{"id":66247,"date":"2026-01-24T20:48:21","date_gmt":"2026-01-24T20:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/24\/arrestime-dhe-plagosje-pas-tre-oresh-ne-shesh-kunder-rames-policia-i-sulmon-protestuesit-me-gaz-lotsjelles-dhe-uje-me-piper-2\/"},"modified":"2026-01-24T20:48:21","modified_gmt":"2026-01-24T20:48:21","slug":"arrestime-dhe-plagosje-pas-tre-oresh-ne-shesh-kunder-rames-policia-i-sulmon-protestuesit-me-gaz-lotsjelles-dhe-uje-me-piper-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/24\/arrestime-dhe-plagosje-pas-tre-oresh-ne-shesh-kunder-rames-policia-i-sulmon-protestuesit-me-gaz-lotsjelles-dhe-uje-me-piper-2\/","title":{"rendered":"Arrestime dhe plagosje\/ Pas tre or\u00ebsh n\u00eb shesh kund\u00ebr Ram\u00ebs, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjell\u00ebs dhe uj\u00eb me piper"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike mblodhi pasditen e sotme, 24 janar, protest\u00ebn e dyt\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebrpara Kryeministris\u00eb e cila zgjati p\u00ebr rreth 3 or\u00eb mes fjalimeve dhe p\u00ebrplasjeve.<\/p>\n<p>Pas fjalimit t\u00eb Sali Berish\u00ebs, protestuesit filluan t\u00eb q\u00ebllonin me bomba molotov\u00eb dhe fishekzjarr\u00eb godin\u00ebn e Kryeministris\u00eb, nd\u00ebrsa forcat e rendit iu kund\u00ebrp\u00ebrgjigjen me sasi t\u00eb madhe gazi lotsjell\u00ebs dhe uj\u00eb me piper.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, protestuesit u zhvendos\u00ebn drejt godin\u00ebs s\u00eb Kuvendit ku u p\u00ebrs\u00ebrit i nj\u00ebjti skenar.<\/p>\n<p>Si\u00e7 duket edhe n\u00eb fotot e m\u00ebposhtme, gjat\u00eb tensioneve edhe deputet\u00ebt e PD-s\u00eb u p\u00ebrplas\u00ebn me policin\u00eb.<\/p>\n\n\n<p>Nga demokrat\u00ebt u raportua se qytetar\u00eb dhe protestues u shoq\u00ebruan nga policia n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb. Nd\u00ebrsa nga policia u raportua se disa efektiv\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb l\u00ebnduar.<\/p>\n<p>Po ashtu, dhjet\u00ebra protestues kan\u00eb mbetur t\u00eb l\u00ebnduar nga dhuna policore e Ilir Prod\u00ebs, mes tyre edhe t\u00eb mitur.<\/p>\n<p>I mituri q\u00eb u plagos nga dhuna policore<\/p>\n<p>T\u00eb l\u00ebnduar nga p\u00ebrdorimi i gazit lotsjell\u00ebs dhe uji me piper mbet\u00ebn gjithashtu edhe grupet e xhirimit t\u00eb medieve dhe gazetar\u00ebt n\u00eb terren q\u00eb po ndiqnin protest\u00ebn komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Si para kryeministris\u00eb edhe para Parlamentit zona u rrethua si sken\u00eb krimi, ku ekspert\u00ebt e kriminalistik\u00ebs mblodh\u00ebn provat.<\/p>\n<p class=\"jeg_post_title\"><strong>Berisha: U ngrit\u00ebm si feniksi, plagos\u00ebm p\u00ebr vdekje bish\u00ebn narko-diktatur\u00eb<\/strong><\/p>\n<div class=\"firstP\">\n<p>Sali Berisha tha para protestuesve se ky \u00ebsht\u00eb kilometri i fundit p\u00ebr t\u00eb goditur qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs. Ai u shpreh se opozita q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vitet e fundit, ka qen\u00eb maraton\u00eb jo e leht\u00eb dhe e mbushur me dhun\u00ebn e narko-shtetit.<\/p>\n<p>Berisha akuzoi qeverin\u00eb p\u00ebr korrupsion dhe bllokim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa theksoi se zem\u00ebrimi i qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb dhe i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<\/div>\n<p>\u201cSot ne jemi n\u00eb kilometrin e fundit me ndihm\u00ebn e Zotit, asgj\u00eb s\u2019do t\u00eb na ndal\u00eb drejt fitores ton\u00eb. Sot ne jemi para triumfit t\u00eb madh. Shum\u00ebkujt triumfi mund t\u2019i duket shum\u00eb larg, kur sheh udh\u00ebkryqin n\u00eb t\u00eb cilin ndodhet Shqip\u00ebria. Por miqt\u00eb e mi, opozita q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb vitet e fundit, ka qen\u00eb maraton\u00eb jo e leht\u00eb. Nj\u00eb karvan maraton\u00eb e mbushur me dhun\u00ebn e narko-shtetit. Por edhe nj\u00eb q\u00ebndres\u00eb stoike, sakrifica t\u00eb dhimbshme nga ne. Ishin vite t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje t\u00eb eg\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebrdori t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat p\u00ebr realizimin e projektit t\u00eb tij, Shqip\u00ebria pa opozit\u00eb. P\u00ebrdori burgjet, trillimet, manipulimet, lubimet e korruptuara, por ja ku jemi sot, m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se kurr\u00eb. N\u00eb rrug\u00ebtimin ton\u00eb, q\u00eb n\u00eb kilometrat e par\u00eb, ne i d\u00ebshmuam shqiptar\u00ebve dhe bot\u00ebs q\u00eb Shqip\u00ebria pa opozit\u00eb ishte turpi i tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim, ne u ngrit\u00ebm si feniksi nga hiri dhe arrit\u00ebm n\u00eb kilometrin e fundit si partia m\u00eb e mb\u00ebshtetur nga shqiptar\u00ebt. Arrit\u00ebm n\u00eb kilometrin e fundit pasi plagos\u00ebm p\u00ebr vdekje bish\u00ebn narko-diktaru\u00eb. Zoti ju bekoft\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rrug\u00ebtimin ton\u00eb epik, i provuam shqiptar\u00ebve dhe bot\u00ebs q\u00eb jemi t\u00eb pamposhtur dhe sot, n\u00eb kilometrin e fundit, jemi m\u00eb t\u00eb vendosur se kurr\u00eb n\u00eb objektivin ton\u00eb. Sot jemi mbledhur masivisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb madh\u00ebshtore. Secili nga ne duhet t\u00eb rikujtoj\u00eb ato q\u00eb ne realizuam s\u00eb bashku\u201d,\u00a0tha Berisha.<\/p>\n<p class=\"jeg_post_title\"><strong>Protestuesit hedhin flakadan\u00eb drejt Kryeministris\u00eb dhe Kuvendit, policia i sulmon me gaz lotsjell\u00ebs dhe uj\u00eb me piper<\/strong><\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb sapo mbaroi fjala e Sali Berish\u00ebs, protestuesit hodh\u00ebn bomba molotov dhe fishkezjarre drejt kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p>Veprimi u krye n\u00eb shenj\u00eb revolte ndaj qeveris\u00eb dhe kryeministrit Edi Rama, duke shkaktuar reagim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm nga forcat e rendit.<\/p>\n\n<p>Pas k\u00ebsaj, protestuesit u nis\u00ebn drejt godin\u00ebs s\u00eb Kuvendit ku edhe aty p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb or\u00eb pati tensione dhe p\u00ebrplasje mes policis\u00eb dhe militant\u00ebve demokrat\u00eb.<\/p>\n\n<p>Policia e Shtetit reagoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr duke p\u00ebrdorur sasi t\u00eb madhe uji me piper dhe gaz lotsjell\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb protestuesit te Kryeministria.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb e paprecedent\u00eb ndodhi n\u00eb nj\u00eb moment kur protestuesit po largoheshin pasi u ishte b\u00ebr\u00eb thirrje nga organizator\u00ebt q\u00eb t\u00eb zhvendosen drejt Kuvendit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment policia largoi kordonin policor dhe nga prapa kryeministris\u00eb doli autoboti q\u00eb hodhi uj\u00eb me piper drejt bulevardit dhe nj\u00eb tjet\u00ebr gaz lotsjell\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, forcat e rendit sulmuan s\u00ebrish ashp\u00ebr protestuesit te Kuvendi me sasi t\u00eb m\u00ebdha gazi lotsjell\u00ebs dhe uji me piper, ku l\u00ebnduan disa persona.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment, n\u00ebnkryetari i PD, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i i doli p\u00ebrpara botit t\u00eb ujit, i cili po shp\u00ebrndante protestuesit.<\/p>\n<p><strong>Arrestime dhe t\u00eb l\u00ebnduar<\/strong><\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e shp\u00ebrthimeve me molotov para Kryeministris\u00eb dhe para Parlamentit, policia njofton se jan\u00eb d\u00ebmtuar dhe po marrin ndihm\u00eb mjek\u00ebsore 11 punonj\u00ebs policie.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, dhjet\u00ebra protestues kan\u00eb mbetur t\u00eb l\u00ebnduar nga dhuna policore, mes tyre edhe t\u00eb mitur, q\u00eb si\u00e7 duket \u00ebsht\u00eb plagosur n\u00eb kok\u00eb dhe syt\u00eb i ka plot me lot.<\/p>\n<p>I mituri q\u00eb u plagos nga dhuna policore<\/p>\n<p>Lu\u00e7iano Bo\u00e7i u shpreh se qytetar\u00ebt u dhunuan me urdh\u00ebr t\u00eb Ram\u00ebs dhe drejtorit t\u00eb kapur politikisht dhe nga krimi, duke iu referuar k\u00ebshtu Ilir Prod\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga selia blu, Sali Berisha i k\u00ebrkoi komisariateve t\u00eb lironin 25 protestuesit e arrestuar.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb betohemi se me k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, ky do t\u00eb jet\u00eb kilometri yn\u00eb i fundit, do t\u00eb jet\u00eb fundi i merituar i Edi Ram\u00ebs dhe narkoqeveritar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. K\u00ebrkoj lirimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb 25 protestuesve paq\u00ebsor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute nuk kan\u00eb kryer asnj\u00eb akt dhe jan\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm si akt urrejtjeje me urdh\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs. I k\u00ebrkoj komisariateve t\u2019i lirojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb, t\u00eb mos zbatojn\u00eb asnj\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe ligjet e vendit. Nuk mund kurr\u00eb, nj\u00eb popull me asgj\u00eb\u2026 Ju e pat\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb e atyre njer\u00ebzve, q\u00eb ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019i jepnin Edi Ram\u00ebs n\u00eb 30 minuta at\u00eb q\u00eb meriton. Ne kemi nj\u00eb mision dhe vet\u00ebm nj\u00eb mision, p\u00ebrmbysjen e k\u00ebtij regjimi kriminal. Asgj\u00eb s\u2019e shp\u00ebton m\u00eb k\u00ebt\u00eb. Fatin e Enver Hoxh\u00ebs do ket\u00eb.<\/p>\n<p>Beteja me diktatur\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebndres\u00eb e vazhdueshme, nj\u00eb betej\u00eb e pand\u00ebrprer\u00eb, nj\u00eb betej\u00eb. T\u00eb pamposhturit opozitar\u00eb, ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn t\u00eb mundur. P\u00ebr protest\u00ebn e ardhshme do e njoftojm\u00eb.<\/p>\n<p>Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kufom\u00eb e pakallur. I p\u00ebrg\u00ebzoj t\u00eb gjith\u00eb. Popull gjigand. Po p\u00ebrmbysni diktatur\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai foli sikur ishte djali i Gaddafit. K\u00ebsaj radhe e p\u00ebrshkruaj si\u00e7 \u00ebsht\u00eb\u201d,\u00a0tha Berisha.<\/p>\n<div class=\"live-news-block-title\">\n<p class=\"post-title\"><strong>Berisha: Protesta e arriti q\u00ebllimin!<\/strong><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"live-post-block-content\">\n<p>I pyetur n\u00ebse protesta e sotme e arriti q\u00ebllim, kryedemokrati Sali Berisha u p\u00ebrgjigj q\u00eb \u201cPO\u201d.<\/p>\n<p>\u201c Plot\u00ebsisht. Beteja me diktatur\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndeshje futbolli, jo. Mos e merrni k\u00ebshtu. Beteja me diktatur\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebndres\u00eb e vazhdueshme. \u00a0\u00cbsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb e pand\u00ebrprer\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb pamposhturit opozitar\u00eb, ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundurat, t\u00eb mundshme, do ta fitojn\u00eb.\u201d,\u00a0tha ai.<\/p>\n<p>Protesta e radh\u00ebs kur do jet\u00eb?<\/p>\n<p>Berisha u p\u00ebrgjigj: \u201cDo e njoftojm\u00eb protest\u00ebn e radh\u00ebs dhe variantet e saj. Por ne tani jemi n\u00eb fush\u00eb betej\u00eb dhe absolutisht nuk ndalemi gjer n\u00eb rr\u00ebzimin e tij.\u201d<\/p>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/arrestime-dhe-plagosje-pas-tre-oresh-ne-shesh-kunder-rames-policia-i-sulmon-me-gaz-lotsjelles-dhe-uje-me-piper\/\">Arrestime dhe plagosje\/ Pas tre or\u00ebsh n\u00eb shesh kund\u00ebr Ram\u00ebs, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjell\u00ebs dhe uj\u00eb me piper<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike mblodhi pasditen e sotme, 24 janar, protest\u00ebn e dyt\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebrpara Kryeministris\u00eb e cila zgjati p\u00ebr rreth 3 or\u00eb mes fjalimeve dhe p\u00ebrplasjeve. Pas fjalimit t\u00eb Sali Berish\u00ebs, protestuesit filluan t\u00eb q\u00ebllonin me bomba molotov\u00eb dhe fishekzjarr\u00eb godin\u00ebn e Kryeministris\u00eb, nd\u00ebrsa forcat e rendit iu kund\u00ebrp\u00ebrgjigjen me sasi t\u00eb madhe gazi lotsjell\u00ebs dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66247","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66247","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66247"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66247\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66247"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66247"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66247"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}