{"id":65793,"date":"2026-01-22T19:48:27","date_gmt":"2026-01-22T19:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/22\/berisha-votoi-ramen-nga-frika-e-trump-po-salianji-pse-e-trembi\/"},"modified":"2026-01-22T19:48:27","modified_gmt":"2026-01-22T19:48:27","slug":"berisha-votoi-ramen-nga-frika-e-trump-po-salianji-pse-e-trembi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/22\/berisha-votoi-ramen-nga-frika-e-trump-po-salianji-pse-e-trembi\/","title":{"rendered":"Berisha votoi Ram\u00ebn nga frika e Trump, po Salianji pse e trembi?!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena\/<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama, pas ftes\u00ebs nga Donald Trump  p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Bordin e Paqes p\u00ebr Gaz\u00ebn t\u00eb themeluar nga vet\u00eb presidenti amerikan, sot mori dhe mb\u00ebshtetjen pa asnj\u00eb kusht t\u00eb kreut t\u00eb PD, Sali Berisha, q\u00eb ta p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bord!<br \/>\nDikush mund ta quaj\u00eb t\u00eb paimagjinueshme k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, por ja q\u00eb kjo ndodhi n\u00eb seanc\u00ebn e sotme parlamentare, teksa pam\u00eb n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs q\u00eb Berisha dhe deputet\u00ebt e tij, ndon\u00ebse seanc\u00ebn e filluan me z\u00ebrin e ngritur nj\u00eb \u2018oktav\u00eb\u2019 m\u00eb lart, e p\u00ebrfunduan thjesht\u00eb e vet\u00ebm duke tundur \u2018belin\u2019 dhe \u2018k\u00ebnduar\u2019 n\u00ebn z\u00eb, me kartonin e ngritur lart me vot\u00ebn pro!<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht disa vicklave q\u00eb hodhi Berisha, her\u00eb p\u00ebrmes Bardhit q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kreut t\u00eb PD k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb \u2018revizionohej\u2019 ftesa e Trump p\u00ebr Ram\u00ebn, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb si ftes\u00eb p\u00ebr presidentin Bajram Begaj e her\u00eb vet\u00eb lideri demokrat q\u00eb hodhi disa akuza n\u00eb drejtim t\u00eb kryeministrit, n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs deputet\u00ebt e PD votuan p\u00ebr d\u00ebrgimin e Ram\u00ebs n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Bordin e Paqes p\u00ebr Gaz\u00ebn!<br \/>\nThemi se Berisha votoi p\u00ebr d\u00ebrgimin e \u2018armikut\u2019 t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb madh politik, Edi Ram\u00ebs, n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, pasi vet\u00eb kryeministri la p\u00ebr t\u00eb kuptuar teksa sqaroi munges\u00ebn e vajtjes n\u00eb Davos p\u00ebr t\u00eb firmosur n\u00eb aktin e themelimit t\u00eb Bordit t\u00eb Paqes p\u00ebr Gaz\u00ebn me faktin se me lejen e vet\u00eb presidentit amerikan Trump kishte k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebnte mikprit\u00ebsin p\u00ebr vajz\u00ebn e tij t\u00eb preferuar Ivanka Trump, se firm\u00ebn pritet ta hedh\u00eb pak m\u00eb von\u00eb n\u00eb Uashington! K\u00ebt\u00eb paralajm\u00ebroi Rama, paralajm\u00ebrim t\u00eb cilin Berisha e ka pritur duke u g\u00eblltitur p\u00ebr shum\u00eb e shum\u00eb arsye! Qoft\u00eb dhe si ish-sovranist, i z\u00ebn\u00eb \u2018shah-mat\u2019 nga ftesa e Trump p\u00ebr Ram\u00ebn, ftes\u00eb q\u00eb e detyroi kreun e PD t\u00eb \u2018k\u00ebrcente nga belaja\u2019, madje duke tundur dhe \u2018shamin\u00eb, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb ngjyrim sa m\u00eb emocional valles q\u00eb ishte detyruar ta hedh\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike! Qoft\u00eb dhe si politikan i \u2018fort\u00eb\u2019 n\u00eb let\u00ebr!<\/p>\n<p>Berisha, pavar\u00ebsisht urrejtjes q\u00eb kishte dhe ka p\u00ebr Ram\u00ebs, sidomos n\u00eb k\u00ebto momente, nuk mundi ta kund\u00ebrshtonte pjes\u00ebmarrjen e kreut aktual t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare n\u00eb Bordin e Paqes p\u00ebr Gaz\u00ebn si p\u00ebrfaq\u00ebsues i Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00eb mesin e lider\u00ebve m\u00eb t\u00eb preferuar nga Trump, t\u00eb vendeve pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb bord! Madje tensioni i Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb rritur shum\u00eb besojm\u00eb dhe kur Trump deklaroi publikisht se lider\u00ebt e k\u00ebtyre vendeve jan\u00eb ata q\u00eb i do shum\u00eb! Pra dhe Edi Ram\u00ebn. Dhe kjo q\u00ebn\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u2018testuese\u2019 p\u00ebr nervat \u2018tel\u2019 t\u00eb Berish\u00ebs, i cili sa her\u00eb q\u00eb p\u00ebrmendet emri i liderit t\u00ebi mazhoranbc\u00ebs shqiptare, Rama, i ngrihen qimet p\u00ebrpjete!<br \/>\nGjithkush mund ta imagjinoj\u00eb sa \u2018heroiz\u00ebm\u2019 i \u00ebsht\u00eb dashur Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb \u2018g\u00eblltitur\u2019 zem\u00ebrimin p\u00ebr ftes\u00ebn e Trump p\u00ebr Ram\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb \u2018g\u00eblltitur\u2019 posht\u00ebrimin q\u00eb Rama i b\u00ebri kreut t\u00eb PD n\u00eb mes t\u00eb parlamentit, duke i p\u00ebrmendur mos-heqjen e \u2018non grat\u00ebs\u2019 apo tallja me narrativ\u00ebn q\u00eb lideri i opozit\u00ebs ka p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb mbajtur me gajret mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij t\u00eb flakt\u00eb n\u00eb PD, ata q\u00eb i kan\u00eb mbetur, pas humbjes s\u00eb radh\u00ebs p\u00ebr 13 viteve me radh\u00eb p\u00ebrball\u00eb PS, narrativ\u00ebn e \u2018arrestimit\u2019 t\u00eb \u2018Ramaduros\u2019 n\u00eb Surrel me delta-forc\u00ebn amerikane q\u00eb zbarkonin nga helikopter\u00ebt e ngritur direkt nga SHBA, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb \u2018d\u00ebnimin e merituar\u2019 Ram\u00ebs atje, pra n\u00eb Uashington!<br \/>\nRama u tall r\u00ebnd\u00eb me Berish\u00ebn dhe deputet\u00ebt e PD, me k\u00ebt\u00eb narrativ\u00eb t\u00eb l\u00ebshuar p\u00ebr tok\u00eb tashm\u00eb, megjith\u00ebse e denj\u00eb p\u00ebr filmat fantastiko-shkencor\u00eb q\u00eb paraqisnin nj\u00eb grup politik pa kok\u00ebrr vote p\u00ebr t\u00eb qeverisur, me \u2018lug\u00eb n\u00eb brez\u2019, teksa p\u00ebrfitonin nga komandot amerikane p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb qeverisjen e vendit! Ftesa e Trump p\u00ebr Ram\u00ebn e zgjoi Berish\u00ebn dhe n\u00eb tijt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb treguar se \u00ebndrrat jan\u00eb t\u00eb bukura, po zgjasin shum\u00eb pak ose aspak p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta! Aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr ato \u00ebndrra me p\u00ebrfitime qyl, q\u00eb ndizen e fiken si vet\u00ebtima!<br \/>\nE me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb tallje, Berisha shtr\u00ebngoi dh\u00ebmb\u00ebt dhe i dha t\u00eb gjitha votat e mundshme Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb pran\u00eb Trump, p\u00ebr t\u00eb folur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Uashington! Madje dhe p\u00ebr t\u00eb firmosur aktin e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb Bordin e Paqes p\u00ebr Gaz\u00ebn po n\u00eb Uashington, \u2018molla e ndaluar\u2019 p\u00ebr Berish\u00ebn q\u00eb nga viti 2021 kur u shpall nga SHBA \u2018non grata\u2019 familjarisht, ku megjith\u00ebse ka paguar miliona dollar\u00eb p\u00ebr lobime n\u00eb SHBA, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e ka hequr k\u00ebt\u00eb njoll\u00eb por nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb viz\u00eb pune p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar drejt Amerik\u00ebs!<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb e detyroi Berish\u00ebn t\u00eb votonte Ram\u00ebn nominalisht p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e Bordit t\u00eb Paqes p\u00ebr Gaz\u00ebn, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pavar\u00ebsisht se nuk ka l\u00ebn\u00eb akuz\u00eb pa th\u00ebn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb tij?<br \/>\nP\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs Berisha ka frik\u00eb nga presidenti amerikan Donald Trump! Nuk i trembet p\u00ebr munges\u00ebn e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet, pasi p\u00ebr k\u00ebto pun\u00ebt e ardhjes n\u00eb pushtet, Berisha e di si dreqi se sa koh\u00eb t\u00eb jet\u00eb ai n\u00eb krye t\u00eb PD dhe opozit\u00ebs jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019ka asnj\u00eb shans, por do t\u00eb gremiset akoma m\u00eb posht\u00eb n\u00eb rezultate! E th\u00ebn\u00eb m\u00eb shqeto, Berisha dhe PD i kan\u00eb lar\u00eb duart me pushtetin me koh\u00eb dhe vakt. Madje as vet\u00eb nuk e mendojn\u00eb ardhjen e PD dhe opozit\u00ebs n\u00eb pushtet! Fundja, sipas \u2018goj\u00ebve t\u00eb liga\u2019, nuk u ka dal\u00eb keq as n\u00eb opozit\u00eb, financiarisht themi!<br \/>\nBerisha tmerrohet nga Trump dhe nuk del n\u00eb asnj\u00eb rast kund\u00ebr, sepse presidenti amerikan i cili shquhet p\u00ebr paparashikueshm\u00ebrin\u00eb e tij, nuk e ka p\u00ebr gj\u00eb ta degjeneroj\u00eb me t\u00eb gjitha kreun e PD! T\u00eb hap\u00eb dhe ndonj\u00eb dosje, nga ato q\u00eb i mbajn\u00eb ata p\u00ebr \u2018ndonj\u00eb dit\u00eb t\u00eb keqe\u2019, duke filluar nga ato rr\u00ebfimet e ish shefit t\u00eb shtabit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm Gjeneral Luan Hoxha p\u00ebr tregtin\u00eb e municioneve kineze dhe hedhjen n\u00eb er\u00eb t\u00eb G\u00ebrdecit, e deri me lidhjet e Berish\u00ebs dhe familjes s\u00eb tij me Miloshevi\u00e7in duke thyer embargon e OKB, \u2018flirtin\u2019 me radikal\u00ebt islamik\u00eb t\u00eb Bin Ladenit e deri tek eksperiza e FBI p\u00ebr \u201921 janarin\u2019 dhe lobimin n\u00eb SHBA me para ruse apo dhe ato me miliona dollar\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfituara, sipas akuzave, nga abuzimi me pushtetin n\u00eb Shqip\u00ebri! <\/p>\n<p>E di se Trump nuk ta p\u00ebrton, prandaj Berisha \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb mbyll\u00eb goj\u00ebn dhe t\u00eb votoj\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb k\u00ebrkon ai, madje dhe p\u00ebr Ram\u00ebn, duke ia \u00e7imentuar liderit socialist pushtetin n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr shum\u00eb e shum\u00eb vite t\u00eb tjera, si nj\u00eb lider serioz q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb vend stab\u00ebl dhe nj\u00eb partner serioz p\u00ebr aleat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj! Berisha k\u00ebrkon me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe narrativ\u00ebn e tij p\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit n\u00eb PD, se Trump \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aleat konservator i t\u00eb djatht\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb \u2018lufton Sorosin\u2019, dhe nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb sovranistin me t\u00eb!<br \/>\nSepse t\u00eb ishte ndryshe, pra po t\u00eb mos kishte frik\u00eb nga Trump, jo vet\u00ebm q\u00eb Ram\u00ebn nuk e votonte p\u00ebr ta d\u00ebrguar si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb SHBA, por dhe vizit\u00ebn e vajz\u00ebs s\u00eb presidentit, Ivanka Trump dhe dh\u00ebndrit Jared Kushner, do ta kishin masakruar! Nuk ka l\u00ebn\u00eb gj\u00eb pa th\u00ebn\u00eb p\u00ebr biznesmen\u00eb dhe investime t\u00eb tjera sado madhore t\u00eb ken\u00eb q\u00ebn\u00eb, duke i cil\u00ebsuar ata oligark\u00eb, pastrues parash dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, vet\u00ebm e vet\u00ebm sepse operonin n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb qeveriset nga Edi Rama! Dhe Berisha, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk tha asnj\u00eb fjal\u00eb negative por vet\u00ebm mb\u00ebshtet\u00ebse, dhe b\u00ebri shum\u00eb mir\u00eb pasi nj\u00eb investim i till\u00eb madhor si ai n\u00eb Sazan Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00eb i vjen, por e pranoi dhe vet\u00eb se, megjith\u00ebse e kishin nxjerr\u00eb n\u00eb \u2018treg\u2019 Sazanin si ai si ish kryeministri i ndjer\u00eb Fatos Nano, askush nuk e kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb investim n\u00eb Shqip\u00ebri!<br \/>\nPor frika e Berish\u00ebs nga Donald Trump nuk na habit! Ajo q\u00eb ka nisur t\u00eb na habis\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se Berisha ka nisur t\u00eb trembet dhe nga ai q\u00eb askush nuk e ka imagjinuar deri m\u00eb tani: Nga Ervin Salianji! Ngritja e foltoreve nga ana e an\u00ebtarit t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb PD n\u00eb disa rrethe, e mbi t\u00eb gjitha pjes\u00ebmarrja e lart\u00eb e demokrat\u00ebve n\u00eb k\u00ebto takime, m\u00eb shum\u00eb se sa trefishi i atyre t\u00eb cil\u00ebt marrin pjes\u00eb n\u00eb foltoret e vobekta t\u00eb Berish\u00ebs, e ka nxjerr\u00eb nga shinat kreun aktual t\u00eb PD!<\/p>\n<p>Frika nga Salianji po manifestohet me akuzat e Berish\u00ebs, Nok\u00ebs dhe lidershipit t\u00eb PD ndaj tij, duke e quajtur t\u00eb \u2018vet\u00ebp\u00ebrjashtuar\u2019, se ka kaluar \u2018vijat e kuqe\u2019 e deri tek mesazhet dhe thirrjet n\u00eb drejtim t\u00eb demokrat\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos marrin pjes\u00eb n\u00eb takimet e k\u00ebtij \u2018armiku\u2019 t\u00eb madh t\u00eb PD, pasi po mb\u00ebshtetet nga element\u00ebt e krimit dhe mbi t\u00eb gjitha nga strukturat e PS p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb partin\u00eb! Megjith\u00ebse Salianji asnj\u00ebher\u00eb nuk ka deklaruar se do t\u00eb ik\u00eb nga PD, dhe akoma m\u00eb te\u00ebr, deri m\u00eb tani nuk ka deklaruar as se do t\u00eb garoj\u00eb n\u00eb prill p\u00ebr postin e kryetarit t\u00eb PD, p\u00ebrball\u00eb Berish\u00ebs!<br \/>\nBerisha nuk ka frik\u00eb se Salianji do t\u2019i marr\u00eb partin\u00eb, duket t\u00eb kuptohemi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb! At\u00eb e ka t\u00eb sigurt\u00eb, sepse PD \u00ebsht\u00eb n\u00ebn \u2018hipotek\u00ebn\u2019 e tij familjarisht! Por Salianji ka ka l\u00ebkundur besimin elektoratit demokrat tek Berisha, pasi pjes\u00ebmarrja e lart\u00eb n\u00eb tubimet e tij, po tregon \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se e keqja n\u00eb PD \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Sali Berisha! Dhe k\u00ebt\u00eb lideri demokrat nuk e duron dot!<\/p>\n<p>Nuk e duron sepse, larg qoft\u00eb, n\u00ebse i plotfuqishmi zbret n\u00eb tok\u00eb dhe e merr me vete n\u00eb am\u00ebshim, trash\u00ebgimia e PD l\u00ebkundet fort, dhe nuk dihet n\u00eb cil\u00ebn dor\u00eb bie m\u00eb pas drejtimi i saj! Apo n\u00eb sa pjes\u00eb cop\u00ebtohet m\u00eb tej PD, m\u00eb shum\u00eb se sa \u00ebsht\u00eb cop\u00ebtuar tani! Prandaj, nga frika, Berisha ka urdh\u00ebruar edhe \u2018pastrimin\u2019 e listave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb PD p\u00ebr t\u2019i \u2018filtruar\u2019 nga rreziku i armikut t\u00ebi brendsh\u00ebm, duke larguar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mendojn\u00eb ndryshe, dhe plot\u00ebsuar hap pas hapi me an\u00ebtar\u00eb-ithtar\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs! Prandaj Berisha po merr masa, nga frika p\u00ebr t\u00eb ardhmen e pasuris\u00eb s\u00eb famoljes s\u00eb tij, PD!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena\/ Kryeministri Edi Rama, pas ftes\u00ebs nga Donald Trump p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Bordin e Paqes p\u00ebr Gaz\u00ebn t\u00eb themeluar nga vet\u00eb presidenti amerikan, sot mori dhe mb\u00ebshtetjen pa asnj\u00eb kusht t\u00eb kreut t\u00eb PD, Sali Berisha, q\u00eb ta p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bord! Dikush mund ta quaj\u00eb t\u00eb paimagjinueshme k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65793","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65793","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65793"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65793\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65793"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65793"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65793"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}