{"id":65976,"date":"2026-01-23T17:48:13","date_gmt":"2026-01-23T17:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/23\/dokumenti-irena-gjoka-nuk-u-informua-per-denimin-ne-2005-ne-greqi-vendimi-jo-i-formes-se-prere\/"},"modified":"2026-01-23T17:48:13","modified_gmt":"2026-01-23T17:48:13","slug":"dokumenti-irena-gjoka-nuk-u-informua-per-denimin-ne-2005-ne-greqi-vendimi-jo-i-formes-se-prere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/23\/dokumenti-irena-gjoka-nuk-u-informua-per-denimin-ne-2005-ne-greqi-vendimi-jo-i-formes-se-prere\/","title":{"rendered":"Dokumenti\/ Irena Gjoka nuk u informua p\u00ebr d\u00ebnimin n\u00eb 2005 n\u00eb Greqi. Vendimi, jo i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka ka qen\u00eb target i sulmeve dhe akuzave nga politika, m\u00eb konkretisht nga opozita, prej 3 vitesh, duke e lidhur emrin e saj me nj\u00eb d\u00ebnim nga drejt\u00ebsia greke q\u00eb daton 2 dekada m\u00eb par\u00eb. K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, pas nj\u00eb verifikimi q\u00eb zgjati 2 vite, arriti n\u00eb konkluzionin se gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka ka qen\u00eb e d\u00ebnuar n\u00eb Greqi, p\u00ebr akuz\u00ebn e falsifikimit t\u00eb viz\u00ebs, duke theksuar gjithashtu se \u201cd\u00ebnimi \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb dhe autentik\u201d. N\u00eb formularin e vet\u00ebdeklarimit n\u00eb vitin 2016, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ligjit t\u00eb dekriminalizimit, gjyqtarja Gjoka nuk e ka deklaruar d\u00ebnimin. Pyetjes n\u00eb formular n\u00ebse ka qen\u00eb e d\u00ebnuar ndonj\u00ebher\u00eb me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, Irena Gjoka i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur \u201cJO\u201d dhe e nj\u00ebjta p\u00ebrgjigje rezulton edhe p\u00ebr pyetjen n\u00ebse ndaj saj \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb d\u00ebnim gjykate, jo i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Por, nga ana tjet\u00ebr, cilat jan\u00eb argumentet mbrojt\u00ebse t\u00eb gjyqtares lidhur d\u00ebnimin nga drejt\u00ebsia greke?<\/strong><\/p>\n<p>BalkanWeb ka siguruar d\u00ebshmin\u00eb e gjyqtares s\u00eb GJKKO para K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor. Deklarimet e Irena Gjok\u00ebs jan\u00eb pritur me interes nisur nga fakti i r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucionit q\u00eb ajo p\u00ebrfaq\u00ebson si pjes\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re dhe misionit p\u00ebr t\u00eb luftuar pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb, por edhe kalimit t\u00eb procesit t\u00eb Vettingut me sukses n\u00eb t\u00eb tre komponent\u00ebt e tij. Vettingu mb\u00ebshtetet, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe n\u00eb vet\u00ebdeklarimin e subjektit, si nj\u00eb element thelb\u00ebsor p\u00ebr vler\u00ebsimin e p\u00ebrmbushjes s\u00eb kritereve t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Dhe pik\u00ebrisht, vet\u00ebdeklarimi i rrem\u00eb p\u00ebrb\u00ebn shkelje ligjore dhe sjell pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb Vettingut.<\/p>\n<p>Para K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka ka rr\u00ebfyer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar pik\u00ebnisjen e \u201cp\u00ebrplasjes\u201d s\u00eb saj me autoritetet greke, fundvitin e 2002-shit, kur po udh\u00ebtonte drejt shtetit fqinj me viz\u00eb t\u00eb marr\u00eb pran\u00eb konsullat\u00ebs greke n\u00eb Shqip\u00ebri, por q\u00eb policia kufitare i kishte ndaluar hyrjen. Vendimi refuzues i autoriteteve greke \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur edhe n\u00eb dat\u00ebn 13 shkurt 2003. Ndalimi i hyrjes n\u00eb territorin grek, p\u00ebr gjyqtaren Gjoka ka qen\u00eb i padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Sa i takon d\u00ebnimit nga ana e drejt\u00ebsis\u00eb greke, me burgim tre muaj, gjob\u00eb 1500 Euro, si dhe me shpenzimet gjyq\u00ebsore prej 73 Euro, teksa d\u00ebnimi me burg \u00ebsht\u00eb konvertuar me pages\u00eb financiare 4.4 euro p\u00ebr \u00e7do dite burg, vendimi i cili nuk u zbatua asnj\u00ebher\u00eb, Irena Gjoka ka deklaruar para KLGJ se nuk \u00ebsht\u00eb njoftuar p\u00ebr zhvillimin e proceseve gjyq\u00ebsore ndaj saj dhe nuk ka patur informacion.<\/p>\n<p>\u201cPersonalisht nuk jam njoftuar, as zyrtarisht dhe as faktikisht p\u00ebr procesin gjyq\u00ebsor administrativ apo ndonj\u00eb proces tjet\u00ebr t\u00eb zhvilluar ndaj meje, n\u00eb gjykatat Greke\u201d, ka deklaruar gjyqtarja, duke vijuar: \u201cPasi n\u00eb media jan\u00eb publikuar vendime administrative apo t\u00eb natyrave t\u00eb tjera n\u00eb emrin tim, duke mos qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb asnj\u00eb vendimi, kam autorizuar p\u00ebrfaq\u00ebsues me prokur\u00eb t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion, p\u00ebr \u00e7ka publikohej\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ajo ka pretenduar se d\u00ebnimi nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar kurr\u00eb n\u00eb regjistrin penal dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, d\u00ebnimi konsiderohet sikur t\u00eb mos ket\u00eb ekzistuar kurr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVendimi i dat\u00ebs 07.06.2005, i Gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb me tre an\u00ebtare p\u00ebr kundravajtje t\u00eb Janin\u00ebs nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb njoftuar asnj\u00ebher\u00eb dhe ky vendim nuk ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb. Sipas nenit 473 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale Greke afati p\u00ebr paraqitjen e apelit p\u00ebr t\u00eb pandehurit me vendbanim t\u00eb panjohur \u00ebsht\u00eb 30 dit\u00eb nga dita e njoftimit t\u00eb vendimit (vendimi i cili nuk \u00ebsht\u00eb njoftuar asnj\u00ebher\u00eb). P\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrfundonte afati i apelimit, m\u00eb dat\u00eb 17.06.2005 \u00ebsht\u00eb miratuar ligji nr.3346\/2005 \u201cP\u00ebrshpejtimi i procedur\u00ebs para gjykatave civile dhe penale dhe dispozita t\u00eb tjera\u201d. Sipas edhe interpretimit t\u00eb kryer nga GJEDNJ , n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Panou kund\u00ebr Greqis\u00eb (nr. 44058\/05, 8 janar 2009), vendimi i d\u00ebnimit i arkivuar sipas k\u00ebtij ligji konsiderohet i paqen\u00eb, me kusht q\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 18-mujore nga publikimi i ligjit (17 qershor 2005), t\u00eb mos kryhet nj\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr vep\u00ebr penale me dashje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb d\u00ebnohej p\u00ebrfundimisht me burgim m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se gjasht\u00eb muaj. Sipas edhe interpretimit t\u00eb GJEDNJ-s\u00eb edhe pse humbiste e drejta p\u00ebr t\u00eb ushtruar apelim, efektet e ligjit ishin baras me shfaj\u00ebsim. Ky ishte edhe q\u00ebllimi i ligjit, i cili synonte p\u00ebrshpejtimin e drejt\u00ebsis\u00eb penale, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebrmes uljes s\u00eb numrit t\u00eb apelimeve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vogla. K\u00ebshtu n\u00eb zbatim t\u00eb k\u00ebtij ligji, prokurori ka vendosur arkivimin e vendimit t\u00eb marr\u00eb ndaj meje m\u00eb dat\u00eb 07.06.2005\u201d, ka th\u00ebn\u00eb gjyqtarja, Irena Gjoka.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e GJKKO, m\u00eb tej ka shtuar se \u201clidhur me vendimin e sip\u00ebrp\u00ebrmendur, shpreh rezervat e mia sa i takon ligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb thelb t\u00eb k\u00ebtij vendimi, por edhe ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb aspekteve procedurale t\u00eb marrjes s\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebshmia e Irena Gjok\u00ebs para KLGj:<\/strong><\/p>\n<p>\u201cM\u00eb dat\u00eb 24 dhjetor 2002, un\u00eb Irena Gjoka jam paraqitur n\u00eb pik\u00ebn e kalimit kufitar Greqi, Kakavij\u00eb, ku policia kufitare m\u00eb ka ndaluar hyrjen n\u00eb shtetin grek (pas nj\u00eb debati q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb me punonj\u00ebsin e policis\u00eb s\u00eb kufirit). Kam vler\u00ebsuar se autoritetet greke nuk kan\u00eb pasur asnj\u00eb arsye t\u00eb ndalojn\u00eb hyrjen time n\u00eb Greqi dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye jam pajisur me nj\u00eb vize tjet\u00ebr, pran\u00eb konsullat\u00ebs greke n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb vijim, m\u00eb dat\u00eb 13 shkurt 2003, jam paraqitur s\u00ebrish n\u00eb kufi, ku p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb \u00ebsht\u00eb ndaluar hyrja, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse kam qen\u00eb e bindur n\u00eb paligjshm\u00ebrin\u00eb e mas\u00ebs administrative t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb ndaj meje, refuzimin e hyrjes n\u00eb shtetin grek, n\u00eb kushtet kur nuk kisha t\u00eb drejt\u00eb hyrje n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet, n\u00eb dat\u00ebn 31.03.2003, kam autorizuar shtetasin Andon Konomi\/Ikonomou (ky shtetas nuk ka pasur cil\u00ebsin\u00eb e avokatit) p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar p\u00ebr llogari timen, mas\u00ebn administrative t\u00eb marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme dhe arbitrare nga autoritetet greke, pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Rendit Publik Athin\u00eb apo \u00e7do institucioni tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb kryer \u00e7do lloj veprimi q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i ndaluar me ligj, lidhur specifikisht me mas\u00ebn e ndalimit t\u00eb hyrjes t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndaj meje.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebtij fakti, personalisht nuk jam njoftuar, as zyrtarisht dhe as faktikisht p\u00ebr procesin gjyq\u00ebsor administrativ apo ndonj\u00eb proces tjet\u00ebr t\u00eb zhvilluar ndaj meje, n\u00eb gjykatat Greke. Pasi n\u00eb media jan\u00eb publikuar vendime administrative apo t\u00eb natyrave t\u00eb tjera n\u00eb emrin tim, duke mos qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb asnj\u00eb vendimi, kam autorizuar p\u00ebrfaq\u00ebsues me prokur\u00eb t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion, p\u00ebr \u00e7ka publikohej.<\/p>\n<p>Nga aktet q\u00eb m\u00eb jan\u00eb dor\u00ebzuar nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi im si dhe aktet e p\u00ebrcjella nga autoritetet greke me an\u00eb t\u00eb let\u00ebrporosis\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, jam informuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr vendimin e marr\u00eb nga Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Janin\u00eb me nr.1447\/2005, dat\u00eb 07.06.2005, sipas s\u00eb cilit rezultoj e d\u00ebnuar n\u00eb munges\u00eb nga kjo gjykat\u00eb n\u00eb dat\u00eb 07.06.2005, pa pranin\u00eb e nj\u00eb mbrojt\u00ebsi, pa u njoftuar p\u00ebr procesin ndaj meje, si gjat\u00eb hetimit dhe gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, p\u00ebr vepr\u00ebn e parashikuar n\u00eb paragrafin 7 t\u00eb nenit 54 t\u00eb ligjit 2910\/2001 me titull \u201cHyrja dhe q\u00ebndrimi i t\u00eb huajve n\u00eb Territorin Grek\u201d, me tre muaj burgim dhe 1500 Euro Gjob\u00eb. D\u00ebnimi me burgim \u00ebsht\u00eb konvertuar me gjob\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 4,4 Euro n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i dat\u00ebs 07.06.2005, i Gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb me tre an\u00ebtare p\u00ebr kundravajtje t\u00eb Janin\u00ebs nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb njoftuar asnj\u00ebher\u00eb dhe ky vendim nuk ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb. Sipas nenit 473 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale Greke afati p\u00ebr paraqitjen e apelit p\u00ebr t\u00eb pandehurit me vendbanim t\u00eb panjohur \u00ebsht\u00eb 30 dit\u00eb nga dita e njoftimit t\u00eb vendimit (vendimi i cili nuk \u00ebsht\u00eb njoftuar asnj\u00ebher\u00eb). P\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrfundonte afati i apelimit, m\u00eb dat\u00eb 17.06.2005 \u00ebsht\u00eb miratuar ligji nr.3346\/2005 \u201cP\u00ebrshpejtimi i procedur\u00ebs para gjykatave civile dhe penale dhe dispozita t\u00eb tjera\u201d. Sipas edhe interpretimit t\u00eb kryer nga GJEDNJ , n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Panou kund\u00ebr Greqis\u00eb (nr. 44058\/05, 8 janar 2009), vendimi i d\u00ebnimit i arkivuar sipas k\u00ebtij ligji konsiderohet i paqen\u00eb, me kusht q\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 18-mujore nga publikimi i ligjit (17 qershor 2005), t\u00eb mos kryhet nj\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr vep\u00ebr penale me dashje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb d\u00ebnohej p\u00ebrfundimisht me burgim m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se gjasht\u00eb muaj. Sipas edhe interpretimit t\u00eb GJEDNJ-s\u00eb edhe pse humbiste e drejta p\u00ebr t\u00eb ushtruar apelim, efektet e ligjit ishin baras me shfaj\u00ebsim. Ky ishte edhe q\u00ebllimi i ligjit, i cili synonte p\u00ebrshpejtimin e drejt\u00ebsis\u00eb penale, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebrmes uljes s\u00eb numrit t\u00eb apelimeve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vogla. K\u00ebshtu n\u00eb zbatim t\u00eb k\u00ebtij ligji, prokurori ka vendosur arkivimin e vendimit t\u00eb marr\u00eb ndaj meje m\u00eb dat\u00eb 07.06.2005.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka ka qen\u00eb target i sulmeve dhe akuzave nga politika, m\u00eb konkretisht nga opozita, prej 3 vitesh, duke e lidhur emrin e saj me nj\u00eb d\u00ebnim nga drejt\u00ebsia greke q\u00eb daton 2 dekada m\u00eb par\u00eb. K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, pas nj\u00eb verifikimi q\u00eb zgjati 2 vite, arriti n\u00eb konkluzionin se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65976","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65976","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65976"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65976\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65976"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65976"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65976"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}