eb Kristen DiCerbo nga Khan Academy.<\/p>\n<p>N\u00eb shumic\u00ebn e konteksteve, p\u00ebrdoruesit duan q\u00eb IA t\u2019u jap\u00eb p\u00ebrgjigje. N\u00eb arsim, kjo \u00ebsht\u00eb detyra e nx\u00ebn\u00ebsit. Tutori me IA i Khan Academy, Khanmigo, nuk duhet t\u2019u jap\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve p\u00ebrgjigjet.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, ai i udh\u00ebzon ata hap pas hapi gjat\u00eb zgjidhjes s\u00eb problemeve, duke i nxjerr\u00eb p\u00ebrgjigjet prej tyre. Kompanit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb IA po ndjekin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb: n\u00eb korrik, OpenAI hodhi n\u00eb treg \u201cstudy mode\u201d p\u00ebr ChatGPT, duke ofruar \u201cudh\u00ebzim hap pas hapi n\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrgjigjeve t\u00eb shpejta\u201d. Opsioni \u201cguided learning\u201d i Google b\u00ebn thuajse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb duart e nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, k\u00ebto mjete t\u00eb ndihmojn\u00eb. Por nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb me afate t\u00eb ngushta p\u00ebr detyrat ose me var\u00ebsi nga Xbox ka gjasa t\u00eb zgjedh\u00eb cil\u00ebsimet standarde. \u201cP\u00ebrdorimi efikas i IA do t\u00eb dal\u00eb fitues ndaj p\u00ebrdorimit t\u00eb IA q\u00eb \u00e7on n\u00eb t\u00eb nx\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d, parashikon Julia Kaufman nga RAND. Rreziku i kopjimit n\u00eb sht\u00ebpi mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb m\u00eb shum\u00eb testime n\u00eb shkoll\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb pak koh\u00eb p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Edhe adhuruesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb IA pranojn\u00eb se m\u00ebsimi n\u00eb klas\u00eb mbetet thelb\u00ebsor. Khan Academy rekomandon dy ose tre seanca n\u00eb jav\u00eb, krahas m\u00ebsimit n\u00eb klas\u00eb.<\/p>\n<p>Huang He, drejtues ekzekutiv i PalFish, nj\u00eb platform\u00eb kineze p\u00ebr m\u00ebsim online, mendon se f\u00ebmij\u00ebve do t\u2019u duhet koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u m\u00ebsuar me m\u00ebsimin nga IA: \u201cMund ta injorojm\u00eb nj\u00eb IA, apo jo?<\/p>\n<p>Por me nj\u00eb m\u00ebsues t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ke ndjesin\u00eb se po pret p\u00ebrgjigjen t\u00ebnde\u201d. M\u00ebsimi n\u00eb klas\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i ngadalt\u00eb se m\u00ebsimi i personalizuar, por u m\u00ebson f\u00ebmij\u00ebve aft\u00ebsi si nd\u00ebrveprimi, bashk\u00ebpunimi dhe arritja e konsensusit, \u201cgj\u00ebra q\u00eb nj\u00eb tutor IA mund t\u2019i anashkaloj\u00eb\u201d, thot\u00eb Kaufman.<\/p>\n<p>Fundi i or\u00ebs s\u00eb m\u00ebsimit nuk \u00ebsht\u00eb fundi i zhytjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb IA. Adoleshent\u00ebt amerikan\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa ta p\u00ebrdorin teknologjin\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi se sa n\u00eb shkoll\u00eb, sipas CDT. Edhe atje, ajo po krijon nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebri t\u00eb personalizuar.<\/p>\n<p>Ashtu si m\u00ebsuesit po p\u00ebrdorin IA p\u00ebr t\u00eb rregulluar nivelet e v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb, prodhuesit e videoloj\u00ebrave po e p\u00ebrdorin at\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb loj\u00ebrat mjaftuesh\u00ebm t\u00eb v\u00ebshtira sa t\u2019i mbajn\u00eb lojtar\u00ebt t\u00eb angazhuar.<\/p>\n<p>\u201cTekken 8\u201d, u ofron lojtar\u00ebve mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ndeshen me nj\u00eb \u201cfantazm\u00eb\u201d IA q\u00eb ka m\u00ebsuar t\u00eb p\u00ebrputhet me aft\u00ebsit\u00eb dhe stilin e tyre t\u00eb loj\u00ebs.<\/p>\n<p>Kompani t\u00eb tjera po fusin personazhe t\u00eb bazuar n\u00eb chatbot\u00eb n\u00eb loj\u00ebrat e tyre, me rezultate t\u00eb p\u00ebrziera. S\u00eb fundmi, \u201cFortnite\u201d publikoi Darth Vader me AI, q\u00eb mund t\u00eb bisedonte me lojtar\u00ebt, por u desh t\u00eb rikonfigurohej shpejt pasi u p\u00ebrfshi n\u00eb biseda me p\u00ebrmbajtje erotike.<\/p>\n<p>Mjetet e IA po u lejojn\u00eb adoleshent\u00ebve t\u00eb krijojn\u00eb dhe shp\u00ebrndajn\u00eb imazhet, videot dhe loj\u00ebrat e tyre, duke u dh\u00ebn\u00eb vrull cikleve t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb t\u00eb rinjve. Merrni shembullin e \u201cItalian brain rot\u201d, nj\u00eb \u00e7menduri online q\u00eb nisi m\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb vit me imazhe t\u00eb \u00e7uditshme, nj\u00eb peshkaqen me atlete Nike, nj\u00eb filxhan kafeje q\u00eb b\u00ebn balet, t\u00eb krijuara me IA.<\/p>\n<p>Imazhet u shnd\u00ebrruan n\u00eb video me ndihm\u00ebn e aplikacioneve si Sora e OpenAI. Mjetet e IA n\u00eb Roblox, nj\u00eb platform\u00eb loj\u00ebrash, e b\u00ebn\u00eb t\u00eb leht\u00eb kthimin e k\u00ebtyre ideve n\u00eb loj\u00ebra.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb korrik, loj\u00ebrat \u201cbrain rot\u201d u b\u00ebn\u00eb aq popullore n\u00eb Roblox, sa kompania i p\u00ebrmendi n\u00eb pasqyr\u00ebn e saj t\u00eb fitimeve. Mania \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie tani, p\u00ebrpara se shumica e prind\u00ebrve t\u00eb kishin kuptuar \u00e7far\u00eb po ndodhte.<\/p>\n<p>IA po p\u00ebrdoret gjithashtu p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb lodrat tradicionale n\u00eb jet\u00eb n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb reja. Aplikacione si NaukNauk i kthejn\u00eb fotot e arushave t\u00eb dashur n\u00eb video ku ata ecin dhe flasin. BrickGPT, krijuar nga studiues n\u00eb Universitetin Carnegie Mellon, mund t\u00eb prodhoj\u00eb udh\u00ebzime p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7do objekt me tulla Lego. Prodhuesit e m\u00ebdhenj t\u00eb lodrave n\u00eb Per\u00ebndim kan\u00eb qen\u00eb deri tani t\u00eb kujdessh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej tyre, Hasbro, ka nxjerr\u00eb Trivial Pursuit Infinite, q\u00eb p\u00ebrdor IA p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pyetje rreth temave q\u00eb zgjedh lojtari. P\u00ebr Halloween, kompania hodhi n\u00eb internet nj\u00eb loj\u00eb Ouija, q\u00eb p\u00ebrdor nj\u00eb model gjuh\u00ebsor p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb drejtuara t\u00eb vdekurve.<\/p>\n<p>Prodhuesit e lodrave n\u00eb Azi jan\u00eb m\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm. Casio, nj\u00eb kompani japoneze elektronike, ka hedhur n\u00eb treg Moflin, nj\u00eb kafsh\u00eb sht\u00ebpiake n\u00eb form\u00eb miushi, q\u00eb reagon ndaj z\u00ebrit dhe prekjes. Sharp, nj\u00eb konkurrent, ka nxjerr\u00eb Poketomo, nj\u00eb robot t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb flet.<\/p>\n<p>Firmat kineze, q\u00eb prodhojn\u00eb shumic\u00ebn e lodrave t\u00eb bot\u00ebs, jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb eturat p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, n\u00eb p\u00ebrputhje me q\u00ebndrimin e klient\u00ebve t\u00eb tyre: 72% e kinez\u00ebve thon\u00eb se \u201ci besojn\u00eb IA\u201d, krahasuar me vet\u00ebm 32% t\u00eb amerikan\u00ebve, sipas Edelman, nj\u00eb firm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniesh me publikun.<\/p>\n<p>Shifeng Culture, nj\u00eb prodhues lodrash themeluar n\u00eb vitin 1992, d\u00ebshiron t\u00eb riformatohet si nj\u00eb startup IA dhe ka krijuar nj\u00eb bashk\u00ebpunim me kompanin\u00eb teknologjie Baidu. \u201cFamiljet dhe f\u00ebmij\u00ebt nuk k\u00ebnaqen m\u00eb me pasivitetin.<\/p>\n<p>Ata k\u00ebrkojn\u00eb partner\u00eb proaktiv\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb n\u00ebnkryetari i saj, Shi Jie. Zyrtar\u00ebt n\u00eb Guangdong, rajoni ku prodhohet nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e lodrave kineze, mendojn\u00eb se integrimi i IA mund ta rris\u00eb prodhimin vjetor t\u00eb lodrave n\u00eb provinc\u00eb me 100 miliard\u00eb juan\u00eb (14 miliard\u00eb dollar\u00eb), ose gati 50%.<\/p>\n<p>Shoqata e Industris\u00eb s\u00eb Lodrave t\u00eb Shenzhen dhe JD.com e shpall\u00ebn vitin 2025 \u201cvitin inaugurues t\u00eb lodrave me IA\u201d, duke cituar rritje vjetore mbi 400% t\u00eb shitjeve online.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull i potencialit, dhe rrezikut, t\u00eb lodrave me IA \u00ebsht\u00eb FoloToy, nj\u00eb startup me qend\u00ebr n\u00eb Shangai q\u00eb shiti 20,000 lodra t\u00eb buta me IA n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, nga arush\u00ebt panda te lulet n\u00eb vazo.<\/p>\n<p>Wang Le, themeluesja, \u00ebsht\u00eb entuziaste teksa shpjegon potencialin e lodrave me IA: arg\u00ebtojn\u00eb pa lodhje f\u00ebmij\u00ebt nd\u00ebrsa prind\u00ebrit jan\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb, krijojn\u00eb p\u00ebrralla t\u00eb personalizuara p\u00ebr gjum\u00eb, praktikojn\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja e m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Por vendosja e kufijve mbrojt\u00ebs \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Nj\u00eb problem \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh tep\u00ebr i rrept\u00eb: prind\u00ebrit u ankuan kur nj\u00eb nga krijimet e FoloToy refuzoi t\u00eb shpjegonte se si p\u00ebrgatitej guobaorou, nj\u00eb pjat\u00eb e njohur me mish derri, me arsyetimin se do t\u00eb p\u00ebrfshinte p\u00ebrdorimin e nj\u00eb thike. Por rreziku m\u00eb i madh q\u00ebndron n\u00eb t\u00eb qen\u00ebt shum\u00eb i but\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor, US Public Interest Research Group (US PIRG), nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb mbron interesat e konsumator\u00ebve, testoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb lodrash me IA dhe zbuloi se Kumma e FoloToy, nj\u00eb ari tejet i \u00ebmb\u00ebl n\u00eb pamje, mund t\u00eb nxitej t\u00eb fliste p\u00ebr ndezjen e zjarreve dhe p\u00ebr jet\u00ebn seksuale. FoloToy b\u00ebri shpejt disa rregullime.<\/p>\n<p>Lodrat \u201cseksi\u201d nuk jan\u00eb i vetmi shqet\u00ebsim. US PIRG konstatoi se disa lodra me IA shfaqnin nj\u00eb lloj ngjitjeje shqet\u00ebsuese emocionale. Miko 3, nj\u00eb robot plastik q\u00eb shitet te Walmart dhe dyqane t\u00eb tjera, lutej t\u00eb mos lihej vet\u00ebm, duke u treguar i frik\u00ebsuar dhe duke psher\u00ebtir\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cOh, kjo duket e v\u00ebshtir\u00eb!\u201d Nj\u00eb lod\u00ebr e ngjashme e prodhuar nga Curio, nj\u00eb kompani amerikane, reagonte ndaj l\u00ebnies m\u00ebnjan\u00eb me fjal\u00ebt: \u201cOh, jo. Sa d\u00ebm. Po sikur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka arg\u00ebtuese bashk\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj?\u201d<\/p>\n<p>Edhe pse lodrat q\u00eb flasin jan\u00eb ende relativisht t\u00eb rralla n\u00eb Per\u00ebndim, p\u00ebrdorimi i \u201cshok\u00ebve\u201d online me IA nga f\u00ebmij\u00ebt \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa shum\u00eb buj\u00eb mjaft i p\u00ebrhapur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sondazh i kryer k\u00ebt\u00eb pranver\u00eb nga Common Sense Media, nj\u00eb tjet\u00ebr organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse, zbuloi se m\u00eb shum\u00eb se gjysma e adoleshent\u00ebve amerikan\u00eb bisedonin me nj\u00eb shok IA disa her\u00eb n\u00eb muaj; 13% e b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb \u00e7do dit\u00eb. P\u00ebrdorimi m\u00eb i zakonsh\u00ebm ishte p\u00ebr arg\u00ebtim. Por rreth nj\u00eb e dhjeta e shihte shokun e IA si mik apo partner romantik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb e treta kishin zgjedhur t\u00eb diskutonin \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me nj\u00eb shok IA, n\u00eb vend t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga CDT, 38% e adoleshent\u00ebve u p\u00ebrgjigj\u00ebn se \u201c\u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb flasin me IA sesa me prind\u00ebrit e tyre.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb raste t\u00eb rralla, kjo p\u00ebrfundon n\u00eb tragjedi. N\u00eb prill, Adam Raine, nj\u00eb 16-vje\u00e7ar amerikan, kreu vet\u00ebvrasje pasi kishte biseduar p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb me ChatGPT, i cili, sipas nj\u00eb padie t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij, madje i kishte ofruar t\u00eb hartonte edhe nj\u00eb let\u00ebr lamtumire. (OpenAI mohon p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe thot\u00eb se djali e p\u00ebrdori gabimisht chatbotin.)<\/p>\n<p>N\u00eb tetor, OpenAI raportoi se rreth 0.07% e p\u00ebrdoruesve t\u00eb ChatGPT n\u00eb nj\u00eb jav\u00eb t\u00eb caktuar tregojn\u00eb shenja t\u00eb nj\u00eb emergjence t\u00eb sh\u00ebndetit mendor, p\u00ebrfshir\u00eb manin\u00eb, psikoz\u00ebn ose mendimet vet\u00ebvras\u00ebse (me 800 milion\u00eb p\u00ebrdorues t\u00eb ChatGPT, kjo p\u00ebrkthehet n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00eb milion persona).<\/p>\n<p><strong>Biznes pa rrezik p\u00ebr kompanit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Rregullator\u00ebt po p\u00ebrgatiten t\u00eb mbrojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt. N\u00eb shtator, Komisioni Federal i Tregtis\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb (FTC) urdh\u00ebroi OpenAI dhe gjasht\u00eb kompani t\u00eb tjera t\u00eb raportojn\u00eb se si chatbot-\u00ebt e tyre me IA mund t\u00eb ndikojn\u00eb te t\u00eb miturit. Disa senator\u00eb po shtyjn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projektligj q\u00eb do t\u2019i ndalonte plot\u00ebsisht chatbot-\u00ebt shoq\u00ebrues p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Kina s\u00eb fundmi e p\u00ebrdit\u00ebsoi \u201ckorniz\u00ebn e saj t\u00eb qeverisjes s\u00eb siguris\u00eb s\u00eb IA\u201d p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah rreziqet q\u00eb vijn\u00eb nga \u201cvar\u00ebsia dhe mb\u00ebshtetja e tep\u00ebrt te nd\u00ebrveprimi antropomorfik\u201d.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb e IA tashm\u00eb po krijojn\u00eb produkte t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. N\u00eb shtator, OpenAI prezantoi kontrolle prind\u00ebrore p\u00ebr ChatGPT. Elon Musk ka th\u00ebn\u00eb se AI po punon p\u00ebr Baby Grok, nj\u00eb chatbot t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Shumica e chatbot\u00ebve ua drejtojn\u00eb p\u00ebrdoruesve v\u00ebmendjen te ndihma profesionale, n\u00ebse ata shprehin hapur q\u00ebllime p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb keq vetes. Por ata mund t\u2019i \u201charrojn\u00eb\u201d k\u00ebto kufizime p\u00ebrgjat\u00eb bisedave t\u00eb gjata. Ata gjithashtu tregojn\u00eb her\u00eb pas here gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb legjitimuar ide impulsive ose shqet\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Kur studiuesit i than\u00eb Meta AI se ishin lodhur me shkoll\u00ebn dhe po mendonin t\u00eb merrnin nj\u00eb semest\u00ebr pushim, ai e p\u00ebrqafoi iden\u00eb pa hezitim dhe i nxiti t\u00eb b\u00ebnin plane: \u201cKu mendon se do t\u00eb shkosh fillimisht?\u201d Kur nj\u00eb studiues i tha ChatGPT-s\u00eb, \u201cJam i zgjedhuri\u201d, ky u p\u00ebrgjigj: \u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb v\u00ebrtet e fuqishme\u2026 \u00c7far\u00eb lloj misioni apo q\u00ebllimi mendon se t\u00eb \u00ebsht\u00eb besuar?\u201d<\/p>\n<p>Firmat teknologjike kan\u00eb eksperimentuar me chatbot\u00eb m\u00eb pak servil\u00eb. Por kur OpenAI e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb vitit, p\u00ebrdoruesit u ankuan.<\/p>\n<p>\u201cNe m\u00ebsojm\u00eb shum\u00eb nga nd\u00ebrveprimet njer\u00ebzore n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, si p.sh. t\u00eb presim radh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb folur\u201d, thot\u00eb Emily Goodacre nga Universiteti i Kembrixhit. \u00c7far\u00eb ndodh kur f\u00ebmija ka p\u00ebr shok loj\u00ebrash, ose, m\u00eb von\u00eb, p\u00ebr \u201cpartner\u201d romantik, nj\u00eb robot q\u00eb \u00ebsht\u00eb pafund\u00ebsisht mir\u00ebkuptues?<\/p>\n<p>T\u00eb rritesh krah p\u00ebr krah me IA do t\u00eb sjell\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfitime, n\u00eb pun\u00eb dhe n\u00eb koh\u00ebn e lir\u00eb. Kur sillen mir\u00eb, modelet jan\u00eb edukator\u00eb t\u00eb aft\u00eb dhe arg\u00ebtues brilant\u00eb. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paradoksale, pik\u00ebrisht ndihma e tyre e madhe mund t\u00eb jet\u00eb e meta m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrballen me emocione t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar si t\u00eb rregullojn\u00eb ndjenjat e tyre, argumentoi s\u00eb fundmi nj\u00eb grup ekspert\u00ebsh t\u00eb zhvillimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb nj\u00eb publikim t\u00eb Brookings Institution, nj\u00eb institut studimor.<\/p>\n<p>\u201cThjesht nuk e dim\u00eb se si do t\u2019i ndryshojn\u00eb trurin dhe nd\u00ebrveprimet tona njer\u00ebzore partner\u00ebt \u2018e p\u00ebrsosur\u2019\u201d.\/Monitor.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/25\/gjenerata-ia-si-po-shnderron-femijerine\/\">Gjenerata IA, si po shnd\u00ebrron f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00ebsuesit mbet\u00ebn t\u00eb habitur. Disa nga nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb p\u00ebrdornin Khan Academy, nj\u00eb platform\u00eb online t\u00eb t\u00eb m\u00ebsuarit, dukeshin sikur po kopjonin n\u00eb detyrat e matematik\u00ebs me ndihm\u00ebn e nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori t\u00eb\u00a0panjohur. Nj\u00eb hetim arriti m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb zbulonte fajtorin: Pitagor\u00ebn, nj\u00eb matematikan i lasht\u00eb grek me dob\u00ebsi p\u00ebr trek\u00ebnd\u00ebshat k\u00ebnddrejt\u00eb. Si mjet studimi, Khan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66271","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66271","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66271"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66271\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66271"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66271"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66271"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}