{"id":65707,"date":"2026-01-22T13:48:29","date_gmt":"2026-01-22T13:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/22\/pezullimi-i-ballukut-perfundon-seanca-ne-kushtetuese-juria-terhiqet-per-vendim\/"},"modified":"2026-01-22T13:48:29","modified_gmt":"2026-01-22T13:48:29","slug":"pezullimi-i-ballukut-perfundon-seanca-ne-kushtetuese-juria-terhiqet-per-vendim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/22\/pezullimi-i-ballukut-perfundon-seanca-ne-kushtetuese-juria-terhiqet-per-vendim\/","title":{"rendered":"Pezullimi i Ballukut, p\u00ebrfundon seanca n\u00eb Kushtetuese! Juria t\u00ebrhiqet p\u00ebr vendim"},"content":{"rendered":"<p>Ka p\u00ebrfunduar k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte seanca n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese lidhur me mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cpezullimi i ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs publike\u201d, t\u00eb vendosur ndaj z\u00ebvend\u00ebskryeministres dhe ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Belinda Balluku, me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar.<\/p>\n<p>Seanca u zhvillua pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb paraqitur nga Kryeministria, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs kryeministri Edi Rama ka ankimuar vendimin e GJKKO-s\u00eb, duke pretenduar se pezullimi i Ballukut p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb kompetencave kushtetuese t\u00eb Kryeministrit.<\/p>\n<p>Sipas raportimeve, Presidenti i Republik\u00ebs u p\u00ebrfaq\u00ebsua n\u00eb seanc\u00eb nga k\u00ebshilltari Ilir Rusmali, shefi i kabinetit Hemioni Braho dhe drejtorja e p\u00ebrgjithshme Eriola Shia, nd\u00ebrsa Kuvendi u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga drejtoresha juridike Mimoza Arbi.<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me kishte vendosur m\u00eb her\u00ebt pezullimin nga detyra t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministres, ndalimin e daljes jasht\u00eb vendit dhe bllokimin e pasaport\u00ebs, pasi ajo u mor e pandehur p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shkeljes s\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e k\u00ebsaj t\u00eb enjteje, p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e qeveris\u00eb, Jona Qosja, argumentoi se SPAK dhe GJKKO kan\u00eb vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, duke theksuar se deputet\u00ebt dhe an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave g\u00ebzojn\u00eb imunitet dhe se \u00e7do mas\u00eb q\u00eb cenon ushtrimin e detyr\u00ebs k\u00ebrkon autorizim nga Kuvendi. Sipas saj, imuniteti kushtetues synon mbrojtjen e funksionit publik dhe jo vet\u00ebm lirin\u00eb personale, duke shtuar se jurisprudenca e Gjykat\u00ebs Kushtetuese e njeh k\u00ebt\u00eb parim edhe p\u00ebr ministrat q\u00eb nuk jan\u00eb deputet\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e SPAK paraqit\u00ebn q\u00ebndrimin e tyre zyrtar p\u00ebrmes parashtrimeve me shkrim, duke sqaruar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces paraqiten si subjekt i interesuar dhe se k\u00ebrkesa e Kryeministris\u00eb nuk plot\u00ebson kriteret ligjore p\u00ebr shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, pala k\u00ebrkuese nuk ka legjitimitet p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje kontrollin kushtetues, pasi nuk \u00ebsht\u00eb subjekt i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe nuk ka provuar ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb interesi personal dhe aktual, t\u00eb shoq\u00ebruar me pasoja t\u00eb pariparueshme.<\/p>\n<p>SPAK theksoi se pretendimet e Kryeministris\u00eb bazohen n\u00eb interpretime t\u00eb ligjit dhe nuk provojn\u00eb cenimin e nj\u00eb raporti juridik konkret. Sipas prokuroris\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk ekziston konflikt kompetencash mes institucioneve, duke n\u00ebnvizuar se masat e sigurimit nuk krijojn\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb bllokuar ndjekjen penale ndaj nj\u00eb ministri, e cila \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb ekskluzive e SPAK dhe GJKKO-s\u00eb.<br \/>\nGjithashtu, SPAK argumentoi se sistemi ligjor parashikon rrug\u00eb t\u00eb qarta ankimi, p\u00ebrfshir\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit dhe Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, duke garantuar t\u00eb drejtat procedurale t\u00eb pal\u00ebve. Sa i p\u00ebrket pretendimit se pezullimi i z\u00ebvend\u00ebskryeministres ka ndikuar n\u00eb funksionimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, prokuroria e cil\u00ebsoi at\u00eb t\u00eb pabazuar, duke theksuar se masa e sigurimit \u00ebsht\u00eb individuale dhe nuk cenon funksionimin institucional t\u00eb qeveris\u00eb.<br \/>\nGjykata Kushtetuese pritet t\u00eb shpall\u00eb vendimin e saj n\u00eb nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka p\u00ebrfunduar k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte seanca n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese lidhur me mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cpezullimi i ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs publike\u201d, t\u00eb vendosur ndaj z\u00ebvend\u00ebskryeministres dhe ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Belinda Balluku, me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar. Seanca u zhvillua pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb paraqitur nga Kryeministria, p\u00ebrmes s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65707","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65707","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65707"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65707\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65707"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65707"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65707"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}