{"id":65831,"date":"2026-01-23T06:18:40","date_gmt":"2026-01-23T06:18:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/23\/be-ja-diskuton-per-grenlanden-dhe-raportet-tregtare-me-shba-ne\/"},"modified":"2026-01-23T06:18:40","modified_gmt":"2026-01-23T06:18:40","slug":"be-ja-diskuton-per-grenlanden-dhe-raportet-tregtare-me-shba-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/23\/be-ja-diskuton-per-grenlanden-dhe-raportet-tregtare-me-shba-ne\/","title":{"rendered":"BE-ja diskuton p\u00ebr Grenland\u00ebn dhe raportet tregtare me SHBA-n\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit e shteteve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian (BE) mblidhen mbr\u00ebmjen e 22 janarit n\u00eb Bruksel p\u00ebr nj\u00eb samit urgjent, i thirrur pas k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb presidentit amerikan, Donald Trump, p\u00ebr vendosjen e tarifave ndaj disa shteteve t\u00eb kontinentit evropian.<\/p>\n<p>Mbajtja e samitit u konfirmua edhe pasi presidenti amerikan m\u00eb 21 janar hoqi dor\u00eb nga vendosja e tarifave, pasi n\u00eb Davos t\u00eb Zvicr\u00ebs u arrit nj\u00eb pajtim p\u00ebr korniz\u00ebn e marr\u00ebveshjes p\u00ebr Grenland\u00ebn gjat\u00eb nj\u00eb takimi me sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s, Mark Rutte.<\/p>\n<div class=\"insertion-box\">\n<div class=\"\">\n<div>Kryeministrja e Danimark\u00ebs, Mette Federiksen, para samitit tha p\u00ebr gazetar\u00ebt se sovraniteti i shtetit t\u00eb saj dhe Grenland\u00ebs jan\u00eb \u201cvija t\u00eb kuqe\u201d.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>\u201cE kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr diskutim sovraniteti yn\u00eb shtet\u00ebror dhe kjo nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb. Ne ve\u00e7se kemi bashk\u00ebpunuar me SHBA-n\u00eb, si\u00e7 kemi b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb kur vjen puna p\u00ebr sigurin\u00eb. Megjithat\u00eb, vijat tona t\u00eb kuqe jan\u00eb t\u00eb qarta. Rregullat tona demokratike nuk jan\u00eb p\u00ebr negocim\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kancelari gjerman, Olaf Scholz, shprehu leht\u00ebsim me njoftimin e Trumpit p\u00ebr mosvendosjen e tarifave ndaj disa shteteve evropiane p\u00ebr shkak t\u00eb Grenland\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cI jam mir\u00ebnjoh\u00ebs presidentit Trump q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtur nga planet e tij fillestare p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb Grenland\u00eb. Po ashtu jam mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtur nga vendosja e tarifave shtes\u00eb nga 1 shkurti\u201d, tha ai p\u00ebr gazetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsi gjerman tha se Bashkimi Evropian duhet t\u00eb forcohet.<\/p>\n<p>\u201cBE-ja, pjesa evropiane e NATO-s, duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje ta mbroj\u00eb veten\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Sikurse Merz, edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, e mir\u00ebpriti q\u00ebndrimin e Trumpit p\u00ebr t\u00eb mos vendosur tarifa p\u00ebr shkak t\u00eb Grenland\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKur Evropa reagon ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve me unitet dhe p\u00ebrdor mjete q\u00eb ka n\u00eb dispozicion, mund ta b\u00ebj\u00eb veten t\u00eb respektueshme\u201d, tha ai p\u00ebr gazetar\u00ebt para samitit n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p><strong>Bordi p\u00ebr Paqe n\u00eb agjend\u00ebn e takimit t\u00eb lider\u00ebve evropian\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Bashkimi Evropian n\u00eb k\u00ebt\u00eb samit kishte planifikuar fillimisht t\u00eb diskutoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve amerikane p\u00ebr tarifa. Pritet q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit evropian\u00eb t\u00eb bisedojn\u00eb edhe p\u00ebr strategjin\u00eb e p\u00ebrgjigjes ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb mundshme n\u00eb t\u00eb ardhmen nga presidenti Trump.<\/p>\n<p>Presidenti i K\u00ebshillit Evropian, Antonio Costa, n\u00eb ftes\u00ebn drejtuar shefave t\u00eb shteteve dhe qeverive t\u00eb BE-s\u00eb, theksoi se d\u00ebshiron nj\u00eb diskutim mbi sfidat n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet transatlantike, pasojat e tyre p\u00ebr Bashkimin Evropian, si dhe koordinimin e hapave t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Parlamenti Evropian m\u00eb 21 janar pezulloi procesin e ratifikimit t\u00eb marr\u00ebveshjes tregtare me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb drit\u00eb t\u00eb tensioneve lidhur me Grenland\u00ebn.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit e BE-s\u00eb do t\u00eb diskutojn\u00eb p\u00ebr Grenland\u00ebn dhe raportet tregtare me SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>BE-ja synon q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tregtare t\u00eb jen\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, t\u00eb parashikueshme dhe t\u00eb sigurta, por n\u00ebse kjo nuk ndodh, at\u00ebher\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb ket\u00eb n\u00eb dispozicion kund\u00ebrmasa t\u00eb shpejta.<\/p>\n<p>Sipas diplomat\u00ebve evropian\u00eb, blloku evropian d\u00ebshiron t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb qart\u00eb sa i fort\u00eb, i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe i parashikuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb aktualisht partneriteti transatlantik tregtar dhe aleanca ushtarake.<\/p>\n<p>Fokusi i diskutimit pa dyshim do t\u00eb jet\u00eb Grenlanda, dhe pritet q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb marrin m\u00eb shum\u00eb informacione nga Danimarka.<\/p>\n<p>Kryeministrja e vendit pas konfirmimit t\u00eb arritjes s\u00eb pajtimit p\u00ebr korniz\u00ebn e marr\u00ebveshjes tha se shteti i saj \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb bisedoj\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb Arktik, por insiston n\u00eb respektimin e integritetit territorial.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian aktualisht heziton t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb zyrtarisht n\u00eb Bordin e ri p\u00ebr Paqe, duke pritur sqarime shtes\u00eb nga pala amerikane, por edhe duke analizuar n\u00ebse pjes\u00ebmarrja n\u00eb k\u00ebt\u00eb trup lejohet nga kushtetutat e disa shteteve an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian fillimisht p\u00ebrsh\u00ebndeti iden\u00eb e k\u00ebtij Bordi, por BE do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. P\u00ebr disa vende evropiane problematike \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb Trump ka ftuar n\u00eb Bord edhe president\u00ebt e Rusis\u00eb dhe Bjellorusis\u00eb, Vladimir Putin, dhe Aleksandar Lukashenko. Megjithat\u00eb, unanmiteti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mundur, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb Bord jan\u00eb bashkuar Bullgaria dhe Hungaria.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/01\/23\/be-ja-diskuton-per-grenlanden-dhe-raportet-tregtare-me-shba-ne\/\">BE-ja diskuton p\u00ebr Grenland\u00ebn dhe raportet tregtare me SHBA-n\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit e shteteve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian (BE) mblidhen mbr\u00ebmjen e 22 janarit n\u00eb Bruksel p\u00ebr nj\u00eb samit urgjent, i thirrur pas k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb presidentit amerikan, Donald Trump, p\u00ebr vendosjen e tarifave ndaj disa shteteve t\u00eb kontinentit evropian. Mbajtja e samitit u konfirmua edhe pasi presidenti amerikan m\u00eb 21 janar hoqi dor\u00eb nga vendosja e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65831","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65831","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65831"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65831\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65831"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65831"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65831"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}