{"id":65692,"date":"2026-01-22T12:48:28","date_gmt":"2026-01-22T12:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/22\/bordi-i-paqes-per-gazen-spiropali-ftesa-per-shqiperine-nder-dhe-pergjegjesi-pjesemarrja-e-vendit-nuk-sjell-kosto-apo-cenim-te-sovranitetit\/"},"modified":"2026-01-22T12:48:28","modified_gmt":"2026-01-22T12:48:28","slug":"bordi-i-paqes-per-gazen-spiropali-ftesa-per-shqiperine-nder-dhe-pergjegjesi-pjesemarrja-e-vendit-nuk-sjell-kosto-apo-cenim-te-sovranitetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/01\/22\/bordi-i-paqes-per-gazen-spiropali-ftesa-per-shqiperine-nder-dhe-pergjegjesi-pjesemarrja-e-vendit-nuk-sjell-kosto-apo-cenim-te-sovranitetit\/","title":{"rendered":"Bordi i Paqes p\u00ebr Gaz\u00ebn\/ Spiropali: Ftesa p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, nder dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi! Pjes\u00ebmarrja e vendit nuk sjell kosto apo c\u00ebnim t\u00eb sovranitetit"},"content":{"rendered":"<p>Ministrja p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme, Elisa Spiropali, prezanton n\u00eb Kuvend, Projektligjin \u201cP\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb pranimit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Kryeministri Edi Rama, n\u00eb Kart\u00ebn e Bordit t\u00eb Paqes\u201d.<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb:<\/p>\n<p>I nderuar Kryetar,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar deputet\u00eb,<br \/>\nSot nuk jam k\u00ebtu thjesht p\u00ebr t\u00eb paraqitur nj\u00eb akt ratifikimi. Jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr nj\u00eb moment q\u00eb, pa asnj\u00eb ekzagjerim, ka pesh\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si Shqip\u00ebria po shihet dhe po d\u00ebgjohet n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs Donald Trump i ka drejtuar Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama, nj\u00eb ftes\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e zakonshme. Nj\u00eb ftes\u00eb q\u00eb e pozicionon vendin ton\u00eb si An\u00ebtare Themeluese t\u00eb nj\u00eb mekanizmi t\u00eb ri nd\u00ebrkomb\u00ebtar, t\u00eb quajtur Bordi i Paqes.<br \/>\nJo thjesht p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb formalisht.<br \/>\nJo p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e ftuar simbolike.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb aty q\u00eb n\u00eb fillim, n\u00eb nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij mekanizmi. Kjo ka r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p>Dhe dua ta them qart\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje partie. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje mazhorance apo opozite. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e shtetit shqiptar dhe e m\u00ebnyr\u00ebs se si ne e kuptojm\u00eb veten dhe rolin ton\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb kemi dallime politike. \u00cbsht\u00eb normale. Ajo q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb normale, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb d\u00ebgjuam para pak. Por ka momente kur k\u00ebto dallime nuk na ndihmojn\u00eb. Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej tyre. Sot, Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb: qet\u00ebsi, maturi dhe unitet.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb do t\u00eb mbetet n\u00eb koh\u00eb, pavar\u00ebsisht se kush \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb qeveri dhe kush n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e pranon k\u00ebt\u00eb ftes\u00eb jo si privilegj simbolik, por si nj\u00eb zgjedhje t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi shtet\u00ebrore n\u00eb nd\u00ebrtimin e paqes.<\/p>\n<p>Bordi i Paqes nuk lind n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb normale. Lind n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb po ndryshon shpejt dhe shpesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhimbshme. Konflikte t\u00eb vjetra nuk po mbyllen, por po thellohen. Mekanizma q\u00eb dikur funksiononin sot duken t\u00eb lodhur. Dhe pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet, Shtetet e Bashkuara kan\u00eb zgjedhur t\u00eb provojn\u00eb nj\u00eb qasje t\u00eb re.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qasje q\u00eb nuk mjaftohet me deklarata, por k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi reale nga ata q\u00eb ulen n\u00eb tryez\u00eb.<\/p>\n<p>Ftesa p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb tregon di\u00e7ka shum\u00eb konkrete: sot nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi sa i madh je n\u00eb hart\u00eb, por sa i besuesh\u00ebm je n\u00eb sjellje. Sa koherent je n\u00eb aleanca. Sa i q\u00ebndruesh\u00ebm je n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, me t\u00eb gjitha v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e saj, e ka nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb besueshm\u00ebri. Ajo nuk ka ardhur vetvetiu. Ka ardhur nga nj\u00eb orientim i qart\u00eb dhe i pandryshuar: partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky partneritet nuk \u00ebsht\u00eb slogan. \u00cbsht\u00eb histori konkrete. \u00cbsht\u00eb NATO. \u00cbsht\u00eb angazhim. \u00cbsht\u00eb prani aty ku \u00ebsht\u00eb dashur, edhe kur nuk ka qen\u00eb e leht\u00eb.<\/p>\n<p>Politika e jashtme shqiptare ka pasur vazhdim\u00ebsi. Dhe kjo vazhdim\u00ebsi \u00ebsht\u00eb arsyeja pse sot Shqip\u00ebria g\u00ebzon besim. Prandaj kjo ftes\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb surpriz\u00eb. Por as nuk duhet marr\u00eb si e mir\u00ebqen\u00eb.<\/p>\n<p>Dua ta them k\u00ebt\u00eb edhe me nj\u00eb qart\u00ebsi tjet\u00ebr dhe pa asnj\u00eb dyshim.<\/p>\n<p>Kjo besueshm\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb abstrakte. Ajo lidhet me nj\u00eb drejtim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm politik q\u00eb Shqip\u00ebria ka pasur n\u00eb k\u00ebto vite dhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Me guximin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar aleanca aty ku t\u00eb tjer\u00ebt shihnin vet\u00ebm kufij. Me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar besim aty ku t\u00eb tjer\u00ebt shihnin vet\u00ebm formalitete diplomatike. Dhe me vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr ta mbajtur Shqip\u00ebrin\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se Shqip\u00ebria nuk ka akses, se Shqip\u00ebria nuk pyetet, se Kryeministri nuk ka pesh\u00eb, se Shqip\u00ebria nuk d\u00ebgjohet. Ftesa q\u00eb kemi sot p\u00ebrpara \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja m\u00eb e qart\u00eb ndaj k\u00ebtij perceptimi.<br \/>\nSepse vendet e vogla nuk b\u00ebhen t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga madh\u00ebsia e tyre n\u00eb hart\u00eb, por nga besimi q\u00eb krijojn\u00eb. Dhe ky besim \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me autenticitet, me pun\u00eb, me q\u00ebndrueshm\u00ebri dhe me nj\u00eb diplomaci q\u00eb ka ditur t\u00eb jet\u00eb e pranishme aty ku duhej.<br \/>\nSot Shqip\u00ebria ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta dhe t\u00eb besueshme jo vet\u00ebm me partner\u00ebt tan\u00eb tradicional\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe Shtetet e Bashkuara, por edhe me vendet ky\u00e7e t\u00eb rajonit, me Lindjen e Mesme, n\u00eb Izrael dhe me bot\u00ebn arabe, n\u00eb nj\u00eb nivel q\u00eb vendi yn\u00eb nuk e ka njohur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tij diplomatike.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse sot Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb thjesht pjes\u00ebmarr\u00ebse, por ftohet si An\u00ebtare Themeluese.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fund, le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb pyetje shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb ndershme: \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb Kryeminist\u00ebr p\u00ebr vendin e tij n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sesa ta \u00e7oj\u00eb at\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel besimi, ta vendos\u00eb n\u00eb hart\u00ebn politike t\u00eb bot\u00ebs, ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb art, n\u00eb arkitektur\u00eb, n\u00eb kultur\u00eb, n\u00eb librat dhe projektet e arkitekt\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb globit, dhe ta b\u00ebj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb shihet e d\u00ebgjohet aty ku dikur vet\u00ebm p\u00ebrmendej si nj\u00eb periferi e periferis\u00eb?!<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb k\u00ebsaj rruge, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb e ka pasur Kosov\u00ebn gjithmon\u00eb me vete, me mendim t\u00eb qart\u00eb, me adres\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme diplomatike dhe me p\u00ebrkrahje t\u00eb pakursyer n\u00eb \u00e7do tryez\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr fatin e saj.<br \/>\nDua t\u00eb ndalem qart\u00eb edhe te nj\u00eb pyetje q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb publik: pse Shqip\u00ebria e pranon Bordin e Paqes dhe a n\u00ebnkupton kjo largim nga Bashkimi Europian.<br \/>\nP\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb dhe e prer\u00eb: jo.<br \/>\nShqip\u00ebria nuk po zgjedh midis aleancave. Shqip\u00ebria po vepron brenda orientimit t\u00eb saj strategjik t\u00eb pandryshuar. <\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Bashkimin Europian mbetet vokacioni yn\u00eb historik e komb\u00ebtar, objektivi yn\u00eb kryesor politik, institucional dhe shoq\u00ebror. Ai nuk negociohet dhe nuk z\u00ebvend\u00ebsohet nga asnj\u00eb mekaniz\u00ebm tjet\u00ebr.<br \/>\nPor duhet ta themi me ndershm\u00ebri: Bashkimi Europian \u00ebsht\u00eb destinacioni yn\u00eb i brendsh\u00ebm, nd\u00ebrsa politika jon\u00eb e jashtme \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi marr\u00ebdh\u00ebnien strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ton\u00eb n\u00eb arkitektur\u00ebn e siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\nBordi i Paqes nuk \u00ebsht\u00eb alternativ\u00eb ndaj Bashkimit Europian, dhe nuk \u00ebsht\u00eb struktur\u00eb integrimi. As nuk \u00ebsht\u00eb alternativ\u00eb ndaj multilateralizmit tek i cili besojm\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe menaxhimin e paqes n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb po ndryshon. Shqip\u00ebria nuk hyn n\u00eb t\u00eb p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar asgj\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb kontribuar aty ku ka besim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<br \/>\nK\u00ebto dy rrug\u00eb nuk e p\u00ebrjashtojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. P\u00ebrkundrazi, ato e forcojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<br \/>\nNj\u00eb Shqip\u00ebri aktive n\u00eb nd\u00ebrtimin e paqes globale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb e besueshme edhe p\u00ebr Bashkimin Europian. Nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb merr p\u00ebrgjegj\u00ebsi nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb tregon se \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr tavolina m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha vendimmarrjeje.<br \/>\nNe nuk po largohemi nga Europa. Po sillemi si nj\u00eb vend evropian q\u00eb kupton realitetin e ri t\u00eb bot\u00ebs dhe merr p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb ndalem edhe te nj\u00eb element tjet\u00ebr q\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb zhvillim edhe m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs.<br \/>\nRepublika e Kosov\u00ebs ka marr\u00eb dhe ka pranuar dje ftes\u00ebn p\u00ebr t\u2019iu bashkuar e k\u00ebsaj nisme.<br \/>\nKjo nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi.<br \/>\nShqip\u00ebria dhe Kosova jan\u00eb dy shtete sovrane, me rrug\u00eb t\u00eb ndryshme, por me t\u00eb nj\u00ebjtin orientim strategjik. Nuk konkurrojn\u00eb mes t\u2026<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrja p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme, Elisa Spiropali, prezanton n\u00eb Kuvend, Projektligjin \u201cP\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb pranimit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Kryeministri Edi Rama, n\u00eb Kart\u00ebn e Bordit t\u00eb Paqes\u201d. Fjala e plot\u00eb: I nderuar Kryetar, T\u00eb nderuar deputet\u00eb, Sot nuk jam k\u00ebtu thjesht p\u00ebr t\u00eb paraqitur nj\u00eb akt ratifikimi. Jam [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-65692","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65692","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65692"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65692\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65692"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65692"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65692"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}