{"id":65803,"date":"2026-01-22T20:48:19","date_gmt":"2026-01-22T20:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/22\/opozita-dorezoi-nje-fitore-qe-e-kishte-arritur-kunder-shba-se\/"},"modified":"2026-01-22T20:48:19","modified_gmt":"2026-01-22T20:48:19","slug":"opozita-dorezoi-nje-fitore-qe-e-kishte-arritur-kunder-shba-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/22\/opozita-dorezoi-nje-fitore-qe-e-kishte-arritur-kunder-shba-se\/","title":{"rendered":"Opozita dor\u00ebzoi nj\u00eb fitore q\u00eb e kishte arritur kund\u00ebr SHBA-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr kat\u00ebr vite, Sali Berisha ka arritur n\u00eb politik\u00ebn shqiptare at\u00eb q\u00eb asnj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs tjet\u00ebr nuk ka guxuar as ta b\u00ebj\u00eb dhe as ta ket\u00eb si rezultat. Ai \u00ebsht\u00eb sanksionuar nga SHBA dhe i \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb SHBA-s\u00eb me gjith\u00eb forc\u00ebn, pa asnj\u00eb kompleks. E fshehu ca koh\u00eb pas Lulzim Bash\u00ebs, duke b\u00ebr\u00eb sikur e kishte hallin me t\u00eb, pasi ai e kishte shpallur \u201cnon grata\u201d, por pasi e zboi at\u00eb, mbeti p\u00ebrball\u00eb SHBA-s\u00eb dhe e vazhdoi betej\u00ebn.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se SHBA nuk ia hoqi sanksionet dhe ndoshta nuk ia heq kurr\u00eb, por ai realisht i zhb\u00ebri ato n\u00eb syt\u00eb e demokrat\u00ebve dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i pari udh\u00ebheq\u00ebs politik n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nj\u00eb sulm kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga SHBA jo vet\u00ebm e p\u00ebrballoi, por e shnd\u00ebrroi n\u00eb l\u00ebvizje politike dhe fitoi.<\/p>\n<p>Fitoi mbi sistemin ton\u00eb gjyq\u00ebsor, duke marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb kredencialet e partis\u00eb; fitoi mbi sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb nuk guxonte ta prekte as \u201cnon grata\u201d; dhe mbi t\u00eb gjitha fitoi n\u00eb syt\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb vet, t\u00eb cil\u00ebt 100 p\u00ebr qind e kan\u00eb zhb\u00ebr\u00eb \u201cnon grat\u00ebn\u201d e SHBA-s\u00eb nga mendja e tyre dhe ia quajn\u00eb dekorat\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore e paimagjinueshme p\u00ebr ndonj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs tjet\u00ebr politik n\u00eb vend. K\u00ebtu ai i ka mundur t\u00eb gjith\u00eb, edhe Edi Ram\u00ebn, pasi ka d\u00ebshmuar se elektorati i djatht\u00eb shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb, si\u00e7 pretendohet, demos pro-amerikan. N\u00eb rastin e par\u00eb q\u00eb iu dha, e djathta shqiptare mb\u00ebshteti nj\u00eb antiamerikan pa asnj\u00eb kompleks, duke u justifikuar me g\u00ebnjeshtra t\u00eb shpikura: \u201ce ka b\u00ebr\u00eb Sorosi\u201d, \u201ce ka b\u00ebr\u00eb Lul Basha\u201d, \u201ce ka b\u00ebr\u00eb McGonigal\u201d, \u201ce ka b\u00ebr\u00eb Edi Rama\u201d, etj.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e dinin q\u00eb g\u00ebnjenin veten, por mb\u00ebshtetjen p\u00ebr Berish\u00ebn e dhan\u00eb deri n\u00eb fund. Madje edhe ata q\u00eb konsideroheshin korier\u00eb t\u00eb ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb nga selia e PD-s\u00eb, n\u00eb fund, mes SHBA-s\u00eb dhe Berish\u00ebs, zgjodh\u00ebn Berish\u00ebn dhe u b\u00ebn\u00eb deputet\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb fitorja m\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse politike e Berish\u00ebs n\u00eb karrier\u00ebn e tij dhe ndoshta nga t\u00eb paktat fitore t\u00eb tilla politike n\u00eb gjith\u00eb ish-Lindjen komuniste.<\/p>\n<p>Fiks ashtu si\u00e7 e b\u00ebri vet\u00eb, me aq mundim, at\u00eb fitore; fiks ashtu si\u00e7 e nd\u00ebrtoi fitoren me kauza t\u00eb g\u00ebnjeshtra p\u00ebr t\u00eb maskuar betej\u00ebn e tij me SHBA-n\u00eb; fiks ashtu e zhb\u00ebri p\u00ebr gjasht\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Qysh nga zgjedhjet e 11 majit, kur iu desh t\u00eb paguanin 6 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr sanksionet \u201cnon grata\u201d p\u00ebr Berish\u00ebn dhe familjen e tij, ata, n\u00eb vend t\u00eb rezultatit q\u00eb ende nuk e kan\u00eb arritur, u servir\u00ebn demokrat\u00ebve dokrra rreth \u201cblerjes s\u00eb SHBA-s\u00eb\u201d prej tyre dhe ndryshimit t\u00eb pushtetit p\u00ebrmes SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, njeriu q\u00eb e p\u00ebrballoi i vet\u00ebm SHBA-n\u00eb, q\u00eb i dha identitet betej\u00ebs s\u00eb tij me SHBA-n\u00eb duke marr\u00eb zvarr\u00eb gjith\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn shqiptare antikomuniste kund\u00ebr SHBA-s\u00eb, e dor\u00ebzoi fitoren e tij duke paguar para q\u00eb ta zhb\u00ebj\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjor\u00ebt demokrat\u00eb, q\u00eb kishin kat\u00ebr vjet q\u00eb shanin nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb SHBA-n\u00eb q\u00eb kishte sanksionuar udh\u00ebheq\u00ebsin e tyre, fshin\u00eb postimet e vjetra dhe u b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb proamerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Beteja e jav\u00ebs s\u00eb fundit ishte edhe m\u00eb frustruese p\u00ebr ta. Ftesa q\u00eb Edi Rama t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Bordin e Paqes i konfuzoi dhe iu desh t\u00eb shpiknin p\u00ebrdit\u00eb nga dy g\u00ebnjeshtra, me shpres\u00eb se do ta mbanin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb narrativ\u00ebn e tyre gjasht\u00ebmujore.<\/p>\n<p>Opozita u p\u00ebrball sot me gjith\u00eb g\u00ebnjeshtrat e saj t\u00eb gjasht\u00eb muajve t\u00eb fundit dhe, e autosugjestionuar nga shpikja e nj\u00eb beteje t\u00eb SHBA-s\u00eb me Edi Ram\u00ebn, zhb\u00ebri gjith\u00eb identitetin politik t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr kat\u00ebr vitet e fundit, duke ia hequr atij t\u00eb vetmen vler\u00eb politike q\u00eb prodhoi: v\u00ebnien e personalitetit t\u00eb tij mbi at\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ndodhi ajo q\u00eb pam\u00eb n\u00eb Parlament. Edi Rama u tall me nge n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb e cila duhej t\u00eb ishte solemne, dhe ata votuan t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb rresht emrin e tij p\u00ebr ta p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb Uashington, nga i nj\u00ebjti kompleks q\u00eb i ka mbajtur gjall\u00eb gjasht\u00eb muajt e fundit: ideja se ata kan\u00eb \u201cbler\u00eb\u201d SHBA-n\u00eb dhe ajo do ta heq\u00eb nga pushteti.<\/p>\n<p>Tani, jo se do fitonte ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe po t\u00eb mos e votonte, por s\u00eb paku do mbetej vetvetja. Tani \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb pagator q\u00eb, me lek\u00ebt e vjedhura, k\u00ebrkon t\u00eb pranohet nga \u201carmiku\u201d, t\u00eb cilin e mundi pa lek p\u00ebr kat\u00ebr vite.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ndodh kur g\u00ebnjen t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb dhe, n\u00eb fund, g\u00ebnjen edhe veten.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr kat\u00ebr vite, Sali Berisha ka arritur n\u00eb politik\u00ebn shqiptare at\u00eb q\u00eb asnj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs tjet\u00ebr nuk ka guxuar as ta b\u00ebj\u00eb dhe as ta ket\u00eb si rezultat. Ai \u00ebsht\u00eb sanksionuar nga SHBA dhe i \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb SHBA-s\u00eb me gjith\u00eb forc\u00ebn, pa asnj\u00eb kompleks. E fshehu ca koh\u00eb pas Lulzim Bash\u00ebs, duke b\u00ebr\u00eb sikur e kishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65803","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65803","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65803"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65803\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65803"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65803"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65803"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}