{"id":66062,"date":"2026-01-24T08:48:19","date_gmt":"2026-01-24T08:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/24\/kriza-e-permbytjeve-e-paralajmeruar-alarm-per-zgjimin-e-institucioneve-2\/"},"modified":"2026-01-24T08:48:19","modified_gmt":"2026-01-24T08:48:19","slug":"kriza-e-permbytjeve-e-paralajmeruar-alarm-per-zgjimin-e-institucioneve-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/24\/kriza-e-permbytjeve-e-paralajmeruar-alarm-per-zgjimin-e-institucioneve-2\/","title":{"rendered":"Kriza e p\u00ebrmbytjeve e paralajm\u00ebruar! Alarm p\u00ebr zgjimin e institucioneve"},"content":{"rendered":"<p>Viti 2026 nisi me uj\u00eb mbi prag p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Vet\u00ebm pak dit\u00eb pas nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve, mij\u00ebra familje n\u00eb zona si Shkodra, Lezha, Mal\u00ebsia e Madhe, Durr\u00ebsi, Vlora dhe Gjirokastra u p\u00ebrball\u00ebn me nj\u00eb skenar tashm\u00eb t\u00eb njohur: p\u00ebrmbytje masive t\u00eb banesave, tokave bujq\u00ebsore dhe infrastruktur\u00ebs rrugore e hidroteknike. Nj\u00eb kriz\u00eb q\u00eb nuk erdhi pa paralajm\u00ebrim.<\/p>\n<p>Alarmet p\u00ebr reshje intensive u dhan\u00eb me dit\u00eb p\u00ebrpara. Njoftimet p\u00ebr \u201ckujdes t\u00eb shtuar\u201d u p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn, nd\u00ebrsa m\u00eb pas u vu n\u00eb l\u00ebvizje shfaqja klasike e emergjencave: mbledhje t\u00eb Shtabit t\u00eb Emergjencave Civile, ministra dhe deputet\u00eb n\u00eb terren, deklarata periodike dhe raportime p\u00ebr situat\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ritual q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet pothuajse identik sa her\u00eb natyra na v\u00eb n\u00eb prov\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj vjen faza tjet\u00ebr, ajo m\u00eb e heshtura: nj\u00eb ngjarje e re e z\u00ebvend\u00ebson t\u00eb vjetr\u00ebn n\u00eb ciklin e lajmeve, nd\u00ebrsa n\u00eb terren mbeten kronikat e paralajm\u00ebruara t\u00eb p\u00ebrmbytjeve dhe familjet e prekura q\u00eb detyrohen t\u00eb rind\u00ebrtojn\u00eb jet\u00ebn, edhe nj\u00eb her\u00eb nga e para.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbytjet e janarit ishin atipike, si p\u00ebr zonat q\u00eb u prek\u00ebn, ashtu edhe p\u00ebr shkall\u00ebn e d\u00ebmeve. \u00c7do rast mbart specifikat e veta: her\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me \u201czem\u00ebrimin\u201d e natyr\u00ebs, her\u00eb me neglizhenc\u00ebn njer\u00ebzore dhe institucionale, e shpesh me nj\u00eb kombinim t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb t\u00eb dyjave.<\/p>\n<div class=\"jnews_inline_related_post_wrapper left\">\n<div class=\"jnews_inline_related_post\">\n<div class=\"jeg_postblock_29 jeg_postblock jeg_module_hook jeg_pagination_disable jeg_col_2o3 jnews_module_1651964_1_69747a0ed0ffe   \">\n<div class=\"jeg_block_heading jeg_block_heading_6 jeg_subcat_right\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bilanc si ky, disa pyetje b\u00ebhen t\u00eb pashmangshme: A jan\u00eb respektuar k\u00ebrkesat ligjore p\u00ebr zbrazjen e digave bujq\u00ebsore, t\u00eb cilat duhej t\u00eb ishin realizuar q\u00eb n\u00eb muajin tetor?<\/p>\n<p>A jan\u00eb lart\u00ebsuar dhe mir\u00ebmbajtur argjinaturat n\u00eb p\u00ebrputhje me shpeshtimin e fenomeneve ekstreme vit pas viti?<\/p>\n<p>Sa funksional\u00eb jan\u00eb kanalet par\u00ebsor\u00eb dhe sekondar\u00eb t\u00eb kullimit, deri edhe ata m\u00eb periferik\u00eb?\u00a0 Dhe, mbi t\u00eb gjitha, \u00e7far\u00eb roli ka luajtur pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria jon\u00eb si shoq\u00ebri, me nd\u00ebrtime pa leje dhe sa her\u00eb kjo ka qen\u00eb \u201ce leverdishme\u201d?<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb her\u00eb, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit u rikthyen edhe digat e energjis\u00eb. KESH njoftoi p\u00ebr shkarkime t\u00eb kontrolluara n\u00eb kaskad\u00ebn e Drinit, nd\u00ebrsa Statkraft p\u00ebr shkarkime n\u00eb dig\u00ebn e Banj\u00ebs.<\/p>\n<p>Por pyetja ky\u00e7e mbetet: sa ndikim real pat\u00ebn k\u00ebto shkarkime n\u00eb bilancin total t\u00eb p\u00ebrmbytjeve?<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend ku p\u00ebrmbytjet po shnd\u00ebrrohen nga \u201cemergjenc\u00eb\u201d n\u00eb normalitet, debati nuk mund t\u00eb ndalet m\u00eb vet\u00ebm te reshjet \u201capokaliptike\u201d. Ai duhet t\u00eb zhvendoset te p\u00ebrgjegjshm\u00ebria, planifikimi, parandalimi dhe kostoja ekonomike e mosveprimit.<\/p>\n<p><strong>Eksperti, digat e energjis\u00eb kan\u00eb frenuar ndikimin real q\u00eb do t\u00eb kishte prurja natyrale<\/strong><\/p>\n<p>Arjan Jovani, President i ICOLD European Club (EURCOLD), si ish Kryetar i Komitetit Komb\u00ebtar t\u00eb Digave t\u00eb Medha ne vend, me profesion inxhinier hidroteknik shprehet se roli q\u00eb kan\u00eb digat n\u00eb pasojat e p\u00ebrmbytjeve duhet t\u00eb shikohet pozitiv.<\/p>\n<p>Sipas tij, t\u00eb pakt\u00ebn digat e energjis\u00eb nuk duhet t\u00eb shihen si \u201carmiqt\u00eb\u201d por si partner\u00ebt q\u00eb zbusin n\u00eb shum\u00eb raste efektin real t\u00eb zem\u00ebrimit t\u00eb natyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai sjell si shembull Vjos\u00ebn q\u00eb ka nj\u00eb rrjedhje natyrore dhe ndikimin e saj e jep menj\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Kaskad\u00ebn e Drint, pavar\u00ebsisht se prurjet natyrale ishin 3800 m3\u00a0sekond\u00eb shkarkimet ishin vet\u00ebm 1200 m3\u00a0uj\u00eb n\u00eb sekond\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrgjigjja ime \u00ebsht\u00eb JO. N\u00eb situat\u00ebn e dit\u00ebve t\u00eb fundit nuk kan\u00eb qen\u00eb shkarkimet nga digat e hidroenergjetikes arsyeja e k\u00ebtyre p\u00ebrmbytjeve.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e regjistruara, rezulton se prurjet e ujit n\u00eb kaskad\u00ebn e lumit Drin arrit\u00ebn 3800 m\u00b3\/sek, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb sasia e shkarkuar nga HEC i Vaut t\u00eb Dej\u00ebs nuk ishte m\u00eb e madhe se 1200 m\u00b3\/sek.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, problemi kryesor p\u00ebr rezervuarin e Fierz\u00ebs ishin prurjet e ujit q\u00eb erdh\u00ebn nga Drini i Bardh\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lum\u00eb i parregulluar dhe mbi t\u00eb cilin nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar asnj\u00eb dig\u00eb.<\/p>\n<p>Nga Drini i Bardh\u00eb, q\u00eb vjen nga Kosova, nuk ka diga dhe reshjet e m\u00ebdha q\u00eb bien n\u00eb at\u00eb zon\u00eb krijojn\u00eb prurje t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb shkarkohen direkt, brenda 24 or\u00ebve, n\u00eb rezervuarin e HEC Fierz\u00eb\u201d,\u00a0 n\u00ebnvizon z. Jovani.<\/p>\n<p>Sipas tij, menaxhimi i koordinuar i prurjeve n\u00eb Fierz\u00eb dhe Komani minimizoi ndjesh\u00ebm p\u00ebrmbytjet n\u00eb pjes\u00ebn e poshtme t\u00eb lumit Drin n\u00eb zon\u00ebn e N\u00ebnshkodr\u00ebs.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \"><\/div>\n<p>Lidhur me kaskad\u00ebn e Drinit, ai n\u00ebnvizon se ndoshta ka ardhur koha q\u00eb rregullorja baz\u00eb e vitit 1988, mbi t\u00eb cil\u00ebn funksionon ajo, t\u00eb rishikohet pasi kan\u00eb ndryshuar kushtet.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, sipas tij, ka ndryshuar sakt\u00ebsia e t\u00eb dh\u00ebnave pasi tani merren n\u00eb koh\u00eb reale dhe t\u00eb sakta fal\u00eb teknologjis\u00eb dhe matjeve; s\u00eb dyti kemi nj\u00eb vler\u00ebsim real t\u00eb baseneve, t\u00eb cil\u00ebt me matjen e hartave t\u00eb vjetra rezultonin m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, por tashm\u00eb nga sedimentet dhe matjet e sakta me harta t\u00eb reja kan\u00eb v\u00ebllime t\u00eb rifreskuara.<\/p>\n\n<p><strong>Pse jan\u00eb problem digat bujq\u00ebsore dhe projekti me BB<\/strong><\/p>\n<p>Teksa digat e energjis\u00eb monitorohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike, kan\u00eb mir\u00ebmbajtje t\u00eb vazhdueshme dhe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta, ato q\u00eb mbeten rrezik real n\u00eb vend jan\u00eb digat bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Komiteti Komb\u00ebtar i Digave t\u00eb M\u00ebdha pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb zhvilloi nj\u00eb studim ku rezultoi se 50 diga n\u00eb vend kan\u00eb rrezik t\u00eb lart\u00eb dhe 100 t\u00eb tjera t\u00eb moderuar<\/p>\n<p>N\u00eb total, p\u00ebr 150 diga ka risk p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb ndodhen n\u00eb zonat urbane posht\u00eb k\u00ebtyre digave. N\u00eb k\u00ebto diga dhe zonat urbane posht\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb e domosdoshme instalimi i sistemeve t\u00eb alarmit p\u00ebr t\u00eb pasur njoftim n\u00eb koh\u00eb reale p\u00ebr rritjen e nivelit t\u00eb ujit mbi nivelin e lejuar dhe deri te njoftimi p\u00ebr rastin e d\u00ebmtimit apo prishjes s\u00eb mundshme t\u00eb dig\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, theksojm\u00eb se problemi i munges\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre sistemeve ekziston te digat e ujitjes dhe digat furnizimit me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm, nd\u00ebrsa digat q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr prodhim hidroenergjetik jan\u00eb relativisht t\u00eb monitoruara.<\/p>\n<p>Digat e ujitjes q\u00eb shfryt\u00ebzohen dhe jan\u00eb n\u00ebn administrimin e pushtetit vendor kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb probleme n\u00eb drejtim t\u00eb mir\u00ebmbajtjes dhe monitorimit t\u00eb tyre, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kapaciteteve teknike, njer\u00ebzore dhe financiare\u201d, thot\u00eb z. Jovani.<\/p>\n<p>Aktualisht Shqip\u00ebria po mb\u00ebshtetet nga Banka Bot\u00ebrore me nj\u00eb fond 1.6 milion\u00eb dollar\u00eb sa i takon optimizimit t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb digave dhe sisteme ujore n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ndryshimeve klimatike.<\/p>\n<p>N\u00eb shpjegimin e projektit m\u00eb her\u00ebt vler\u00ebsohej se q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb zbulimi dhe adresimi i rrezikut klimatik p\u00ebr menaxhimin e ujit dhe bujq\u00ebsin\u00eb dhe infrastruktur\u00ebn e rr\u00ebnuar t\u00eb ujit me fokus n\u00eb rritjen e kapacitetit t\u00eb ruajtjes s\u00eb ujit t\u00eb rezervuar\u00ebve p\u00ebr p\u00ebrshtatjen ndaj nj\u00eb klime n\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>Konkretisht, projekti synon t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb bazat drejt rritjes s\u00eb siguris\u00eb dhe disponueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ujit t\u00eb digave p\u00ebr t\u00eb ujitur nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 180 mij\u00eb hektar\u00ebsh tok\u00eb bujq\u00ebsore e vendosur, kryesisht n\u00eb pjes\u00ebn per\u00ebndimore-bregdetare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Shkodra n\u00eb Vlor\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur rritjen e rendimentit dhe t\u00eb ardhurave p\u00ebr 200 mij\u00eb ferma.<\/p>\n<p>Rehabilitimi, modernizimi i digave dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i siguris\u00eb s\u00eb tyre do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb masat strukturore dhe jostrukturore, vler\u00ebsimin hidrologjik, forcimin strukturor t\u00eb digave dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e ruajtjes s\u00eb ujit n\u00eb rezervuar\u00eb, menaxhimi i sedimenteve, modernizimi i kontrollit dhe monitorimit, si dhe masa t\u00eb tjera q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonin sigurin\u00eb dhe funksionimin e digave.<\/p>\n<p><strong>Nga Kadastra e Ujit, tek arkitektura institucionale, masat q\u00eb duhet t\u00eb merren<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria p\u00ebrjetoi p\u00ebrmbytjen m\u00eb shkat\u00ebrruese t\u00eb saj n\u00eb vitet 1962-1963 kur zona t\u00eb t\u00ebra mes disa lumenjve u mbuluan nga uji.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht shirave dhe intensitetit nd\u00ebr vite, me nj\u00eb situat\u00eb si ajo Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur m\u00eb s\u00ebrish deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr ekspert\u00ebt ishte ai moment q\u00eb ndryshoi t\u00ebr\u00ebsisht qasjen e shtetit dhe masave q\u00eb duhet t\u00eb merreshin. S\u00eb pari u ngrit\u00ebn institucionet teknike projektuese p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Filloi krijimi dhe ngritja e Institutit t\u00eb Projektimit p\u00ebr veprat e hidroenergjetikes dhe Institutit t\u00eb Projektimit p\u00ebr veprat kulluese dhe bonifikuese.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto u mb\u00ebshtet\u00ebn nga institutet e Gjeologjis\u00eb, Gjeodezis\u00eb, Sizmik\u00ebs, Hidrometeorologjis\u00eb dhe Laboratori i K\u00ebrkimeve Hidraulike.<\/p>\n<p>Kjo pun\u00eb e specializuar dhe n\u00eb ekipe t\u00eb organizuara sipas eksperiencave m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb koh\u00ebs \u00e7oi n\u00eb sistemimin e zonave problematike p\u00ebr p\u00ebrmbytjet, si zona e k\u00ebnet\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit dhe Karavastas\u00eb, zona e N\u00ebnshkodr\u00ebs, si dhe shum\u00eb zonave t\u00eb tjera k\u00ebnetore\u201d, shprehet z. Jovani.<\/p>\n<p>Sipas tij, bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, por edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb vendeve europiane, nj\u00eb nd\u00ebr masat kryesore afatgjat\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb merren jan\u00eb forcimi i institucioneve teknike dhe nj\u00eb riorganizim i tyre, duke rregulluar dhe p\u00ebrcaktuar qart\u00eb detyrat e secilit, si dhe m\u00ebnyrat e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet tyre.<\/p>\n<p>\u201cMinimizimi i pasojave q\u00eb shohim sot mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm duke pasur nj\u00eb organizim institucional t\u00eb koordinuar dhe me detyra t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>Ministrit\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb politikat, nd\u00ebrsa zinxhiri i institucioneve teknike duhet t\u00eb kryej\u00eb studime, t\u00eb hartoj\u00eb programe afatgjata dhe projekte konkrete n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb\u201d vler\u00ebson ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr element \u00ebsht\u00eb rritja e kapaciteteve njer\u00ebzore t\u00eb kualifikuara e cila duhet t\u00eb nxitet si n\u00eb universitete edhe p\u00ebrmes trajnimeve.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb problem tjet\u00ebr q\u00eb akoma nuk ka gjetur zgjidhje \u00ebsht\u00eb mungesa e Kadastr\u00ebs s\u00eb Ujit. Plot\u00ebsimi i k\u00ebsaj kadastre me baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr sip\u00ebrfaqet ujore dhe volumin e ujit n\u00eb 650 rezervuar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb urgjenc\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb filloj\u00eb sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Plot\u00ebsimi i k\u00ebsaj kadastre ujore \u00ebsht\u00eb mjaft i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr menaxhimin real t\u00eb k\u00ebtyre rezervave ujore t\u00eb krijuara, si dhe p\u00ebr zbatimin e planeve t\u00eb menaxhimit t\u00eb burimeve ujore, mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb, energjis\u00eb, urbanizimit dhe mbrojtjes nga p\u00ebrmbytjet.<\/p>\n<p>Investimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor, mendoj se duhet t\u00eb filloj\u00eb te \u201ctruri\u201d, pra tek ekspertiza, evidentimi profesional i problematikave dhe gjendjes aktuale p\u00ebrmes nj\u00eb monitorimi bashk\u00ebkohor, dhe m\u00eb pas tek investimet fizike.<\/p>\n<p>Prioriteti \u00ebsht\u00eb riorganizimi i institucioneve ekzistuese q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. M\u00eb pas, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb studimeve dhe konsulencave t\u00eb duhura, duhet t\u00eb planifikohen investimet.<\/p>\n<p>Informacioni i sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb baza p\u00ebr investime t\u00eb drejta dhe efikase\u201d \u2013 shprehet z. Jovani.<a href=\"https:\/\/monitor.al\/shqiperia-nen-uje-alarm-per-zgjimin-e-institucioneve\/\"><strong>\u00a0\/Monitor<\/strong><\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kriza-e-permbytjeve-e-paralajmeruar-alarm-per-zgjimin-e-institucioneve\/\">Kriza e p\u00ebrmbytjeve e paralajm\u00ebruar! Alarm p\u00ebr zgjimin e institucioneve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viti 2026 nisi me uj\u00eb mbi prag p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Vet\u00ebm pak dit\u00eb pas nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve, mij\u00ebra familje n\u00eb zona si Shkodra, Lezha, Mal\u00ebsia e Madhe, Durr\u00ebsi, Vlora dhe Gjirokastra u p\u00ebrball\u00ebn me nj\u00eb skenar tashm\u00eb t\u00eb njohur: p\u00ebrmbytje masive t\u00eb banesave, tokave bujq\u00ebsore dhe infrastruktur\u00ebs rrugore e hidroteknike. Nj\u00eb kriz\u00eb q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-66062","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66062","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66062"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66062\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66062"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66062"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66062"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}