{"id":65974,"date":"2026-01-23T16:29:08","date_gmt":"2026-01-23T16:29:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/23\/kujdes-super-cifti-i-ri-i-europes-merz-dhe-meloni\/"},"modified":"2026-01-23T16:29:08","modified_gmt":"2026-01-23T16:29:08","slug":"kujdes-super-cifti-i-ri-i-europes-merz-dhe-meloni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/23\/kujdes-super-cifti-i-ri-i-europes-merz-dhe-meloni\/","title":{"rendered":"Kujdes: Super-\u00e7ifti i ri i Europ\u00ebs, Merz dhe Meloni"},"content":{"rendered":"<p class=\"p1\">Nd\u00ebrsa motori tradicional franko-gjerman i Europ\u00ebs po ngec, kancelari gjerman Friedrich Merz po shikon gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb drejt nj\u00eb partneriteti me kryeministren italiane t\u00eb djatht\u00eb Giorgia Meloni, si bashk\u00eb-pilote p\u00ebr t\u00eb drejtuar Bashkimin Europian.<\/p>\n<p class=\"p1\">T\u00eb dy pritet t\u00eb takohen t\u00eb premten n\u00eb nj\u00eb samit n\u00eb vil\u00ebn luksoze Doria Pamphilj n\u00eb Rom\u00eb, p\u00ebr t\u00eb forcuar aleanc\u00ebn e tyre n\u00eb zhvillim. T\u00eb dy jan\u00eb atlantist\u00eb t\u00eb djatht\u00eb q\u00eb duan t\u00eb ulin tensionet me presidentin amerikan Donald Trump. Dhe t\u00eb dy kan\u00eb frustrime me presidentin francez Emmanuel Macron.<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, Gjermania do t\u2019i drejtohej tradicionalisht Franc\u00ebs n\u00eb momente vendimtare p\u00ebr t\u00eb hartuar planet p\u00ebr BE-n\u00eb, prandaj \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse q\u00eb Merz tani po rreshtohet me Melonin n\u00eb p\u00ebrpjekjen e tij p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebrpara prioritetet ky\u00e7e Europiane n\u00eb tregti, industri dhe marr\u00ebdh\u00ebnie me SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em>\u201cKur Berlini dhe Roma punojn\u00eb ngusht\u00eb s\u00eb bashku, nuk \u00ebsht\u00eb nga rutina, por nga bindja, sepse e ardhmja e Europ\u00ebs, liria dhe aft\u00ebsia e saj p\u00ebr t\u00eb ndikuar bot\u00ebn varen nga kjo,\u201d<\/em> i tha ministri i Jasht\u00ebm gjerman Johann Wadephul POLITICO-s.<\/p>\n<p class=\"p1\">Pjes\u00ebrisht, afrimi i Merz me Melonin nxitet nga bezdia ndaj Franc\u00ebs. Berlini \u00ebsht\u00eb i irrituar q\u00eb Parisi k\u00ebrkoi t\u00eb minonte marr\u00ebveshjen historike tregtare \u201cMercosur\u201d me Amerik\u00ebn e Jugut, t\u00eb cil\u00ebn gjerman\u00ebt e kan\u00eb mb\u00ebshtetur prej koh\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb nxitur eksportet industriale. Gjermania po shqyrton gjithashtu t\u00ebrheqjen nga nj\u00eb program i p\u00ebrbashk\u00ebt avion\u00ebsh luftarak\u00eb prej 100 miliard\u00eb eurosh p\u00ebr shkak t\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve me francez\u00ebt.<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, afrimi me Rom\u00ebn ka nj\u00eb logjik\u00eb bind\u00ebse.<\/p>\n<p class=\"p1\">Gjat\u00eb samitit t\u00eb s\u00eb premtes, Merz dhe Meloni pritet t\u00eb angazhohen p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes, sipas diplomat\u00ebve q\u00eb po p\u00ebrgatisin takimin. Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfshin kjo, por kompania gjermane Rheinmetall dhe ajo italiane Leonardo kan\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tankeve dhe mjeteve t\u00eb tjera ushtarake. N\u00eb total, takimet do t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb 21 ministra t\u00eb lart\u00eb nga t\u00eb dy vendet, dhe pritet t\u00eb vulosen rreth 10 marr\u00ebveshje, sipas qeveris\u00eb italiane.<\/p>\n<p class=\"p1\">Italia dhe Gjermania po bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb hartuar nj\u00eb plan t\u00eb ri shum\u00eb ambicioz p\u00ebr ringjalljen e industris\u00eb s\u00eb BE-s\u00eb dhe zgjerimin e eksporteve, n\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr samitin e K\u00ebshillit Europian m\u00eb 12 shkurt. Berlini dhe Roma e shohin veten si<em> \u201cdy kombet kryesore industriale t\u00eb Europ\u00ebs\u201d<\/em> dhe kan\u00eb d\u00ebnuar vonesat n\u00eb marr\u00ebveshjen Mercosur.<\/p>\n<p class=\"p1\">Ky formulim do ta bezdis\u00eb Parisin.<\/p>\n<h4>Partneritet afatgjat\u00eb\u00a0<\/h4>\n<p class=\"p1\">P\u00ebr Giangiacomo Calovini, deputet i partis\u00eb V\u00ebllez\u00ebrit e Italis\u00eb dhe kryetar i grupit parlamentar t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb italo-gjermane, aleanca Merz-Meloni ka kuptim duke pasur parasysh largimin e pritsh\u00ebm t\u00eb Macron nga skena Europiane pas zgjedhjeve franceze t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em>\u201cDy vendet tona kan\u00eb qeveri t\u00eb q\u00ebndrueshme, sidomos krahasuar me Franc\u00ebn,\u201d<\/em> tha ai. <em>\u201c\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se Meloni dhe Merz kan\u00eb ndoshta nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrpara, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n\n<p class=\"p1\">Ruajtja e marr\u00ebdh\u00ebnies me Trump \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb dy lider\u00ebt, dhe si Merz ashtu edhe Meloni jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb shmangin shp\u00ebrthime transatlantike. Ata jan\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje nga ministrat e tyre t\u00eb jasht\u00ebm, Wadephul dhe Antonio Tajani.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em>\u201cGiorgia Meloni dhe Friedrich Merz kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar krahun Europian m\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr dialog me Presidentin Trump,\u201d<\/em> tha Pietro Benassi, ish-ambasador italian n\u00eb Berlin dhe n\u00eb BE.<em> \u201cP\u00ebrshpejtimi disi surreal i ngjarjeve i nxitur nga presidenti amerikan po konfirmon nj\u00eb konvergjenc\u00eb t\u00eb pozicioneve mes Italis\u00eb dhe Gjermanis\u00eb, m\u00eb shum\u00eb sesa mes Italis\u00eb dhe Franc\u00ebs, apo Franc\u00ebs dhe Gjermanis\u00eb.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb kontrast me qasjen m\u00eb t\u00eb but\u00eb t\u00eb Rom\u00ebs dhe Berlinit, Calovini akuzoi Macron p\u00ebr sjellje \u201c<em>kontradiktore<\/em>\u201d ndaj Trump.<em> \u201cAi sillet si dikush q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb sfidoj\u00eb Shtetet e Bashkuara, por pastaj d\u00ebrgon mesazhe, q\u00eb Trump i ka publikuar pa eleganc\u00eb, ku i lutet t\u00eb han\u00eb dark\u00eb bashk\u00eb,\u201d<\/em> tha ai.<\/p>\n<h4><em><strong>Lexo m\u00eb tej:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/20\/stuhi-postimesh-trump-nxjerr-zbuluar-makron-tallet-me-kanadane-sulmon-britanine\/\">Stuhi postimesh\/ Trump nxjerr zbuluar Makron, tallet me Kanadan\u00eb, sulmon Britanin\u00eb<\/a>\u00a0<\/strong><\/em><\/h4>\n<h4>Kimi e mir\u00eb\u00a0<\/h4>\n<p class=\"p1\">Zyrtar\u00eb n\u00eb Berlin tani flasin me entuziaz\u00ebm p\u00ebr bashk\u00ebpunimin n\u00eb rritje me Melonin, duke e p\u00ebrshkruar marr\u00ebdh\u00ebnien me Rom\u00ebn si t\u00eb besueshme.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em>\u201cItalia \u00ebsht\u00eb e besueshme,\u201d<\/em> tha nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb gjerman, duke folur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb anonime. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbiem\u00ebr q\u00eb autoritetet n\u00eb Berlin e kan\u00eb p\u00ebrdorur shpesh p\u00ebr francez\u00ebt s\u00eb fundmi.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em>\u201cFranca flet shum\u00eb, por Italia \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb pragmatike,\u201d<\/em> tha Axel Sch\u00e4fer, deputet i lart\u00eb socialdemokrat gjerman, i fokusuar prej koh\u00ebsh n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet gjermano-italiane.<\/p>\n<p class=\"p1\">Nj\u00eb zyrtar italian gjithashtu vler\u00ebsoi<em> \u201ckimin\u00eb e mir\u00eb\u201d<\/em> personale mes Merz dhe Melonit. Kjo bie n\u00eb kontrast t\u00eb fort\u00eb me marr\u00ebdh\u00ebniet e tensionuara mes Melonit dhe Macron, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrplasur shpesh.<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u2019u afruar, Merz dhe Meloni kan\u00eb p\u00ebrdorur ndonj\u00ebher\u00eb hiperbola.<\/p>\n<p class=\"p1\">Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Rom\u00eb si kancelar vitin e kaluar, Merz tha se kishte<em> \u201cpraktikisht marr\u00ebveshje t\u00eb plot\u00eb mes dy vendeve tona p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e politik\u00ebs Europiane\u201d.\u00a0<\/em><\/p>\n<p class=\"p1\">Meloni u shpreh n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em>\u201c\u00cbsht\u00eb thjesht e pamundur t\u00eb vihet n\u00eb dyshim marr\u00ebdh\u00ebnia mes Italis\u00eb dhe Gjermanis\u00eb,\u201d<\/em> tha ajo at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<h4>Martes\u00eb nga interesi\u00a0<\/h4>\n<p class=\"p1\">Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekzagjerim. Dy lider\u00ebt, n\u00eb fakt, kan\u00eb dallime t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p class=\"p1\">Meloni refuzoi t\u00eb mb\u00ebshteste nj\u00eb plan, t\u00eb promovuar nga Merz, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur asetet e ngrira ruse p\u00ebr t\u00eb financuar ndihm\u00ebn ushtarake p\u00ebr Ukrain\u00ebn. Ajo gjithashtu e mbajti p\u00ebrkoh\u00ebsisht pezull mb\u00ebshtetjen p\u00ebr marr\u00ebveshjen Mercosur p\u00ebr t\u00eb fituar l\u00ebshime p\u00ebr fermer\u00ebt italian\u00eb, p\u00ebrpara se ta mb\u00ebshteste p\u00ebrfundimisht.<\/p>\n<p class=\"p1\">Kritikisht, Roma dhe Berlini ka gjasa t\u00eb jen\u00eb aleat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e financave publike. Italia ka shtyr\u00eb prej koh\u00ebsh p\u00ebr politika fiskale m\u00eb t\u00eb lira, dhe ka qen\u00eb nj\u00eb aleate natyrore e Franc\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, nd\u00ebrsa Gjermania ka sh\u00ebrbyer si disiplinuesi i hekurt i shpenzimeve n\u00eb kontinent.<\/p>\n<p class=\"p1\">Por edhe k\u00ebtu ka pasur nj\u00eb afrim, me Melonin q\u00eb ka ulur shpenzimet e Italis\u00eb dhe Merz q\u00eb ka mbik\u00ebqyrur nj\u00eb zgjerim historik t\u00eb shpenzimeve me borxh p\u00ebr infrastruktur\u00eb dhe mbrojtje.<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb thelb, pjesa m\u00eb e madhe e aleanc\u00ebs n\u00eb rritje mes Merz dhe Melonit \u00ebsht\u00eb produkt i l\u00ebvizjeve t\u00eb diktuara nga mbijetesa e tyre politike n\u00eb vend.<\/p>\n<p class=\"p1\">Meloni e ka zhvendosur partin\u00eb e saj nacionaliste \u201cV\u00ebllez\u00ebrit e Italis\u00eb\u201d drejt qendr\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb politik\u00ebn e jashtme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, rritja e partis\u00eb s\u00eb djatht\u00eb ekstreme AfD n\u00eb Gjermani e ka detyruar Merz ta zhvendos\u00eb partin\u00eb e tij konservatore ndjesh\u00ebm djathtas n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e migracionit.<\/p>\n<p class=\"p1\">Kjo afrim ideologjik ka mund\u00ebsuar ngrohjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve. Nd\u00ebrsa Merz ka k\u00ebrkuar partner\u00eb n\u00eb nivel Europian p\u00ebr t\u00eb reduktuar ndjesh\u00ebm fluksin e azilk\u00ebrkuesve, p\u00ebr t\u00eb ulur rregullimin dhe p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb tregti, dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb kund\u00ebrpesh\u00eb ndaj Macron, Meloni \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb figur\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr kancelarin.<\/p>\n<p class=\"p1\">Megjithat\u00eb, Stefano Stefanini, ish-diplomat i lart\u00eb italian dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i NATO-s, tha se gjithmon\u00eb do t\u00eb ket\u00eb kufij n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb taktike,\u201d<\/em> tha ai.<em> \u201cNuk ka strategji t\u00eb koordinuar. Ka disa \u00e7\u00ebshtje ku Meloni dhe Merz gjenden n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn an\u00eb.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p class=\"p1\">Stefanini vuri n\u00eb dukje gjithashtu se angazhimet e shpenzimeve, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb projektet ushtarake, do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb fush\u00eb ku Roma do t\u00eb gjendet s\u00ebrish m\u00eb natyrsh\u00ebm n\u00eb aleanc\u00eb me Franc\u00ebn.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em>\u201cN\u00eb shpenzimet e mbrojtjes, Italia dhe Franca jan\u00eb m\u00eb af\u00ebr, sepse Gjermania ka kapacitetin fiskal t\u00eb shpenzoj\u00eb vet\u00eb, nd\u00ebrsa Italia dhe Franca kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb marrin sa m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje financiare nga BE-ja,\u201d<\/em> tha ai.<\/p>\n<p class=\"p1\">Pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre dallimeve, Meloni e ka shfryt\u00ebzuar hapjen p\u00ebr t\u2019u afruar me Merz.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em>\u201cMeloni e ka kuptuar se, duke qen\u00eb se ka tension n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien Franc\u00eb-Gjermani, ajo mund t\u00eb futet dhe t\u00eb afrohet me Gjermanin\u00eb,\u201d<\/em> tha Marc Lazar, ekspert i marr\u00ebdh\u00ebnieve franko-italiane.<\/p>\n<p>Politico, p\u00ebrgatiti n\u00eb shqip <strong>\u00a9LAPSI.AL\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/23\/kujdes-super-cifti-i-ri-i-europes-merz-dhe-meloni\/\">Kujdes: Super-\u00e7ifti i ri i Europ\u00ebs, Merz dhe Meloni<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa motori tradicional franko-gjerman i Europ\u00ebs po ngec, kancelari gjerman Friedrich Merz po shikon gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb drejt nj\u00eb partneriteti me kryeministren italiane t\u00eb djatht\u00eb Giorgia Meloni, si bashk\u00eb-pilote p\u00ebr t\u00eb drejtuar Bashkimin Europian. T\u00eb dy pritet t\u00eb takohen t\u00eb premten n\u00eb nj\u00eb samit n\u00eb vil\u00ebn luksoze Doria Pamphilj n\u00eb Rom\u00eb, p\u00ebr t\u00eb forcuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65974","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65974","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65974"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65974\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65974"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65974"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65974"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}