{"id":65872,"date":"2026-01-23T09:48:20","date_gmt":"2026-01-23T09:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/23\/pikepyetjet-mbi-drejtesine-e-re-ne-rastin-veliaj-mbi-emerimin-e-olsi-dado-s\/"},"modified":"2026-01-23T09:48:20","modified_gmt":"2026-01-23T09:48:20","slug":"pikepyetjet-mbi-drejtesine-e-re-ne-rastin-veliaj-mbi-emerimin-e-olsi-dado-s","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/23\/pikepyetjet-mbi-drejtesine-e-re-ne-rastin-veliaj-mbi-emerimin-e-olsi-dado-s\/","title":{"rendered":"Pik\u00ebpyetjet mbi drejt\u00ebsin\u00eb e re n\u00eb rastin Veliaj, mbi em\u00ebrimin e Olsi Dado-s"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Hermes Kafexhiu<\/strong><em><br \/>\n<\/em><\/p>\n<p><em>Asgj\u00eb personale me prokurorin!<br \/>\n<\/em><\/p>\n<p>Ne jemi m\u00ebsuar t\u00eb hedhim vrer\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb skema t\u00eb nj\u00eb tollovie mediatike ku nj\u00eb shumatore gazetar\u00ebsh dhe analist\u00ebsh t\u00eb rreshtuar si SPAK-ist\u00eb t\u00eb ftohur n\u00eb tamarre, si\u00e7 do t\u00eb thoshte gjyshja ime, paragjykojn\u00eb \u00e7do shkrim q\u00eb nd\u00ebrtohet personalisht mbi nj\u00eb prokuror t\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga problemet e gazetaris\u00eb sot \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb proporcion me kritik\u00ebn q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb mbi politikanin nj\u00eblloj dhe me at\u00eb ndaj prokuror\u00ebve special.<br \/>\nUn\u00eb e di q\u00eb shpesh ndonj\u00ebri si\u00e7 un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nd\u00ebrrmer me konsistenc\u00eb nj\u00eb kritik\u00eb, si\u00e7 un\u00eb prej koh\u00ebsh shkruaj p\u00ebr SPAK dhe dyshimet mbi drejt\u00ebsin\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht Olsi Dadon, do t\u00eb ket\u00eb nga ata q\u00eb do na fusin n\u00eb llogoreve t\u00eb sh\u00ebrbyesve t\u00eb Veliajt tjetrit e tjetrit.<\/p>\n<p>E shpjegoj k\u00ebt\u00eb tenativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb kompleksuar pal\u00ebt sepse, ajo q\u00eb do duhet t\u00eb thuhet \u00ebsht\u00eb se ata nuk jan\u00eb sh\u00ebnjtor dhe kan\u00eb po aq pushtet sa nj\u00eb nj\u00eb politikan p\u00ebr ta keqp\u00ebrdorur, aq m\u00eb tep\u00ebr kur kan\u00eb monopolin jo t\u00eb vendimeve politike, por vendimeve p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar lirin\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnimi i liris\u00eb, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebta prokuror\u00eb t\u00eb nd\u00ebrrmarin privilegje q\u00eb nes\u00ebr t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr tu zhveshur nga klani q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb rasti i Olsi Dados.<\/p>\n<p>Po un\u00eb nuk do t\u00eb b\u00ebj thashethemnaj\u00ebn e gazetaris\u00eb, por do t\u00eb ngre disa pyetje gazetarie mbi em\u00ebrimin e Olsi Dados n\u00eb drejt\u00ebsi dhe aq m\u00eb tep\u00ebr em\u00ebrimin e Olsi Dados n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Em\u00ebrimi i Ols Dado-s si prokuror n\u00eb vitin 2008 nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb histori e kaluar administrative. Padia e depozituar nga Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, kund\u00ebr institucionit t\u00eb Presidentit dhe prokurorit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, ekspozon nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb besimi n\u00eb funksionimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Veliaj pretendon se Dado nuk kishte p\u00ebrmbushur kriteret minimale ligjore p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar prokuror dhe se t\u00eb gjitha aktet e tij procedurale ndaj tij tani rrezikojn\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb pavlefshme q\u00eb nga momenti i par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb q\u00ebndron nj\u00eb pyetje me pesh\u00eb institucionale, si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb em\u00ebrim q\u00eb nuk plot\u00ebsonte kriteret ligjore t\u00eb koh\u00ebs, pa shkoll\u00eb magjistrature dhe me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb pamjaftueshme, t\u00eb lejohet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe pastaj t\u00eb p\u00ebrdoret si baz\u00eb p\u00ebr vendime serioze kund\u00ebr nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb publik?<\/p>\n<p>Ky rast ngre shqet\u00ebsime t\u00eb forta mbi mekanizmat e kontrollit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e institucioneve q\u00eb duhet t\u00eb ruajn\u00eb integritetin e sistemit.<\/p>\n<p>Ankesat e Veliajt nuk kufizohen vet\u00ebm te mungesa e kritereve formale. Ai ka b\u00ebr\u00eb pretendime t\u00eb forta p\u00ebr konflikt interesi dhe p\u00ebrdorim t\u00eb funksionit p\u00ebr p\u00ebrfitim personal, duke argumentuar se Dado p\u00ebrdori detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb favorizuar interesa private dhe pastaj, kur nuk u plot\u00ebsua k\u00ebrkesa, nd\u00ebrmori veprime hakmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse k\u00ebto pretendime nuk jan\u00eb ende t\u00eb konfirmuara n\u00eb gjykat\u00eb, ato ngren\u00eb shqet\u00ebsime reale p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionon drejt\u00ebsia dhe p\u00ebr ndikimin q\u00eb individ\u00eb t\u00eb caktuar mund t\u00eb ken\u00eb mbi proceset institucionale.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb thjesht ligjore, ajo \u00ebsht\u00eb edhe politike dhe publike. Debati i hapur, shpesh i ashp\u00ebr, ka krijuar presion mbi institucionet dhe ka p\u00ebrzier rolin e drejt\u00ebsis\u00eb me narrativat politike, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb neutralitetin e sistemit. Kjo situat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rast i izoluar, por nj\u00eb reflektim mbi boshll\u00ebqet e mekanizmave t\u00eb kontrollit disiplinor dhe etik t\u00eb prokuror\u00ebve dhe mbi aft\u00ebsin\u00eb e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar pavar\u00ebsisht presionit.<\/p>\n<p>Rasti ekspozon nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb dukshme koordinimi dhe kontrolli institucional n\u00eb dy fronte, aktet e em\u00ebrimit dhe hetimet aktuale.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb kaloj\u00eb nj\u00eb em\u00ebrim q\u00eb nuk plot\u00ebson kriteret elementare ligjore dhe t\u00eb p\u00ebrdoret si baz\u00eb p\u00ebr vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme penale?<\/p>\n<p>Pse mekanizmat e kontrollit dhe vler\u00ebsimit profesional nuk kan\u00eb reaguar m\u00eb her\u00ebt?<\/p>\n<p>N\u00ebse ekzistojn\u00eb pretendime p\u00ebr konflikt interesi, pse sistemi disiplinor nuk ka nd\u00ebrhyr\u00eb proaktivisht p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrplasjen publike dhe c\u00ebnimin e besimit n\u00eb drejt\u00ebsi?<\/p>\n<p>Edhe mbi t\u00eb gjitha Shkolla e Magjistratur\u00ebs a do duhet shum\u00eb thjesht n\u00eb raport me historikun e pun\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb vite t\u00eb kthej nj\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare se a e ka pasur shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs Olsi Dado kur \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar?<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, \u00e7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb padi kund\u00ebr nj\u00eb individi. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr sistemin institucional shqiptar dhe p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re t\u00eb rifitoj\u00eb terrenin e ligjshm\u00ebris\u00eb dhe integritetit.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb akt em\u00ebrimi mund t\u00eb vler\u00ebsohet i pavlefsh\u00ebm dekada m\u00eb von\u00eb, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr gjith\u00eb aktet e tjera q\u00eb kan\u00eb pasur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn baz\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00ebse institucionet nuk marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe nuk sigurojn\u00eb standarde t\u00eb qarta, besimi publik n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb d\u00ebmtohet. Ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rast i izoluar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb test i hapur p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e shtetit t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vepruar me integritet dhe pa ndikuar nga presionet politike apo interesat personale.<\/p>\n<p>Nevoja e madhe p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar drejt\u00ebsin\u00eb e munguar t\u00eb shqiptar\u00ebve, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb nxitojm\u00eb aq shum\u00eb, sa si\u00e7 do gj\u00eb e nxituar n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, l\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hermes Kafexhiu Asgj\u00eb personale me prokurorin! Ne jemi m\u00ebsuar t\u00eb hedhim vrer\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb skema t\u00eb nj\u00eb tollovie mediatike ku nj\u00eb shumatore gazetar\u00ebsh dhe analist\u00ebsh t\u00eb rreshtuar si SPAK-ist\u00eb t\u00eb ftohur n\u00eb tamarre, si\u00e7 do t\u00eb thoshte gjyshja ime, paragjykojn\u00eb \u00e7do shkrim q\u00eb nd\u00ebrtohet personalisht mbi nj\u00eb prokuror t\u00eb SPAK. Nj\u00eb nga problemet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65872","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65872","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65872"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65872\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65872"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65872"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65872"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}